1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

100 Tregime Islame

Tema tek 'Feja Islame' e hapur nga awp_bajskaliaaa, 19 Tetor 2014.

View Users: View Users
  1. awp_bajskaliaaa

    awp_bajskaliaaa Fillestar

    Anëtarësuar:
    3 Korrik 2013
    Postimet:
    1
    Pëlqime të marrura:
    0
    TREGIME ISLAME

    بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

    BIZNESMENI DHE DY REKATET

    Në një intervistë, njëri nga biznesmenët e suksesshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndër tjera rrëfen një rast të veçantë në jetën e tij. Një natë – fillon rrëfimin – ndieja një stres andaj vendosa të dal të shëtis jashtë. Duke ecur në një lagje, pashë një xhami të hapur dhe i thashë vetes: Pse nuk hyj t’i fali dy rekate? Hyra kur ja një njeri ishte kthyer kah kibla kishte ngritur duart dhe lutej. Nga forma se si lutej, e kuptova se kishte një hall. Prita derisa e kreu lutjen pastaj i thashë: Të pashë tek luteshe, sikur ke ndonjë hall? Po, kam një borxh që më ka lodhur dhe më mbanë të stresuar – më tha.
    Po sa është ai borxh?- i thashë.
    Katër mijë dërhemë – më tha.
    I nxora katër mijë dërhemë dhe ia dhashë. U gëzua dhe më falënderoi ndërsa nuk harroi të lutej për mua. Ia dhashë edhe vizitkartën time dhe i thashë të më vizitonte në zyrën time ose të më telefononte sa herë që kishte nevojë. Mendova se do të gëzohej por u habita nga përgjigja që më dha.
    “Unë nuk kam nevojë për kartëvizitën tënde. Sa herë që do të kam ndonjë nevojë, do t’i lutem Allahut, do t’i ngriti duart dhe do të kërkoj prej Tij. ai m’i lehtëson punët, sikur që veproi kësaj radhe!”


    2. Zoti na ruajt nga më e keqja!

    Një student doli në shëtitje me profesorin e tij. Duke shëtitur dhe biseduar gjatë rrugës, ata panë rroba dhe një palë këpucë të vjetra të një fshatari të varfër, i cili punonte arën e tij.
    Studenti i tha profesorit: – Të tallemi paksa me këtë fshatar, t’i fshehim këpucët e tij dhe të shohim reagimin e tij kur do të fillojë t’i kërkojë ato.
    Profesori iu përgjigj: – Djalosh, kurrë mos bëj shaka në llogari të fatkeqësive të të tjerëve. Duke qenë se ti je i pasur, në vend të kësaj, ti mund të përjetosh më shumë kënaqësi: Vendose një monedhë ari në çdo këpucë të tij, atëherë do të fshihemi pas shkurre dhe të shikojmë reagimin e tij.
    Studenti veproi ashtu dhe u fshehën aty pranë.
    Fermeri pasi përfundoi punën e tij, erdhi tek vendi ku kishte lënë rrobat dhe këpucët. Duke veshur mantelin, e futi këmbën në njërën këpucë dhe vërejti se kishte diçka në këpucën. Në fillim mendoi se ishte ndonjë guralec, por shpejt e kuptoi se ishte një monedhë ari.
    U çudit, lëshoi shikimin e tij përreth dhe filloi ta vëzhgojë monedhën për disa kohë. Sërish nisi të shikonte përreth, por nuk vërejti askënd. Vuri monedhën në xhepin e tij dhe e futi këmbën në këpucën tjetër. Befasia e tij ishte edhe më e madhe kur gjeti edhe një monedhë tjetër në këpucën tjetër. Papritur u kaplua nga emocionet. Ra në gjunjë, ngriti sytë kah qielli dhe nisi të lexonte me zë lutjet në shenjë mirënjohje. Ai përmendi gruan e tij të sëmurë dhe të dobët, për fëmijët e mbetur pa bukë si dhe falënderoi dorën e padukshme që i dërgoi monedhat, për të cilat u lut që të jenë të ruajtura.
    Studenti u prek thellë dhe i dolën lotët nga sytë.
    Profesori me atë rast e pyeti studentin: – A do të ishe më i lumtur në qoftë se do të bëje shaka me fermerin sesa tani?
    Studenti iu përgjigj: – Profesor, unë kam mësuar një mësim që kurrë nuk do ta harroj.
    Tani me të vërtetë i kuptoj fjalët që nuk i kisha kuptuar më parë: Më i lumtur është ai që jep sesa ai që merr.

    3. Kopraci

    Në kohë të lashta, jetonte një pasanik shumë koprrac. Ai e kishte groposur floririn e tij në një vend larg syve të njerëzve, tek një pemë e vogël, në fermën e tij të dashur. Çdo ditë, shkonte tek vendi ku kishte groposur floririn, e nxirrte që andej, e shihte plot mall e dashuri, i prekte me dorë, pastaj e kthente sëndukun sërish në vendin e tij, nën tokë.
    Por, një ditë, dikush e kishte përgjuar dhe me t’iu dhënë rasti, e zhgropos floririn dhe ia merr duke u zhdukur përgjithmonë.
    Erdhi koprraci të nesërmen si gjithmonë dhe kur vajti tek vendi i floririt, iu morën mendtë dhe u rrëzua përtokë. Floriri i tij aq i dashur nuk ishte më. Shkuli flokët, grisi rrobat, filloi të çjerrë fytyrën, ulërinte si i çmendur dhe hidhej përpjetë si të kishte shkelur mbi prush.
    … Njerëzit e dëgjuan dhe të shqetësuar rendën ti vijnë në ndihmë. Pasi mbërritën, koprraci u rrëfeu gjithë dhimbje çfarë i kishte ngjarë, për gjëmën që i kishte rënë mbi kokë, për florinjtë e tij të dashur që ia kishte marrë.
    Njëri prej tyre, pasi e dëgjoi deri në fund, i tha:”Miku im! Më thuaj, kur vije dhe e shihje, a merrje ndonjë sasi për hallet dhe problemet e përditshme, apo jo?”
    Koprraci ia ktheu:”Jo, jo. Vetëm e zhgroposja, e shihja gjithë qejf dhe e ktheja në vendin e tij, pa prekur asgjë.”
    Burri i tha:”Epo atëherë s’ka asgjë për tu hidhëruar. Vazhdo dhe hajde siç ke ardhur çdo ditë dhe çdo javë. Shihe gropën sikur sënduku i floririt të ishte akoma aty. Ti nuk e ke përdorur dhe nuk do ta kishe përdorur edhe sikur të ishte. Prandaj, nuk ka asnjë ndryshim, është apo nuk është.
    Pasurinë që nuk e përdor, është njëlloj si ta kesh, si të mos e kesh.

    4. Një 80 vjeqar , pas një infeksioni në veshët e tij e humbi pothuajse të gjith dëgjimin. Mjekët i thanë se ai duhet të futej në operacion në menyrë që ta trajtonin sëmundjën e tij. 80 vjeqari e pranoj këtë gjë dhe hyri në operacion , ai nuk dëgjonte asgjë vetëm një dhimbje të madhe në veshët e tij.

    Pasi operacioni doli me sukses , plakut i erdhi fatura e operacionit, ai e mori faturën dhe filloj të qante. Kur mjekët e panë gjendjën e plakut ju afruan dhe e pyetën , pse po qan , mos është cmimi i larte dhe nuk ke mundsi për ta paguar ?

    Plaku u pergjigjë: Nuk po qaj për cmimin e faturës , po qaj sepse Allahu ma mundësoj dëgjimin për 80 vite dhe asnjëherë nuk me dërgoj ndonjë faturë për këtë gjë.

    5. Një histori prekëse e Bajramit

    Djaloshi i vogël erdhi me vrap duke kërkuar nënën e tij.“Shokët e mi kanë blerë rroba të reja për Bajram! A mund ti kem edhe unë disa rroba të reja si ata?”
    “E ëma e mori në prehër dhe e ledhatoi. Për ta qetësuar të birin, ajo i premtoi atij se do të flasë me të atin, për t’ia bërë disi.
    Nëna e djaloshit, Fatima bint Abdul Malik, nuk ishte grua e zakonshme. Babai i saj, gjyshi dhe katër vëllezërit e saj kishin qenë halife të Umetit islam. Në fakt, burri i saj ishte vetë halifi aktual, Umer ibn Abdul Aziz – halifi i cili sundoi perandorinë më të madhe në botë që shtrihej nga Atlantiku deri në oqeanin indian.
    Kur Umer ibn Abdul Aziz u kthye në shtëpi, Fatima i tregoi për kërkesën e të birit. halifi kishte një vështrim të mërzitur në sytë e tij. “Fatima, ti e di se sa shumë i vlerësoj fëmijët e mi, por të gjitha paratë që kam janë para jush”, tha ai duke hapur duart e zbrazëta.
    Megjithëse ishte një halif, Umeri kujdesej për të jetuar me ndershmëri dhe bëri shumë për të siguruar drejtësinë në halifetin e tij.
    Por Fatima si nënë, vazhdoi të insistonte. Ajo i tha Umerit se ndoshta ai mund të bënte diçka për të blerë ndonjë rrobë shumë të lirë, mjaftonte që ai të kishte diçka të re për Bajram.
    Lotët rridhnin në faqet e tij. Më në fund, Umeri, i pikëlluar nga gjendja e vështirë, u pajtua dhe i shkroi një letër ministrit të tij të thesarit, duke kërkuar që paga e tij ti jepej një muaj më herët në mënyrë që ai të mund ti blej diçka fëmijëve që të veshin në Bajram.
    Por halifi i sinqertë dhe i devotshëm kishte një ministër që ishte po aq i drejtë dhe i ndershëm. Ai shkroi një letër në përgjigje të halifit. Halifi po lexonte letrën me lot që rridhnin nga sytë e tij:
    “O Emri i Besimtarëve, unë kam respekt të madh për ju, të besoj dhe të bindem ty plotësisht. Megjithatë, në qoftë se ju mund të më garantoni mua se ju do të jetoni deri muajin e ardhshëm dhe tu shërbeni njerëzve tuaj, atëherë paratë do ti dërdoj menjëherë. Nëse ju nuk mund të garantoni për jetën tuaj, atëherë si mund të paguani paratë të cilat u takojnë të varfërve, jetimëve dhe të vejave? ”
    Halifi Umer ibn Abdul Azizi e kuptoi gabimin e tij. Edhe Fatima bint Abdul Malik gjithashtu!
    Ajo lau rrobat e vjetra, dhe i palosi me kujdes.
    Dita e Bajramit ndihej në ajër. Në tërë Damaskun kishte gumëzhimë me gëzim dhe festim. Njerëzit ishin të veshur me rroba të reja, ndërsa prijesi i muslimanve Umer ibn Abdul Aziz mbante ato të zakonshmet.
    Ai ishte nisur për namazin e Bajramit, dhe mbante për dore djalin e tij. Fytyra e djaloshit i shndriste me shkëlqim, pasi ai ecte bashkë me babain e tij. Rrobat e vogëlushit ishin të vjetra dhe të pastra, por ai kishte arritur të kuptonte se kënaqësia e përjetshme e Xhenetit është larg nga të qenurit superior në këtë botë të përkohshme!.

