1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Projekti : Ringjalle një Sunet

Tema tek 'Feja Islame' e hapur nga tshn, 29 Mars 2012.

View Users: View Users
  1. tshn

    tshn Pro Gamer
    Pro Gamer

    Anëtarësuar:
    16 Gusht 2011
    Postimet:
    464
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    Vizitorë të dashur,

    Ju përgëzojmë për nje projekt të ri, që do të fillojë nga dita e nesërme; projekt i cili do t’ju përcjellë në Facebook për dhjetra ditë - në mos qindra, me lejen e Allahut - dhe do të jetë shumë i dobishëm për fenë, dunjanë dhe ahiretin tonë, inshallah.

    Projekti quhet: ✦ RINGJALLE NJË SUNET ✦
    Ringjallja e suneteve është një vepër për të cilën ka shpërblim të madh.

    Pejgamberi (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Kushdo që ngjall një sunet timin që është harruar pas vdekjes sime, do të ketë edhe shpërblimin e njerëzve që e pasojnë atë, pa munguar asgjë nga shpërblimi i tyre.”

    [Shënon Tirmidhiu, 7/443; ky është hadith hasen për shkak të senedeve të konfirmuara]


    •••► PËLQEJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

    P.S Mos boni replika , nese keni diqka , shkrumni ne PM ose shkruni ne naj topic tjeter.

    Allahu ju meshirofte.
     
  2. tshn

    tshn Pro Gamer
    Pro Gamer

    Anëtarësuar:
    16 Gusht 2011
    Postimet:
    464
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr.1 ⇨ “VEPRIMET PASI TË ZGJOHEMI NGA GJUMI” ✦

    1 ● Fërkimi i fytyrës me duar nga ndikimi i gjumit

    Imam Neveviu dhe Ibën Haxheri e kanë rekomanduar këtë veprim, duke u bazuar në një hadith të shënuar nga Imam Muslimi: "...atëherë Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) u zgjua dhe qëndroi ulur duke e fërkuar fytyrën me duart e tij." [Buhariu, 183]

    2 ● Leximi e kësaj duaje (lutjeje):

    “الحمد لله الذي أحيانا بعد ما أماتنا وإليه النشور”

    Elhamdulil-lahil-ledhi ahjana ba’de ma ematena ue ilejhin-nushur ― (Falënderimi i takon Allahut, i Cili na dha jetë pasi na kishte bërë të vdekur dhe tek Ai do te tubohemi [pas ringjalljes]). [Buhariu, 6312]

    3 ● Përdorimi i misvakut (një shkop që përftohet nga pema Arak [Salvadora Persica] për të pastruar dhëmbët)

    "Sa herë që Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) zgjohej, madje edhe natën, ai e përdorte misvakun për t’i pastruar dhëmbët." [Buhariu, 245 dhe Muslimi, 255]

    Urtësia prapa kësaj është se, misvaku e freskon dhe e aktivizon trupin dhe eliminon aromat e pakëndshme.

    4 ● Futja e ujit në hundë

    “Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi, atëherë le të fut ujë tri herë. Se vërtet shejtani e ka kaluar natën në pjesën e sipërme të hundës.” [Buhariu, 3295 dhe Muslimi, 245. Teksti është sipas Muslimit]

    5 ● Larja e duarve tri herë

    “Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi, le të mos e fut dorën e tij në ndonjë enë, veçse pasi ta ketë pastruar dorën tri herë.” [Muslimi, 278]

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 2 ⇨ “MBATHJA E RROBAVE” ✦

    Mbathja dhe heqja e rrobave ndodh disa herë gjatë ditës dhe natës, me qëllim të larjes, gjumit etj. Ka disa sunete mbi mbathjen e tyre.

    Nëse do që t’i mbathësh apo heqësh rrobat tua:

    1 ● Thuaj “Bismil-lah” (Në emër të Allahut) kur i mbath apo heq ato. Imam Neveviu ka thënë: “Kjo (të thënit “Bismil-lah”) rekomandohet në të gjitha veprimet.”

    2 ● Pejgamberi - sal-lallahu alejhi ue selem - kur mbathte apo hiqte rrobat, këmishën, petkun a çallmën, thoshte:

    "الحمد لله الذي كساني هذا (الثوب) ورزقنيه من غير حول مني ولا قوة"

    Elhamdulil-lahil-ledhi kesani hadha (eth-theub) ve razekanihi min gajri haulin minni ve la kuvveh ― (Falënderimi i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta vesh këtë (rrobë) dhe më furnizoi me të, pa mundin e fuqinë time). [Ebu Davudi, 4023]

    3 ● Fillo mbathjen e rrobave nga ana e djathtë

    Pejgamberi - sal-lallahu alejhi ue selem - ka thënë: “Kur t’i mbathni rrobat, filloni nga ana e djathtë.” [Ebu Davudi, 4141; Tirmidhiu, 1765. Teksti është sipas Ebu Davudit]

    4 ● Kur t’i heqësh rrobat, fillo me anën e majtë, pastaj të djathtën – pra e kundërta e mbathjes.

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 3 ⇨ “HYRJA DHE DALJA NGA NEVOJTORJA/TUALETI” ✦

    Njerëzit shkojnë në nevojtore disa herë në ditë, gjatë ditës dhe natës. Pra, paramendoni shpërblimet që mund t’i fitoni nga të zbatuarit e tre hapave (suneteve) në vijim, kur të shkoni në nevojtore.

    1 ● Hyrja me këmbën e majtë dhe të dalja me të djathtën.

    2 ● Duaja para se të hyhet në nevojtore:

    "بسم الله] اللهم إني أعوذ بك من الخبث والخبائث]"

    [Bismil-lah] Allahumme inni e‘udhu bike minel-hubthi vel-haba’ith ― ([Me emrin e Allahut] O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej të fëlliqurve (xhinëve meshkuj) dhe të fëlliqurave (xhinëve femra). [Buhariu, 142; Muslimi, 375]

    3 ● Duaja pasi të dilet nga nevojtorja:

    "غفرانك" ~ Gufraneke ― (Të lutem Ty [o Allah] për falje). [Ebu Davudi, 30; Ibën Maxhe, 300; Tirmidhiu, kapitulli i pastrimit]


    •••► PËLQEJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

    Vazhdojme ditve tjera me Sunete tjera , pasi qe te publikohen nga iniciatoret e ketij projekti.
     
