1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Ismail Kadare godet ashpër qarqet Islamike në Kosovë

Tema tek 'Diskutime për gjërat edukative' e hapur nga iceboy, 18 Nëntor 2014.

View Users: View Users
  1. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    [​IMG]


    Ismail Kadare, në librin e tij të fundit “Mëngjeset në kafe Rostand” godet ashpër disa teolog të Islamit në Kosovë të cilët i akuzon për tjetërsim të identitet shqiptar, sipas këtyre autorëve shqiptarët kanë origjinën prej një fisi arabë.

    Një dikush, me emrin E. Bega, paraqet në shtypin shqiptar të Prishtinës dhe të Tiranës librin "Shqiptarët në botën arabe". Autori i librit është një tjetër dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur në Damask, me doktoraturë të vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Siç është zakoni në paraqitjen dashamirëse të botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, në mënyrë të lexuesit, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, të bëhen të ndërgjegjshëm për to. Ja pjese nga teksti i paraqitjes: "Autori na tregon qysh në fillim se midis shqiptarëve dhe arabëve ekziston një traditë e pasur që flet për prejardhjen e shqiptarëve prej vendeve arabe... Kështu, të dhëna të tilla shpalosen së pari në një histori arabe me titullin 'Tuarih Tuaf', në të cilin shpjegohet gjerë e gjatë së shqiptarët kanë origjinë arabe. Me vonë këto të dhëna kalojnë në burimet osmane".

    Ja pra së si nga përballja e mendimeve përfitonte e vërteta, dhe vetëm ajo. Pra, s' ishte fisi Kurejsh, por fisi Gassan në zanafillën shqiptare. Dhe kurrsesi s'ishte prijësi Xhebel ul - Hama, por Xhablla Ibn - al -- Ajhatn, qe ikën natën me ndjekësit e vet. Aq me tepër s’është syri i nxjerrurë që do to shpërbëhej me një tjetër sy të nxjerrë, por shkelja e xhybes që do të , shlyhej me shkelje tjetër xhybeje. E vërteta e palëkundshme që mbetej nga gjithë kjo histori ishte së vargani i arabëve që po iknin nëpër natë, të trembur prej Umer Ibn - al - Hattabit, nuk qenkëshin askush tjetër veçse shqiptarët e ardhshëm. Kështu pra, lamtumire zanafillë ilire me “Bellum Illyricum" dhe përplasja me romakët, dhe tumirëmbeç Gjergj Kastriot Skënderbe dhe kryezot të tjerë arbëror si Aranit Komnenët, kontët Muzaka e Dukagjinët të Kodit mesjetar.

    Dhe tumirëbeçi aleancave dhe ndeshjeve dhe krushqive me princat e Europës a të Venedikut dhe Shkodër e rrethuar, dhe Krujë, dhe alfabet latin. Të gjitha këto ka gjasë të kenë qenë ngatërresa të qëllimshme të bëra prej europianëve, Vatikanit dhe Venedikut, madje dhe ajo puna e ngatërrimit të syrit me xhybenë s'ështe çudi që pjesë e një lëmshi të tillë paskësh qenë. Me libra të tillë si ky i Dr. Mufakut, kjo mjegull do të davaritej, më në fund, dhe në vend të tyre të ngasjes europianiste do të kishim Xhabelin apo Xhabllanë tonë, dhe syrin e nxjerrë apo xhyben e shkelur, bashkë me ikjen nëpër natë, të trembur dhe plot mllef të të parëve tanë. arabë. Dhe ky kthjellim po ndodhte sot. Njëqind vjet pas ikjes së osmaneve nga Europa dhe Shqipëria

    A është ëndërr kjo?

    Njëqind vjet pas. Të gjithë pyesin: si është e mundur? Pastaj shumicës i pëlqen të qetësohet. S’është kushedi çfarë. Është një rastësi. Një kot. Midis Shqipërisë dhe otomaneve shtrihet shekulli me i pamëshirshëm i historisë i njëzeti. Ai është kryeneç, dantesk, bethovenian. Shqipëria e ka mbajtur mbi shpinë vit pas viti. Shkëputja nga osmanet. Shteti i parë republikan shqiptar. Pas ti, mbreti i parë gjerman, ashtu si ai i Greqisë, sipas dokeve të Ballkanit. Lufta Botërore bashkë me greminat e saj. Republika përsëri, Mbretëria pas saj, këtë herë shqiptare. Pas saj Europa modeli Italian. Me pas, modeli i rishikuar gjerman. Me pas Kundëreumpa model komunist. Pas tij. Hipereuropa modeli Atlantik. Epilogu me dy Shqipëri. Të dyja nën mortjen e "NATO-s... dhe beftas... Xhebeli dhe Xhabilaja dalin nga terri qindravjeçar. A është ëndërr kjo? Këta shqiptarë me flamuj arabë nëpër tubime? Këta njerëz si që pëshpërit, nga shqiptarë të sunduar, u gdhinë në muslimanë të çliruar?

