1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Pse nuk duhet festuar Viti i Ri

Tema tek 'Diskutime për gjërat edukative' e hapur nga buta-, 30 Dhjetor 2013.

View Users: View Users
  1. buta-

    buta- Legend

    Anëtarësuar:
    27 Korrik 2011
    Postimet:
    2,061
    Pëlqime të marrura:
    0
    Viti i Ri eshte nje feste pagane. Prejardhja e kesaj feste ne Europe eshte nga Roma e lashte pagane. Ne Perandorine Romake kjo feste kremtohej per nder te hyjnise Jan, (Janus) prej te cilit rrjedh emri i muajit te pare te vitit – janari!
    A ka kuptim qe popujt me besim monoteist, sic jemi edhe ne, shqiptaret, te uroje te kremtoje nje feste pagane? A keni menduar ndonjehere rreth kesaj ceshtje?
    Nese nuk keni menduar, atehere shtrohet pyetja: Deri kur duhet te pranojme, pa menduar, cdo gje qe te tjeret, si ne sofer, perpara na kane shtruar?!

    Prejardhja e Vitit te Ri

    Prejardhja e Vitit te Ri e ka burimin ne Babiloni, Azi.
    Babilonasit pagane, 4000 vjet para, e festonin nderrimin e viteve ne diten e Pranveres, kur Hena ishte e plote, kur nata e dita jane te barabarta, kur natyra rilinde mbas dimrit te gjate
    Ne Evrope, ne gjithe hemisferen perendimore edhe pertej Atlantikut, kjo feste pagane e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjeteve
    Ne vitin 274, Imperatori romak pagan, Aurelian-i, e shpalli 25 dhjetorin:
    Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit te Pamposhtur), qe kremtohej ne gjithe Perandorine Romake. Kjo e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianeve te lashte, i cili quhej Mithra, hyu pagan iranian i drites, qe besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo feste pagane kremtohej nje jave, deri me 1 janar, tani per nder te hyjnise Jan (Janus), hyu dyerve dhe hyrjeve, prej te cilit ka prejardhjen emri i muajit te pare te vitit-Janari, qe eshte dera, hyerja ne Vitin e Ri!
    Pra, kjo feste e lashte pagane, ne Perandorine Romake, zgjaste nje jave. Nje historian perendimor, J.M. Wheeler, ne librin e tij: “Paganism in the Christian Festivals”, (Paganizmi ne Festat Kristiane) nder te tjera, shkruan:
    “Te gjithe festonin dhe gezonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar teresisht. Shtepite ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bime e peme me blerim te perhershem; midis miqeve shkembeheshin dhurata e vizita. Ishte nje periudhe gezimi dhe dashamiresie dhe populli jepej pas cdo lloj argetimi”
    Pse ndodhnin keto? Pse gezoheshin, argetoheshin? Sepse popujt pagane evropiane besonin se kur ditet shkurtoheshin, e dita me e shkurter bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata mendonin se Dielli-zoti eshte semure dhe porsa dita fillon te zgjatet ata gezoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po sherohet, po forcohet dhe vera po afrohet!
    Ky besim i verber pagan ishte i perhapur nder popujt evropiane, por qe ka prejardhje nga egjyptasit e lashte pagane, te cilet e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikultures, por qe vjen nga besim pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit te pamposhtur!
    Edhe sot e kesaj dite, ne mijevjecarin e trete, ne shume vende te botes, kjo feste kremtohet me madheshti, njerezit argetohen, gezohen, tranohen!
    Per nder te kesaj feste pagane zbukurohen, dekorohen, shtepite, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me blerim te perhershem, nga njerezit e perkohshem dhe populli, sic dihet, jepet pas cdo lloj argetimi-deri te shfrenimi!
    Perse zbukurohen, dekorohen shtepite, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt pagane, para krishterimit, pemet e gjelberta, sic jane bredhi, pisha, te cilat tere vitin e ruajne blerimin e tyre, ngjyren e tyre, edhe ne dimer, popujt pagane besonin se keto peme kishin dicka hyjnore, dhe adhuroheshin per qendresen e tyre, si dicka e shenjte, prandaj porsa fillonte dimri i dekoronin, i zbukuronin, duke menduar, duke besuar se, meqe ato i qendrojne dimrit te ftohte e te gjate, do t’i ndihmojne edhe atyre te mjereve te qendrojne!
    A ka kuptim qe popujt me besim monoteist, sic jemi edhe ne , shqiptaret, qofshin te krishtere apo muslimane, te presim, te kremtojme, te gezohemi, te tranohemi per nje feste pagane, sic eshte Viti i Ri?
    Paganizmin e gjykon Bibla, paganizmin e gjykon Kur’ani, qe jane dy libra Hyjnor, me te lexuara, me te perhapura, me te nderuara, ne rruzullin tokesor.