  3. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    eSelamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu khattab Allahu te shperbleft per punen qe ke ber inshAllah wllaznia shofin Hajr nga ky postim..:)
     
  4. tshn

    tshn Pro Gamer
    Pro Gamer

    Anëtarësuar:
    16 Gusht 2011
    Postimet:
    464
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET ⇨ "KUR PIMË (HALLALL)" ✦

    Sa herë në ditë pimë? A mund ta mendosh se edhe për këtë gjë të vogël mund të fitojmë shpërblime? - Vetëm nëse e zbatojmë sunetin gjatë saj! Duhet ta dimë se në pije futen pijet e ftohta dhe të nxehta.

    1 ● Shqiptimi i tesmijes (bismilah) para se të pish

    “بسم اللهِ” ~ Bismil-lah ― (Me emrin e Allahut)

    2 ● Mbajtja e pijes me dorën e djathtë

    Ashtu si Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) i tha fëmijës: "O djalosh, përmende emrin e Allahut, ha me dorën e djathtë..." [Muslimi, 2022]

    3 ● Kur të pish, merr frymë jashtë enës dhe mos e pi të tërën menjëhere, por merr frymë tri herë

    Sepse kështu bënte Pejgamberi (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të). [Ebu Davudi, 3727]

    4 ● Të qëndruarit ulur gjatë pirjes

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Le të mos pi asnjëri prëj jush në këmbë." [Muslimi, 2026]

    5 ● Shqiptimi i tahmidit (elhamdulilah) pas pijes

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Vërtet Allahu është i kënaqur me robin i cili kur e mbaron ngrënien e falënderon Atë për ushqimin, dhe me atë i cili kur e mbaron pirjen e falënderon Atë për pijen." [Muslimi, 2734]


    •••► PËLQEJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT
     
  5. tshn

    tshn Pro Gamer
    Pro Gamer

    Anëtarësuar:
    16 Gusht 2011
    Postimet:
    464
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 5 ⇨ "HYRJA DHE DALJA NGA SHTËPIA" ✦

    Muslimani del nga shtëpia dhe kthehet në të shumë herë në ditë: për namaz në xhami, për në punë apo për çfarëdo qoftë, dhe, sa herë që ai i zbaton këto sunete, ai fiton shpërblim të madh te Allahu, pasiqë i zbaton mësimet e Pejgamberit të tij.

    Imam Neveviu ka thënë: "Është e preferuar të thuhet “Bismil-lah” (në emër të Allahut) dhe të përmendet Allahu shpesh.”

    1 ● Rreth përmendjes së Allahut, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë:

    “Kur njeriu e përmend Allahun gjatë hyrjes në shtëpi dhe kur ushqehet, shejtani u thotë (shokëve të tij): Për ju s’ka vend për fjetje e as për ushqim këtë natë." [Muslimi, 2018]

    2 ● Duaja gjatë hyrjes

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Thuaj:

    “بسم الله ولجنا, و بسم الله خرجنا, وعلى ربنا توكلنا”

    Bismil-lahi velexhna ve bismil-lahi harexhna ve ‘ala Rabbina tevekkelna ― (Me emrin e Allahut hymë dhe me emrin e Allahut dalim dhe te Zoti ynë mbështetemi) Pastaj le ta përshëndesë familjen e vet.” [Ebu Davudi, 5096]

    Kjo është mënyra se si njeriu mbështetet në Allahun gjatë hyrjes dhe daljes nga shtëpia, dhe kjo e mban atë gjithmonë të lidhur me Allahun.

    3 ● Përdorimi i misvakut

    Imam Muslimi shënon se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e përdorte misvakun ndërsa e bënte hapin e parë në shtëpi. [Muslimi, 253]

    4 ● Përshendetja

    Allahu thotë: “Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu.” (En-Nur: 61)

    5 ● Dalja nga shtëpia

    Duhet të thuhet kjo dua:

    "بسم اللهتوكلت على اللهولا حول ولا قوة إلا بالله"

    Bismil-lah, tevekkeltu 'alAllah, ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah ― (Me emrin e Allahut, u mbështeta në Allahun, s’ka lëvizje as fuqi përveçse me dëshirën e Allahut), kështu ai mbrohet, sigurohet dhe ruhet, e shejtani largohet prej tij. [Ebu Davudi, 5095; Tirmidhiu, 3426]

    Të supozojmë se një musliman i cili shkon në xhami për t’i falur pesë namazet i praktikon këto sunete; gjithsejt do të bënin 20 sunete në ditë.

    Përfitimet nga zbatimi i këtyre suneteve:

    1 - Muslimani mbrohet nga çfarëdo e keqe me të cilën ballafaqohet
    2 - Muslimani sigurohet nga çfarëdo e keqe që mund ta dëmtojë atë
    3 - Muslimani udhëzohet dhe ruhet në çdo gjë, qoftë në fenë apo dunjanë e tij



    •••► PËLQEJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

    --
    Hoxhë Lulzim Susuri
    <!-- m --><a class="postlink" href="http://facebook.com/HoxheLulzimSusuri" onclick="window.open(this.href);return false;">http://facebook.com/HoxheLulzimSusuri</a><!-- m -->
     
  6. tshn

    tshn Pro Gamer
    Pro Gamer

    Anëtarësuar:
    16 Gusht 2011
    Postimet:
    464
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    Nr. 6 ⇨ "MBATHJA E KËPUCËVE" ✦

    Edhe ditën edhe natën, muslimani i mbath dhe i heq këpucet shumë herë: kur del dhe kur rikthehet në xhami, punë, shtëpi, banjo etj. Prandaj, nëse bëhet me qëllim të ndjekjes së shembullit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, fitohen shumë shpërblime.

