1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Kuriozitet :)

Discussion in 'Diskutime për gjërat edukative' started by ArminVanBuuren, 9/1/11.

View Users: View Users
  1. ArminVanBuuren

    Joined:
    15/6/10
    Messages:
    272
    Likes Received:
    0
    ---Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në 1850 nje miliardë më tepër dhe në një 1950 edhe një tjetër miliard më tepër. Mastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.


    ---Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.

    ---Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.


    ---Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.


    ---1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.

    ---Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin.

    ---Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000


    ---Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.

    ---Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.

    ---Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.

    ---Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonima me 6 %.


    --Në vendet e zhvilluara % e te rritureve qe martohen ra nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.


    ---Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.

    ---Që nga viti 1972 janë prodhuar rreth 64 milionë tonë kanoçe alumin(rreth 3 trilion kanoçe). Nëse këto do të vendoseshin njëra pas tjetrës, mund të arrinin deri në hënë rreth 1000 herë. Kanoçet e alumint përbëjnë 1% të materialeve mbeturina.

    ---Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.


    ---Sipas Byrosë së mirënjohur ne SHBA Census, 19% e fëmijëve në Amerikë jetojnë në varfëri.


    ---Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.

    ---Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

    ---Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.


    ---DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.


    ---Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.

    ---Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.

    ---Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë

    ---Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.

    ---Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.


    ---Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.


    ---Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.


    ---Peshkaqenët nuk sëmuren.

    ---Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

    ---Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.

    ---Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.

    ---Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.,

    ---Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.

    ---Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte nje fabrikator dinamiti.


    ---Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.


    ---Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard.









    jupiteri është aq i madh sa që mund të zinte brenda tij të gjithë planetët e tjerë..

    dielli mund të nxërë brenda tij një milion Toka.

    grimcat e hekurit të gjetura në Hënë dhe të sjella në Tokë kanë një veti të veçantë, ato nuk ndryshken

    në Italinë mesjetare puthjet nuk mund të merreshin ose jepeshin thjeshtë. N.q.s. një burrë e një grua shiheshin në publik duke u përqafuar ata ishin të detyrurar të martoheshin.

    flokët dhe thonjtë vazhdojnë të rriten edhe mbasi njeriu ka vdekur .

    20% e energjisë së trupit përdoret nga truri

    përgjatë 75 vjetësh jetë kalon më tepër se 30 ton ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë.

    i pari që ka filluar shërbimin postar ka qenë Muavi Ibn Ebu Sufjan.
    Shërbimi postar bëhej me kuaj dhe me deve.

    në shekullin e X, Raziu bëri operacionin e parë me qepje, ku pejtë e nevojshëm i përgatiti nga zorrët e kafshëvë.

    portreti i Raziu, mjek dhe filozof i dëgjuar arab, i cili u bë i dëgjuar sidomos me veprën e tij "Kitabul Havi", mbahet akoma i varur në Universitetin e Prixhetonit.

    në qytetin e Hamburgut në Gjermani ka 27 xhamia.

    në Romë ndodhet xhamia më e madhe në Evropë.

    për herë të parë koncepti i sinusit dhe i kosinusit në trigonometri është fytur nga shkencëtari arab Batani. Tabelën e parë të sinuesve e bëri Hasan El-Marakeshi më 1299.

    në vitin 1957 mbreti i Francës Henri i III themeloi në Paris katedrën e gjuhës arabe që të lehtësojë zhvillimin e studimeve mjeksore.

    Sinani, arkitekti i madh shqiptar (1489 - 1588) gjatë gjithë jetës së tij ndërtoi jo më pak se 355 ndërtesa apo komplekse: 81 xhami të mëdha 50 dhoma faljeje, 62 medrese, 19 mauzoleume, 17 tregje, 3 spitale dhe 7 ujësjedhësa. Kryevepra e tij është Xhamija Selimije e ndërtuar në vitin 1522. Në baz të projekteve të tij ndërmjet vitit 1609 dhe 1617 u ndërtua Xhamia Blu. (Turqi)

    thuhet se në Kostarikë është zbuluar një majmun me gjatësi 4.3 metra. Sipas këtij zbulimi del se Kin Kongu i njohur në film mund të ketë qenë i vërtetë !!

    televizioni i parë u zbulua nga J. L. Bajd, më 1928.

    automobili i parë u konstruktua nga Karl Benz më 1885.

    vëllezërit Orvil dhe Virbur Urajt, më 17 dhjetor të vitit 1903 të parën bënë fluturimin me aeroplan motorik në Kiti Hejk të SHBA-ve.

    qyteti më i madh në botë është Meksiko Siti dhe ka mbi pesëmbëdhjetë milionë banorë

    oqeani më i madh është Paqësori. Sipërfaqja e tij është 179.680.000. km. katrorë kurse oqeani më i vogël është Oqeani i Ngrirë i Veriut që ka 14.090.000 km. katrorë.

    gadishulli më i madh në botë është ai i Arabisë, me sipërfaqe 2.730.000 km. katrorë.

    thellësia më e madhe në botë është në ishujt Mariana, e quajtur Çalenger. Kjo thellësi arrinë në 11.033 metra

    ishulli më i madh në botë është Grenlanda me sipërfaqe 2.175.600 km. katrorë.

    nervi optik i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës do të arrijnë gjatësinë 60 kilometra

    në mjedisin e hapur kur nuk fryejnë erërat, zëri i njeriut mund të dëgjohet 200 metra larg.

    gratë e fisit Bambara të cilët jetojnë në Senegal, tërë trupin e lyejnë me baltë të kuqe.

    skandinavët dikur kan prodhuar litarë shumë të fortë duke shfrytëzuar rrënjët e drunjëve sidomos të pishës

    sipas shkencëtarëve amerikanë, Hëna çdo një mijë vjet largohet nga Toka për 20 metra për shkak të dobësimit të fuqisë tërheqëse të Tokës - gravitacionit.

    ezkimezët kur e lëshojnë shtëpinë patjetër e rrëzojnë së paku një pjesë të shtëpive të tyre të ndërtuar prej akulli në mënyrë që ajo të mos bëhet strehim i shpirtrave të këqinj.
     
  2. wispeN

    wispeN Nëntoger

    Joined:
    26/3/12
    Messages:
    80
    Likes Received:
    0
    gjysen e kum dit :D
     

Share This Page

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]