1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Denimi i fundit me vdekje ne Shqiperi, Fier 1992 (foto)

Tema tek 'Diskutime për gjërat edukative' e hapur nga LeoO Globe, 9 Mars 2013.

View Users: View Users
  1. LeoO Globe

    LeoO Globe Hero

    Anëtarësuar:
    30 Dhjetor 2011
    Postimet:
    785
    Pëlqime të marrura:
    0
    Një foto interesante nga rrjeti. Ky është dënimi i fundit me vdekje i aplikuar në Shqipëri, varje në në mes të qytetit. Kishte 8 muaj që kishte ardhur demokracia dhe legjislacioni nuk kishte ndryshyar ende. Dy personat në foto janë vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit dhe u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt "Masakra e Libofshës". Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë kur dy vëllëzërit hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim grabitjen e familjes. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtepisë së bashku me nusen e tij, vranë babain, vranë edhe nënën pasi e torturuan për një orë dhe në fund e mbyllën duke vrarë mbesën 8 muajshe të familjes. Plot 5 të vdekur. Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe, opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët. Pas një gjyqi prej 24 ditësh të dy vëllezërit u shpallën fajtor dhe u dënuan me vdekje, ekzekutim me varje në mes të qytetit. Varja u bë me 25 qershor 1992 (siç shihet në foto) në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër për t'u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.

    * * *

    Si u vranë në mesnatë dy pleq, dy të rinj dhe një foshnjë

    Sipas raportit të shënuar në policinë e Fierit mësohet se versioni i ngritur prej policisë së Fierit është i tillë: Pak pas mesnate, kur ora shënonte 00:45 minuta, në banesën e familjes Puto, autorët kanë hyrë nëpërmjet dhomës ku flinte vogëlushja 8- muajsh, Mardalena. Dritares i kanë përthyer hekurat dhe xhamin e saj e kanë hequr me mjeshtëri, me qëllim hyrjen në brendësi të banesës pa bërë zhurmë. Si fillim, pa kërkuar asnjë shpjegim, vrasësit kanë gjuajtur me një sëpatë mbi 30-vjeçarin Agim Puto, djali i vogël i familjes, që kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Greqia, ku kishte emigruar për afro 1 vit.

    Më pas, vrasësit godasin po me sëpatë mbi bashkëshorten e Agimit, vetëm 25 vjeçe, e cila, sipas policisë, ka ndjerë zhurmat dhe ka dalë nga dhoma, por është qëlluar me sëpatë, duke vdekur me dorën mbi ballë, për t\‘u mbrojtur nga goditja.

    Autorët, të pakënaqur me dy viktimat, lanë dhomën e çiftit të ri që vdiq dhe i drejtohen asaj të të moshuarve. Lidhin plakën Zenepen dhe përleshen me plakun, Petritin. Pas sigurimit për vdekjen e të moshuarit, ata i rikthehen sërish Zenepes.

    Policia dyshon se vrasësit kanë ushtruar presion dhe tortura mbi gruan e moshuar, me qëllim që ajo të tregonte se ku ishin fshehur sendet me vlerë, që familja i kishte trashëguar, si dhe kursimet e të birit. Hezitimi i kësaj, si dhe lënia në dorë të vrasësve e valixhes së vetme me sende të shtrenjta, që babai i Zenepes kishte sjell përpara shumë vitesh nga Egjipti, ka bërë që vrasësit ta lënë në grahmat e fundit të jetës.

    Qarja e foshnjës në mënyrë të vazhdueshme, bëri që autorët të shkojnë në dhomën ku ajo flinte dhe pas goditjes me thikë në qafë i përdrodhën kokën.

    Agimin e ditës pasardhëse, Mitat Puto, djali i madh i familjes, që jetonte në shtëpinë ngjitur, hyri në shtëpi dhe u përball me skenën e llahtarshme. Ai ka parë në fillim nënën, që ishte mbuluar nga gjaku dhe ndodhej e shtrirë në korridor, ndërsa në të gjithë banesën muret e tavanet ishin gjakosur. Zenepja vdes gjatë udhës për në spitalin e Fierit, rreth dy orë pas ngjarjes. Ndërsa vogëlushja tetëmuajshe ndërroi jetë rrugës për në spital. Ekspertizat mjeko-ligjore të asaj kohe, të cilat janë dokumentuar të gjitha, kanë nxjerrë se çifti i bashkëshortëve, Agim dhe Rajmonda Puto, vdiqën në vend pas goditjes. Ndërkohë, policia saktësoi se katër viktimat me moshë të madhe, përjashto vogëlushen tetëmuajshe, kishin shenjën e thellë të goditjes me sëpatë në mes të ballit. Kjo nuk u arrit kurrë të shpjegohej prej organeve policore.

    Qetësimi që erdhi prej litarit

    Varja në litar e dy vëllezërve nga Libofsha shënoi të fundit ekzekutim të dënimeve me vdekje në Shqipëri. Ky dënim u kundërshtua fort nga organizmat ndërkombëtarë, por gjeti mbështetje në opinionin vendas. Në atë kohë kur po ndryshonte rendi shoqëror, në të gjithë vendin u gjallëruan dhjetëra banda kriminale, që kryesisht merreshin me vjedhje, por që shpesh e më shpesh shkaktonin viktima. Masakra e Libofshës, me pamjet rrëqethëse të vendngjarjes, të transmetuara nga televizioni shtetëror, ishte pa dyshim më tronditësja që kishte parë ndonjëherë publiku shqiptar, i pamësuar me kronikat e zeza. Nëse për këtë ngjarje nuk do të kishte një reagim të shpejtë, kriminelët në të gjithë vendin do të merrnin hov. Për këtë arsye, autoritetet e kohës kërkuan nga organet e drejtësisë, që ishin ende të varura nga pushteti qendror, për të gjetur dhe dënuar sa më shpejt autorët e krimit. Ashtu u bë. Brenda 24 ditëve gjithçka mori fund. Njerëzit që u dënuan me varje në litar nuk patën kohë të ankoheshin. Por ekzekutimi me metodat e komunizmit, në mes të qytetit, pati efektin që prisnin drejtuesit e shtetit. Krimi në të gjithë vendin u tulat dhe iu desh kohë të rizgjohej.