    Pejgamberi, paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

    "Kur t’i mbathni këpucët, filloni me të djathtën, e, kur t’i hiqni, filloni me të majtën. Duhet t’i mbani mbathur të dy këpucët në të njëjtën kohë; të dyja së bashku ose asnjërën." [Muslimi, kapitulli i veshjes dhe zbukurimit, 2096]

    Mashallah! Le ta bëjmë këtë me qëllim të ndjekjes së sunetit. Bëje zakon!
     
  7. tshn

    tshn Pro Gamer
    Pro Gamer

    Anëtarësuar:
    16 Gusht 2011
    Postimet:
    464
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 7 ⇨ “VEPRIMET GJATË DËGJIMIT TË EZANIT (THIRRJES PËR NAMAZ)” ✦

    Ka pesë sunete të rekomanduara nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur e dëgjojmë ezanin, siç përmenden nga Ibën Kajjimi, në librin Zadul-Me'ad:

    1 ● Dëgjuesi duhet t’i përsërisë pas muezinit (ai që thërret për namaz) të gjitha fjalët, përveç kur muezini thotë:

    "حي على الصلاة وحي على الفلاح" ~ Hajja ‘ales-salah (ejani në namaz) dhe Hajja ‘alel-felah (ejani në shpëtim).

    Pas këtyre fjalëve duhet të thuhet:

    “لا حول ولا قوة إلا بالله” ~ La havle ve la kuvvete il-la bil-lah ― S’ka fuqi (energji, lëvizje) e as pushtet, përveçse me Allahun. [Buhariu, 613; Muslimi, 385. Teksti është sipas Muslimit]

    Përfitimi për këtë sunet: Do të shpërbleheni me Xhenet, siç përmendet në Sahihun e Muslimit.

    2 ● Dëgjuesi duhet të thotë:

    “وأنا أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له وأن محمدا عبده ورسوله, رضيت بالله ربا وبمحمد رسولا وبالإسلام دينا”

    Ve ene esh’hedu en la ilahe il-lAllah, vahdehu la sherike leh, ve enne Muhammeden abduhu ve resuluh. Radijtu bil-lahi rabben, ve bi Muhammedin resulen, ue bil Islami dinen ― (Dhe unë gjithashtu dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë, përveç Allahun, i Vetëm dhe i pa shoq, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Jam i kënaqur me Allahun Zot timin, me Muhamedin të dërguar timin dhe me Islamin fe timen).

    Duhet thënë në arabisht pasi muezini të thotë shehadetin. [Muslimi, 386]

    Përfitimi për këtë sunet: Allahu do të t’i falë gjynahet, siç përcaktohet në po këtë sunet.

    3 ● Pasi muezini ta përfundojë ezanin, dëgjuesi duhet t’i lutet Allahut për të dërguar salavate dhe selame mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe lutja më e mirë që mund të bëhet në këtë rast është “Es-Salavatul-Ibrahimije” - siç do të përmendet më poshtë.

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

    "Kur të dëgjoni thirrjen e muezinit për namaz, përsëritni fjalët e tij, pastaj dërgoni salavate dhe selame mbi mua, sepse ai që dërgon salavate mbi mua një herë, Allahu do të dërgojë salavate mbi të dhjetë herë." [Muslimi, 384]

    Përfitimi për këtë sunet: Allahu do të dërgojë dhjetë herë salavate mbi atë person, dmth Allahu do ta lavdërojë atë person në qiell.

    Teksti i “Es-Salavatul-Ibrahimije” është:

    Allahumme sal-li ‘ala Muhammedin ve ‘ala ali Muhammed, kema sal-lejte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid. Allahumme barik ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed, kema barekte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid ― (O Allah, dërgo salavate mbi Muhamedin dhe mbi familjen e Muhammedit, siç ke dërguar salavate mbi Ibrahimin dhe mbi familjen e Ibrahimit, Ti je i Lavdëruar, i Gjithëmadhërishëm. O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhammedit, siç e ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, Ti je i Lavdëruar, i Gjithëmadhërishëm). [Buhariu, 3370]

    4 ● Pasi të kërkohet nga Allahu që ta bekojë Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, duhet të thuhet:

    “اللهم رب هذه الدعوة التامة, والصلاة القائمة, آت محمدا الوسيلة والفضيلة, وابعثه مقاما محمودا الذي وعدته, [إنك لا تخلف الميعاد]”

    Allahumme Rabbe hadhihid-da’vetit-tammeti ves-salatil-ka’imeh, ati Muhammedenil-vesilete vel-fadilete, veb‘ath’hu mekamem-mahmudenil-ledhi ve‘at-teh (inneke la tuhliful mi‘ad) ― (O Allah, Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe i namazit që do të falet, dhuroi Muhamedit Vesiletin dhe Fadiletin që ia ke premtuar [Vërtet Ti nuk e then premtimin]). [Buhariu, 614]

    Përfitimi për këtë sunet: Ai i cili bën këtë lutje, do ta meritojë ndërmjetësimin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem.

    5 ● Së fundi, mund t’i kërkoni Allahut të Plotëfuqishëm çfarëdo që dëshironi për veten tuaj, të kërkoni nga mirësitë e Tij, sepse Allahu i përgjigjët lutjes që bëhet në këtë kohë.

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë:

    “Përsëritni fjalët e muezinit dhe, kur të mbaroni, kërkoni nga Allahu çfarëdo që dëshironi, Allahu do t’ju përgjigjet.” [Ebu Davudi, 524. Hafidh Ibën Haxheri e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen), ndërsa Ibën Hibbani i ka dhënë shkallën e të vërtetit (sahih)]

    •••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT
     
  8. tshn

    tshn Pro Gamer
    Pro Gamer

    Anëtarësuar:
    16 Gusht 2011
    Postimet:
    464
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 8 ⇨ "VENDOSJA E SUTRËS" ✦

    *Sutra është një pengesë që vendoset përpara nesh kur e falim namazin

    Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të falet, le ta vendosë përpara një sutër. Qëndroni afër saj dhe mos lejoni që ndokush të kalojë ndërmjet jush dhe saj.” [Ebu Davudi, 698; Ibën Maxhe 954]

    Ky rregull - mbi vendosjen e sutrës - është i përgjithshëm, pavarësisht je në xhami apo shtëpi, qofsh burrë apo grua. Disa njerëz nuk e pranojnë këtë sunet, kështu që shpesh i shohim duke u falur pa sutër përpara. Muslimani e përsërit këtë sunet shumë herë gjatë ditës dhe natës - për namazet që janë sunet i fortë, për namazin e duhasë, namazin kur futesh në xhami (tehijjetul-mesxhid), namazi i vitrit etj. Femra muslimane duhet të vendosë sutër edhe kur i fal namazet farz në shtëpi. E, sa i përket namazit me xhemat, imami është sutër për ata që falen pas tij.