    6. Takimi i Shejtanit me Jahjanë a.s.

    Erdhi njëherë Iblisi te Jahjai a.s. dhe i tha: "Dëshiroj që të këshilloj!" Jahja a.s. i tha: "Gënjen, ti nuk dëshiron të më këshillosh mua, por më trego për njerëzit?!"

    Iblisi tha: "Ne njerëzit i ndajmë ne tre grupe. Grupi i parë është më i rëndi për ne, ne mundohemi që t'i shmangim nga rruga e vërtetë, por pas kësaj ata pendohen dhe ne na shkon mundi huq. Përsëri përpiqemi nga fillimi, por ata përsëri pendohen dhe ne nuk kemi sukses. Me këtë kategori vazhdimisht mundohemi.

    Grupi i dytë i njerëzve për ne janë si topi në duart e fëmijëve, i kapim kur të duam, i lëshojmë kur të duam. Këta na janë të bindur tërësisht.

    Të tretët janë si ti, të pagabueshëm, këtyre s'mund tu bëjmë asgjë".

    Jahjai a.s. e pyeti: "A ke mundur ndonjëherë të më mashtrosh?"

    Iblisi tha: "Njëherë! Të ofruan ushqim, e unë ta bëra aq të shijshëm sa që ti ke ngrënë më tepër se duhet, dhe atë natë nuk je zgjuar për namaz të natës".

    Jahjai, a.s. tha: "Mirë, kurrë më nuk do ta teproj me ushqim".

    Iblisa tha: "Edhe unë kurrë më nuk do ta këshilloi njeriun".

    7. A është mirë të dish çdo gjë?

    Në kohën e Musait a.s një njeri pyet Musanë a.s: O Musa unë dua ti kuptoj të gjitha gjuhët e kafshëve a mund ti lutesh All-llahut xh.sh për këtë gjë? Musaja a.s iu drejtua duke i thënë që nuk është mirë të dish çdo gjë. Për ty është më mirë të mos e kuptosh gjuhën e kafshëve sepse kjo mund të sjellë dëm në vend të dobisë. Me gjithë mundimin që bëri Musai a.s njeriu nuk e dëgjoi por nguli këmbë në dëshirën e tij. Pasi ngul këmbë njeriu Musaja a.s pranon. Një ditë Musaja a.s shkon të flasë me All-llahun xh.sh pasi flet në momentin e kthimit All-llahu xh.sh i thotë o Musa i thuaj robit Tim që ia kam pranuar lutjen. Kur kthehet Musaja i thotë njeriut që All-llahu xh. Ia ka pranuar lutjen. Tani e tutje do të arrish ti kuptosh të gjitha çfarë flasin kafshët.
    Por duhet të kesh kujdes mos u kushto rëndësi të gjithave çfarë flasin ato. Njeriu pasi merr lajmin e shumë pritur hyn në vathin e bagëtive për tu dhënë ushqim në atë kohë dëgjon gomarin duke folur me kaun. Kau i thoshte gomarit: Gomar o vëlla puna jote sa punë e mirë është nuk lodhesh shumë, shiko mua dal çdo ditë në mëngjes herët e shkoj në fushë për të lëvruar tokën ndërsa ti pothuajse rri gjithë ditën pushim. Gomari i thotë kaut shiko vëlla i dashur të gjitha këto ndodhin nga marria jote. Nëse do të shpëtosh nga ky hall atëherë nesër në mëngjes bëj sikur je i sëmurë. Kur të sjellin ushqimin zotëria mos e ha dhe mos u ngre në këmbë që ta besojnë me të vërtetë se je i sëmurë. Nëse vepron kështu atëherë ai nuk do të fusë në punë për të lëruar tokën dhe kështu. Kaut i pëlqeu mendimi i gomarit dhe me të vërtetë bëri ashtu si i tha gomari nuk e hëngri barin deri në mëngjes. Gomari nuk u mbante nga gëzimi sepse kishte ngrënë dhe ushqimin e kaut. Pasi ndodhen gjithë këto gjëra i zoti i bagëtive del nga stalla duke qeshur sepse i kuptonte të gjitha çfarë flisnin. I zoti kur shkon në mëngjes e gjen kaun të shtrirë i bie disa herë për ta ngritur por kau nuk lëviz bën sikur të ishte i sëmurë. Pasi i bie disa herë kaut e shikon se nuk po ngrehet atëherë merr gomarin në vend të tij për të lëruar tokën. Gomari lodhet gjithë ditën duke punuar kur vjen në stallë i lodhur e i rraskapitur shikon kaun duke u përtypur me qetësi. Kau thoshte me vete sa lojë e bukur paska qenë kjo. Gomari e pa se ishte punë shumë e lodhshme dhe tha me vete më duhet ti bëj një lojë tjetër. Kur hyn në stallë i thotë kaut: Ka o vëlla sot kur më panë mua fshatarët duke lëvruar tokën pyetën zotërinë tonë i thanë ku e ke kaun. Atë e dëgjova duke u thënë se kau është shumë dembel prandaj do ta çoj tek kasapi për ta shitur sepse nuk më bën më punë. Pra vëlla i dashur dije mirë se nëse bën dhe nesër kështu do ta shikosh veten në thikë shumë shpejt. Me ti dëgjuar këto fjalë kau të nesërmen u ngrit në këmbë me një herë dhe u n[s për në arë që tu tregonte njerëzve se ai është punëtor e kështu gomari shpëtoi nga ky hall i madh. I zoti i bagëtive thotë me vete sa gjë e bukur është ta kuptosh gjuhën e kafshëve. Të nesërmen dëgjon gjelin duke i thënë qenit se nesër ka festë për ty. Qeni i thotë pse? Sepse do i ngordhi kau zotërisë kështu që t[ nesër do hash mish sa të duash. Zotëria sa dëgjon këtë gjë e merr kaun e çon në pazar dhe shet. Qeni i thotë gjelit pse më gënjeve e shikon ai e shiti kaun. Gjeli i thotë qenit mos u bëj merak se tani do i vdesë shërbëtori. Sa e dëgjon këtë i zoti i shtëpisë e merr me një herë shërbëtorin e shet dhe atë. Kur shikon qeni se përsëri u zhgënjye i thotë gjelit ku e ke gostinë e shikon ai e shiti dhe shërbëtorin. Gjeli i thotë qenit nëse të kam thënë që ka gosti do ketë pa tjetër, zotëria i shiti të dy por mos harro se nesër do vdesë vetë ai. Kështu që nesër do bëhet një gosti më e madhe se ajo që të kam thënë. Kur dëgjoi këto fjalë i zoti i shtëpisë u tmerrua dhe shkoi me një herë tek Muasi a.s e tregoi ngjarjen se çfarë i kishte ndodhur. Burri i thoshte Musait a.s a me të vërtetë do vdes nesër a nuk ka ndo një rrugë dalje? Musai a.s i thotë: a të thashë që të mos i kushtoje rëndësi çdo gjëje? Nëse nuk do ti kishe vënë rëndësi fjalëve të tyre do kishte ngordhur kau dhe do kishte mbaruar kjo punë. Por ti e shite kaun që ti ngordhte dikujt tjetër e jo ty. Gjithashtu dhe shërbëtorin e shite që ti vdiste dikujt tjetër e jo ty pra nëse mendon vetëm për vete All-llahu xh.sh kështu ta shpërblen. Pas kësaj bisede Musai a.s e la të lirë në caktimin e All-llahut xh.sh.

    8. Nje ngjarje shumë e prekshme

    Ishte një hoxhë i cili ua mësonte nxënësave të tij lëminë e besimit (akides), ua mësonte fjalën “La Ilahe ila Allah” ua mësonte (spjegonte) rëndësin e kësaj fjale dhe i edukonte nxënësit e tij në frymën e fjalës “La Ilahe ila Allah”, dhe një ditë erdhi një prej nxënësave të hoxhës me një “Papagall” dhuratë për hoxhën… dhe hoxha i dëshironte shumë shpezët dhe macat.

    Me ditët në kalim hoxha filloi ta donte “Papagallin” dhe e merrte me vete në ligjeratat e tij në mënyrë që edhe Papagalli ta mëson shqiptimin e fjales “La Ilahe ila Allah” !

    Papagalli e mësoi fjalën “La Ilahe ila Allah” dhe e shqiptonte ditë dhe natë.

    Pas disa dite nxënësat e shikonin hoxhën e tyre duke qajtur fort, dhe kur e pyeten se përse qan kaq shumë, ju tha atyre se Maca e kishte ngrënë Papagallin, nxënsat ju drejtuan hoxhës se për këtë qanë, nëse dëshiron do ta sjellim një tjetër edhe më të mirë se ai, ua ktheu hoxha dhe ju tha: nuk po qaj për këtë… mirpo po qaj se momentin kur e sulmoi Maca Papagallin filloi papagalli të bërtet me zë të lart deri sa vdiq (dha shpirt), megjithse gjithmonë e shqiptonte fjalën “La Ilahe ila Allah” mirpo atë moment kur e sulmoi Maca e harroj këtë fjalë dhe nuk vepronte diq tjetër pos bërtiste me zë të lart, sepse ai kur e thoshte këtë fjalë e thonte thjesht pa e ditur dmth e kësaj fjale, e thonte vetëm me gjuhën e tij, nuk kishte mundësi ta ndiej me zemër këtë fjalë.

