1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Shenjat e mëdha dhe të vogla të kijametit

Tema tek 'Feja Islame' e hapur nga doctorx., 11 Qershor 2010.

View Users: View Users
  1. doctorx.

    doctorx. Tetar

    Anëtarësuar:
    11 Qershor 2010
    Postimet:
    52
    Pëlqime të marrura:
    0
    Shenjat e kijametit '' KJAMETIT ''

    Transmetohet nga Aliu(All-llahu qoft I knaqur me te) se Muhammedi(alejhis-selam) ka then:
    "Shenjat e afrimit te Kjametit jane : kur njerzit i braktisin namazet (nuk I falin) ; humbin
    Emanetin (besnikerin) ; zhyten ne mekate te madha dhe hane kamaten ; marrin ryshfetin ;
    ngritin lart ndertesa ; ndjekin epshet e tyre ; shesin fene per kete bote ; Kur’anin e shendrrojn ne muzike ; lekurat e egersirave I bejn kolltuqe ; xhamit i bejn rruge(nuk hyn per t’u falur ne to,sikurse eshte rasti ne kohen tone) ; veshin mendafshin ; shtohet mizoria ; perhapet prostitucioni ; shkurorizimi behet shum i lehte ; I besohet trathtarit e nuk I besohet besnikut ; shiu pakesohet
    femija behet demsjelles ; udheheqesit degjenerohen ; ministrat behen genjeshtar ; besniket behen trathtare ; te diturit behen mizore ; pakesohen dijetaret ; shtohen lexuesit (kurrat) ; pakesohen fukahate( njohesit e forte te fese) ; zbukurohen mus’hafet dhe xhamite ; lartesohen minbaret ;
    prishen zemret ; ftohen kengteret(qe te kendojn ne raste te ndryshme ) ; lejohet muzika dhe
    instrumentet ; konsumohet alkooli ; nuk praktikohen ligjet e sheriatit ; pakesohen muajt(siq duket
    eshte per qellim udhetimi I shpejt ne nje vend te larget) ; prishen mareveshjet ; gruja e shoqron
    burrin ne tregti ; grat shalojne kuajt(me siguri ketu eshte per qellime mjeti transportues qfardo
    qofte ai) ; grate behen si burrat e burrat si grate ; nuk betohen me ne Zotin ; deshmon njeriu
    pa qene deshmitere fare (ndoshta ka per qellim te arriturrat shkencore ne kriminalistike) ; zekati
    behet gjobe (tatim) ; kurse emaneti behet fitim ; burri i nenshtrohet gruas se tij ; nuk rrespektohet
    nena ; interesohet babai ; udheheqjet shendrrohen ne trashigimi ; te fundit e ketij umeti shajn te
    paret e tij ; shtohen forcat e rendit(Policet) ; injorantet hipin ne minbare(per te ligjeruar) ; burrat veshin kurora ; rruget ngushtohen (siq eshte rasti ne vendet tona) ; ndertesat lartesohen ; burrat u afrohen burrave(homosexualet)dhe grate grave ; shtohen kshilluesit e minbareve tujea ; dijetaret tuaj u mbeshteten udheheqsavetuaj ; ua lejojne harmin e ua ndalojn hallallin dhe gjykojt sipas deshires se tyre ; dijtarettuaj mesojne diturine qe marrin dinarin e dirhremin ; Kur’anin do ta beni tregti ; nuk do ta jepni hakun e All-llahut nga pasuria e juaj ; pasurite tuja do ti marrin me te kqinjet ne mesin tuaj; do ti nderpreni maredheniet farefisnore ; alkoolin do ta perdorni ne klubet tuaja ; do te luani bixhoz ;
    do te beheni mendjemedhenje ; do te merrni me kenge e me muzike ; atyre qe kane nevoj per zekatin tuaj do t’ua ndaloni ate dhe do ta nmerrni ate (zekatin)si gjobe ; do te vritet I pafajshmi qe te hidhrohet shumica me vrasjen e tij ; deshirat tuaja do te ndryshojn ; dhenia do te mbetet roberve dhe
    njerzeve te thjeshte ; do te behen mashtrime ne kandar dhe ceshtjet tuja (pushtetin) do ti marrin
    persiper mendjelehtet. (Ky hadith transmetohet nga Ed-Dejiemiu)

    EDHE DHEJTË SHENJAT E MEDHA TE KIJAMETIT TE PASARDHURA

    Transmetohet , ne nje hadith , nga Muslimi dhe Hudhejfe,se ky tha:Erdhi Mhammedi alejhis-selam te ne , derisa ne po perkujtonim njeri-tjetrin(keshillonim), e na tha : C’jeni duke perkujtuar?" Thme: Po perkujrojme
    Kjametin.Tha ai: "Ai nuk do te ndodh para se te shihni dhjet shenja "E i permendi ato:

    1.TYMI,
    2.DEXHXHALLI,
    3.SHTAZA
    4.LINDJA E DJELLIT NGA PERENDIMI
    5.ZBRITJA E ISAUT alejhis-selam ,
    6.JE’XHUXHET DHE ME’XHUXHËT ,
    7.TRI SHAFITJE (e tokes) :
    8.NJË NË LINDJE ,
    9.NJË NE PERËNDIM, DHE NJË NË GADISHULLIN ARABIK NDERSA E FUNDIT NGA ATO
    10.ZJARRI QË DEL NGA JEMENI I CILI I DËBON NJERËZIT NË VENDBANIMIN E TYRE.
     
  2. doctorx.

    doctorx. Tetar

    Anëtarësuar:
    11 Qershor 2010
    Postimet:
    52
    Pëlqime të marrura:
    0
    Historia e Mesihut Dexhall

    Historia e Mesihut Dexhal, zbritjes së Isës alejhi selam dhe vrasja e Dexhalit, siç e ka transmetuar Ebu Umameh duke shtuar dhe transmetimet e sahabëve te tjerë.