    ❂ Çështje në lidhje me sutrën ❂

    1 ● Sutra mund të jetë çfarëdo që personi që falet vendos para tij pasi të jetë drejtuar drejt kibles; mund të jetë një shkop, mur apo ndonjë shtyllë etj. Nuk ka asnjë kufizim për gjerësinë e saj, por lartësia e saj duhet të jetë të paktën sa pjesa e pasme e shalës (afër një pëllëmbe të dorës). [Ebu Davudi, 685; Ibën Maxhe, 945]

    2 ● Hapësira nga këmbët deri tek sutra duhet të jetë rreth tre krahë, në mënyrë që të ketë vend të mjaftueshëm për sexhde. [Buhariu, 506]

    3 ● Sutra është obligim për imamin, si dhe për personin që falet vetëm, qoftë namaz farz apo nafil. [Ebu Davudi, 698]

    4 ● Sutra e imamit është e vlefshme edhe për njerëzit që falen pas tij. Në këtë rast, është e lejueshme të ecet në mes të safave (rreshtave) të atyre që falen (dmth para tyre), nëse një gjë e tillë është e nevojshme. [Tirmidhiu, 335]


    ❂ Përfitimet nga zbatimi i këtij suneti ❂

    1 ● Nuk lejon që të prishet namazi.

    2 ● Nëse dikush kalon para atij që falet, i humbet apo i zvogëlohet vlera e namazit të tij. Kurse gjërat që kur kalojnë ndërmjet atij që falet dhe sutrës së tij e prishin namazin janë: femra që ka hyrë moshën e pubertetit dhe qeni i zi (plotësisht). [Ibën Maxhe, 949]

    3 ● Personi që falet me sutër, u siguron njerëzve hapësirë për të kaluar, duke mos u dhënë atyre nevojë për të kaluar drejtpërdrejt përpara tij.

    4 ● I mbron sytë nga bredhja dhe shikimi rreth e rrotull, sepse personi që përdor sutër do ta përqendrojë shikimin e tij në vendin e sexhdes para sutrës. Në këtë mënyrë, është më e lehtë për t’u përkushtuar në namaz dhe për të medituar rreth kuptimit të asaj që themi.


    •••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT
     
  9. tshn

    tshn Pro Gamer
    Pro Gamer

    Anëtarësuar:
    16 Gusht 2011
    Postimet:
    464
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 9 ⇨ "LEXIMI I SHPESHTË I KURANIT" ✦

    Çfarë është Kurani për ty? Diçka që e ka mbuluar pluhuri dhe është lënë mënjanë në raftin më të lartë? Apo diçka që është vazhdimisht në majë të gjuhës tënde?

    Është transmetuar nga Ebu Umame el-Bahili (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë: "Lexojeni Kuranin shpesh, sepse në Ditën e Gjykimit, ai do të jetë ndërmjetësues për të përkushtuarit ndaj tij." [Muslimi, 1874]

    Kurani i nxjerr njerëzit nga errësira në dritë. Errësira është gjithandej rreth nesh. Çfarë po pret pra? Hape Kuranin dhe "IKRE" (lexo)!

    *Të lutem lexoje Kuranin edhe me kuptim në gjuhën shqipe!


    •••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 10 ⇨ “PËRFUNDIMI I LEXIMIT TË KURANIT ÇDO MUAJ” ✦

    Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Përfundone leximin e Kuranit çdo muaj." [Ebu Davudi, 1389]

    Metoda më e lehtë për ta përfunduar leximin e Kuranit çdo muaj:

    ● Shko në xhami përafërsisht 10 minuta para namazeve farz
    ● Lexoji 2 fletë/4 faqe (para namazit).

    Gjatë ditës, do të arrinin në 10 fletë/20 faqe (një xhuz i plotë). Kështu mund ta përfundoni leximin e Kuranit çdo muaj me lehtësi.

    Kurani i nxjerr njerëzit nga errësira në dritë. Errësira është gjithkund rreth nesh. Çfarë po pret pra? Hape Kuranin dhe "IKRE", lexo!

    *Të lutem lexoje Kuranin edhe me kuptim në gjuhën shqipe!


    •••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 11 ⇨ "LARGIMI I PENGESAVE NGA RRUGA" ✦

    Mos e harroni këtë sunet të bukur kur të shhni ndonjë gjë të dëmshme në rrugë/shteg! Le ta ringjallim Sunetin në çdo aspekt të jetës sonë! Le të fitojmë shpërblime edhe nga gjërat e vogla.

    Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

    "Kur dikush ecë në një rrugë dhe sheh një degë me therra në shteg, e largon mënjanë, Allahu e falënderon atë dhe ia falë gjynahet." [Muslimi, 4940]


    •••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 12 ⇨ "KUR TAKOHEMI ME NJERËZ" ✦

    Ka disa sunete rreth takimit me njerëz, prej tyre: përshëndetja, zgjatja e përshëndetjes, buzëqeshja, shtrëngimi i duarve dhe fjalët e mira. Sa herë në ditë takohemi me njerëz? Paramendoni shpërblimet që mund t’i fitojmë nëse i zbatojmë këto sunete! Mashallah!