    Pastaj hoxha tha: kam frikë mos të bëhemi si ky Papagall, jetojmë jetën tonë e shqiptojmë fjalën “La Ilahe ila Allah” me gjuhët tona e pastaj kur të na vjen vdekja ta harrojmë këtë fjalë shqiptimin e kësaj fjale sepse zemrat tona nuk e njohën këtë fjalë dhe rëndësinë e kësaj fjale.

    Filluan nxënsat e diturisë të qanin prej frikës mos sinqeritetit të kësaj fjale “La Ilahe ila Allah”.

    Dhe ne a thua e mësuam “La Ilahe ila Allah” me Sinqeritet në zemrat tona?

    Nuk ngritet në qiell diq më e madhe se sa Sinqeriteti (ihlasi), dhe nuk zbret në tokë diq më e madhe se pajtimi me at që e don Allahu, dhe se me sasinë e sinqeritetit është bereqeti

    9. Dua te behem televizor

    Mësuesja kërkoi nga nxënësit e klasës të një shkollë fillore, që të shkruanin një temë hartimi, në të cilën të kërkonin që All-llahu t’ju japë atë që dëshirojnë. Pasi u kthye në shtëpi, u ul dhe filloi të lexojë atë që kishin shkruar nxënësit, ku njëri nga shkrimet i bëri shumë përshtypje, saqë nuk arriti ta përmbajë veten nga të qarit. Pikërisht në ato momente në shtëpi hyri bashkëshorti, i cili menjëherë e pyeti: “Çfarë ke që po qan e dashur?”

    Ajo u përgjigj:”Tema e hartimit që ka shkruar njëri nga nxënësit.”

    Ai e pyeti:”E çfarë ka shkruar?”

    Ajo i tha:”Merre dhe lexoje vete!”

    E mori dhe filloi ta lexojë:

    O Zoti im, në këtë mbrëmje po të kërkoj diçka të veçantë, po të kërkoj që të më bësh televizor!
    Unë dua që të zë vendin e tij! Dua që të zë një vend të veçantë në shtëpi!
    Në mënyrë që e gjithë familja të mblidhen rreth meje!

    E të jem unë në epiqendër të vëmendjes së tyre, të më dëgjojnë pa më ndërprerë, e pa më drejtuar pyetje, dua që të më kushtohet ajo vëmendje që i kushtohet atij, edhe kur ai nuk është i ndezur,
    Dua të jem në shoqërinë e babait tim kur kthehet nga puna, edhe pse shumë i lodhur, dua që nëna ime të qëndrojë pranë meje edhe kur është e shqetësuar apo e mërzitur, dua që vëllezërit dhe motrat të grinden për të fituar shoqërinë time.

    Dua të ndiej që familja ime lë çdo gjë mënjanë, në mënyrë që të kalojnë kohën më mua!
    Dhe së fundi e jo përfundimisht, dua nga ty o Zoti im që të më mundësosh mua tu dhuroj atyre kënaqësi dhe ti dëfrej ata të gjithë.

    O Zoti im, unë nuk po kërkoj shumë nga Ti, unë dua vetëm të jetoj siç jeton çdo televizor.

    E kur bashkëshorti mbaroi së lexuari temën e nxënësit tha:

    O Zoti im, me të vërtete që ky fëmijë qenka i dëshpëruar, kushedi sa të këqij që i paska prindërit!!
    Mësuesja qau për së dyti dhe tha: Ajo është tema që ka shkruar djali ynë.

    E në atë moment iu kujtuar historia e Profesorit Anglez, i cili nuk kishte futur kurrë televizor në shtëpinë e tij. E kur e pyetën se pse nuk e kishte bërë një gjë të tillë tha:

    Televizori na imponon ne mendimin e tij duke mos na lejuar që të diskutojmë me të, dhe na bëhet pengesë në jetën tonë.

    Kjo është një ftesë për ty o i dashur Baba… dhe për ty o e dashur Nënë… që të kaloni një pjesë të kohës me fëmijët tuaj.

    10. Tregimi i një muslimane

    UNË E MARTOVA BURRIN TIM

    A ka ndokush që dëshiron të veprojë kështu?!!

    Thotë kjo muslimane, shkoi dhe më la. Më la duke i fshirë lotët. Kur dikush e do dikën dhe ia mbush zemrën me dashuri ai do të sakrifikojë çdo send për të dashurinë e tij.

    O musliman, ky është realitet, më ka ndodhur mua dhe po ua tregoj juve këtë ndodhi:

    U martova me një djalë të ri, nuk ekzistonte si ai në këtë botë asnjëherë, asnjëherë. Pas dy muajve më tregoi se e donte një tjetër dhe se e donte më shumë se mua dhe se është shumë e bukur dhe tërheqëse, e këndshme.

    U mendova, kujtova një kohë të shkurtë pastaj e pyeta. A e donë ma shumë se mua? Tha: “Po, e dua ma shumë se ty”. I thashe: “O i dashuri im, shko dhe martohu me atë vajzë, ngase gëzimi yt është gëzim im, hareja jote është hare e imja.

    Mu përgjigj se nuk më mjafton pasuria për ta martuar atë vajzë. I thashe: “Merre arin tim të cilin e posedoj, shite pastaj martohu me atë vajzë, të cilën e do. Refuzonte ta pranonte këtë duke më thënë se ndoshta do të nevoitën ndonjë ditë oj e dashura ime. Por, këmbëngulja, vendosshmëria dhe insistimi im bëri që ta pranojë dhuratën time.

    I mori dhe i shiti pastaj udhëtoi për të kërkuar të dashurën e tij. Më la mua edhe pse nuk kishte shumë që ishim martuar.

    Kaloi një muaj … dy muaj... një vit... dy vite... tre vite…, kurse i dashuri, burri im nuk më viziton. Më tregon përmes telefonit e më thotë se është i preokupuar me punë dhe nuk mundet të vijë në vizitë.

    I largoj lotët gjatë tërë ditës dhe natës duke e shijuar të hidhurën e ndarjes. Vallë a mendoni se jam e hidhëruar me atë. Jo, assesi... assesi... Ai është i dashuri im, por e arsyetoj dhe i besoj se është i sinqertë dhe besnik.

    Përmallohem për të folur me të, veshi im gëzohet, kënaqet kur i dëgjon ato fjalë të tija të bukura, zëri i tij i ëmbël e qetëson veshin dhe trupin tim. Ndonjëherë kalon një muaj e të mos me thërras në telefon.

    Oh sa zemërvrazhdë dhe i pashpirt! Ah sa i vrazhdë edhe aq më tepër kur je zemër dhimbëshëm? Qysh po duron duke mos më folur, kurse unë nuk mundem më të duroj. Por, kështu janë burrat gjithmonë më të fortë, më shumë durojnë dhe më pak janë dinjitoz. Kur më flet në telefon, ndjei sikur e gjithë bota të jetë në duar të mija. I fshehi lotët e mija dhe zërin e dridhur, për të treguar se nuk mërzitem, brengosem, e unë të flasë e lotët rrjedhin ne faqet e mija, zëri ndikohet nga gjurma e pikëllimit. E fsheh vajin në brendësin time, e kam mbyllur rënkimin e ofshanë në katër muret e zemrës sime kurse zemra copëtohet nga përmallimi. Andaj tregohesha e fortë kështu që mos ta mërzis burrin tim.

    Vallë, çfarë burri është ai, i cili e lë gruan e vet të porsa të martuar dhe shkon për të kërkuar një tjetër.

    Vallë çfarë gruaje është ai, e cila e shet arin e saj për ta martuar burrin e vetë. Po befasohem, çuditem me ju të dy…!!!

    Një ditë e zymtë e mërzitur... Jo dita gëzimit…Tingëllon telefoni, shpejton Heja ta hapë telefonin e ti përgjigjet. Një zë i largët:

    -“Dua të flas me motrën Heja”!

    -“Po, unë jam Heja”.

    Zëri i largët:

    -“Unë jam një vëlla nga Çeçenia bën durim dhe shpreso në shpërblimin e Allahut se burri yt ka ra shehid pas një lufte të ashpër me rusët në Ceçeni. Bën durim oj motër dhe shpreso në shpërblimin e Allahut.”

    E mbajta vetën dhe i thashë: “Elhamdulilah, Falënderimi i takon All-llahut, e mbylla telefonin dhe më kaploj një gjendje histerike, më kaploi vaji, pikëllimi e gëzimi në të njëjtën kohë, u trishtua nëna ime.

    -“Heja...Heja! Ç’ke? Kush ishte në telefon? Nuk kisha mundësi të flisja, vajtoja dhe qeshja. Më përqafoi nëna ime duke më thënë të lutem Heja më trego ç’ka ndodhur. I tregova nënës time për lajmin dhe shkova në dhomën time duke i thënë nënës time:

    -“Nëna ime, kush don të vijë të më përgëzojë le të urdhërojë e kush vjen në ngushëllime, mos të futet në dhomën time. Nuk erdhën vetëm se një pakicë e vogël, të cilët mundesh ti numërosh në gishta. SubhaneAllah!

    O burri im! Më në fund e gjete të dashurën dhe loçkën e zemrës.

    O burri im! Po futesh dhëndër, po martohesh me shtatëdhjetë e dy hyri (gra te xhenetit) të gjitha më të bukura se Heja, më të vlefshme se Heja dhe me të këndshme se Heja.