    1.O njerëz nuk ka pasur ne faqen e dheut qe kur krijoi Allahu pasardhesit e Ademit e as nuk ka për te pasur deri sa te bëhet Kijameti fitne më te madhe se fitneja e dexhalit. Çdo kush qe shpeton prej (fitneve) qe jane para saj (fitnes së dexhalit) do shpëtojë prej saj. Ajo nuk i ben dem muslimanit.
    2.Allahu nuk ka derguar ndonje profet vetem se (ky profet) e ka paralajmeruar umetin e tij per (ardhjen) e dexhalit që shikon vetem me njërin sy. E une po ju paralajmeroj.
    3.Unë jam profeti i fundit dhe ju jeni umeti i fundit.
    4.Ai do dalë tek ju patjetër.Ai është i vërtetë dhe është afër.Sepse çdo gjë që do te vijë është afër.Do të dale nga që do te zemërohet njëherë (prej njerezve).Nuk ka për të dale deri sa (te vijë koha) që të mos ndahet trashëgimia dhe të mos gezohen (njerezit për) plaçkën e luftës (Për shkash se do bëhet nje lufte shume e madhe ndermjet muslimaneve dhe romakeve dhe do vriten shume prej muslimaneve aq sa vellezerit e nje babai që ishin një qindë nuk gjendet prej tyre veç njërit).
    5.Nëse del kur të jem unë ndërmjet jush, unë do djalogoj (me të e do t’a mposht) për çdo musliman e nëse del pas meje atëherë çdo musliman të djalogojë ( me të e të perpiqet ta mposhtë per veten e tij nëse i del perpara). Allahu është Ai që do t’a ruajë çdo musliman pas meje (dmth pas vdekjes time). Në hadithin e Umi Selemes thuhet: Nëse del pasi të vdes unë do t’ju mbrojë Allahu prej tij me anë te njerezve te mirë.
    6.Ai do dale nga një toke që është nga lindja i thonë: Hurasan me një grup çifutësh nga Asbahani (thuhet në hadithin që e transmeton Muslimi: E ndjekin atë 70.000 çifutë nga Asbahani). Fytyrat e tyre janë si mburojat e veshura me lëkurë nga jashtë (dmth kane fytyra te shtrira të rrubullakëta dhe me tipare të trasha e me shumë mish në fytyrë). Do dalë prej nje vendi (që u permend më lart i cili ndodhet) ndërmjet Shamit dhe Irakut. Do përhapë shakatërrim djathas dhe majtas (dmth kudo).O roberit e Allahut qëndroni të fortë.(E tha këtë gjë) tri herë.
    7.Unë do t’ua pershkruaj atë me një përshkrim të tillë që se ka treguar asnjë profet para meje.Në hadithin e Ubades thuhet: Unë ju kam folur aq shumë për dexhalin aq sa kisha frikë se nuk do më kuptonit.
    8.Ai në fillim thotë: unë jam profet. Por profet pas meje nuk ka.
    9.Më pas thotë: unë jam zoti juaj. Por ju nuk keni për t’a parë Zotin tuaj deri sa të vdisni.
    10.Ai shikon (vetem) me njërin sy. Syrin e majtë e ka të rrafshët (të futur) të mbuluar me një cipë të trashë jeshile sikur të ishte një yll që ndriçon shumë.Ndërsa syri i djathtë sikur të ishte nje kokërr rrushi ( më) e dalë (se të tjerat e cila dallohet ne bistak nga te tjerat).Nuk është (shumë) i dalë e as (shumë) i futur. Flokët i ka të shumta. Edhe nëse nuk dinit për të gjithçka, tani nuk duhet të harroni. Me të vërtetë Zoti juaj nuk është i me një sy. [Edhe nese nuk dini për të çdo gjë nuk duhet të harron që Zoti juaj nuk është me një sy] (e tha këtë) [tri herë] [dhe bëri me shenjë tek dy sytë e tij].[Nuk keni për t’a parë Zotin tuaj deri sa të vdisni].
    11.Ai ecën në tokë e toka dhe qielli janë të Allahut.
    12.Ai është djalë i ri me flokë me shumë rrica dhe unë e përngjasoj atë me Abdul uza ibn Katan.Është i shkurtër me këmbë të shtrembëta me sy të shumë zinj i bardhë (në lëkurë).
    13.Është ezmer (me sipër thuhet që eshtë i bardhë qëllimi është që nuk është i zi por as shumë i bardhë).Flokët i ka me rrica dhe të shpupuritura.
    14.Është e shkruar në ballin e tij “kafir” (mosbesimtar). E lexon atë çdo kush që e urren punën e tij ose e lexon cdo besimtar që di të lexojë apo jo.
    15.Prej fitnes së tij është se ai ka një xhenet dhe një zjarr [ nje lume dhe uje] [dhe një male me bukë]. [Ka me vete si xheneti dhe xhehenemi (dmth te ngjashme me to)].Por zjarri i tij (në të vërtetë) është xhenet dhe xheneti i tij (në të vërtetë) është zjarr. [E ka pyetur Mugira ibn Shu’be për të (profetin salallahu alejhi ue selem) duke i thënë: i thashë (profetit) ata thonë (dmth njerezit) se ai ka me vete male prej buke, mishi dhe një lumë ? tha (profeti salallahu alejhi ue selem) : ai është më i pa vlerë tek Allahu se aq. (dmth ai është aq i pa vlerë tek Allahu i Madheruar sa që Allahu nuk i ka bërë ato që i ka dhënë mrekulli për të por ia ka dhënë si sprovë për ata që e kanë dyshimin në zemër. Ndërsa besimtarëve u shtohet me shumë siguria tek e vërteta). Në një hadith tjetër (thuhet): [Ai ka me vete dy lumenj, njeri prej tyre ujë i bardhë në shikimin e syrit dhe tjetri zjarr i ndezur në shikimin e syrit]. [Kush e arrin atë prej jush dhe deshiron të pijë ujë le të pijë prej (lumit) që i duket se është zjarr] , të mbyllë sytë dhe të ulë kokën se ka për t’a gjetur ujë të ftohtë të ëmbël të mirë prandaj mos i shkaterroni (vetet tuaja duke shkuar pas tij). Në një transmetim (thuhet): Kush hyn ne lumin e tij i fshihet shpërblimi dhe i bëhet i detyrueshem gjynafi për të dhe kush hyn në zjarrin e tij bëhet i detyrueshem shperblimi për të dhe i fshihet gjynafi i tij.