    Sunetet gjatë takimit me njerëz:

    1 ● Përshëndetja (es-selamu alejkum)

    Është pyetur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, se "Islami i cilit njeri është më i miri?", e ai u përgjigj: "I atij që i jep ushqim njerëzve dhe i përshëndet ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh." [Buhariu, 12; Muslimi, 39]

    2 ● Zgjatja e përshëndetjes

    Një njeri iu afrua Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe e përshëndeti duke thënë: "Es-selamu alejkum (paqja qoftë mbi ju)!" Pejgamberi ia ktheu përshëndetjen dhe, pasi njeriu u ul, Pejgamberi tha: "Kjo ishte dhjetë." Pastaj erdhi një njeri tjetër dhe tha: "Es-selamu alejkum ve rahmetullah (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju)!” Pejgamberi tha: "Kjo ishte njëzet." Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: "Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuh (paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju)!” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: "Kjo ishte tridhjetë." [Muslimi, 5195, 2689; Ebu Davudi, kapitulli i sjelljeve të mira; Tirmidhiu, kapitulli i leje-kërkimit dhe sjelljeve të mira]

    Shiko sa shpërblimin e humbën dy të parët për shkak të mos-dhënies së plotë të përshëndetjes islame për të fituar tridhjetë shpërblime. Dhe, meqë një vepër e mirë vlerësohet të paktën sa dhjetë të tilla, shuma do të ishte treqind shpërblime, madje mund të jetë edhe më e madhe. Meqënëse përshëndetjet ndodhin shpesh gjatë ditës, duhet ta mësosh veten për ta shprehur përshëndetjen e plotë islame, kështu që ta marrësh atë shpërblim të madh.

    Gjithashtu mos harro se është prej sunetit që kushdo që vendos të largohet duhet ta thotë selamin e plotë:

    "Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam, gjithashtu nëse dikush vendos të largohet, le të përshëndesë me selam, dhe i pari nuk ka më të drejtë se i dyti.” [Muslimi, 5208, 2706; Ebu Davudi, kapitulli i sjelljeve të mira; Tirmidhiu, kapitulli i leje-kërkimit dhe sjelljeve të mira]

    3 ● Buzëqeshja

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Mos e konsideroni asnjë nga veprat e mira si të papeshë, qoftë edhe ta takosh vëllanë tënd me fytyrë të gëzuar (buzëqeshur)." [Muslimi, kapitulli i devotshmërisë: bashkimi ndërmjet harmonisë së marrëdhënieve dhe sjelljeve të mira, 2626]

    4 ● Shtrëngimi i duarve

    Pejgamberi ynë, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nuk ndahen dy muslimanë, pasi të jenë takuar dhe t’i kenë shtrënguar duart e njëri-tjetrit, vetëm se me gjynahe të falura." [Ebu Davudi, kapitulli i sjelljeve të mira; Muslimi, 5212, 2727; Tirmidhiu, kapitulli i leje-kërkimit dhe sjelljeve të mira]

    Imam Neveviu ka thënë: Duhet ta dini se është e preferuar të shtrëngohen (shkunden) duart sa herë që takoheni. Pra të dashur, mundohuni t’i shtrëngoni duart me këdo që e përshëndetni me fytyrë të buzëqeshur, kështu do t’i zbatoni tre sunete në të njëjtën kohë.

    5 ● Fjala e mirë (kelimetut-tajjibe)

    Allahu thotë: "Thuaju robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut." (El-Isra: 53)

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Fjala e mirë është sadakë (bamirësi)." [Buhariu, 2989; Muslimi, 1009]

    • Fjala e mirë përfshin: dhikrin (përkujtimin e Allahut), duatë, përshëndetjet, çiltërsinë në shoqërim, sjelljet, virtytet dhe veprat e mira.

    • Fjalët e mira janë magjepsëse; ato i fitojnë zemrat e të tjerëve.

    • Fjalët e mira janë dëshmi se sa e ndriçuar është zemra e besimtarit. Kështu që duhet ta mbushësh tërë jetën tënde me fjalë të mira; bashkëshorti/bashkëshortja juaj, fëmijët, fqinjtë, miqtë, shërbëtorët dhe me këdo që shoqërohesh, kanë nevojë për fjalë të mira.


    •••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 13 ⇨ "NDIHMA NDAJ FAMILJES NË PUNËT E SHTËPISË" ✦

    Me të vërtetë, Pejgamberi jonë, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte njeriu më i mirë që ka jetuar ndonjëherë dhe shembulli më i mirë i njerëzimit për t'u pasuar!

    Është transmetuar nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: E kam pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të) për gjërat që bënte i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, kur ishte në shtëpi. Ajo tha: "Ndihmonte në punët e shtëpisë dhe kur vinte koha për namaz, dilte për të falur namazin." [Buhariu, 676]


    •••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT
     
  10. tshn

    tshn Pro Gamer
    Pro Gamer

    Anëtarësuar:
    16 Gusht 2011
    Postimet:
    464
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 14 ⇨ "VIZITA NDAJ E NJËRI-TJETRIT PËR HIR TË ALLAHUT" ✦

    Ke menduar ta vizitosh një vëlla apo motër tënden? Atëherë mos vono aspak! Është e mahnitshme se si mund të fitojmë shpërblime duke e bërë këtë - të vizituarit e tyre për hir të Allahut!

    Është transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të), se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

    "Një njeri kishte marrë rrugë për ta vizituar një vëlla të tij në një qytet tjetër dhe Allahu caktoi një engjëll për ta mbrojtur atë gjatë rrugës së tij. Kur iu afrua, engjëlli i tha: "Ku po shkon?”, "Jam duke shkuar për ta vizituar një vëlla timin në këtë qytet", ia ktheu njeriu. Engjëlli i tha: "A je ortak në pronë me të, që po e viziton?" Ai tha: “Jo, po e vizitoj vetëm sepse e dua për hir të Allahut të Plotfuqishëm." Engjëlli i tha: "Unë jam i dërguar i Allahut, për të të treguar se Allahu të do ty sepse ti e do këtë njeri për hir të Tij." [Muslimi, 6549]

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 15 ⇨ "PIRJA E UJIT ZEMZEM DHE PËRDORIMI I TIJ PËR SHËRIM" ✦

    Ke ujë zemzem me vete? Atëherë pi sa të kesh! - Është i bekuar, të ushqen dhe është shërim për sëmundjen.

