1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UPDATE

Tema tek 'Futboll' e hapur nga El Padrino, 10 Shkurt 2015.

View Users: View Users
  1. El Padrino

    El Padrino Major

    Anëtarësuar:
    2 Nëntor 2014
    Postimet:
    327
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    Lionel Messi tashmë e ka bërë zakon që të rishkruajë historinë, ndërsa ndeshja ndaj Sevillas, ku shënoi het-trik, do të thotë se ai tashmë është golashënuesi më i mirë në histori të La Ligas.
    Rekordi i mëparshëm qëndronte nga viti 1955 (251 gola), ndërsa ky që do ta vë argjentinasi (duke vazhduar me golat në të ardhmen), mund të mos thyhet kurrë.

    Thuajse secilën herë që luan, 27-vjeçari prek një rekord të ri dhe padyshim se ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

    Ju sjellim disa prej rekordeve të shumta që ka vënë deri më tani dhe ato që është në prag për t’i thyer:

    1. Ai mban rekordin për më shumë het-trikë në Ligën e Kampionëve – pesë (ndaj Arsenalit, Viktoria Plzen, Bayer Leverkusen Ajax dhe Apoel).

    2. Messi është futbollisti i vetëm në histori që ka fituar katër Topa të Artë. Johan Cruyff, Michel Platini e Marco van Basten, i kanë fituar nga tre.

    3. Po ashtu, ai është i vetmi lojtar që ka qenë katër herë golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve.

    4. Së bashku me Pedron, Messi ka shënuar gola në gjashtë gara të ndryshme brenda një viti (La Liga, Kupën e Mbretit, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Botës për Klube).

    5. 27-vjeçari ka qenë shtatë herë radhazi në listën prej tre lojtarëve finalë konkurrues për Topin e Artë (2007-2013) më shumë se kushdo tjetër.

    6. Në vitin 2012, ai barazoi rekordin e Gabriel Batistutas (1998) me 12 gola të shënuar brenda një viti kalendarik për Argjentinën.

    7. Messi ka shënuar në 21 qytete të ndryshme në Ligën e Kampionëve, më shumë se kushdo tjetër.

    8. Argjentinasi është golashënuesi më i mirë në ‘el Clasico’ me 21 gola të shënuar.

    9. Messi (21) është vetëm një trofe prapa Xavit (22) te Barcelona. Rekordi mbahet nga Paco Gento i Real Madridit me 23 trofe, ndërsa Leo është në rrugë për ta thyer edhe këtë rekord.

    10. Së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Vivian Woodward, ai ndan rekordin për më së shumti gola ndërkombëtarë brenda një viti kalendarik (25).

    11. Lionel ka shënuar 29 het-trikë për Barcelonën, tre më shumë se Cristiano (26) për Madridin. Ai ka shënuar edhe tre het-trikë për Argjentinën.

    12. Argjentinasi është lojtari i vetëm në futbollin spanjoll që ka shënuar 40 e më shumë gola në pesë sezone radhazi (në të gjitha garat). Në sezonin 2009/2010, ai shënoi 47 gola, ndërsa në katër sezonet pasuese: 53, 73, 60 dhe 41 gola.

    13. Messi ka shënuar 45 gola për Argjentinën dhe mund ta arrijë rekordin kombëtar me Batistutan, i cili ka shënuar 56 gola. Në vitin 2013, ai theu rekordin e Diego Maradonas (34 gola).

    14. Në sezonin 2011/2012 vuri rekord të ri në La Liga me 50 gola.

    15. Leo Messi ka ka thyer rekordin e Ralu Gonzales(71) per më se shumit gola ne Ligen e Kampioneve, aktualisht Messi ka 74 gola dhe do ta rris edhe më tej kete rekord.

    16. Në edicionin 2011/2012 ai theu edhe rekordin e Gerd Muller (67 gola) nga sezoni 1972/1973 për më shumë gola brenda një sezoni evropian. Leo shënoi 73 gola në të gjitha garat.

    17. SuperLeo mban edhe rekordin për më shumë gola brenda një viti kalendarik (91) nga viti 2012, kur theu rekordin tjetër të Muller (me 85 gola), i cili qëndronte nga viti 1972.

    18. Me 101 asistimet që ka bërë në La Liga, argjentinasi është vetëm gjashtë prapa Luis Figos (107) në karrierën e tij me Barcelonën dhe Real Madridin.

    19 Messi është lojtari i vetëm në histori të Barcelonës që ka shënuar mbi 100 gola kampionalë në Camp Nou (ai i ka shënuar plot 147 gola para tifozëve katalunas).

    20. Lionel është lojtari i vetëm në histori të Barcelonës që ka shënuar mbi 200 gola në Camp Nou në të gjitha garat (203 gola).

    21. Superylli i Barcelonës tashmë është golashënuesi më i mirë në histori të La Ligas (253 gola), pasi të shtunën mbrëma theu rekordin e Telmo Zarras (251 gola) që qëndronte nga viti 1955.