    16.Kush sprovohet me zjarrin e tij le të kërkojë ndihmë prej Allahut dhe t’i lexojë atij ajetet e para të sures Kehf sepse ato do t’u ruajnë ju nga fitneja e tij.
    17.Një prej fitneve të tij (ndër të tjera) është se do t’i thotë fshatarit: Po sikur të ta ringjall babain dhe nënën a do dëshmosh se unë jam zoti yt ? thotë: po. Atëherë i vijnë dy shejtanë në formën e babait dhe nënës së tij dhe i thonë: O djali jonë ndiqe atë se ai është zoti yt.
    18.Gjithashtu një prej fitneve të tij është se do do ketë mundësi që të vrasë një njeri duke e prerë atë me sharrë aq sa e ndan në dy pjesë.
    19.Një prej fitneve të tij është se do kalojë në ndonjë lagje do t’i ftojë (që t’a besojnë) por ata e përgënjeshtrojnë, largohet prej tyre dhe atyre u ngordhin të gjitha bagëtitë.
    20. Një prej fitneve të tij është se do kalojë në ndonjë lagje do t’i ftojë (që t’a besojnë) dhe ata do t’a besojnë dhe do t’i pergjigjen ftesës së tij. Atëherë urdhëron qiellin që t’a lëshojë shiun dhe (me të vërtetë) bie shi dhe (urdhëron) tokën që t’i nxjerrë të mbjellat dhe (me të vërtetë) mbijnë (bimët). Aq sa që atë ditë kthehen bagëtitë e tyre më të shëndosha, më të mëdha, me të ngopura dhe me më shumë qumesht.
    21.Kalon në ndonjë vend të rrënuar dhe i thote (tokës): Nzirri thesaret e tua dhe e ndjekin atë (thesaret) siç e ndjekin bletët mbretëreshën e tyre.
    Ai ka për të dalë në një kohë kur njerëzit të jenë në kontradikta (ndërmjet njëri tjetrit), të përçarë,në urrejnë me njëri tjetrin, të dobët nga feja dhe kur të mos shkojnë mirë me njëri tjetrin. Ka për të kaluar në çdo burim (dmth në çdo vend).I paloset atij toka .
    22.Ai nuk ka për të dalë deri sa të arrijnë romakët në A’mak ose në Dabik (dy vende në afërsi të Halebit të Sirisë).Mbledhin kundër muslimanëve (ushtri të mëdha) dhe mbledhin muslimanët (ushtri) kundër tyre.Shkon për tek ata një ushtri nga Medina (të cilët janë) nga njerëzit më të mirë në tokë në atë kohë. Mbasi radhiten thonë romakët: na lini të luftojmë ata që kanë marrë prej nesh robër, thonë muslimanët: jo pasha Allahun nuk ju lemë të (bëni gjë) me vëllezërit tanë dhe i luftojnë ata.Do të ketë në atë luftë
    , veçojnë muslimanët një grup që japin besën të vdesin ose të kthehen fitimtarë.Luftojnë deri sa i ndalon (prej luftës) nata dhe kthehen këta dhe ata pa fitore . (Të nesërmen përsëri) veçojnë muslimanët një grup që japin besën të vdesin ose të kthehen fitimtarë. Luftojnë deri sa i ndalon (prej luftës) nata dhe kthehen këta dhe ata pa fitore . (Të nesërmen përsëri) veçojnë muslimanët një grup që japin besën të vdesin ose të kthehen fitimtarë. Luftojnë deri sa i ndalon (prej luftës) nata dhe kthehen këta dhe ata pa fitore . Kur vjen dita e katërt ngrihen muslimanët të gjithë (dhe luftojne kundër tyre), munden (prej muslimanëve) një e treta të cilëve nuk ua mundeson Allahu të pendohen kurrë, vriten një e treta e këta janë dëshmorët më të mirë tek Allahu dhe fitojnë një e treta të cilët nuk i demtojnë fitnet kurrë.E Allahu e vendos humbjen mbi ta (dmth mbi romakët).Bëjnë një luftë që nuk është parë ndonjëherë ose tha nuk ka për tu parë ndonjëherë aq sa dhe zogu mbi ta dhe bie i ngordhur pa i kaluar ata.Numurojnë fëmijët e nje babai te cilet kanë qene një qind dhe nuk gjejnë prej tyre veç njerin.Prandaj me ç’ plaçkë lufte të gëzohen apo c’trashegimi të ndahet ? (kur kane vdekur gjithë këta).Deri sa arrijnë në Kostandinopojë e çlirojnë atë. [ Në një transmetim (thuhet): A keni dëgjuar për një qytet që njëra anë e tij është nga toka dhe ana tjetër nga deti ? thanë po o i Derguari i Allahut. Tha: Nuk ka për tu bërë Kijameti deri sa ta luftojnë atë 70.000 (njerëz) prej (pasardhësve) të fëmijëve të Is’hakut. Kur të shkojnë atje nuk kanë për të luftuar me shpata dhe as nuk kanë për të goditur me shtiza. (Por) do thonë: La ilahe il-lallah Allahu ekber dhe bie njera anë (e mureve të qytetit) e cila është nga deti. Thonë për herë të dytë: La ilahe il-lallah Allahu ekber dhe bie ana tjetër.Thonë për herë të tretë: La ilahe il-lallah Allahu ekber dhe iu hapet (qyteti).Hyjnë në të dhe fitojnë plaçkë lufte.Ndërkohë që ata ishin duke ndarë plaçkën e luftës dhe kishin varur shpatat e tyre në pemët e ullirit u thërret shejtani (e u thotë): Mesihud-dexhal ka shkuar tek familjet tuaja. I hedhin çka kishin neper duar dhe dalin, por ajo nuk është e vërtetë. Dërgojnë dhjetë veta përpara tyre. Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem: Une di emrat e tyre të baballarëve të tyre dhe ngjyrat e kuajve të tyre. Ata janë kalorësit më të mirë mbi faqen e dheut atë ditë. Kur të vijnë në Sham del (dexhali).