    C’eshte paganizmi?

    Paganizmi eshte nje term me prejardhje nga gjuha latine. Rrjedh nga fjala paganus, qe ka kuptimin: banor i fshatit, fshatar, fshatarak
    Kete term per here te pare e perdoren te krishteret, ne shekullin e IV-te
    Krishterimi ne fillim u perhape neper qytete te Perandorise Romake, kurse neper fshatra perhapja ishte shume e ngadalshme, teper e veshtire. Per kete shkak, krishteret e qyteteve i quanin fshataret me termin: pagane, nje fjale perbuzese, meqe fshataret ende nuk e kishin pranuar Krishterimin
    Sot termi pagan ka disa kuptime, por me kryesori eshte: Pagane jane te gjitha ata qe nuk i perkasin besimeve monoteiste, te cilat jane: Hebraizmi, Krishterimi dhe Islami. Termi pagan eshte ne perputhje me termin islam: mushrik, qafir
    Sot ne rruzullin tokesor jetojne mbi gjashte miliarde banore, prej tyre rreth 45% jane pagane, te cilet quhen me termin e ri: neopagan
    Ne hemisferen perendimore, Neopaganet dhe Neopaganizmi i tyre rrenjet i kane te Rilindja Europiane, e cila kishte synim dhe qellim kryesor ringjalljen e paganizmit Greko-Romak
    Ne kohen moderne, tani post-moderne, termin neopagan (paganet e rinj) e perqafojne haptazi dhe ne heshtje te gjithe ateistet, agnostiket, humanistet, liberalet
    Neopaganet modern nuk besojne ne Shpallje Hyjnore, por adhurojne: Nenen Natyre, Token, Qiellin, Diellin, Henen, krijesat, por jo Krijuesin
    Neopaganet modern jane ne vazhdimesi me besim, simbole, rite e festa sikur paganet e lashte: greket, rromaket, egjyptasit, sumeret, babilonasit
    Ateistet, agnostiket, humanistet, liberaletqe jane neopagane modern kane ndikim te fuqishem ne hemisferen perendimore, ne vecanti ky ndikim shtrihet edhe permes festave te ndryshme pagane, te cilat jane burim i pashterrshem hutimi, fitimi
    Shqiptaret ne trojet e veta etnike, ne vecanti shqiptaret muslimane, nga padituria, nga lakmia, viteve te fundit, nen ndikimin e tyre kane filluar te kremtojne festat pagane: Diten e te Dashuruarve, (Shen Valentini), Diten e Veres, ne Elbasan dhe ne Tirane, organizue nga Bashkia e Kryeqytetit, Diten e Shen Gjergjit, Naten e Shtrigave, Diten e te Vdekurve dhe ne vecanti festen e Vitit te Ri