    Këto lajme të pabesueshme që venë e vinë si era nëpër të dy Shqiperitë. Në 620-vjetorin e Lutës së Kosovës, një deputet nga parlamenti e shpall Gjergj Kastriotin vrasës të muslimanëve, pra tradhtar të kombit. Kryeqyteti tjetër Tirana shpallët I themeluar nga një oficer osman. Në një xhami të Kosovës kryeministri turk lëshon thirrjen "Kosova është Turqi" Së fundi, qershia mbi tortë. vijnë lajmet për shqiptarët e rekrutuar nga qendrat terroriste për të luftuar si xhihadist në Siri. Të dy krahët, njëri qetësues (gjëra të rastit marrëzira qe s'duhen marrë seriozisht) tjetri alarmues (c'gjëra të rastit, ky është fundi i botës), e shoqërojnë pa pushim këtë mishmash. Ka gjasë që të dy teprojnë, çka është gjithmonë me e lehtë në gadishullin tonë. Megjithatë, zhurma nuk është pa gjë. Dhe pyetja: ç’po ndodh? është e natyrshme.


    Burimi: Gazeta Zeri
     
  2. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Anëtarësuar:
    4 Tetor 2013
    Postimet:
    1,591
    Pëlqime të marrura:
    0
    un spe kuptoj.qysh munet ni njeri si ky me i mar seriozisht do deklarata t vehabistave qe lypin me jau ****** se ata qet qellim e kan me na perqa se ata as per veti muslimane sjon po ata paguhen me u shtir qashtu.
    edhe spo di pse po i perzijn muslimant n luften e siris kur boterisht o ka dihet qe ajo o luft civile ska lidhje me islam
     
  3. Meli

    Meli Grahpic Designer
    Designer

    Anëtarësuar:
    12 Mars 2012
    Postimet:
    233
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nën 1 : Ismail Kadare është ni Fillozof i pa pjekun që fjalt e ti hin edhe dalin pej ni veshi në tjetrin

    Nën 2 : Sharja nuk është cilësi e Muslimanit

    Nën 3 : Jom i bindun 100% që ti nuk e din qka do me than fjala Vehabist

    Nën 4 : është e vërtet që ISIS nuk ka të bëj me Fenë paqësore ISLAME
    (Allahu e di më së miri)
     
  4. inL.

    inL. Legend

    Anëtarësuar:
    10 Korrik 2011
    Postimet:
    1,459
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nuk duhet me shajt 1 fe hiq. Nese sje sot nestra sternipi yt bohet , e jo si na muslimant me shah krishterizmin a fakt o qe na (stergjyshrit) i ke pas krishter.
     
  5. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Anëtarësuar:
    4 Tetor 2013
    Postimet:
    1,591
    Pëlqime të marrura:
    0
    @mel sa per qat punen e 100%shit bindu sa t dush se per qeshtje islame sje as n list me mi shpiegu ;]

    @inl nuk esht e vertet qe i shajm krishterat nfakt si komb jem shum tperparum n integrim fetar bile edhe muhamedi a.s ka than "nese dikush do te na gjindej ne ndihme perpos nje muslimani ai mund te jete vetem i krishteri dhe vetem i krishteri munet me na u cilesu vlla

    ismail kadare esht gjeni i letersise kta gjith ja pranoj ama ka bo gabim qe ju ka drejtu muslimaneve per 1 pallaver t idiotav
     
  6. ScrappeR

    ScrappeR Qëndro!
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    16 Nëntor 2010
    Postimet:
    1,982
    Pëlqime të marrura:
    20
    Mos u bazo n'vete e me fol per kreit mos u gut.

    E sa per kit ismailin ky ndryshe sun merr qmim nobel :v perpos me fol keq per islamin, kti i ka tregu mir hoxh Jakup Hasipi allahu e shperbleft me xhennet, ngo dej n'fund e kupton mir tana shkruj ktu.

    [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=MzkCPiel3cY[/youtube]
     
  7. inL.

    inL. Legend

    Anëtarësuar:
    10 Korrik 2011
    Postimet:
    1,459
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ti Scrapper per qka mu bazu nvete , a fakt o qe stergjyshi yt u kan krishter tash me shajt fen e atyneve aa ska kurfar logjike edhe muhameddi a.s ka thene se duhet me i respektu fet tjera.
    Po ktu shprehet kultura e gjithsecilit , po kur e kupton Kuranin gabimisht tjeter sen osht.
    Edhe fundi i fundi populli Shqiptar me qita ka me u krenu edhe na qe jena nepok tina se ti tu shajt fe e me fe ski qka krenohesh mas 600 vjeteve sternipat kan me u krenu me kadaren e jo me fe-t se qysh shkoi feja krishtere munet edhe kjo muslimane edhe ti apet me sha kurfar logjike ska ktu.
    1 sen qe krenohesh me fe osht qe tjep kultur ma shum e sene tjera qe sjon tmira mos me i bo ,me shajt fe tjera-jo braq , gabim e ki.
     
  8. GringO..

    GringO.. Fillestar

    Anëtarësuar:
    30 Tetor 2014
    Postimet:
    2
    Pëlqime të marrura:
    0
    QE PAK IRFANI TKALLXON KUSH OO PERPARA >
    <!-- m --><a class="postlink" href="https://www.youtube.com/watch?v=bOxZNc94wig" onclick="window.open(this.href);return false;">https://www.youtube.com/watch?v=bOxZNc94wig</a><!-- m -->
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]