    23.Nuk le tokë pa shkelur dhe pa vëzhguar veç katër xhami: Xhaminë e Mekës, xhaminë e Medines, (malin) Tur dhe xhaminë Aksa.
    24.Ditët e (jetes së) tij janë dyzet. Një ditë është sa një vit, një ditë është sa një muaj, një ditë është sa një javë dhe ditët e tjera janë si ditët tuaja. I thanë: Po ditën që do jetë sa një vit a n’a mjafton ne në të namazi i një dite ? tha: jo, por percaktoni (sa është dita dhe faluni).Me ç’shpejtësi do lëvizë ai në tokë ? tha: siretë që i shtyn ato nga mbrapa era.
    25.Para ardhjes së dexhalit do ketë tre vjet të vështira, do t’u bjerë njerëzve në to uri shumë e madhe.Urdheron Allahu qiellin në vitin e parë që të ndalojë një të tretën e shiut dhe urdhëron tokën që të ndalojë një të tretën e bimësisë. Më pas urdhëron Allahu vitin e dytë qiellin që të ndalojë dy të tretat e shiut dhe urdheron tokën që të ndalojë dy të tretat e bimësisë. Më pas urdhëron Allahu vitin e tretë qiellin që t’a ndalojë të gjithë shiun aq sa nuk bie as një pikë shiu dhe urdheron tokën që të ndalojë të gjithë bimësinë dhe nuk mbin asgjë e gjelbër e ngordhin të gjithë thunderakët (kafshët që kanë thundra) përveç atyre që do Allahu. I thanë: Si mund të jetojnë njerëzit në atë kohë ? tha tehlili (fjala La ilahe il-lallah), tekbiri (fjala Allahu ekber), tesbihu (fjala subhanallah), dhe tahmidi (fjala elhamdu lilahi) u zëvendëson atyre ushqimin.
    26.Në çdo portë të Mekës dhe Medinës që shkon e presin atë melaiket me shpata të zhveshura.
    27.Në çdo vend do hyjë frika prej dexhalit përveç Medines. Atë ditë ajo do të ketë shtatë hyrje, në cdo hyrje rrijnë dy melekë e mbrojnë atë nga mesihut (dexhalit).
    28.Më pas shkon në një tokë të kripur që nuk mbin (në të bimë pothuajse fare) mbas (malit të) Uhudit dhe vendos çadrën e tij atje.
    29.Më pas dridhet Medina tre herë dhe nuk ngalet asnjë munafik ose munafike pa dalë tek ai.Kështu e largon (Medina) pisllikun prej saj siç e largon kiri pisllikun e hekurit (kur hyn në zjarr). Ajo ditë quhet dita e shpëtimit.Më të shumëtit që dalin tek ai janë gra.
    30.Drejtohet për tek ai një njeri prej besimtarëve i ri (në moshë), ai atë ditë është njeriu më i mirë ose nga më të mirët. E takojnë atë ushatrë të armatosur – usharët e dexhalit – e i thonë: për ku je nisur ? thotë: Për tek ky që ka dalë (tek njerëzit dhe u thotë unë jam zot).I thonë: a nuk beson tek zoti jonë ? thotë: Zoti ynë nuk është i pa njohur (për ne dmth ne e njohim Zotin tonë). Atëherë thonë vriteni, thotë njëri prej tyre: a nuk ju ka ndaluar zoti juaj të vrisni njeri pa çuar tek ai. E çojnë atë tek dexhali.Kur eshikon besimtari thotë: o njerëz deshmoj se ky është se ky është dexhali për të cilin na ka folur profeti salallahu alejhi ue selem.Atëherë urdhëron dexhali që ta shtrijnë, u thotë: merreni dhe shtrijeni dhe e rrahin shumë në bark dhe kurriz dhe më pas i thotë: a nuk beson tek unë ? thotë: ti je mesihu gënjeshtar. Thotë dexhali: Po nëse e vras dhe e ringjall përsëri a do dyshoni në këtë çështje (dmth që unë jam zoti juaj) i thonë: jo. Atëherë urdhëron (disa njerez) dhe presin me sharrë që nga koka deri tek këmbët [ kështu e vret]. Ecën dexhali ndërmjet dy pjesëve dhe më pas i thotë ngrihu dhe ai ngrihet në këmbë. E thërret atë atij i shkëlqente fytyra nga e qeshura. I thotë: a beson tek unë ? i thotë (djali): pasha Allahun m’u shua më shumë siguri tek ti (dmth që ti je dexhali). Më pas u thotë njerëzve (djali): O njerëz ai nuk ka mundësi t’i bëjë gjë njeriu pas meje. Atëherë e merr dexhali për ta therur por atij i bëhet qafa prej bakri dhe nuk ka mundesi t’i bëjë gjë. Atëherë e kap atë prej duarsh dhe këmbësh dhe e hedh, njerëzit mendojnë se e hodhi në zjarr por u hodh në xhenet (sepse dexhali e hodhi në zjarrin e tij i cili në të vërtetë është xheneti ndërsa xheneti i tij është zjarri i vërtetë). Thotë profeti salallahu alejhi ue selem: Ky është dëshmori më i madh tek Zoti i botërave.
    31.Më pas e drejtojnë atë melaiket drejt Shamit (dmth dexhalin) deri a shkon në malin Ilija dhe rrethon një grup muslimanësh dhe hasin muslimanët shumë vështirësi ndersa njerëzit ikin prej dexhalit nëpër male. Thotë Umu Sherik bintu Ebi El Aker: O i Dërguari i Allahut ku jane arabët atë ditë ? tha (profeti salallahu alejhi ue selem) ata atë ditë do jenë pak. Drejtuesi i tyre do jetë nje njeri i mirë (ai është Mehdi). Thotë profeti salallahu alejhi ue selem: Mehdi është prej familjes time prej fëmijëve te Fatimes do t’arregullojë atë Allahu për një natë emri tij përputhet me emrin tim dhe emri i babait të tij me emrin e babait tim nuk ka flokë në fillim të kokës hunden e ka të gjatë të hollë dhe me një shenjë në mesin e saj. Do t’a mbushi tokën me drejtësi siç u mbush me padrejtësi.