    Viti i Ri dhe shqiptaret

    Ne te kaluaren shqiptaret nuk e kishin tradite te kremtonin Vitin e Ri. Kjo feste pagane iu «imponua» shqiptareve nga regjimi komunist-ateist, nen ndikimin e me nxitjen e shtypit, radios e televizionit, qe ishin vegla te fuqishme ne duart e tyre te plakura, por te pergjakura
    Ish-diktatoret e kuq, per hir te kesaj feste, ngrenin dolli me vene e raki, jepnin intervista, mbanin fjalime, ku i permendnin me theksim «fitoret», «sukseset» ne te gjitha fushat, ne te gjitha frontet, nen flamurin e partise…Hanin e pinin ish-diktatoret e kuq, ngrenin gotat me vene e raki, ndersa populli s’kish as uje, as buke mu ngi.
    Ata hanin e pinin, kurse popullit te shkrete – vec shpirti i kishte mbete…!
    Disa,do te thone: tani, jemi ne Evrope, jemi ne liri, ne demokraci dhe gezojme te drejten te kremtojme Vitin e Ri!
    Po, sigurisht e gezoni, por nje dite do te vajtoni…! Po, sigurisht, keni te drejte, por e drejta juaj nuk do te thote se po veproni drejt…!
    Shen Pali, ne letren derguar Efesianeve, nder te tjera, shkruan:

    “Perbehem ne Zotin: mos jetoni sikurse jetojne paganet me mendje te errersuar, larg nga jeta e Hyut, per shkak te paditurise qe eshte nder ta per arsye te trashamanise se zemres se tyre. Vetveten e kane bere te pandjeshem, u dhane mbas shfrenise, ne menyre, te shtyre prej lakmise, te bejne cdo poshtersi.”
    (Bibla, Efesianeve, 4:17-20)

    Ne Kur’an shkruan:

    «O besimtare, mos beni asgje para (para se te orientoheni ne udhezimet) Zotit dhe te derguarit te Tij, kini kujdes All-llahun, se me te vertete All-llahu i degjon dhe i di te gjitha».
    (Kur’ani, 49:1)

    Drejtesi eshte vetem Fjala Hyjnore; nese nuk e perfillim ne jeten e perditshme, atehere, perdite do te kemi deshtime, zhgenjime, shqetesime, …!
    Aty ku eshte Fjala e Tij, aty ka Drite, Liri. Aty ku Drita, Liria, mungon, aty erresira sundon

    (Autori eshte studiues i religjioneve)

    Paraqet:Sabri Selmani
    Burimi: <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.ISLAMISOT.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.ISLAMISOT.com</a><!-- w -->
     
  2. Privatexe

    Privatexe Gjeneral

    Anëtarësuar:
    23 Gusht 2012
    Postimet:
    555
    Pëlqime të marrura:
    0
    Madje me nderrimin e motmoteve ose vitin e ri eshte edhe nje fest katolike Krishtlindjet .
    Ata qe kan qeef shum me festu kit fest e mohojn se osht fest katolike
     
  3. buta-

    buta- Legend

    Anëtarësuar:
    27 Korrik 2011
    Postimet:
    2,061
    Pëlqime të marrura:
    0



    shum mir ceket ktu
     
  4. Baci GJOK

    Baci GJOK Guest

    Veq pak ju "MUSLIMANT" tju pys diqka

    Nen.1 - A ceket n'KUR'AN naj kun mos e festo vitin e ri.

    Nen.2 - Un nuk e di veq pak logjikisht me menu duhet me dit vet : Viti i ri Festohet per arsye te "Shendetsis qe ma ka jep ALLAHU, Per Momente ma tmira familjare qe mi ka jep ALLAHU , Per gjitha tmirat n'jet si Ushqimi,Uji,etj etj qe mi ka qu zoti"

    Edhe ju si "Musliman" ma t'dishem duhet mi cek pse sbon mu festu :
    Arsyja e mosfestimit o njerz t'dashtun osht per shkak t'simboleve si 'BABADIMRI, dhe Bredhi i vitit te ri !! E per ket osht e ndalume mos me festu se dmth ti pe Lut Babadimrin me tpru dhurata nven me lut zotin me ti qu tonat tmirat. SIMBOLET & STATUJAT jon t'ndalume rrepsisht te musilmant.

    E gjdo musliman ka t'drejt me festu vitin e ri me perputhje me kto qe i thash un dmth mos me perdor SIMBOLE.

    Ndersa pijet alkoohilke jon tjeter sen! Ato pihen dmth ato jon sene Personale qe i bon njeri per qef t'vet !!

    Kshtu qe kur doni me cek 1sen duhet me fol me fakte , un edhe pse se kom lexu KUR'AN un shum sene i di ma mir se plot qe e kan lexu se nuk lexohet me than e kom lexu po lexohet qe me kuptu edhe mju shkep dije tjerve qka o MIR qka o KEQ.