    22. Ai ka shënuar në total 368 gola për Barcelonën në ndeshjet zyrtare dhe është larg Cesar Rodriguez (me 232 gola). Po ashtu, ai mban rekordin edhe ndaj lojtarëve tjerë për golat që kanë shënuar me një klub. Telmo Zarra ka realizuar 335 gola me Athletic Bilbaon, derisa Raul ka shënuar 323 gola me Real Madridin.

    Burimi : Update te gjitha te permbledhura nga te gjitha
     
  2. 4LBBiG.

    4LBBiG. Super Moderator
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    23 Qershor 2010
    Postimet:
    4,485
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    Koka pak ma moti kjo se tash osht bashk me Figon i pari me asista, ka 107 i kan dyt.

    Qe top10shja e golashenuesve ma t`mire n`histori t`La Ligas:
    [​IMG]
     
  3. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Anëtarësuar:
    4 Tetor 2013
    Postimet:
    1,591
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    pritet reagimi i madrileneve: "Messi prej 2004 a Ronaldo prej 2009"
     
  4. RiH

    RiH Hero

    Anëtarësuar:
    23 Nëntor 2012
    Postimet:
    880
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    Hallall i koft lojtar i madh osht veq tkish lu nPremker League kto golla une sbesoj qe i kish bo :D
     
  5. 4LBBiG.

    4LBBiG. Super Moderator
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    23 Qershor 2010
    Postimet:
    4,485
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    [​IMG]
    Cilli prej ktyne lojtarve u kon ose osht ma i fort se Messi qetu? Thierry Henry krejt e dim cfar lojtari u kon, kur u ardh n`Barc ka met n`hije t`Messit edhe pse at`her u kon 20-21 vjecar. Sa doni folni qe ku jon faktet ktu ma nalt qe Lionel Andres Messi osht lojtari ma i mire n`histori t`futbollit edhe ska kerkush fakte me deshmu t`kunderten.
     
  6. RiH

    RiH Hero

    Anëtarësuar:
    23 Nëntor 2012
    Postimet:
    880
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    Hahaha po po veq Angli luhet futboll i burrav jo si nSpanje tu kqyr me marr penall secili , tkish lu nPremier lig nuk kish mujt mu bo kto golla se edhe Ronaldo prej qe erdh nReal u prish si futbollist
    Lojtar i madh osht niher per niher ma i miri po nhistori futbollit JO.
     
  7. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Anëtarësuar:
    4 Tetor 2013
    Postimet:
    1,591
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    n premier league shkon loja ma e balansume se shumica e skuadrave jon t njejtit nivel,a n la liga veq 3 ekipe t forta jon kunder krejt liges edhe kto ekipet tjera shum "t forta".per kta lojtart n premier league nuk e kane zakon me arrit shkelqim t madh
     
  8. 4LBBiG.

    4LBBiG. Super Moderator
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    23 Qershor 2010
    Postimet:
    4,485
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    Code:
    http://www.bbc.com/sport/football/premier-league/top-scorers
    Kqyre kush jep golla n`Premier Lig:
    Charlie Austin
    Harry Kane
    Graziano Pelle

    Vec qeta dy ta demantojn ty krejt qato qe je tu e thon:
    Alexis Sanchez qe sezonin e kalum nuk u kon as n`top 5she t`La Liges
    Diego Costa qe vjet e ka kry i 3ti n`La Liga mas Messit edhe Ronaldos(tash o i pari).
     
  9. El Padrino

    El Padrino Major

    Anëtarësuar:
    2 Nëntor 2014
    Postimet:
    327
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    4lbbig kto i gjeta pak m amoti qa i kom rujt do qesi sene e per qeta e thash *UPDATE koh pas kohe se pe shoh qe shum jon sportDashes kshtut bile bohet pak ma atraktiv ky sektor
     
  10. Kony

    Kony Moderator
    Moderator

    Anëtarësuar:
    5 Tetor 2012
    Postimet:
    2,109
    Pëlqime të marrura:
    1
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    Cka ka lidhje?Pse ne Premier League nuk ka penalla?.Niveli i futbollit ne Spanje per mendimin tim eshte shume ma i larte se nPremier League kta pe deshmojne vet faktet.Ne La Lige osht Reali,Barcelona,Atletico Madrid,Valencia,Viareal e te tjere a ne Premier League dominojne Chelsea me Man City qe jone te shkeputun me pike shume nga vendet e tjera gje qe ne La Lige nuk osht.
    Kom respekt per Messin osht lojtar fenomenal dhe 1 prej lojtareve ma te mire ne histori te futbollit
     
  11. El Padrino

    El Padrino Major

    Anëtarësuar:
    2 Nëntor 2014
    Postimet:
    327
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    jojo gabim je edhe pse derbi ma i madh nbot o REALI-BARQA

    Apet se apet PREMIER LIGA O PRMIER LIG.