    Është transmetuar nga Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, në lidhje me ujin zemzem ka thënë: "Është i bekuar dhe pije që të ushqen." Tajalisi shton: "Dhe shërim për sëmundjen." [Muslimi, 6359]

    Frymëzuar nga tradita të tilla të Pejgamberit, paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të, muslimanët e hershëm e kishin zakon të bënin dua kur pinin ujë zemzem; një prej duave më gjithëpërfshirëse dhe më koncize është kjo dua, e cila i atribuohet shokut të Pejgamberit, Ibën Abbasit (Allahu qoftë i kënaqur me të):

    Allahumme inni es'eluke ‘ilmen nafi‘an ve ‘amelen mutekabbelen ve rizkan vasi‘an ve shifa‘an min kul-li da‘in ― O Allah, të lutem më jep dituri të dobishme, vepra të pranuara, furnizim të bollshëm dhe shërim nga çdo sëmundje.

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLË NJË SUNET: Nr. 16 ⇨ "DITËN E XHUMA (PREMTE)" ✦

    Është transmetuar se Ebu Lubabe ibën Abdulmundhir ka thënë: Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "E premtja është zonja e ditëve dhe më e madhja prej tyre tek Allahu..." [Shënon Ibën Maxhe, nr. 1084; klasifikuar si hasen nga Shejh Albani në Sahih el-Xhami’, nr. 2279]

    Në vijim janë paraqitur sunetet të cilat mund t’i zbatojmë për të marrë shpërblim në ditën e xhuma:

    ❂ Falja e namazit të sabahut me xhemat ❂

    Është transmetuar se Ibën Umeri ka thënë: I Dërguari, paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Namazi më e mirë te Allahu është namazi i sabahut me xhemat në ditën e xhuma." [Shënon Bejhekiu në Shu'abul-Iman; klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih el-Xhami’, nr. 1119]

    ❂ Namazi i xhumasë ❂

    1 ● Gusuli (dushi) në ditën e xhuma

    Është transmetuar nga Abdullah Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babanë e tij), se ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush vjen në namazin e xhumasë, le të bëjë së pari gusël." [Buhariu, 1951 dhe Muslimi, 977]

    2 ● Shkuarja herët për namazin e xhumasë

    Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), është transmetuar se ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kur vjen e xhumaja, në çdo hyrje të xhamisë qëndrojnë engjëj që i shkruajnë emrat e njerëzve që hyjnë në xhami duke shënuar edhe shpërblimin e tyre. Ai që vjen më herët, sikur të kishte prerë kurban një deve, ata që vijnë pas tij, sikur të kishin prerë kurban një lopë, ata që vijnë pas tyre sikur të kishin prerë kurban një dash me brirë, ata që vijnë pas tyre sikur të kishin prerë kurban një pulë dhe të fundit sikur të jepnin sadakë një vezë. E, kur imami të fillojë hutben, engjëjt i mbyllin librat e tyre dhe vijnë për të dëgjuar." [Buhariu, 929 dhe Muslimi, 1964]

    3 ● Të ecurit në këmbë për në xhami; për çdo hap që bën, do të ketë shpërblimin e një viti agjërim dhe namaz natë

    Është transmetuar nga Avs ibën Avs eth-Thekafi, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kushdo që bën gusël (dush) të premten dhe bën që (gruaja e tij) të bëjë gusël, niset herët për në xhami, vjen afër imamit, dëgjon dhe qëndron i qetë; për çdo hap që ka bërë, do të merr shpërblimin e një viti agjërim dhe namaz nate." [Shënon Tirmidhiu, nr. 496; klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih et-Tirmidhi, nr. 410]

    4 ● Të dëgjuarit e hutbes (fjalimit) së xhumasë me vëmendje

    Është transmetuar nga Ebu Hurejre, se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nëse ditën e xhuma i thoni shokut tuaj: "Dëgjo me vëmendje!", përderisa imami është duke e mbajtur hutben, atëherë jeni marrë me fjalë boshe." [Shënon Buhariu, nr. 934 dhe Muslimi nr. 851] Nëse kjo fjalë është aq e rrezikshme si mendoni për të tjerat.

    ❂ Kërkimi i çastit të caktuar të ditës së xhuma, në të cilën duaja pranohet ❂

    Është transmetuar nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) se një herë u përmend dita e xhuma ndërsa i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, tha: "Në këtë ditë ka një orë kur muslimani falet dhe pastaj ulet e i lutet Allahut, e Allahu do t'i japë atij atë që kërkon." - dhe bëri shenjë me duart e tij për të treguar se sa e shkurtër është ajo kohë. [Buhariu, 935 dhe Muslimi, 1969]

    ❂ Leximi i Sures Kehf në ditën e xhuma ❂

    "Kushdo që e lexon suren Kehf në ditën e xhuma, do t’i jepet një dritë që do të ndriçojë prej tij, nga ajo e xhuma deri në tjetrën." [Shënon Hakimi, 2/399, Bejhekiu, 3/249; Ibën Haxheri thotë në “Tahrixh el-Edhkar” se ky është një hadith hasen dhe thotë: kjo është lidhja më e fortë që është transmetuar në lidhje me lexim sures Kehf. Është klasifikuar si sahih nga shejh Albani në “Sahih el-Xhami'”, 6470)


    •••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT
     
  11. tshn

    tshn Pro Gamer
    Pro Gamer

    Anëtarësuar:
    16 Gusht 2011
    Postimet:
    464
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 17 ⇨ "PËRKUJDESJA NDAJ JETIMËVE" ✦

    Është transmetuar nga Sehël ibën Sa’di (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Unë dhe ai që kujdeset për jetimin do të jemi së bashku në xhenet kështu", dhe bëri me shenjë duke e bashkuar gishtin tregues me atë të mesëm (për të treguar afërsinë). [Buhariu, 6005]

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 18 ⇨ "KUR UDHËTOJMË" ✦

    Keni bërë plan të udhëtoni? Atëherë lexoni këto sunete të mrekullueshme! Me zbatimin e tyre fitoni shpërblime te Allahu përderisa jeni në udhëtim.