    Thotë profeti salallahu alejhi ue selem: Dy grupe prej umetit tim i ka ruajtur Allahu prej zjarrit 1. një grup që do luftojë Indinë dhe grupi tjetër është grupi që do jetë me Isen alejhi selam.
    Kush prej jush e takon atë le t’i japë prej meje selam.
    32.Ndërkohë që imami i tyre kishte dalë për të falur namazin e sabahut zbret Isa ibnu Merjem prej qielli tek minarja e bardhë në lindje të Damaskut i veshur me dy rrobe të ngjyrosura me uers (një lloj bime që rritet vetëm në Jemen) dhe za’feran ka vendosur duart e tij mbi krahët e dy melekëvë kur e ul kokën dhe kur e ngre i kullojnë djersë sikut te jenë gurë të çmuar. Nuk mundet për një mosbesimtar që t’a arrijë fryma e tij dhe mos vdesë dhe fryma e tij arrin sa arrin shikimi i tij.
    33.Thotë profeti salallahu alejhi ue selem: Nuk ka ndërmjet meje dhe atij profet (dmth Isës alejhi selam). Ai do të zbresë prandaj njiheni atë (nga këto shenja): nuk është as shumë i gjatë dhe as i shkurtër i bardhë në të kuqe me dy rroba me ngjyrë të verdhë shumë të lehtë koka e tij duket sikur kullon mgjth se nuk është e lagur. I lufton njerëzit për Islamin (dmth qe të bëhen muslimanë), thyen kryqin, vret derrin dhe heq xhizjen (një shumëparash që e e merr shteti Islam prej itharëve të librit që jetojnë në të dhe nuk duan të bëhen muslimanë). I shkatërron Allahu në kohën e tij të gjitha fetë veç Islamit. Si do jetë gjendja juaj kur te zbresë tek ju i biri i Merjemes dhe drejtuesi juaj do jetë prej jush [ në një transmetim thuhet ] dhe ju drejton ju prej jush. I thotë Ibnu Ebi Dhi’b (atij që e transmeton këtë hadith prej tij): A e di ç’domethënë kjo ? i thashë ma thuaj. Tha dhe ju drejton ju me librin e Zotit tuaj dhe me sunetin e profetit tuaj salallahu alejhi ue selem.
    33.Kthehet imami mbrash që të dalë Isa alejhi selam imam dhe i thotë: falu ti para nesh dhe Isa vendos dorën e tij mes shpatullave të tij dhe i thotë: jo, ju jeni të parë për njëri tjetrin si nderim prej Allahut për këtë umet prandaj dil falu ti dhe falet për ta imam ai që ishte.
    34.Më pas shkon dexhali në malin Ilija dhe rrethon në të një grup muslimanësh dhe thonë disa prej tyre çfarë prisni prej këtij taguti, luftojeni deri sa të shkoni tek Allahu (deri sa të vdisni) ose të fitoni dhe vendosin t’a luftojne kur të vijë agimi.
    35.ndërkohë që ishin duke u pregatitur për luftë dhe po pregatisnin rreshta dhe u thirr ikameti vjen Isa ibnu Merjemdhe del imam. Kur e ngre kokën nga rukuja thotë: E dëgjon Allahu atë që e falenderon, e vraftë Allahu mesihun dexhal dhe i ndihmoftë muslimanët. Kur mbaron thotë: hapni dyert dhe hapen. Mbas tyre është dexhali me shtatë dhejtë mijë çifutë të gjithë kanë shpata dhe me rroba jeshile. E kërkon atë Isa alejhi salatu ue selam.
    36.Shkon Isa me heshtën e tij drejt dexhalit dhe kur e shikon atë dexhali shkrihet siç shkrihet kripa në ujë e nëse do t’a linte do shkrihej deri sa të vdiste por e vret Allahu me dorën e tij (e Isës) dhe ia mundëson të shikojë gjakun e tij (dexhalit) në heshtën e tij. E arri atë në lindje të portës së Ludit dhe e vret atë (në një transmetim thuhet) e vdes atë Allahu në Akabetu Ufejk ( ky vend ndodhet në Jordani).
    37.I mund Allahu çifutët duke i lehtësuar muslimanëve t’i luftojnë e t;i mundin ata. Aq sa nuk ngelet asgjë që e ka krijuar Allahu pas së cilës fshihen çifutët pa e bërë allahu të flasë qoftë gur, dru, mur dhe kafshë veç pemës garkad – sepse ajo është prej pemëve të tyre – do thotë: o rob i Allahut o musliman këtu pas meje është një çifut prandaj eja dhe vrite.
    38.Jetojnë njerëzit pas tij (dmth vdekjes së dexhalit) shtatë vjet pa pasur ndërmjet tyre armiqësi.
    39.Do jetë Isa alejhi salatu ue selam vërtetues i Muhamedit për umetin e tij gjykues i drejtë për ta, drejtues i udhëzuar dhe i drejtë. I lufton njerëzit për Islamin (që të pranojnë Islamin), thyen kryqin dhe ther derrin
    shfuqizon xhizjen largohet urrejtja hasedi dhe thërrasin (njerezit) kushe pranon pasurinë (për sadaka) dhe se pranon askush. Aq sa do jetë një sexhde më e mire se gjithë bota dhe çka brenda saj. E do jetë lutja vetëm për Zotin e botërave. Pasha Atë në dorë të të cilit është shpirti im do bëjë telbije (nijeti për haxh ose umre dhe thënia me gojë: lebejke Allahume lebejk…) i biri i Merjemes në rrugën e Reuhas (një vend ndërmjet Mekës dhe Medines) për haxh ose umre ose për të dyja.