    Urime viti i ri te gjith njerzve pa dallim feje,race,apo Kombsie!
     
  5. f u n k y

    f u n k y Legend

    Anëtarësuar:
    21 Dhjetor 2010
    Postimet:
    1,299
    Pëlqime të marrura:
    0
    butt 90% n bot e festojn kit fest osht fest internacionale
     
  6. Privatexe

    Privatexe Gjeneral

    Anëtarësuar:
    23 Gusht 2012
    Postimet:
    555
    Pëlqime të marrura:
    0
    Baci Gjok
    Ne KUR'AN ceket te mos festohen festat qe nuk jon per musliman , atehere nuk ka egzistu viri i ri dhe muslimani ka 2 festa Kurban Bajramin & Fiter Bajramin

    Plotesisht pajtohem me kto

    ALKOOHOLI osht mother i te kqijave ! Osht e cekun ne KUR'AN se pije qe te DEMTOJN jan haram me i pi e tash nese ju i pini mos u mundoni me gjet arsye me te cilen tjert mujn me ja nis me konsumu
     
  7. purge

    purge Legend

    Anëtarësuar:
    9 Korrik 2010
    Postimet:
    2,249
    Pëlqime të marrura:
    0
    kap dil knaqu pash robt ose festo me familje knaqu , lej kto pallavra , dej dje ske dit as ti vet a festohet a qfestohet po qeta mjekrrosha (vehabista)(sekt) qe po munohen me njyllos fen islame po qesin ksi budallaqe , nejta niher me njanin kesha pak tha mos kesh se tkesh prejgamberi , sbon mo qit thojke vizatime n'zit (piktura) se osht gjyna , hiqu ktyne budallaqev , kjo o fest qe e feston krejt bota, po ju thmija qka t'shihni neper fanpage shkoni qashtu osht allahu osht njo e tripa , a thojke aj vet hoxha shkova nwc like like like qe o kon bo hit , pse po qel pra aj fanpage per llajka , jo mi msu muslimant per fe , vet ja kom haku thojke pare tdha veq kthema , munohen mo qkep lajme tktyne qe sjon kerka me fen muslimane , kta ka tfalen as abdes smarrin e thojn po falem , moni djem ikni ktyne senev , mir e ka pas ramushi kta jon hajna .
     
  8. guN-

    guN- Support
    Support

    Anëtarësuar:
    6 Dhjetor 2012
    Postimet:
    1,345
    Pëlqime të marrura:
    1
    Mas pari ju qe e shkruni kto vet e festoni -_-

    Une vitin e ri e festoj jo per krishter po per 1 vit te ri mat begatshem mat sukseshmem dhe le mbrapa nje vit te sukseshem apo te hidheruar dhe uroj qe vitin tjeter te kemi sa me shum suksese kjo osht aryeja e festimit te vitit te ri te un
     
  9. jar

    jar Hero

    Anëtarësuar:
    16 Nëntor 2012
    Postimet:
    835
    Pëlqime të marrura:
    0
    Vlen nje thenje .. Ban qa te thot hoxha ,mos ban qa te ban hoxha :p
     
