1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Si të krijoni melodi për iPhone

Tema tek 'PC - Tutoriale/Mesime' e hapur nga iceboy, 8 Shtator 2012.

View Users: View Users
  1. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    Sic e dime melodite per iPhone zakonisht ne vetem mund t`i blejme ne iTunes, nuk mund te vendosim nje te preferuar sic e bejme tek Mobilat e tjere celulare... per kete, kemi zgjedhur qe ne kete guide te ju tregojme se si te krijoni nje melodi tuajen per iPhone pa patur nevoje qe te paguani asgje.

    Hapi pare, hapim iTunes dhe zgjedhim kengen qe deshirojme. Pasi te kemi zgjedhur kengen, klikojme mbi ate kenge me tastin e djathte te mausit dhe shkojme tek "Get Info".

    [​IMG]

    Hapi dyte, shkojme tek tabi "Options" dhe pastaj tek "Start time" dhe "Stop time" duhet te modifikojme valutat. Tek "Start time" mund ta lini "0:00" (sic eshte), ose nese keni deshire qe kenga mos te filloje ne sekonden e pare, por ne sekonden qe ju deshironi, mund ta ndryshoni nga "0:00" ne kohen qe deshironi qe kenga te filloje kur te bjere zilja. "Stop time" nuk duhet te jete me gjate se 30 sekonda! Pra "Start time" sipas deshires dhe "Stop time" 30 sekonda.

    [​IMG]

    Hapi trete, klikojme OK pasi te kemi perfunduar modifikimet me lart dhe tani perseri mbi ate kenge klikojme me tastin e djathte te mausit dhe zgjedhim opsionin “Create ACC Version”

    [​IMG]

    Me pas iTunes automatikisht do ta konvertoje kengen qe keni zgjedhur dhe modifikuar si ne hapat me lart dhe do ta krijoje versionin e ri 30 sekondesh ne formatin m4a.

    [​IMG]

    Tani pasi i shohim te dyja versionet e kenges si ne foton me lart, klikojme me tastin e djathte mbi kengen qe sapo u krijua qe eshte 30 sekonda dhe shkojme tek butoni “Show in Windows Explorer” per ta gjetur se ku eshte shpetuar kenga.

    [​IMG]

    E riemerojme shtesen e kenges nga "m4a" ne "m4r".

    [​IMG]

    Kthehemi perseri tek iTunes dhe e fshijme kengen 30 sekondeshe qe krijuam.

    [​IMG]

    Klikoni “Remove” dhe pastaj "Keep File” kur ju kerkohet. Ky veprim e udhezon iTunes qe ta fshije kengen 30 sekondeshe dhe te mbaje ate origjinale ne librari.

    [​IMG]

    Shoni perseri tek vendi ku e keni ruajtur kengen.m4r te krijuar me heret dhe klikoni dy here mbi te, me pas kenga automatikisht do te futet ne iTunes tek pjes "Ringtones". Ju ngelet vetem ta lidhni iPhone-in tuaj me PC dhe t`i beni sinkronizimin per ta hedhur kengen ne iPhone. Per ta vendosur si melodi, shkoni ne Settings - Ringtones dhe aty lart fare e gjeni kengen e krijuar. Klikoni mbi te dhe ajo do te jete si melodi kur ju bie zilja e iPhone-it.


    Tutorialin e kom bo vet, shpresoj qe t`ju kom ndihmu sado pak!
     
  2. WARK1NG

    WARK1NG Toger

    Anëtarësuar:
    8 Tetor 2011
    Postimet:
    102
    Pëlqime të marrura:
    0
    barvoO thnx shum edhe qekjo na u desht shum :D :)
     
  3. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    harrova me cek en tem, qe muni me qit edhe neper webfaqe apo forume tjera... (pra copy/paste pa vet hic!)

    Enjoy :)
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]