    40.Më pas vijnë tek Isa i biri i Merjemes disa njerëz që i kambrojtur Allahu prej tij (dmth dexhalit) u fshin atyre fytyrat dhe u tregon atyre gradat që kanë në xhenet. Kur ndërkohë i shpall Allahu Isës (dhe i thotë) se Unë kam nxjerrë një grup (të madh) njerëzish që nuk ka mundësi askush t’i luftojë ata prandaj mbroi robërit e Mi në (malin) Tur. Kështu dërgon Allahu Je’xhuxhët dhe Ma’xhuxhët. Ata zbresin nga çdo vend i lartë me të shpejtë (dmth që ata janë shumë). Kalojnë të parët e tyre pranë liqenit Taberije (i cili ndodhet në Jordani) dhe e pijnë të gjithë ujin, kalojnë të fundit dhe thonë këtu dikur ka pasur ujë dhe ecin deri sa shkojnë tek mali i hamrit – i cili është mali i xhamisë së Kudsit – dhe thonë: Vramë çka kishte në tokë ejani të vrasim çka është në qiell. Qëllojnë me shigjetat e tyre nga qielli dhe Allahu ua kthen ato të përlyera me gjak.
    Rrethohet i Dërguari i Allahut Isa dhe shokët e tij aq sa koka e demit do jetë për ndonjërin prej tyre më e mirë se një qind dinar (ari) për ndonjërin prej jush sot. I lutet Allahut i Dërguari i Allahut Isa dhe shokët e tij (që ti shpëtojë prej tyre) dhe dërgon Allahu atyre negafin ( një lloj krimbi që rri në hundet e deveve dhe deleve) në qafat e tyre dhe vdesin të gjithë sikur të ishte një njeri i vetëm. Më pas zbret i Dërguari i Allahut Isa dhe shokët e tij në tokë dhe nuk gjejnë pëllëmbë vendi pa e mbushur ata me kalbësinë e tupave te tyre dhe erën e tyre të keqe. I lutet Allahut i Dërguari i Allahut Isa dhe shokët e tij (që ti largojë trupat e tyre) dhe dërgon Allahu ca zogj si qafat e deveve që i marrin trupat e tyre dhe i hedhin ku të dëshirojë Allahu.
    Më pas dërgon Allahu një shi që nuk lihet pa lagur shtepi prej balte e as prej lecke dhe e lan token dhe e bën si pasqyrë. Më pas i thuhet tokës nxirri frytet e tua dhe ktheje begatinë tënde. Atë ditë mund të hajë një grup (njerëzish) prej nje (kokërr) shege dhe mund të strehohe nën hijen e saj. I jepet begati qumështit aq sa deveja që sa ka pjellë mjafton për (shumë) grupe njerëzish (dmth qumështi i saj), lopa që sa po ka pjellë mjafton për një fis (të tërë) dhe delja që sapo ka pjellë mjafton për një grup prej njerëzish. Do jetë demi me kaq e kaq pare (dmth shtrenjtë) dhe do shitet kali për pak dirhemë (dmth shumë i lirë). Jetë e mirë do jetë pas (ardhjes së) Mesihut, jetë e mirë do jetë pas (ardhjes së) Mesihut i jepet leje qiellit të lëshojë shiun dhe tokës që nxjerrë bimët e sikur ta mbjellësh farën në shkëmb do mbinte nuk do ketë kopraci smirë dhe as urrjetje.
    41.Do hiqet helmi i atyre kafshëve që kanë helm dhe do bjerë paqja në tokë aq sa luanët rrijnë me devetë, tigrat me lopët dhe ujqit me delet. Fëmijët luajnë me gjarpërinjtë dhe nuk u bëjnë atyre dëm ( dmth gjarpërinjtë fëmijëve). Aq sa fëmija fut dorën tek gjarpëri dhe nuk i bën asgjë dhe e resht luanin që të largohet dhe nuk i bën asgjë. Ujku do jetë për delet si të ishte qeni i tyre. Do mbushet toka me paqe siç mbushet e na me ujë. Fjala do jetë një dhe nuk do adhurohet askush veç Allahut nuk do ketë luftë kurejshëve do t’u merret pushteti dhe thuhet që do jetë toka si një enë prej argjendi do ta nxjerrë bimësinë si në kohën e Ademit.
    42.Qëndron Isa alejhis salatu ues selam në tokë dyzet vjet më pas vdes dhe i falin xhenazen muslimanët.
    43.Ndërkohë dërgon Allahu një erë të ftohtë nga Shami u hyn atyre nen sqetulla dhe i merr shpirtin çdo besimtari dhe çdo muslimani ( në hadithin e Ibn Amrit thuhet: Nuk ngelet në faqen e dheut asnjë që ka qoftë dhe një thërrmijë besimi pa ja marrë shpirtin edhe sikur ndonjëri prej tyre të jetë në brendësi të malit dhe ngelen njerëzit e këqinj ( te cilët shpejtojnë për tek epshet deshirat e tyre) si shpendët dhe (do jenë në padrejtësi) si egersirat nuk e njohi të mirën e as nuke kundërshtojnë të keqen u vjen atyre shejtani dhe u thotë: anuk po më bindeni ? dhe i urdhëron të adhurojnë idhujt dhe i adhurojnë me rrizkun e shumtë që u vjen dhe jetesën e mirë dhe bëjnë mardhënie si gomerët.Mbi keta njerez do bëhet Kijameti.
    44.I fryhet Surit çdo kush që e dëgjon ul njerën anë të qafës dhe ngre tjetrën. I pari që e dëgjon është një burrë që është duke rregulluar kasollen e deveve të tij. Vdes dhe vdesin njerëzit (të gjithë).
    Më pas dërgon Allahu – ose tha: hedh Allahu një shi sikur të ishin pika vese dhe mbijnë prej tij trupat e njerëzve. “Me pas fryhet përsëri dhe kur ja ata janë ne këmbë dhe shikojne” [Zumer 68] më pas u thuhet (melaikeve) nxirrni grupin e zjarrit (që do hyjë zjarr) thuhet sa ? u thuhet nga çdo një mijë nëntë qind e nëntëdhjet e nëntë. Kjo është dita “ që do thinjen fëmijët” [ El Muzzemil 17] dhe ajo është “dita që do të zbulohet parakëmba” [Kalem 42].
    [Këto ishin fjalët e fundit që ka shkruar shejhu i nderuar Muhamed Nasirudin El Albani prej këtij libri me vlerë Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë dhe ia shtoftë shpërblimin] botuesi.
     