    Ah o burri im! Kisha dëshirë të dija gjendjen tënde në mesin e atyre hyrive të bukura dhe të këndshme. A thua e ke harruar Hejen?! Kurrë nuk besoj se e ke harruar, unë asnjëherë nuk të kam harruar. Do të mbetesh në zemrën time përgjithmonë. Tre vite kam shijuar të hidhurën e ndarjes dhe nuk i kam zbukuruar sytë duke të shikuar. Por, i jap shpresë vetës se do të shikoj në xhenet el-firdevs,inshallah. I dashuri im, ti je trim shehid, ke lënë shtëpinë tënde të mirë e bukur qe të jetosh në malet dhe shpellat e Çeçenisë dhe nën reshjet e plumbave dhe granatave. E le gruan tënde te re që te flesh në borë dhe hëndeqe. Me kujtohet kur me the: “Heja nuk mundem të flejë rehat e gjendja e motrave tona në Çeçeni është keqësuar. Nga kjo gjendje po me copëtohet zemra dhe po me rrjedhin lot sytë e mi.”

    O burri im! Ishe burrë me vyrtyte të larta, të preokuponte fati i këtij umeti dhe u shqetësoheshe për muslimanët.

    11. Komandanti dhe gruaja!

    Një kohë një komandant kishte një lulishte shumë të bukur.
    Lulishtja ishte e mrekullueshme, e mbushur me lule shumëngjyrëshe. Njëri nga lulishtarët që kujdesej për lulishten kishte një grua shumë të bukur.
    Një ditë teksa komandanti po shëtiste nëpër lulishte, vuri re gruan dhe u mahnit nga bukuria e saj.
    Gjeti një pretekst dhe e largoi lulishtarin, më pas thërriti gruan e tij dh e urdhëroi që të mbyllte të jitha dyert e lulishtes.

    Gruaja, nuk ishte vetëm e bukur por edhe shumë e zgjuar dhe e ndershme.
    E kuptoi menjëherë që komandanti kishte qëllime të këqija ndaj saj. Shkoi, u fsheh disa minuta pas një peme dhe pastaj erdhi tek komandanti e i tha:

    - I mbylla të gjitha dyert. Por ka mbetur vetëm njëra. Sado që u mundova, nuk arrita që ta mbyll dot.

    - Cila është ajo derë që nuk e mbylle dot?- e pyeti komandanti.

    - Ta dishë se ajo derë është dera që All-llahu teala me anë të seciles na shikon neve dhe gjithçka tjetër,- u përgjigj gruaja.

    Komandanti kur e dëgjoi këtë, e kuptoi gabimin, bëri teube dhe që atëherë nuk guxoi të bënte më një gjë të tillë.

    12. Do ta bëj më vonë ...

    Prej fillimit shprehja “do ta bëj më vonë ...” përsëritej shpesh në jetën e tij. Ishte djalë I ri, i zhvilluar dhe I fuqishëm. I hijshëm në pamje, plot gjallëri ... Kur prej tij kërkohej ndonjë angazhim thonte: “Jo tani, tani jam I angazhuar me studimet dhe përsëritjen e mësimeve, ka kohë për punë ...”.
    Pas diplomimit thonte: “Jo tani, sepse tani duhet të martohem. Pas martesës do të jem I gatshëm për cdo angazhim ...”.
    Pas martesës arsyeja e tij ishte se nuk ka mundësi që ta lë shoqën e tij të vetmuar sepse është shtatëzane ...
    Pas lindjes së fëmiut thonte duhet që ti ndihmoj gruas deri deri sat ë rritet fëmiu dhe të bëhet I pamvarur prej nënës.
    Shpeshherë ankohej se tani është nxehtë apo ftohtë ...
    Vitet kalonin, ndërsa tek miku yne ndryshonin vetëm arsyetimet.
    Shpeshherë premtonte I vendosur se dotë angazhohet, porpuna mbetej e pakryer.
    Me kohë gjallëria e tij dobësohej dhe filloi që ta mund pleqëria. Vendosi, këtë vit do ta bëj Haxhxhin. Për herë të parë me zellshmëri filloi që të përgatitet, vetëm se në këtë vit exheli ishte më I shpejt. Vdiq pa e kryer Haxhxhin.
    Motoja e tij “do ta bëj më vonë” mbeti me të deri në fund të jetës.

    13. Të penduarit në vendkërcim

    Hoxha i mirënjohur Ali Tantawi, All-llahu e mëshiroftë, na rrëfen këtë tregim duke thënë:

    "Hyra në një Xhami në qytetin Halep dhe e pash një djalë të ri duke u falur, e thashë "Subhanallah, ky djalë ka qenë prej njerëzve të devijuar, konsumues i alkoolit, është marrë me prostitucion, me kamatë, njëkohësisht nuk ishte i sjellshëm me prindërit e tij të cilët e kishin larguar nga shtëpia, ç'është puna e tij! Kush e solli në Xhami?"
    Iu afrova dhe e pyeta "Ti je filani?" Ai përgjigj se kam të drejtë, dhe pastaj i thashë "Falënderimi i takon All-llahut që të udhëzoi. Më trego mua si të udhëzoi All-llahu?" "Udhëzimi im ishte përmes Hoxhës i cili na këshilloi në vendkërcim .." U përgjigj djali. Unë i habitur i thashë "në vendkërcim!" Po më ktheu djali .. "në vendkërcim". Por si kishte ndodhur kjo? Dhe djaloshi filloi të rrëfente tregimin e tij

    "Në lagjen tonë kishim një Xhami të vogël . Imami ishte i moshuar. një ditë prej ditëve Hoxha ju drejtua xhematit duke thënë "Ku janë njerëzit? Çka është puna e njerëzve, e sidomos rinisë që nuk u afrohen e as nuk i njohin Xhamit?" E xhemati u përgjigj "Ata janë në kafene dhe vendkërcime".. E Hoxha pyeti "Ç'janë ato vendkërcime?" Njëri tha "Vendkërcim është salla, ku mbi podium shfaqen femrat e zhveshura duke kërcyer e njerëzit i shikojnë ato". Hoxha kureshtar pyeti " A janë musliman ata të cilët shikojnë aty?" Xhemat u përgjigj "po".

    Hoxha nga mërzia tha "La Hawle We La Kuw-wete Il-la Bil-lah... O njerëz ejani të shkojmë atje e ti këshillojmë ata, ndërsa xhemati u përgjigj "O Hoxhë ku do ti këshillon ata, në vendkërcim a! Xhemati tentoi ta zmbraps hoxhën, e njoftuan se do të has në tallje, përqeshje dhe ofendime. Hoxha këmbënguli duke thënë "A thua vallë ne jemi më të mirë se Muhammedi a.s?

    Hoxha kapi për dore njërin prej xhematlive që t'ia tregonte se ku ndodhet vendkërcimi, e kur arritën atje pronari i vendkërcimit i habitur e pyeti se çka dëshirojnë? Imami iu përgjigj se dëshiron të këshillojë njerëzit në vendkërcim. pronari u habit. filloi ti shikonte me habi dhe pastaj nuk i lejoi të hynin brenda. filluan të diskutojnë ata, derisa u detyruan të pengojnë një grup njerëz që donin të hynë brenda. Pronari më në fund u pajtua dhe kërkoi që të vijnë nesër atëherë kur fillon shfaqja...

    I riu vazhdon storien "të nesërmen isha prezent në vendkërcim , filloi kërcimi nga një vajzë .pasi përfundoi u lëshuan perdet e pastaj u hapën përsëri. ishte Hoxha i nderuar i ulur mbi karrige i cili filloi me Bismillah dhe Falënderim ndaj All-llahut, e përshëndeti Resulullahun, dhe filloi të këshillonte njerëzit të cilët ishin shtangur e të çuditur, ata fillimisht menduan se kjo ishte rubrika e humorit. por kur e kuptuan se Hoxha me një mend po i këshillon filluan të brohoritin, të talleshin e të përqeshnin Hoxhën, mirëpo Hoxha nuk u mërzit aspak. Ai vazhdoi në këshillën e tij, përderisa u ngrit njëri prej tyre dhe kërkoi që të qetësohen njerëzit e të dëgjojnë çka po thotë Hoxha .

    Mbretëroi qetësia në tërë sallën u dëgjua vetëm zëri i Hoxhës, ai thoshte fjalë që nuk kishim dëgjuar më parë, lexonte ajete Kur'anore dhe fjalë të Pejgamberit a.s. dhe na rrëfeu tregime rreth pendimit, dhe në mes tjerash hoxha tha:

    "O ju njerëz, Keni jetuar gjatë dhe keni kundërshtuar All-llahun shumë ,a thua vallë ku shkoi kënaqësia e gjynahut ! Kënaqësitë shkuan e mbetën faqet e zeza për të cilat do të përgjigjeni ditën e gjykimit ,do të vije dita kur çdo gjë do të shkatërrohet përpos All-llahut .xh.sh..."

    "O ju njerëz, a shikoni veprat tuaja ku ju drejtojnë, ju nuk po mundeni ta përballoni zjarrin e kësaj bote e cila është një pjesë e shtatëdhjetëve prej zjarrit të xhehenemit, shpejtoni të pendoheni para se të kalon koha"

    Atëherë njerëzit filluan të qajnë. Hoxha doli nga ai vend dhe gjithë të tjerët pas tij, dhe të gjithë u penduan, njashtu edhe pronari i vendkërcimit u pendua bashkë me ata...