    1 ● Caktimi i një udhëheqësi

    Është transmetuar nga Ebu Seid dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me ta), të cilët kanë thënë se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kur tre burra udhëtojnë së bashku, duhet që njërin prej tyre ta zgjedhin për prijës." [Ebu Davudi, 2608]

    2 ● Të thuhet "Allahu ekber" (Allahu është më i madhi) kur ngjitet përpjetëzave dhe të thuhet “Subhanallah” (I lartësuar dhe i pa të meta është Allahu) kur zbritet teposhtëzave

    Është transmetuar nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: "Ne thoshim ‘Allahu ekber’ kur ngjiteshim dhe thoshim ‘Subhanallah’ kur zbritnim." [Buhariu, 2994]

    3 ● Lutja që duhet thënë kur ndalohet gjatë udhëtimit (për pushim)

    Është transmetuar nga Havle bint Hakim (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë: "Kushdo që ndalon diku (për të pushuar) dhe thotë: ‘Mbështetem në fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja e asaj që ka krijuar’, nuk do ta dëmtojë asgjë, derisa të largohet nga ai vend." [Muslimi, 6878]

    4 ● Pas kthimit nga udhëtimi, së pari vizitohet xhamia (dhe falen dy rekate)

    Është transmetuar nga Ka'b ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili thotë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur kthehej nga udhëtimi, së pari ndalonte për t’u falur në xhami. [Buhariu, 443 dhe Muslimi, 1659]

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 19 ⇨ "VIZITA NDAJ TË SËMURËVE" ✦

    Mos ke ndonjë mik, familjar apo të afërm që është i sëmurë tani? Po?! Lëvizi këmbët pra! Shko dhe vizitoje! Mos harro: "Shtatëdhjetë mijë engjëj dërgojnë salavate mbi ty derisa të agojë mëngjesi dhe do ta kesh një kopsht në Xhenet!

    I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

    “Nuk ka musliman që e viziton një vëlla (të sëmurë) në mëngjes, vetëm se shtatëdhjetë mijë engjëj dërgojnë salavate mbi të derisa të bie mbrëmja, e nëse e viziton në mbrëmje, shtatëdhjetë mijë engjëj dërgojnë salavate mbi të derisa të agojë mëngjesi, dhe ai do të ketë një kopsht në Xhenet.” [Tirmidhiu, 969]

    ~ Për të gjithë anëtarët tanë të cilët janë të sëmurë tani: Allahu ju shëroftë sa më shpejt! Amin!

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 20 ⇨ "MOS PARAGJYKO, KI MENDIM TË MIRË PËR TË TJERËT" ✦

    Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

    ► "Kini kujdes nga dyshimi (paragjykimi), sepse vërtet dyshimi është fjala më e rremë." [Buhariu, 6067; Muslimi, 6536]

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 21 ⇨ “NDËRTIMI I XHAMIVE (VEND-FALJEVE)” ✦

    ● Është transmetuar Nga Uthman ibën Affani (radijallahu anhu), se kur dëgjoi mendimin (i cili nuk ishte në favor të tij) e popullit, pasi ai e rindërtoi xhaminë e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: Ju nuk keni qenë të drejtë me mua, sepse unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë:

    ► “Ai që e ndërton një xhami (vend-faljeje) për hir të Allahut, Allahu ia ndërton atij një shtëpi në Xhenet.”

    ● Bukejri tha: Mendoj se ka thënë: “Duke e kërkuar kënaqësinë e Allahut.” [Buhariu, 450 dhe Muslimi, 553]

    Gjithashtu përmendet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), se:

    ► “E ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, duke urdhëruar ndërtimin e xhamive dhe pastrimin e tyre.” [Ebu Davudi, 455 dhe Tirmidhiu, 594; Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih Sahih et-Tirmidhi, 487]

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 22 ⇨ “MIRËSJELLJA NDAJ NËNËS” ✦

    Kush është personi më meritor për mirësjelljen dhe shoqërimin tonë të mirë? Lexojeni këtë sunet të mrekullueshëm. Merreni këtë edhe si këshillë!

    ● Gjyshi i Behz ibën Hakimit ka thënë: E pyeta të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem: “O i Dërguar i Allahut, kush është më meritor për shoqërimin tim të mirë?” ► “Nëna jote”, u përgjigj i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem. Pyeta: “Pastaj kush?” ► “Nëna jote”, u përgjigj ai. Përsëri pyeta: “Pastaj kush?” ► “Nëna jote”, u përgjigj ai. Përsëri e pyeta: “E pastaj kush?” ► “Babai yt”, u përgjigj ai, “pastaj më të afërmit e pastaj të tjerët.” [Buhariu në Edeb el-Mufred, 1/3]

    ● Jasir ibën Ata ka thënë se një njeri erdhi te Ibën Abasi (radijallahu anhu) dhe i tha: “I propozova një gruaje martesë, por ajo nuk pranoi të martohej me mua. Një tjetër i propozoi dhe ajo pranoi të martohej me të. Unë u bëra xheloz dhe vrava atë (grua). A ka për mua pendim?” Ibën Abbasi e pyeti: “A e ke nënën gjallë?” “Jo”, u përgjigj ai. Atëherë ai i tha: “Pendohu tek Allahu i Plotfuqishëm dhe përpiqu t’i afrohesh Atij me punë të mira sa më shumë.”

    Ata (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Iu afrova Ibën Abasit dhe e pyeta: “Përse e pyete nëse e kishte nënën gjallë?” Ai u përgjigj: “Nuk di për ndonjë vepër të mirë, që e afron njeriun me Allahun, sikur mirësjellja ndaj nënës.” [Buhariu në Edeb el-Mufred, 1/4]


    •••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT
     
  12. tshn

    tshn Pro Gamer
    Pro Gamer

    Anëtarësuar:
    16 Gusht 2011
    Postimet:
    464
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: NR. 23 ⇨ “NXËNIA PËRMENDËSH E ESMAUL HUSNA” ✦

    Duke filluar nga sot, le të përpiqemi për t’i mësuar përmendësh nëntëdhjetë e nëntë emrat e Allahut (esmaul husna), përfshirë edhe kuptimin e tyre, që të fitosh shpërblime të shumta nga Allahu!

    Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) na tregon se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

    ► “Allahu i ka nëntëdhjetë e nëntë emra; Ai që i mëson përmendësh, hyn në Xhenet. Vërtet, Allahu është tek (Ai është Një, dhe njëshi është numër tek) dhe e do numrin tek.” Në transmetimin e Ibën Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babanë e tij) thuhet: “Ai i numëroi ata.” [Muslimi, 6475]

    99 Emrat e Allahut të transliteruar, të përkthyer dhe me një përshkrim të shkurtër, i gjen në këtë lidhje: <!-- m --><a class="postlink" href="https://www.facebook.com/media/set/?set=a.182808565083290" onclick="window.open(this.href);return false;">https://www.facebook.com/media/set/?set ... 8565083290</a><!-- m -->

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 24 ⇨ “NAMAZI PËR KËRKIM TË UDHËZIMIT HYJNOR (ISTIHARE)” ✦

    A keni dyshime për ndonjë gjë? Doni të bëni ndonjë veprim, por jeni në mëdyshje në lidhje me të? Atëherë falni namaz istihare, ashtu siç Pejgamberi ynë, sal-lallahu alejhi ue selem, na ka mësuar të veprojmë!

    Është transmetuar nga Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: “I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, na mësonte namazin e istihares, ashtu siç na mësonte ndonjë sure të Kuranit.” [Buhariu, 1162]

    Për më tepër mbi namazin e istihares, vizitojeni këtë lidhje: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.klubikulturor.com/Namazi%20i%20istihares.htm" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.klubikulturor.com/Namazi%20i%20istihares.htm</a><!-- m -->

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 25 ⇨ “SHPËRBLIMI PËR MBJELLJEN E BIMËVE” ✦

    Është transmetuar nga Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

    ► “Nëse një musliman e mbjellë një bimë dhe një njeri apo kafshë ha prej fryteve të saj, do të shpërblehet sikur të ketë dhënë sadakë në atë masë.” [Buhariu, 6012]

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 26 ⇨ “AKIKA PËR TË PORSALINDURIN” ✦

    Është transmetuar nga Aishja (radijallahu anha), se ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, na ka urdhëruar që ► të therim (sakrifikojmë) kurban një dele për vajzën e porsalindur dhe dy dele për djalin.” [Ahmedi, 25764]

    Transmetohet nga Semure (radijallahu anhu), se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Çdo fëmijë është peng i akikas së tij e cila theret për të në ditën e shtatë të lindjes, ditë në të cilën atij i vihet emri edhe i rruhet koka." [E kanë transmetuar të pestët (është për qëllim me të pestë grumbulluesit e njohur të haditheve në sunenet e tyre Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Maxhe, duke përjashtuar Buhariun dhe Muslimin). Hadithin e ka saktësuar Tirmidhiu]

    Për më tepër mbi akikën, hape këtë lidhje: <!-- m --><a class="postlink" href="http://ril-al.com/islami/index.php?option=com_content&view=article&id=75%3Aakikah-berja-kurban-per-femijen-e-porsalindur&catid=19%3Astudime&Itemid=7" onclick="window.open(this.href);return false;">http://ril-al.com/islami/index.php?opti ... e&Itemid=7</a><!-- m -->

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 27 ⇨ “NAMAZI I DUHASË” ✦

    Është transmetuar nga Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të), se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

    ► “Për çdo mëngjes duhet të jepet sakadë për secilën prej nyjeve të trupit; çdo tesbih (subhanallah), tahmid (elhamdulilah), tehlil (la ilahe il-lallah), tekbir (Allahu ekber), çdo urdhërim për të mirë dhe ndalim nga e keqja është sadakë, e, dy rekate namaz të duhasë mjaftojnë si sadakë për to.” [Muslimi, 1671]

    Namazi i duhasë është sunet vullnetar, koha e të cilit fillon përafërsisht gjysmë ore pas lindjes së Diellit dhe mbaron rreth gjysmë ore para namazit të drekës, pra në fillim të zenitit.

    Ai falet dy rekate, katër, gjashtë, por edhe tetë. Me kusht që të jenë të ndara dy nga dy. Sunet është të falet çdo ditë.

    Leximi në të bëhet njëjtë sikur namazet e tjera duke filluar me leximin e subhanekes apo lutjeve të ngjashme para saj, pastaj surja Fatiha e pas saj një sure sipas dëshirës. Kështu vepron edhe në rekatin tjetër. Pra i ngjanë faljes së sunetit të sabahut.

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 28 ⇨ “RUAJTJA E LIDHJEVE FAREFISNORE” ✦

    I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

    ► “Kush dëshiron që t’i shtohet rizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta, le t’i ruajë lidhjet farefisnore.” [Buhariu, 5986 dhe Muslimi, 2557]

    Për më tepër mbi lidhjet farefisnore, dëgjojeni këtë ligjeratë: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=cjRX586HeCQ" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=cjRX586HeCQ</a><!-- m -->

    [​IMG]

    ✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 29 ⇨ “KUSH I KA BËRË PADREJTËSI VËLLAIT TË VET, LE T’I KËRKOJË FALJE (PARA VDEKJES)" ✦

    Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

    ► “Kushdo që i ka bërë padrejtësi vëllait të vet, duhet t’i kërkojë falje (para vdekjes së tij), sepse (në botën tjetër) nuk bën dobi as dinari e as dirhemi (ari e argjendi). (Ai duhet të sigurohet që vëllai i tij ia ka falur në këtë jetë) para se t’i merret nga veprat e tij të mira dhe t’i jepen vëllait të tij, e, nëse nuk i mbeten vepra të mira, veprat e këqija të vëllait të tij merren dhe ngarkohen mbi të (në botën tjetër).” [Buhariu, 541]

    •••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT
     
  13. dardi-

    dardi- Hero

    Anëtarësuar:
    9 Gusht 2011
    Postimet:
    886
    Pëlqime të marrura:
    0
    tShperbleft Allahu Per Punen edhe per Kshillat qe Po na Jep.
     
  14. best~boy

    best~boy Major

    Anëtarësuar:
    27 Mars 2011
    Postimet:
    270
    Pëlqime të marrura:
    0
    All-llahu xh.sh te shperbleft Vella .
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]