  3. doctorx.

    doctorx. Tetar

    Anëtarësuar:
    11 Qershor 2010
    Postimet:
    52
    Pëlqime të marrura:
    0
    Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët



    Sikurse është e ditur se Pejgamberi alejhi selam kur përmend ndonjë nga shenjat e kiametit dhe njerëzit i shohin ato ndodhi të cilat i ka përmendur Pejgamberi alejhi selam,janë të bindur se Kiameti patjetër do të vie,
    punojnë për të , përgaditen për atë ditë dhe i shtojnë veprat e mira para se të vie caktimi i Allahut teala , thotë Allahu teala në Kur'an : " Dhe mos të thotë ndokush: " O i mjeri unë që kam lën mangu respektimin ndaj Allahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin !".Ose të mos thotë : "Ah, sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur ! " (Zumer 56-57). Ndërsa Pejgamberi alejhi selam në hutbe thoshte : " Jam dërguar unë dhe Kiameti sikurse këta dy".(dhe bënte me shenj me dy gjishtat e tij,gishtin tregues dhe gishtin e mesëm)
    Sahabët janë friksuar se Kiameti do të ndodhë gjatë kohës së tyre pasiqë Pejgamberi alejhi selam ua kishte përshkruar atyre Dexhxhallin.
    Vërtetë janë shfaqur shumë shenja të Kiametit dhe janë vërtetuar fjalët e Pejgamberit alejhi selam për atë që ka lajmëruar më parë dhe qdo ditë muslimanëve iu shtohet imani , e si të mos iu shtohet imani kur njerëzit i shohin ato ndodhi për të cilat ka lajmëruar Pejgamberi alejhi selam dhe të cilat ndodhin mu ashtu sikur që i ka përshkruar ?! Mjerë,mjerë për ata të cilët e përgënjeshtrojn dërgimin e tij dhe dyshojnë në të.


    Prejardhja e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve

    Emri Je'xhuxh Me'xhuxh rrjedhë nga fjala Uxhexh që d.m.th Ujë i kriposur shumë.,është thënë gjithashtu se ky emër rrjedh nga Exhxh që d.m.th Shpejtësi e madhe në armiqsi.poashtu është thënë se Me'xhuxh rrjedh nga fjala Maaxh.mirëpo secilia nga këto fjalë janë të përshtatshme për qështjen e tyre,thotë Allahu teala : "(Kur të vijë caktimi i Zotit,ose kur të dalin Je'xhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën.Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë." (Kehf-99).
    Prejardhja e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve është nga njerëzit,prej pasardhësve të Ademit dhe Havës alejhima selam , ndërsa disa dietarë kanë thënë:Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët janë prej pasardhësve të Ademit alejhi selam e jo të Havës,ngase sipas këtij mendimi një herë gjatë ëndërrimit Ademi alejhi selam kishte ejakuluar dhe se sperma e tij është përzier me Dhe , dhe prej kësaj Allahu teala i ka krijuar Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët,mirëpo për këtë mendim nuk ka asnjë argumet.Ka thënë Ibni Haxher:Këtë nuk e kemi ndëgjuar nga asnjëri prej selefëve,përveq nga Ka'b el-Ahbar porse këtë e demanton hadithi "Ata (Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët) janë prej pasardhësve të Nuhut,ndërsa Nuhu është nga pasardhësit e Havës".
    Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët janë prej pasardhësve të Jafeth ebi Et-Turuk, ndërsa Jafeth është prej fëmive të Nuhut alejhi selam.Argument se Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët janë prej pasardhësve të Ademit alejhi selam është hadithi që e transmeton Imam Buhariu nga Ebu Seid el-Hudrij radijAllahu anhu se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Thotë Allahu teala, O Adem ! Thotë (Ademi) : Të përgjigjem o Allah., dhe e mira është në dorën tënde.Thotë Allahu teala:Nxjirri njerëzit nga xhehennemi.Tha : E kush janë banorët e xhehennemit ? Tha: Prej qdo një mij, nënt qind e nëntëdhjetë e nënt (në xhehennem),atë ditë kur fëmiu do të thihet,shtatëzëna do ta lind fëmiun e saj,e njerëzit do të duken sikur të dehur,mirëpo ata nuk janë të dehur porse nga frika prej dënimit të Allahut teala.(Sahabët)Thanë a vetëm një në xhennet si do të jetë halli?Tha Pejgamberi alejhi selam : Myzhde (përgëzim) , prej juve një ndërsa një mij (në xhehennem) nga Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët.


    Përshkrimi Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve

    Sipas transmetimeve tregohet se Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët u përngjajn mongolëve,sytë i kanë të vegjël,hundën të gjerë dhe të shtypur,flokët e kuqrremta,dhe fytyrë të gjërë.
    Transmeton imam Ahmedi nga Ibni Harmelete e ky nga tezja e tij se ka thënë: Kur Pejgamberi alejhi selam një herë mbajti hutbe ,ndërsa ishte kafshuar nga një akrep në gishtin e mesëm tha: Ju thoni nuk ka armik,dhe ju do të vazhdoni ta luftoni armikun derisa të dalin Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët të cilët janë me fytyr të gjërë,sy të vegjël, të cilët zbresin nga qdo bregore me shpejtësi .
    Ka thënë Ibni Kethiri : Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët iu përngjajnë njerzëve e në veqanti mongolve,syt i kanë të fryer dhe hundët i kanë të shtypura, ndërsa ata që thonë se Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët janë të gjatë sa një trup hurme apo edhe më të gjatë apo shumë të shkurtër apo ata që thonë se i kanë veshët e mëdhenjë saqë në njërin vesh flejn dhe me tjetrin vesh mbulohen , të tillët nuk kanë dije për këtë gjë dhe nuk ka argument për këtë .
    Transmeton Abdullah bin Umer se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: " Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët janë nga pasardhësit e Ademit, dhe se kur të dërgohen tek njerëzit , do t'ua shkatërrojnë vendbanimet e tyre,dhe nuk vdes asnjë nga ata vetëmse i le një mij pasardhës ".
    Ndërsa hadithet e sakta e vërtetojnë se ata janë njerëz të fuqishëm ,dhe se nuk ka fuqi askush nga njerëzit ti mbyt ata ,dhe ka gjasa që gjatësia e njërit prej tyre të jetë një apo dy pëllëmb. Transmeton En-Nevasi bin Seman se Allahu teala i ka shpallur Isait alejhi selam për daljen e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve dhe se nuk ka mundësi ti mbyt ata,dhe e ka urdhëruar atë që ti largoj musliman nga rruga e tyre duke i thënë : " Strehoi muslimanët në kodër".