    3. Shërimi i të sëmurit arrihet me medikamente ndërsa të sëmurët nga gjynahet e mëdha shërohen me këshilla të urta.

    14. Një tregim interesant nga Shejh Muhammed Hassani

    sha duke u përgatitur ta mbaj një ligjëratë në Mekë, kur mu drejtua një njeri, dhe më tha: “Shejh Muhammed, të lutëm në emër të Allahut, të mos thuash asgjë para se t’më dëgjosh mua!”
    “Urdhëro… urdhëro, eja e ulu afër meje” i thashë atij. Ai erdhi dhe u ul pranë meje. Ishte një njeri i zakonshëm, tregtar, të cilit Allahu i kishte dhuruar sukses, por që e kishte goditur paraliza.
    Ai tha: “Kam shkuar në Londër, por nuk kam gjetur ilaç, ashtu në Francë dhe në Amerikë. Një ditë, në një transmetimit televizive pashë faljen e namazit në haremin e Qabesë, fillova të qaj, i thirra fëmijët dhe u thashë: “Fëmijët e mi, unë dua të shkoj te Zoti i kësaj shtëpie”, ata më pyetën: “Te cili Zot, baba?” “Dua të shkoj te Zoti i gjithçkaje që ekziston, dua të bëj umren”, u thashëunë . Ata u çuditën: “Si mund ta bësh ti umren?!” Unë u thashë: “Ma gjeni një avion privat”
    U nisën së bashkë dhe shkuan në Mesxhidul Haram. Ai kërkoi ta fusin me karrocë brenda në Harem, sa më afër Qabesë. Ata e vendosen në vendin ku bëhet tawafi.
    Ai më tha: “Pasha Allahun, biri im, për orë të tërë jam ulur dhe jam lutur vetëm me këto fjalë: “Pasha Madhërinë Tënde, nuk do të dal nga shtëpia Jote, përveçse në këmbë apo në tabut.” E përsërisja këtë pa ndërprerë, derisa u lodha. Ashtu i ulur në karrocë më zuri gjumi… në ëndërr dëgjova, sikur nga telefoni, t’më thuhet: “Çohu, shko!”, “Çohu, shko!”, e më vonë edhe për herë të tretë, “Çohu, shko”. U zgjova, u ngrita dhe shkova.
    Pas disa hapave m’u kujtua se unë isha i paralizuar, fillova të qaj si fëmija dhe thash: “Zoti im, nuk më le të zhgënjyer kur kërkova strehim tek Ti.

    15. Ndoshta diçka e mirë fshehët te një e keqe.

    Tregohet për një njeri i cili quhej Enes ibn Amir.
    Ëndërronte të martohej me një grua e cila do t’i kënaqte sytë e tij me bukurinë e saj.
    Kur u martua nuk e pa nusen e tij deri kur hyri dhëndërr, kur ai e shpalosi fytyrën e saj nuk i pelqeu sepse ajo ishte e zezë dhe jo shumë e bukur, ai u distancua nga shtrati i saj natën e martesës me të, kjo gjë e lëndoj shumë gruan e tij të cilës Allahu nuk i dha shumë bukuri mirëpo i dha shumë durim dhe urtësi. Kjo gjëndje vazhdoj derisa gruaja e tij e vërejti se ai nuk ishte i kënaqur me të, ajo i tha:
    O Enes, ndoshta diçka e mirë fshehët te një e keqe.
    Kjo fjalë e qetësoj Enesin dhe u stabilizua disi, ai e plotësoj martesën e tij, mirëpo zëmra e tij ende ishte e trazuar, sepse ai ende nuk mund të jetonte i qetë.
    Këtë herë ai e braktisi gruan e tij për 20 vite, duke mos e ditur se ajo priste një fëmijë më të.
    Pas 20 viteve Enesi u kthye në qytetin e tij, para se të arrinte në shtëpi ai hyri në xhami qe të falej, në xhami e pa një hoxhë duke ligjeruar, ai u ulë dhe e ndëgjoj ligjëratën, ligjerimi i një hoxhe të ri i atij i pelqeu shumë, ai pyeti për emrin e hoxhës, ata i thanë ai është imam Maliku.
    Ai tha:Maliku është djali i kujt?
    Ata thanë: është djali i një njeriu që e ka braktisur qytetin para 20 viteve, quhej me emrin Enes.
    Atëherë Enesi shkoi të Maliku dhe i tha: Unë do të vi me ty deri të shtëpia jote, do të qëndroj para derës se shtëpisë, i thua nënës tënde, është një njeri tek dera jonë që thotë: ndoshta diqka e mirë fshehët te një e keqe. Kur Maliku i tha nënës se tij këto fjalë ajo tha: Vrapo dhe hapi derën sepse ai është babai yt, është kthyer pas një mungese të gjatë.
    Ajo asnjëherë nuk i tha atij se ai na la dhe na braktisi, gjatë gjithë asaj kohe ajo kurrë nuk foli keq për të. Për këtë takimi i tyre ishte shumë mallëngjyes, pas kësaj dite Enesi e kuptoj se gruaja e tij ishte një margaritar i cmuar.

    16. Një tregim shumë prekës…

    Ishte një njeri i cili kishte huazuar (borxh) të holla. Dhe një ditë prej ditëve erdhi njeriu nga i cili i kishte huazuar të hollat dhe ia trokiti derën,kurse derën ia hapi njëri nga fëmijët. Njeriu u fut pa përshëndetje (selam) dhe pa respekt. Dhe papritmas, me forcë e kapi pronarin e shtëpisë dhe i tha atij:
    “Ke frikë Allahun dhe ma kthe huazimin (borxhin) që ma ke. Tëkam duruar më tepër se sa duhet dhe më ka mbaruar durimi. Dhe ja se çfar jam duke bërë me ty ?.!”
    Papritmas ndërhyri i biri me sy të përlotur duke e shikuar të atin se në çfar gjendje kishte rënë,dhe iu drejtua njeriut duke i thënë se, sa ishte sasia e të hollave që ia kishte huazuar babai i tij?
    Ai i tha:”Më shumë se 90.000 rial (18.000 euro).”
    Dhe i biri i tha:”Lëre babain tim dhe ulu e pusho dhe mos u brengos se do të bëhet mir.”
    Hyri djaloshi në dhomën e tij, ku i kishte mbledhur të hollat me vlerë të 27.000 rijalëve (5.000 euro) nga përrmujorshi i tij,të cilat i kishte tubuar për martesën e tij, që do të ndodhte së shpejti. Mirëpo ai u ndikua nga rasti dhe vendosi që t’ia largoj këtë breng dhe vështirësi prindit të tij se sa t’i mbante në ormanin e tij.
    Dhe u fut në dhomën ku ishte i ulur njeriu dhe i tha: “Kjo është një pjesë nga ajo që e ka huazuar babai im, me vlerë 27 000 rial (5 000 euro) dhe më tutje, me lejen e Zotit, do të vjenë e mira e do ta kthejm pjesën tjetër të huazimit inshaAllah.”
    I ati filloi të qaj dhe e luste njeriun që t’ia kthente të hollat e të birit sepse atij i nevoiten dhe se nuk ka faj ai. Përsëri këtu ndërhyri djaloshi duke insistuar që njeriu t’i merte të hollat.
    Djaloshi e përcolli njeriun deri tek dera dhe kërkoi nga ai që të largohej nga prindi i tij, dhe ta kërkon atë personalisht për pjesën tjetër e të hollave.
    Më pas djaloshi u afrua tek i ati, ia puthi ballin dhe tha:
    O babai im vlera yte është më e madhe se sa kjo shumë e të hollave dhe çdo gjë rikthehet nëse Allahu na e zgjat jetën dhe na jep shëndet, kurse unë nuk mundesha të përballoj që të shikoj ty në këtë gjendje.E sikur të kisha pasur tërë sasin e të hollave që i ke huazuar do t’ia kisha dhënë,vetëm e vetëm që të mos të shoh duke rjedhur lot nga syt e tua në mjekrën tënde të pastër.
    Dhe në këtë çast, i ati e përqafoi të birin e tij dhe të qajturit u shtua edhe më tepër, e përqafonte të birin dhe thoshte:
    Allahu qoftë i kënaqur me ty o biri im, dhe Zoti të dhashtë gjithë të mirat, e ti plotësoftë gjitha dëshirat.
    Dhe të nesërmen djaloshi ishte i angazhuar me obligimet që i kishte në kompaninë në të cilën ishte i punësuar, dhe papritmas i erdhi në vizit një nga shokët të cilin nuk e kishte takuar një kohë të gjatë. Pas përshëndetjes dhe një bisede të shkurtë, shoku iu drejtua djaloshit duke i thënë: O vëlla dje isha me një nga biznismenët e mëdhenj dhe kërkoi prej meje që t’ia gjej një person të sinqert,besnik, me moral të lartë,me përvoj dhe vizion për ta udhëhequr punën në zyret udhëheqëse të kompanisë. Kurse unë nuk munda të gjej njeri që e njoh e që i posedon këto cilësi përpos teje.Çfarë thua të shkojmë së bashku në mbrëmje e ta takojmë atë?
    U gëzua fytyra e djaloshit nga ky lajmë dhe tha:”Ndoshta lutja që bëri babai im për mua është pranuar.”
    Dhe në mbrëmje u takuan me atë biznismemin e madh, i cili në shiqim të parë ndjehu rrehati dhe plotëbesim ndaj djaloshit dhe tha:”Ky është personi të cilin e kam kërkuar deri tani.”
    Përnjëherë e pyeti djaloshin se sa e kishte përmujorshin! E djaloshi ia ktheu:”Përafërsisht 5.000 rijal (1.000 euro).”
    Dhe njeriu i tha djaloshit:”Shko nesër dhe jep dorëheqje nga puna yte dhe mujorshi yt do të jetë 15.000 rijal (3.000 euro), dhe në çdo fitim do të kesh nga 10%, dy mujorsha falas dhe një vetur, si dhe do të japim përmujorsh e 6 muajve, që të të përmirësohet gjendja yte.”
    Djaloshi pasi e ndëgjoi të gjithë bisedën dhe marrëveshjen e tij të punës, filloi të qaj dhe pëshpëriste me zë të ulët:”Përgëzim (myzhde) o babai im.”
    Njeriu biznismen ndërhyri dhe e pyeti se pse po qante! E djaloshi filloi që t’ia tregon ngjarjen që i kishte ndodhur para dy ditëve, dhe përnjëher njeriu biznismen urdhëroi që tia shpaguajnë huazimet e prindit të tij. Ndërsa fitimi i djaloshit në vjetorin e par arriti shumën e gjysëm milioni rijal (100.000 euro).