    [​IMG]


    Desha mendimin e juaj antar , esht me vend ky vendim qe kan marr , dhe a do ishte mir te egzistonte ende , normal ne raste te veqanta si ky qe pat .
     
  2. Nikita

    Nikita Legend

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    1,153
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ne kete rast kete krim qe e kan bo kta dy , nese ska pas faj ajo familje hiq, jo me i var , po n fillim me i rre mire , tani me i djeg me rrym edhe nfund me i kall , veq per keto raste kur bojn krime t mdhaja edhe nese viktimat nuk kan faj.
     
  3. LeoO Globe

    LeoO Globe Hero

    Anëtarësuar:
    30 Dhjetor 2011
    Postimet:
    785
    Pëlqime të marrura:
    0

    Vrasjet qe i kan bo kta jon te verteta

    ktu pajtohem me ty
     
  4. OpT|CaL.B~

    OpT|CaL.B~ Gjeneral

    Anëtarësuar:
    27 Janar 2013
    Postimet:
    512
    Pëlqime të marrura:
    0
    ooo nihere jau kisha thy ton gishtat e jav kisha pre,e tani i kisha shti popllin me i rreee mir ,i kisha shti ne karrike me rrymm 1000 volt,i kisha kall me bensin,edhe ne fundd i kisha vjerr me vdekjee edhe weq i kisha gju ne deti peshkaqenvee ,edhe pak osht qa kan bo kta hajde te mdjajtit pooo fmija 8 mujsh qa ju ka booo ?...........
     
  5. Mister-X

    Mister-X Legend

    Anëtarësuar:
    11 Qershor 2010
    Postimet:
    1,604
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nuk osht denimi fundit ne vendin ton pasi ne 97' ne vlore jan var nsy te policis sa e sa vet antart e partis demokratike, jan cnjerzu terheq zvarr me makina etj etj. Kerkoni per dokumentarin e viteve 1997 ne shqipri e shikoni.
     
  6. OpT|CaL.B~

    OpT|CaL.B~ Gjeneral

    Anëtarësuar:
    27 Janar 2013
    Postimet:
    512
    Pëlqime të marrura:
    0
    HEJ une e pash ne lajme se ish kthy denimi me vdekje ne shipnii me miratimin e gjykatsit qishtu niva
     
  7. Pr0Gamer

    Pr0Gamer Fillestar

    Anëtarësuar:
    10 Shkurt 2013
    Postimet:
    2
    Pëlqime të marrura:
    0
    un e kisha mendu 1 denim me te rand ..mi djeg pakz edhe mi lan me hjek deri t vesin prej dhimbjes ...
    isha kanq kur i kisha shiku ...
    Kta njerz t'pa shpirt me vra njerz te pafajshem ...:mad:@@
     
  8. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    postet ofenduese/jasht temes i fshina, mos t'ndodh mo!

    @Leo Globe vrejtja e fundit, e shoh qe prap i ki ofendu antart neper tema, kom me ta bo ban per kejt jeten.

    Ktu secili ka drejt me jap menimin e vet. Ti munesh me ju pergjigj nese je i sigurt qe nuk osht qashtu ose en rast qe t'u ka drejtu ty, po as1her me ofendu ose m'u munu me dal ma i ditun se ai tjetri! Kjo vlen per kejt, rregullat jon t'shkrume shqip, lexoni e t'i keni parasysh sjelljet se une nuk vi te shpija secilit mi thon "mos bo kshtu, po bo qishtu".

    Vazhdoni diskutimin ne lidhje me temen, postet jasht temes fshihen prap edhe antari en fjel mer vrejtje/ban.

    Stafi.
     
  9. Baci GJOK

    Baci GJOK Guest

    TRUPI POM RRQETHET!! kejt pom dhimen veq fmija 8mujsh mi myt ka tulifar njeri!!!

    Per menimin tem mas pari i kisha torturu mir ... nja 5vjet gjdo dit mi torturu si qena!!
    Mas 5vjete edhe nja 10vjet veq ka 1 lug uj mja qit mi PI .....
    E mas nja 10vjete mi rreh apet gjdo dit ka 3her nditje
    e kur ti kishin bo 40+ I kisha shti me punu n'baushtell per shtetin nja 20vjet
    e kur ti kishin bo 60vjet kisha vendos me bo VENDIMIN ME VDEKJE !!

    Edhe mi pa kejt bota qysh osht vendimi!
     
  10. CLACK

    CLACK Legend

    Anëtarësuar:
    7 Qershor 2012
    Postimet:
    1,031
    Pëlqime të marrura:
    0
    ket sen e pash sot edhe jom kundra per menimin tem se qato 5 min vujn edhe dekin ma mir mi lan krejt jeten n burg tu i torturu me i ba naj sen sesa mi dek qishtu ...
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]