  10. Baci GJOK

    Baci GJOK Guest

    Sdi a ma lexove komentin tem, po qysh pe shoh ti koke shum Pashkoll , si shum njerz tjer!
    Nen 1- Nuk o pallaver kur tfol per FE, se ti nese nuk e ki 1 respekt per ata qe tka kriju ti nuk ki respekt as per NAN E BAB Ton!
    Nen 2- Mjekkrroshat edhe jo veq ty po plot i nij qe ju pengojn, o njerz ata qe jon mjekrrosha e qe dojn me bo 1 ngjyrosje n'fe ata jon tjer, e ata qe dojn me bo mjekkren e gat per shkak qe ju doket ma bukur ma hjeshum kerkush sbon mi Akuzu.
    Nen 3- Nese krejt bota e bon 1 gabim s'dmth mi bo edhe ti gabimin se dmth ti po kallzohesh qe ski tru ski kurfar lidhje me tru e qysh ja bojn krejt ja bon edhe ti
    Nen 4-Hoxha qe fole per hoxhen, gjdo hoxh dallon! Ka hoxh qe ktu nkosov u bo veq per pare edhe mi perly fen! Kto ta garantoj se 1 sen qe osht i mir shum pak njerz e dojn se ata qe e dojn jon njerz me Moral, e neve jo neve po kejt njerzve ju ka hup Morali... (Nje gje qe duhet mu brengos)
    Nen 5- Nese qel fanpage per fen islame edhe don mi shkep ajetet kuranore ajo osht shum mir, se dmth ti po perhap dije po shkep dije!! Sa per mu 100milion llajka le tbohen.
    Nen 6-ti edhe ramushi kokit tnjejti Pisa tnjejt njerz pa moral njejtin Kriminela qe MILLOSHEVIQI ju paska lan juve! Po juve kapaduft kejt familjen pej Kabiles me ju faru mos mjav lan as 1 rraj. E qe sod mos me fol kunder ALL-AHUT se ALL-AHU osht nja! Edhe ska tejter qe mundet me mohu edhe me pohu qa thot aj

    Aj o zoti na jena njerzit, qe e bojna 1 jet edhe e kryjna 1 jet. E sbon me gjyku se marre duhet mju ardh un sdi qfar njeri pa as 1 karakter koke!
    Un nashta shahna boj vepra t'kqia veq kur vjen puna te Zoti, ZOTIT DUHET ME JU TUT! se ta merr shpirtin sod ose nese jo sod neser, nese jo neser mas 100vjete!! Po ki mu pergjigj per krejt qeto fjal.
    S'dmth qe o forum e nuk tsheh mos u habit. se ktu je tu e bo 1 akuz kunder Zotit, Dmth po i perkrah t'keqin .

    Pom dhimni ju njerz tmjer qe jeni rah n'qit nivel.
    Un as nuk falna po shum sene i di ma mir se plot qetu e marre e turp o me fol ksi gjanash .
     
  11. purge

    purge Legend

    Anëtarësuar:
    9 Korrik 2010
    Postimet:
    2,249
    Pëlqime të marrura:
    0
    Shkepe dijen e mir e mos e shkep dijen e terroristav , Dubai vendi ku teton jon musliman , e pe festojn e krejt me adete ktu te na kosov thojn mos e festo , un kesh ka flas per qeta sektet qe jon hi nfe islame o katunar , skesh ka flas per hoxht e vjeter qe falen qysh e ka dhan zoti kqyre mir , e mos mkallxo ti mu qka o mir e keq per fe se i di kto sene un . As un skom sen kunder ktyne qe dojn mo shkep lajme t'fes islame po ti qkepin qysh e kan dhan ata tpart e jo qysh pi qkepin kta Like per allahun gjdo e 2, 3 ta faqe e qetyne i shoh qe mka ra mas shumti nsy / Saper karakter mo o jocker o se shum mir mnjeh mos mshit men se me FR-crewat jom majt gjdo 2,3dit kur tu hakojke adresa shajshe si gjaja haha mpuq , edhe lexo mir tjera her se se kom pas un per hoxht qe falen qysh e kan dhan perpara po per kta qe jon hi per pare . Un vet e di njerin nqytet temin qe osht qeshtu me mjekerr e pantolla tshkurt kishe fetar i madh , haver e kom e kom vet pse pi man qeto ma ka bo veq per pare tybe me mjat familjen gjall se tybe i kisha ba kto sene ! PEACE mos keqkuptoni ;) , ksi edhe 1 sen harrova me cek , per ty jar qe e the qato ni hoxh qe kishe hoxh i mir e krejt per tmir temen jom kan ni mbramje thash hajt te ngoj qka po mkallxon a po flet mir a keq , ma bani o vllazen musliman , mos i leni qikat e migjs tha mo shku te hallku i huj ma mir e kini merrni vet per gru sa ja leni dikuj t'hujit , logjiko tash qet fjal qa i tha a i kishe shku ti ngjami masi tkish than qeshtu mo ba?
     