    17. Mos u anko, vepro!

    Tregohet se një mbret në Kinë kishte vendosur një gur të madh në mes të një rruge kryesore me të cilin thuajse e kishte bllokuar të tërën. Po ashtu ai kishte caktuar një nga njerëzit tij që të rrinte kujdestar për të përcjellë situatën dhe ta lajmëronte për reagimet e qytetarëve.
    Kaloi njeriu i parë, i cili ishte një tregtar i madh në qytet, e vështroi gurin me neveri dhe filloi të kritikojë atë që e ka vendosur pa e ditur se ai ishte vet mbreti.
    Andaj u soll rreth gurit duke thënë: Do të shkoj te mbreti dhe t’i ankohem për këtë çështje, do ta dënojmë atë që e ka bërë këtë vepër.
    Pastaj kalon një tjetër, punëtor ndërtimtarie dhe veproi njësoj sikur tregtari vetëm se reagimi i tij ishte me zë më të ultë, sepse ishte më pak i rëndësishëm në rrethin e tij sesa tregtari.
    Më pas kaluan tre shokë-djem të rinj, nga ata rinj që ende janë në kërkim të identitetit të tyre në jetë. U ndalën skaj gurit, ironizuan me gjendjen e vendit dhe përqeshën atë që e ka vendosur duke i dhënë “epitetet”: ‘injorant’, ‘i marrë’, ‘kaotik’ dhe u larguan për në shtëpitë e tyre!!!
    Pas disa dite kalon atypari një fshatar nga shtresa e varfër, nuk foli asgjë, por u përvjel dhe iu përvesh punës duke kërkuar ndihmën e kalimtarëve, të cilët pasi që i nxiti iu bashkëngjitën dhe së bashku e larguan nga rruga.
    Pasi që e larguan bujku gjeti një kuti në të cilin kishte lira ari dhe një letër në të cilën shkruante: “Ky është shpërblim prej mbretit për ty pasi që ti je njeri pozitiv more iniciativë për zgjedhjen e problemit në vend të ankimit e ulurimit”.

    18. Perse o Zot?!

    Anija me vela lundronte drejt destinacionit përfundimtar, ndërkohë që tregtarët dhe udhëtarët e tjerë ishin zhytur në biseda të ndryshme. Kishin ditë që udhëtonin dhe gjer atëherë u kishte prirë një mot shumë i mirë. Veçse atë natë, shpërtheu një stuhi e madhe. Dallgët e detit u egërsuan aq shumë, saqë e përmbysën anijen me gjithë njerëz e mallra. Të gjithë u mbytën, përveç njërit, i cili mbijetoi falë një dërrase të madhe. Pas disa ditësh, dallgët e nxorën në bregun e një ishulli të shkretë dhe të braktisur. Me tu përmendur, udhëtari ngriti duart nga qielli dhe falënderoi Zotin që e kishte shpëtuar nga kthetrat e vdekjes. Mandej, filloi ti përgjërohej që ta nxirrte edhe nga ai qorrsokak ku ndodhej tashmë. Ditët kalonin dhe burri në fjalë ushqehej me frutat e pemëve, por edhe me ndonjë peshk, apo lepur të cilin e zinte me zor të madh. Kishte ndërtuar dhe një kasolle të vogël me kashtë e dega pemësh, e cila e mbronte nga rrezet e diellit ditën dhe nga i ftohti natën.

    Atë ditë, po shëtiste rreth e rrotull, në kërkim të ushqimit, ndërkohë që kishte lënë zjarrin të ndezur prush. Në një moment, vëren tym në drejtim të kasolles së tij dhe turret me vrap drejt saj. Po, kasollja dhe streha e vetme e tij ishte përfshirë nga flakët. Meqë nuk mund të bënte asgjë tashmë, gjunjët iu këputën, koka iu var mbi kraharor dhe lotët i shpërthyen si të ishte një fëmijë.

    “Përse o Zot mi hedh mbi kokë gjithë këto telashe?! Përse o Zot u dashka të vuaj kaq shumë?!” tha me ngashërime dhe u shtri përtokë si i vdekur. Në atë gjendje e kishte zënë gjumi. Nuk e kuptoi sa kishte fjetur, por kur u zgjua u gjet përballë një surprize tjetër. Sytë i panë një anije e cila po afrohej në drejtim të ishullit. Disa qindra metra larg bregut, anija qëndroi dhe prej saj zbriti një varkë me disa njerëz, të cilët ia behën pranë tij shumë shpejt. Ata e morën dhe e ngjitën në bordin e anijes. Si i hutuar, ai i pyeti:”Më falni, por kush u tha se ndodhem në ishull?!”

    Njëri prej tyre iu përgjigj:”Dalluam tymin e zjarrit që kishe ndezur, i cili na bëri të besojmë se dikush po kërkon ndihmë. “

    I pa të meta je Ti o Zot që e di gjendjen dhe hallin tonë më mirë se askush tjetër! I pa të meta je Ti o Zot që na gjendesh pranë në çdo çast! I pa të meta je Ti o Zot që na e sjell ndihmën andej nga se presim.
    19. Një njeri shkon te Ibrahim ibn Ed-hemi, i cili ishte mjek i zemrave dhe i thotë: "Unë po e teproj me veten time, më trego si të shërohem. Ibrahimi i thotë: Nëse i përvetëson katër cilësi, nuk do të jesh mëkatar i madh.

    Njeriu, i cili kishte nevojë për këshilla tha: "Më këshillo cilat janë, o Ibrahim. I Thotë: "Nëse dëshiron për të mos e dëgjuar (respektuar) Allahun, atëherë mos ha prej furnizimeve të Tij”.
    Ai njeriu u habit dhe tha me hamendje: "Po çka po thua kështu o Ibrahim, po të gjitha furnizimet janë prej Allahut!? – "Pasi që është ashtu e ti po e di, atëherë nuk është e drejtë ta shijosh furnizimin e Tij e të mos e dëgjosh, pra të mëkatosh?!” – (Ai përgjigjet) Jo.

    - O Ibrahim a më jep këshillën e dytë?
    Ibrahimi i thotë: "Nëse nuk dëshiron ta dëgjosh Allahun, mos jeto në vendbanimin e Tij”. Ai njeriu u habit më shumë se herën e parë, e tha: Çka po thua kështu o Ibrahim?! Të gjitha vendbanimet janë të Allahut. Ai i thotë: "Pasi që është ashtu, e ti po e di, – a është e drejtë edhe të jetosh në vendbanimit e Tij edhe të mos e dëgjosh, pra mos të mos mëkatosh?!”. – Jo.

    - O Ibrahim më jep këshillën e tretë:
    Ibrahimi i thotë: Nëse dëshiron të bësh mëkat, shko në ndonjë vend ku nuk të sheh askush.
    - Po si po thua kështu o Ibrahim?! Po Allahu i di të gjitha të fshehtat (e sheh të fshehtën e të hapurën), e dëgjon të ecurit e buburrecit në mes të shkretëtirës, në errësirën më të thellë të natës!
    Ibrahimi i thotë: "Pasi që është ashtu, atëherë pse bën mëkat?” Ai thotë: "Nuk do të bëj”.

    - O Ibrahim më jep këshillën e katërt:
    Ibrahimi i thotë: "Kur të vijë meleku i vdekjes për të ta marrë shpirtin thuaj: "Më jep edhe më afat”.
    Njeriu i thotë: "Po çka po thua kështu o Ibrahim, kurse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: "Dhe kur ti vjen (njeriut) çasti i vdekjes, nuk mund ta shtyjë fare, e as nuk mund ta shpejtojë farë”. Atëherë i thotë: "Pasi puna është ashtu, atëherë si shpreson për të shpëtuar?!”. Thotë: "Po”.

    - Më jep këshillën e pestë, o Ibrahim .
    Ibrahimi i thotë: "Kur të vijnë melekët e xhehenemit të quajtur Zebanije, për të të marrë dhe për të të dërguar në xhehenem, ti mos shko”. Deri sa njeriu dëgjoi këtë të fundit filloi të qajë dhe t’i thotë: "Mjaftë më o Ibrahim, unë kërkoj falje prej Allahut dhe pendohem te Ai, dhe do ta adhuroj deri ne vdekje”.

    20. Një djalosh që kishte mbushur 16 vjeç kishte shkuar në xhami dhe po lexonte Kuran duke pritur që të thirrej ikameti për namazin e sabahut. Pasi u thirr ikameti, e la Kuranin në vendin e vet, pastaj u kthye që të rreshtohet në saf, mirëpo papritmas ra përtokë pa vetëdije. Disa persona e dërguan këtë djalosh në spital.
    Mjeku El Xhubejr, i cili mori përsipër rastin e tij, thotë: "E kanë sjellë këtë djalosh duke e mbartur si të ishte i vdekur. Pas kontrollit që i bëra, pashë se ishte goditur nga një sulm në zemër, që sikur ta godiste devenë, do ta linte të vdekur.

    Djaloshi ishte në momentet e fundit të jetës. Shpejtuam që t’i riaktivizonim të rrahurat e zemrës përmes elektroshokut. Mjeku i ndihmës së shpejtë u ndal te koka e tij duke shikuar gjendjen e djaloshit, kurse unë vrapova t’i sillja disa barna për ta shëruar. Pasi u ktheva, pashë se djaloshi kishte kapur dorën e mjekut dhe i pëshpëriti diçka në vesh. Papritmas ai e lëshoi dorën e mjekut dhe me shumë mund u kthye në krahun e djathtë dhe tha: "Esh-hedu en la ilahe il-la Allah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue Resuluhu (Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob i Tij dhe i Dërguar i Tij). E përsëriti këtë fjalë disa herë. Të rrahurat e zemrës filluan t’i ngadalësohen, kurse ne tentonim t’i shpëtonim jetën, mirëpo caktimi i Allahut ishte që ai aq do të jetonte. Djaloshi vdiq.

    Në këtë moment mjeku i ndihmës së parë nisi të qante, aq sa nuk mundi të qëndronte në këmbë. U çuditëm dhe i thamë: -Pse po qan?! Nuk është e para herë që sheh njerëz duke vdekur...

