1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Disa gjera Samsung S6 mund ti bëj , Iphone jo !!

Discussion in 'Hapesira per Mobile' started by b|g bo0s|, 7/3/15.

View Users: View Users
  1. b|g bo0s|

    b|g bo0s| Support
    Support

    Joined:
    28/6/12
    Messages:
    1,295
    Likes Received:
    1
    Pas Iphone 6 dhe 6+ godet edhe Samsung Galaxy me S6 dhe S6 Edge.Samsung vendosi një standart tërësisht të ri me smartfonin e tij të ri Galaxy S6. Përveç karakteristikave të reja inovatore kompania përmirsoi disa nga elementët kryesore si dizajni, përbërja, sensori i shenjës së gishtit e shumë më tepër. Akoma nuk mund të themi me siguri Galaxy S6 apo S6 Edge janë më të mirë se iPhone 6 por realisht ka disa gjëra që Samsung Galaxy S6 mund ti bëjë më mire.
    1.Me anë të Galaxy S6 ose S6 Edge ju mund të kryeni pagesa në çdo pikë shitjeje duke përdorur Samsung Pay. Nga ana tjetër Apple Pay funksionon vetëm në terminalet e pajisur me NFC.
    [​IMG]
    2. Ju mund ta karikoni Galaxy S6 me anë të wirelesit në vend të energjisë elektrike. Ndërsa iPhone i Apple nuk e ofron këtë teknologji.
    [​IMG]
    3. Galaxy S6 dhe S6 Edge mund të karikohen shumë shpejt, kompania premton se 10 minuta karikim do ta mbajë telefonin ndezur për orë të tëra. iPhoni nuk e përfshin teknologjinë e karikimit të shpejtë.
    [​IMG]
    4. Në Galaxy S6 dhe Edge ju mund të vendosni një ngjyrë të caktuar për çdo kontakt. Ekrani do të marrë këtë ngjyrë sa herë që kontakti në fjalë t’ju telefonojë. Ky opsion i tillë nuk ekziston në iPhone.
    [​IMG]
    5. Ju mund të hapni aplikacionin e kamerës në Galaxy S6 vetëm duke klikuar dy herë butonin kryesor. Ndërsa në iPhone mund ta bëni këtë vetëm duke klikuar mbi ikonën e kamerës.
    [​IMG]
    6. Kamera e Galaxy S6 e ndjek një objekt dhe nëqoftëse ai është në lëvizje, në këtë mënyrë ajo nuk humbet fokusin. iPhoni nuk e bën këtë gjë.
    [​IMG]
    7. Të dy smartfonët e rinj të Samsung ofrojnë një aplikacion Smart Manager me anë të të cilit ju mund të pastroni telefonin tuaj vetëm më anë të një butoni. Aplikacione të ngjashme me Smart Manager ekzistojnë dhe për iPhone por i përkasin palëve të treta dhe jo të prodhuar nga kompania ndaj nuk dihet se sa funksionalë janë ata.
    [​IMG]
    8. Pjesa më e madhe e pajisjeve të Samsung, ku përfshihen dhe Galaxy S6 dhe S6 Edge ju lejojnë të keni të hapur dhe të përdorni më shumë se një aplikacion në të njëjtën kohë në ekran. Në një iPhone nuk mund ta bëni këtë gjë.
    [​IMG]
    9. Galaxy S6 dhe S6 Edge mund të matin rrahjet e zemrës tuaj. Dhe Apple është përpjekur të sjellë një opsion të tillë në smartfonët e saj por gjithsesi asnjë nga ata nuk është i pajisur me diçka të tillë.
    [​IMG]
    10. Në Galaxy S6 Edge ju akoma mund të shikoni orën dhe nëqoftëse ekrani i telefonit është i fikur. Nuk ka ndonjë mënyrë se si mund të bëhet diçka e tillë në një iPhone.
    [​IMG]
    [info]Burimi : PC WORLD ALBANIA[/info]
     
  2. RiH

    RiH Hero

    Joined:
    23/11/12
    Messages:
    880
    Likes Received:
    0
    Me i qel 2 aplikacione perniher e ka moti Samsung
    Super e kan bo qit S6 Edge, i vetmi prej 3 4 serive tfundit qe kan ndryshu diqka
     
  3. inL.

    inL. Legend

    Joined:
    10/7/11
    Messages:
    1,459
    Likes Received:
    0
    Samsung firma ma e mir per telefona, iphone ka disa mangesi.
     
  4. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Joined:
    15/6/10
    Messages:
    7,118
    Likes Received:
    2
    po po qashtu osht ;)

    Kur t'vjen shtatori folim! :ugeek:
     
  5. b|g bo0s|

    b|g bo0s| Support
    Support

    Joined:
    28/6/12
    Messages:
    1,295
    Likes Received:
    1
    inL. mangesi sdi qka po thu ti sdi qfar mangsie ka iphone kundrej samsungit weq ni sen qe e ka iphone boll osht qe nuk i hin virusat mu plot njerz pom bijn me jav ndreq samsungat tmusht me virusa :S :S sdi qit sen dul S6 edhe se kan permisu qit sen :S
     
  6. M3FAT1 الله

    Joined:
    24/3/13
    Messages:
    1,580
    Likes Received:
    0
    Neqoftese din me e menagju samunsung as ati nuk i hin viruset,po shum hin neper ads edhe neper faqe ilegale edhe ju hin viruset,se munesh krejt mir me 1 antivirus me e siguru samsung mos me ti asnji virus.
     
  7. bekimua

    bekimua Legend

    Joined:
    11/3/12
    Messages:
    1,643
    Likes Received:
    0
    sipas pershkrimit samsung s6 shum maj mir
     

Share This Page

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]