  12. rooterz

    rooterz Kapiten

    Anëtarësuar:
    21 Qershor 2010
    Postimet:
    180
    Pëlqime të marrura:
    0
    nëse feja o per paq, pse na mytë për ta? urime viti ri t'gjitve-)
     
  13. F. ツ

    F. ツ Leitenant

    Anëtarësuar:
    16 Dhjetor 2013
    Postimet:
    464
    Pëlqime të marrura:
    0
    o vlla leni kto sene msoni per Xhihad ma shum
     
  14. F. ツ

    F. ツ Leitenant

    Anëtarësuar:
    16 Dhjetor 2013
    Postimet:
    464
    Pëlqime të marrura:
    0
    o vlla leni kto sene msoni per Xhihad ma shum
     
  15. HOAX'

    HOAX' Gjeneral

    Anëtarësuar:
    1 Gusht 2011
    Postimet:
    526
    Pëlqime të marrura:
    0
    Mir qe e ki qit nforum ket topic edhe pse e festojim duhet mi dit do sene per ket feste internacionale
     
  16. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    komentet ofenduese i fshiva, mos t'ndodh mo!

    Sa i perket temes, me m'ngu mu, ju as 28 Nentorin nuk e festoni! Mos u nisni pi asaj me ia imponu tjetrit cka me festu e cka jo! Maje fen per veti, le çka bojm na! Personalisht dihet qe s'jom as me fe as me besime kurrfare (s'jom ateist), po m'pengon fakti qe po munohen me kallxu çka me bo kta qe ia majn veti "te ditur" kur n'fakt 2 lidhje me trru nuk i kane!

    E ju qe thuni "na jem 90% muslimon", me kon qysh thuni, ndryshe ishi kon! ;)
     
  17. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Anëtarësuar:
    4 Tetor 2013
    Postimet:
    1,591
    Pëlqime të marrura:
    0
    o djem ngoni hoxhollaret e meqem qa t thojn.krejt thojn shko rruges t islamit ama asnjo nuk thote shkoni n ekstremizem.ni musliman i devotshem esht ai qe i respekton 5 kushtet e islamit mas pari edhe qe ka tolerance edhe kulture.feja islame na meson qe me i respektu fete tjera edhe kulturen e tyne edhe gjithqka qe mbetet me qellim t mire nuk na shtyn me i urrye.ju i pate edhe vet tre kleriket tane n Paris ju u duft me ndegju edhe intervisten qe e kan bo ja u kish kthjell trunin krejtve.lene urrejtjen vertetone veten qe jeni muslimane. per vitin e ri un per veti se festoj edhe as sja nisi asaj pune ama prapseprap i respektoj ata qe e festojne edhe ja u uroj edhe pse nuk eshte fe islame.mushuni mend klm
     
  18. Cyanide.

    Cyanide. Zyber Emini
    Moderator

    Anëtarësuar:
    14 Shtator 2010
    Postimet:
    1,790
    Pëlqime të marrura:
    2
    kerkush spo i permbahet fes 100 % me ja nis kshtu , na po bim 1 % musliman , shqiptari tan diten rren . ben n zot e ka bo si pershendetje , bari pin mu bo mangupa , pije alkoolike etjetj , btw gjithkush e ka drejtimin e vet.

    ;Gjihad e patem luften ton e jo me shku me lufut n anen tjeter t botes.
    Per ma shum lexo signaturen
     
  19. roxxanne.

    roxxanne. JasinGraphic
    Designer

    Anëtarësuar:
    8 Shkurt 2012
    Postimet:
    1,987
    Pëlqime të marrura:
    5
    Vallahi qitu ki fol mas miri :p .
    Viti ri so fest , tash na qe e kem shpik kit sen tjeter pun o , viti ri osht ndrrim i "motmotit" , kshtu qe te tha edhe zyberi secili ndrejtim tvet !!
    un per veti kur se kom festu as se festoj...
     
  20. Dinnii

    Dinnii Legend

    Anëtarësuar:
    5 Tetor 2013
    Postimet:
    2,100
    Pëlqime të marrura:
    1
    Walla mir e ki tash ktu sipas do hoxhallarve e do tjerve na as 28 Nentorin s kem me festu :?
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]