    Mirëpo mjeku nuk mund të përgjigjej nga të qarët. Pasi u qetësua, e pyetëm se çka i kishte pëshpëritur djaloshi në vesh. Mjeku u përgjigj: -Djaloshi, pasi të pa ty o mjek duke u munduar ta shpëtosh atë duke vrapuar nëpër spital dhe duke i urdhëruar të tjerët që të shpejtojnë, e kuptoi se ti ishe mjeku përgjegjës për të dhe më tha: "O mjek, thuaji kolegut tënd që të mos mundohet dhe të mos e lodhë veten. Unë po vdes dhe nuk ka shpëtim. Vallahi, unë që tani po e shoh vendbanimin tim në xhenet!”

    21. Më ka treguar një thirrës që ka shkuar të sherohet në Britani.

    Tregon e thot: hyra në një prej spitaleve më të mëdha atje. Në këtë spital hynin vetëm njerëz të caktuar. Kur hyri mjeku e më pa, tha: ti je musliman?

    I thash: po…

    Tha: ka një problem që më ka krijuar dilemë që nga dita që kam njohur vetveten… a mund të më degjosh?

    I thash: po.

    Tha: kam shumë pasuri…detyrë të mirë…diplom të lartë dhe i kam provuar të gjitha kënaqësirat; kam konsumuar alkool…kam bërë zina…kam udhëtuar në shumë shtete, mirëpo sërish ndiej ngushticë të vazhdueshme dhe mërzi prej këtyre kënaqësirave, saqë i kam vizituar disa psikolog. Kam menduar të bëj vetvrasje disa herë, me shpresë se gjejë jetë tjetër…ku ska mërzi. Ti a nuk e ndien këtë mërzi dhe ngushticë?

    I thashë: jo, përkundrazi unë jam i lumtur vazhdimisht dhe do të udhëzoj në zgjidhjen e këtij problemi, mirëpo përgjigju pyetjeve të mia:

    - Ti kur dëshiron ti kënaqish syte, cka vepron?

    Shikoj ndonjë grua të bukur ose pamje mahnitëse…

    - Kur dëshiron të kënaqish veshin, çka vepron?

    Dëgjo muzikë të qetë…

    - Kur dëshiron të kënaqish hundën, çka vepron?

    Nuhas ndonjë parfym, ose shkoj në ndonjë park…

    I thashë, mirë, kur dëshiron të kënaqish sytë pse nuk dëgjon muzikë?

    U habit prej meje, e më tha: nuk mundet, sepse kjo është kënaqësi e veçantë për veshin…

    I thashë: nëse dëshiron ta kënaqish hundën, pse nuk shikon ndonjë pmaje të bukur? Edhe më shumë u habit e tha: nuk mundet, sepse kjo është kënaqësi e veçantë e syrit, e me këtë nuk mundet të kënaqet hunda…

    I thashë: mirë…arritëm ku dëshirova…

    Ti e përjeton këtë mërzi dhe ngushticë në sytë e tu?

    Jo, tha. E përjeton në veshët, hundën, gjuhën, organet…

    Tha: jo, e përjetoj në zemrën dhe gjoksin tim…

    I thashë: ti këtë ngushitcë e përjeton në zemrën tënde, kurse zemra ka kënaqësi të veçantë…nuk kënaqet me gjërat tjera…domosdo e ke të njohish gjërat që ta kënaqin zemrën…sepse ti duke dëgjuar muzikë, duke konsumuar alkool, duke shikuar gjërat e ndaluara, duke bërë zina, nuk e kënaq zemrën, por je duke e kënaqur trupin…

    U habit edhe më shumë njeriu e tha; po, e vërtetë është, e si ka mundësi ta kënaqi zemrën time?

    I thashë: me shehadet se ska hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij, e të përkulesh para Krijuesit tënd…

    Ti ankohesh Atij për brengat dhe mërzitë tuaja, në këtë mënyrë do të jetosh në rehati dhe qetësi, e lumturi…

    E lëkundi njeriu kokën e tha: më jep libra mbi islamin dhe lutu për mua, sigurisht do të bëhem musliman…

    Të vërtetën e thotë All-llahu kur thotë:

    "O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata". (Junus: 57).

    22. Ibn Xhevziu përmend në librin e tij "Dhemul-Heva", një njeri i cili jetonte në Bagdad, e lëshonte shikimin e tij në harame…ecte pas epsheve të tija…u përkujtua dhe këshillua, mirëpo nuk përfitoj prej këshillave, iu tërhjek vërejtja, mirëpo nuk u largua prej këtyre gabimeve…

    Një dit, ky njeri, kaloi para derës së një krishteri…shikoi mbrenda shtëpisë së tij dhe pa një vajzë të bukur dhe udashurua në te fortë. Tentoi të futet në këtë shtëpi, mirëpo nuk e lan. Tentoi të martohet me te, mirëpo nuk ia dhan.

    Vazhdimisht interesohej për te, përcjellte lajmet e saja dhe i dërgonte letra, derisa edhe ajo u dashurua në te dhe u lidh pas tij. Filloi secili prej tyre ti dërgojë letër njëri tjetrit dhe tentonin të shihnin njëri tjetrin, mirëpo nuk ia arritën qëllimit.

    U mallëngjua shumë për te saqë u sëmur në mendje. Andaj e dërguan në Maristan (shtëpi për të sëmurë mentalisht). Këtu e vizitonte vetëm një shok i tij, i cili kujdesej për të dhe hallin e tij. Dhe ia sillte lajmet e kësaj vajze në të cilën u dashurua. Një ditë i erdhi nëna, e ky as nuk e shikoi e as nuk i foli.

    Nëna iu ankua shokit të tij, ky e mori për dore dhe e futi te ai në dhomë. I thotë shoku duke trilluar:Filaneja (ajo vajza në të cilën është dashuru) të ka dërguar letër me nënën tënde, degjoje letrën që ta ka dërguar. E shikoi nënën e vet dhe e pyeti për atë vajzën, çka bën dhe çka të ka thënë? Kjo nënë e mjerë, filloi të shpikë biseda dhe tregime e ndodhi. Sikurse fjalë se ajo të don, është e mallëngjuar për ty, ka interesim të madh për ty, etj. ndërkohë dëgjoi zërin e djalit të saj duke thënë: vazhdo më trego sa ma shumë për te. Iu shtua edhe më tepër dashuria ndaj saj dhe çmenduria për te.

    Dolën nëna dhe shoku prej dhomës. Pas një kohe i erdhi shoku në vizitë. E pa se kishte ndryshuar, ishte dobësuar dhe ishte molisur. Tha o burrë, çka e ndryshoi gjendjen tënde? Tha: kjo është sëmundja e njeriut të pasionuar pas dashurisë (ashik)! E tha: shoku im, ka ardhur koha e exhelit…ka arritur koha e vdekjes…kurse unë nuk kam takuar shoqen time në dunja…mirëpo dëshiroj ta takoj në ahiret…I thashë: do të takosh gjëra edhe më të mira se kjo në ahiret…Tha: vetëm këtë e dua…

    I thashë: nuk ka mundësi, sepse ti je musliman e ajo krishtere…

    Ateherë rënkoi me zë të madh dhe tha: ajo është krishtere e unë musliman, nuk do të takohemi në ahiret, atëherë unë kthehem nga feja e Muhammedit….e i besoi Isaut dhe kryqit të madh…

    I bërtita duke i thënë: ke frikën All-llahut…mos ban kufër..ajo që është te All-llahu është më e mirë dhe e përhershme…filloi të qajë dhe filloi të rënkon derisa vdiq…pasi vdiq përgjegjësit e këtij spitali u kujdesën për te…

    Pas vdekjes së tij, unë shkova te ajo grua…e gjeta të sëmurë…hyra dhe fillova ti flas për atë njeri….

    Pasi kuptoi se ka vdekur i dashuri i sajë, bërtiti duke thënë: unë nuk kam takuar të dashurin tim në dunja…dëshiroj ta takoj në ahiret…dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut… dëshmoj se Muhammedit është rob dhe i dërguar i All-llahut… unë distancohem nga krishterimi…hyj në Islam.

    Babai i saj e qortoi…ajo qau shumë…

    Babi i saj tha: merrne me vehte, se nuk banoj me ate që del prej fesë së vet…Pas këtij rasti jetoj vetëm pak…dhe vdiq.

    All-llahu na ruajtë nga mashtrimi dhe kurthet e shejtanit.

    23. Ebu Kudame dhe djaloshi

    Në Qytetin e Pejgamberit a.s.v.s. jetonte një njëri, që e quanin Ebu Kudame Eshshamijj. Këtij njeriu, All-llahu Isha ia pat dashuruar Xhihadin në rrugën e Tij dhe luftën kundër romakëve.

    Një ditë prej ditëve, ishte ulur Ebu Kudame në Xhaminë e Pejgamberit a.s.v.s. dhe bisedonte me shoket e tij. Ata i thanë: Ebu Kadame! Na trego ndonjë ngjarje ndër më të çuditshmet që e ke parë në Xhihad !

    Po, do t'ju tregoj-tha Ebu Kudameh.isha disa vite në Er-Rakkah (vend në Irak) dhe kërkosha, që të blejë një deve, për t'i bart armët e mia.

    Një ditë prej ditëve isha ulur diku, kur ja më erdhi një grua dhe më tha: "Të kam dëgjuar, o Ebu Kudameh, duke folur për Xhihadin dhe duke i nxitur njerëzit për të. Ndërsa unë nuk kam mundësi me u përgjigjur për në Xhihad, por mua më janë dhuruar flokë që nuk i'u kan dhuruar asnjë gruaje tjetër. I kam shkurtuar, dhe me to e kam rregulluar një pengojcë (fre kali) dhe e kam zhytur me dhe, që të mos shikojë askush atë. Kam dëshirë, që ta marrish me vehte, kështuqë kur të arrishë në vendet e jobesimtarëve, e të fillojë lufta, ta përdorish pengojcën (frerin), nëse ke nevojë për të. E nëse nuk ke nevojë, atëherë jepi atë atij që ka nevojë. Merrni flokët e mia që të pluhurosen në rrugën e All-llahut s.v.t..