    EDHE thuhet qe "ANGLEZT jon djepi i futbollit" qaj qe e ka rrit futbollin :p
     
  12. Kony

    Kony Moderator
    Moderator

    Anëtarësuar:
    5 Tetor 2012
    Postimet:
    2,109
    Pëlqime të marrura:
    1
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    Ne Angli eshte shpik futbolli eshte e vertete por Premier League-a e tanishme nuk eshte e njejte sikurse qysh ka qene para disa viteve.Kjo osht cka po du me cek.
     
  13. El Padrino

    El Padrino Major

    Anëtarësuar:
    2 Nëntor 2014
    Postimet:
    327
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    jo volla vet e kqyrsha NSS1 1loj serie A :
    Ma loj derbi bohet ASTON VILLA - EVERTON se Milan-Juventus... qe DEMEK kjo qa po thom un...

    Premier liga gjdo dit po bohet loj ma e kendshme se ma e qpejt..
     
  14. RiH

    RiH Hero

    Anëtarësuar:
    23 Nëntor 2012
    Postimet:
    880
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    Vet RAMOS ka than qe i pelqen futbolli nangli se referat jon nivel edhe lejojn loj mat fort.
    sa per Valencia Vilareal ju skoki mir pasha buken. nAngli qdo jav ki derbi , loj tforta (chelsea, man city, united, arsenal, liverpool , tottenham, southampton)
    Nejse e vertetojm ne champions league :D
     
  15. Fisberg

    Fisberg Legend

    Anëtarësuar:
    20 Tetor 2010
    Postimet:
    2,291
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    Albig gabim je me qat list.

    1.Sheerer
    2.Lampard
    3.Henry

    jan golashenuest me te mire te EPL
     
  16. MaTr1X

    MaTr1X Gjeneral

    Anëtarësuar:
    17 Mars 2011
    Postimet:
    524
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    Hajde doku ka Premier Liga qeknej Kqyrum qfar rekordesh po then .
     
  17. MARCIAL

    MARCIAL Moderator
    Moderator

    Anëtarësuar:
    4 Dhjetor 2012
    Postimet:
    2,110
    Pëlqime të marrura:
    1
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    nPremier League jan ekipet pak a shum te nivelizume , a kur te perballen me europ jan pak ma t'urta
    shembull vitin qe shkoj ne CHL dy ekipet ma tforta angleze (Chelsea, City) u eliminun nga spanjollt , plus tjetra 2ekipe Spanjolle ken nfinale logjikoje tash , lojtari ish i atletico madridit diego costa tash kryeson me gola atje , e kur d.costa po ta man poziten e par te golashenuesit , Messi paramenoje qka tban aty bre ej
    ta ka thy ne champions league aty ku merr pjes krejt europa gjithashtu edhe ato ekipet ANGLEZE e spo t'then rekord ne Premier League , lej kto pallavra pash familjen

    Xavi: ''Ai lojtar qe nuk di te kombinoje me Messi'n , nuk sherben per futbollin.''
     
  18. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Anëtarësuar:
    4 Tetor 2013
    Postimet:
    1,591
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    pe dim qe ekipet n angli jon pak ma t lodhta ama liga si lig as qe krahasohet me spanjollen atu dihet sa lufta shkon per pozita a n spanje dihet qe 3 tparat gjith jon barca reali e atletiko
    e sa per diego costen kjo s dmth sen se ai tu shkelqy sesht kurgjo diqka ekstrem so ka bon veq qe lojtart tjer spo mujn me jep shum golla qekjo e man ata n vend t par e ju ndash ronaldo ndash messi ndash kon t doni bine n premier league kurr qato golla qe i jepin n la lig sun i jepin ktu .ok tung
     
  19. 4LBBiG.

    4LBBiG. Super Moderator
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    23 Qershor 2010
    Postimet:
    4,485
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    Une ket list wikipedia e morra qe dmth osht burim shume i sakt, qe ta merr menja ty qe i ki t dhanat ma t sakta urno kontribo n wiki se ki mundsi.

    A pe shihni qe vec jeni tu thon "Nese ish kon premier lig si kish thy kto rekorde" edhe as nuk po jepni arsye as kurgjo. Qeky Messi Arsenalit i ka dhon poker n CHL, ta ka mujt Manchesterin n dy finale CHL, Cityn ta eliminon kah t rrotullohet. Premier liga osht ma kompetitive nashta po ekipet si ka ma t mira.
     
  20. El Padrino

    El Padrino Major

    Anëtarësuar:
    2 Nëntor 2014
    Postimet:
    327
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Rekordet e Leo Messi (Ekskluzive per eSportsKosoven) *UP

    e vertet o qe o ma kompetetive Albin edhe pajtohna me ty amo nuk munet 1 Arsenal mu shty me 1 Barcelon qe shifrat mbi 500milion euro munen me kan veq 11shja e par.
    Messi (250M) + Suarez (80M) + Neymar (72M) =402M veq 3shja e SULMIT...
    Amo ktu ke fjala per Rekorde t'Lios
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]