    Unë jam një grua vejushë (e ve). Kam pasur burrin dhe disa vëllezër. Të gjithë kanë vdekur dëshmorë në rrugën e All-llahut. E po të më ishte obliguar edhe mua Xhihadi, do të kisha luftuar edhe unë.

    Ma dha frerin e kalit, që e kishte përgaditur prej flokëve të saj dhe më tha: "O Ebu Kudameh, burri im kur vdiq, më la një djalë dhe një vajzë. Djali është prej djelmoshave më të mirë. E ka mësuar Kur'anin. Ka mësuar gjithashtu mjeshtërinë e kalërimit dhe gjuajtjen me shigjetë. Eshtë agjërues gjatë ditës dhe adhurues gjatë natës. Eshtë në moshën pesëmbëdhjet vjeçare. Ai tash nuk është prezent ngase ka shkuar pas një pasurie që ia pat lënë babai i tij, e ndoshta vie para se të nisësh për në Xhihad. Kështuqë kam dëshirë të ta jap me vehte, dhuratë All-llahut s.v.t. dhe kërkoj nga ti, që për hirë të All-llahut, të mos më largosh prej shpërblimit (sevapit) që kam kërkuar."

    Mora frerin e kalit nga ajo dhe pashë se e kishte përgaditur prej flokëve të saj, pastaj ajo më tha: "Nëse ke mundësi, lëre tek plaçkat e luftës dhe rrobat e udhëtimit, ngase kam dëshirë që kur të kalosh pranë shtëpisë sime për në Xhihad, ta shoh e të më qetësohet zemra."

    Mora atë me plaçkat e mia dhe dola nga Er-Rakkah (vendi ku isha vendosur ato ditë), ku me mua ishin edhe disa shoke. Ecëm derisa arritëm tek kalaja e Musel-lemeh bin Abdulmelikut. Kur arritëm aty, ja një kalorës më thëret prej mbrapa duke më thënë: "O Ebu Kudameh! Ndalu pak, All-llahu të mëshirofte !" U ndala.

    Shokëve u thash: Vazhdoni ju rrugën se unë do të ndalem pak të shoh se kush është ky që më thërret. Kur u ndala, ja një kalorës arriti, mu afrua , më përqafoi dhe më tha:

    Elh që All-llahu nuk më pengoi nga shoqërimi ytë dhe nuk më ktheu të dëshpruar.

    Më zbulo fytyrën (ngase e kishte të mbuluar,pasiqë ishte në kalë) që të shoh se a është kërkuar nga ti lufta apo jo?- i thash kalorësit. Nëse është kërkuar nga ti, do të pranoj që të vazhdosh rrugën me ne për ku jemi nisur, e nëse nuk është kërkuar nga ti, do të të kthej.

    Atëherë ai zbuloi fytyrën. Kur pashë se ishte fëmijë,shumë i ri. Por i shkëlqente fytyra si të ishte hëna pesëmbëdhjetëshe dhe vëreheshin shenjat e lumturisë në fytyrën e tij.

    Pastaj i thash: A ke prinde?

    Jo - më tha.

    Unë do të vi me ty që të nxjeri hakun e babait tim,i cili ka ra shehid (dëshmor), e ndoshta All-llahu më begaton me shehidllëk edhe mua, ashtu siç e ka begatuar babain tim - shtoi vogëlushi.

    A ke nënën ? - i thash.

    Po. - më tha.

    Atëherë kthehu dhe kerkoj leje nënës - i thash. Nëse ajo të lejon, mund të vish me ne , përndryshe rri tek ajo, sepse respektimi i saj, për ty është më mirë se të vish në Xhihad, ngase xhenneti, siç është nën hijen e shpatave, poashtu është edhe nën shputat e nënave.

    Ai më tha: "O Ebu Kudameh, a nuk më njeh?"

    Jo - i thash.

    Unë jam biri i asaj gruas që të ka dhuruar frenin,ajo është nëna ime më është betuar, që mos të kthehem më dhe më ka thënë: "O biri im, nëse takohesh me jobesimtarët (qafirat ), mos ua kthe shpinën, por dhuroje vetën për All-llahu s.v.t.dhe lute Atë që të pranon shehid dhe të bashkon me babain tënd dhe vëllezërrit tu të mirë, në xhennet. Nëse All-llahu të begaton me shehidllëk, më ndërmjetëso Ditën e Gjykimit. Kam dëgjuar se dëshmori ndërmjetëson për shtatëdhjetë të afërm të familjes së tij dhe shtatëdhjetë fqinjë."

    Pastaj më përqafoi dhe më shtrëngoi për gjoksin e saj , ngriti kokën lart në qiellë dhe tha:

    "Zoti im, Zotëria dhe i Dashuri im! Ky është djali im, aroma dhe loçka e zemrës sime, fryti i shpirtit tim. Ta dorëzova Ty. Pra pranoje dhe afroje te babai i tij ."

    Kur dëgjova fjalët e fëmiut - thotë Ebu Kudameh - më shpërtheu vaji, ngase më vinte keq për bukurinë dhe mirësinë e këtij fëmiu si dhe mëshirën e nënës së tij dhe njëkohësisht, isha i habitur me durimin e saj që kishte ndaj tij.

    Kur më pa duke qarë, më tha vogëlushi:

    "Pse o xhaxha po qan? Nëse qan se jam i vogël dhe për atë të dhimbem , All-llahu dënon edhe atë që është më i vogël se unë, nëse ai nuk e respekton Atë dhe bënë mëkate."

    Atëherë i thash:

    Nuk po qaj për moshën tënde të vogël, por po qaj për zemrën e nënës sate, si do të mbetet pas?!

    Pastaj pushuam atë natë -vazhdon Ebu Kudameh - e të nesërmen në mëngjes, prap vazhduam rrugën.

    Fëmiu nuk ndalej nga të përkujtuarit e All-llahut s.v.t.

    Mandej vërejta gjatë udhëtimit se ishte kalorësi më i mirë prej të gjithëve. Shërbente kur pushonim. Sa më shumë ecnim aq më shumë forcohej, e i shtohej lumturia, i pastrohej zemra, dhe shenjat e gëzimit vëreheshin në fytyrën e tij.

    Kështu pra, ecëm deri në mbrëmje duke perënduar dielli, ku arritëm te vendet e mushrikëve.U ulëm të pushojmë, kurse fëmiu na përgadiste ushqim, që të bënim iftar, ngase ishim agjërues.

    Duke përgaditur ushqim, e mori një kotje gjumi ashtu, dhe flejti gjatë. Përderisa ai ishte duke fjetur u buzëqesh në gjumë. I thash shokëve se apo e shihni se si buëqeshet në gjumë! Kur u zgjua, i thash:

    "O Vogëlush, të pashë pak para u buzëqeshe ne gjumë?"

    Pashë një ëndërr, më pëlqeu dhe më bëri të qeshi. - tha fëmiu.

    Po çfar ke par, që të bëri të qeshish? -i thash.

    Tha: Pashë sikur isha në një kopsht të bukur të gjelbër, e unë shetitja në te. Pashë një pallat prej argjenti, ballkoni i të cilit ishte prej diamanti dhe margaritari, dyert i kishte prej ari, kurse perdet ishin të lëshuara, e kur vashat i ngritnin perdet, dukeshin fytyrat e tyre shkëlqenin si hëna. Kur ato më panë, më thanë:"Mirë se ke ardhë!"

    Desha që t'ia zgjas dorën njërës nga ato, mirëpo ajo më tha:-"Mos u ngut se ende nuk është koha për të".

    Dëgjova disa nga ato i thoshin të tjerave se ky është burri i të pëlqyeres dhe mua më thanë:-"Afrohu, All-llahu të mëshiroftë!"

    Atëherë eca para, ku pashë në majë të pallatit ishte një dhomë prej arit të kuq. Në të ishte një shtrat prej akuamarine (gurë të çmuar me ngjyrë gurkali) i gjelbër, këmbët e të cilit ishin prej argjendi të bardhë. Në të gjindej një vashë, fytyra e së cilës shëndriste si të ishte dielli. Po të mos ma kishte forcuar All-llahu shikimin tim, do ta kisha humbur të pamurit dhe do të më kishte ikur mendja prej bukurisë së asaj dhome, që gjendej edhe vasha në të, e cila kur më pa, më tha:

    -"Urdhëro dhe mirë se na erdhe o miku i All-llahu dhe i dashuri i Tij. Ti je për mua dhe unë jam për ty."

    Desha që ta përqafoja por ajo më tha:

    -"Ngadal, mos nxito! Ti ende je largë këtyre gjërave. Takimi mes ne, do të jetë nesër pas namazit të drekës. Për këtë, përgëzohu!"

    Ebu Kudameh tha i thash: "Ke pa mirë, ke pa mirë -dhe kaluam natën të çuditur me ëndrrën e vogëlushit.

    Kur u zgjuam, shpejtuam dhe i hipëm kuajve, kur ja thirri thirrësi duke thënë "O ti kalorës i All-llahu, shpejto dhe fito xhennetin e Tij", dhe lexonte fjalën e All-llahut:

    "Dilni (në luftë) le t'ju vije (lufta) e lehtë ose e rëndë, luftoni për hirë të All-llahu me pasurinë tuaj dhe me vetën tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për, ju nëse e kuptoni."

    et-Tevbeh 41

    Nuk kanë kaluar vetëm disa çaste, kur ushtria e kufrit -All-llahu e mposhtë- arriti, sikur të ishin karkaleca të shpërndarë. I pari prej nesh, që filloj luftën, ishte vogëlushi. Ai shpërndau tubimin dhe ndau grupin e tyre. Futej në mesin e tyre. Mbytte shumë burra dhe mposhte guximtarë.

    Kur e pashë kështu, vrapova drejtë tij, kapa litarin e kalit të tij dhe i thashë: "O v
     
  2. GeneraL-x

    GeneraL-x Reshter

    Anëtarësuar:
    20 Prill 2014
    Postimet:
    66
    Pëlqime të marrura:
    0
    Zoti te shperbleft ...
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]