    Argumentet Kur'anore për daljen e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve

    Thotë Allahu teala : " Derisa të hapet (penda) e Je'xhuxh Me'xhuxhëve dhe ata të zbresin nga qdo bregore me shpejtësi . Dhe derisa të jete afruar premtimi i saktë (dita e kiametit), e ai është momenti kur mbeten të shtangët sytë e atyre që nuk besuan (në ato qaste thonë) : "Të mjerët ne, vërtetë ishim krejt të pavetdijshëm për këtë (moment);por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenjë ". (enbija 96-97). Gjithashtu thotë Allahu teala në Kur'an për tregimin e Dhulkarnejnit : "Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perendimit e lindjes – nga veriu).Dhe deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe mbrapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveq gjuhës së vet). Ata thanë: " O Dhulkarnjen, vërtet Je'xhuxhi dhe Me'xhuxhi janë duke bërë shkatrrime në tokë< a bënë që ne të japim ty një kontribut (në formëtagri a tatim) , e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre ?". Ai (Dhulkarnejni) tha: " Atë që mua më mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që më ofroni ju), po ju më ndihmoni më fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes tyre!".Më sillni copa të hekurit !E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: " Ndizni !" e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha : "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij !" E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin. Ai (Dhulkarnejni) tha: " Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim , Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt ". (Kur të vijë caktimi i Zotit , ose kur të dalin Je'xhuxh Me'xhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valë njëra me tjetrën.Dhe i fryhet Surit (për herë të dytë) e të gjithë ata i tubojmë." (Kehf 92-99).
    Këto ajete janë argument se Allahu teala i ka mundësuar Dhulkarnejnit ndërtimin e pendës në mes të Je'xhuxh Me'xhuxhëve të cilët ishin zullumqarë në tokë dhe në mes njerëzve,e kur të vie caktimi i Allahut teala dhe është ofruar kiameti do të shkatërrohet kjo pend dhe do të dalin Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët me shpejtësi të madhe duke bërë shkatërrime të mëdha në tokë.

    Argumentet nga Sunneti për daljen e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve

    Hadithet që argumentojnë për daljen e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve janë të shumta ,mirëpo do të mjaftohemi me disa prej tyre :
    *Prej tyre është hadithi që është transmetuar në dy sahihet (Buhariut dhe Muslimit) nga Ummu Habibeh bint ebi Sufjan nga Zejneb bint Xhahsh se Pejgamberi alejhi selam hyri një ditë tek ajo i tronditur dhe tha : Nuk ka Zot tjetër përveq Allahut, mjerë për arabët nga një fatkeqsi që është afruar , është hapur sot një vrim nga Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët sikurse kjo ( e bëri një rrumbullak me gishtin e madhë dhe tregues). Tha Zejneb bint Xhahsh : I thash : O i Dërguari i Allahut ! A do të shkatërrohemi kurse në mesin tonë ka njerëz të mirë ? Tha : Po, nëse përhapet e keqja shumë".
    *Transmetohet nga Hudhejfe bin Usejd el Gafarij RadijAllahu anhu se ka thënë: Dul një ditë Pejgamberi alejhi selam tek ne, ndërsa ne ishim duke biseduar, tha Pejgamberi alejhi selam : Qka po bisedoni ? Thanë: Po bisedojmë për Kiametin. Tha : Kiameti nuk do të ndodhë derisa të shfaqen dhjetë shenja , dhe i përmendi Tymin,Dexhxhallin, Kafshën,Lindjen e diellit nga perendimi,Zbritjen e Isaut alejhi selam , Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët, tri shafitjet e tokës :Shafitja e tokës në lindje, perendim, dhe në xhezirën arabe, dhe e fundit dalja e një zjarri që do ti tuboj njerëzit ". (transmeton Imam Muslimi)

    Kiameti do të ndodh shumë shpejt pas daljes së Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve

    Transmeton Mudebir bin Aibadete nga Ibni Mesud për takimin në të cilin janë takuar pejgamberët Muhammedi,Ibrahimi,Musa dhe Isai alejhimu selam dhe biseda e tyre për kiametin ,gjatë bisedës Isai alejhi selam tha : Sa i përket kohës kur do të dalin Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët atë nuk e din askush përveq Allahut teala,kurse sa i përket daljes së dexhxxhallit Allahu më ka premtuar mua se dexhalli kur të më sheh do të shkrihet sikur që shkrihet kripa,pastaj guri e druri do të thonë "O musliman pas meje fshihet një qafir ,eja dhe mbyte atë", pastaj do ta shkatrroj Allahu teala dexhallin dhe kufarët ,dhe njerëzit do të kthehn në trojet e tyre,pastaj do të shfaqen je'xhuxhët dhe me'xhuxhët të cilët do ta vërshojnë qdo vend,do të bëjnë shumë qrregullime dhe nuk kalojn afër ndonjë lumi veq se e shterrin ujin e tij,dhe nuk takojnë askend veq se e mbysin dhe shkatrrojnë,e pas kësaj njerzit do të vinë tek unë dhe të ankohen,e unë do ta lusë Allahun teala,e Allahu do të i mbys ata sa që e gjithë toka do të mbushet me kufomat e tyre dhe do të vështërsohet jeta nga era e keqe qe dele nga kufomat e tyre,pastaj Allahu teala do ta zbresë një shi i cili do të i bartë kufomat e tyre dhe do të i qonë në det,e pas kësajë ashtu si që më ka premtuar Allahu kiameti do të jetë shumë afër. ( Transmeton Imam Ahmedi dhe hadithi është i saktë ).

    Ku është penda e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve ?

    Ka thënë Ibni Kethiri Allahu e mëshiroftë :E kemi përmendur në tregimin e Dhulkarnejnit dhe kemi treguar për ndërtimin e pendës prej hekuri dhe bakri në mes dy kodrave ,dhe tha (Dhulkarnejni) : Kjo është një e mirë nga Zoti im ,e kur të vjen caktimi i Zotit tim, pra kur të vie caktimi për shkatrrimin e tij e bënë atë rrafsh me tokë,ndërsa caktimi i Allahut është i sigurt ,pra kjo patjetër se do të ndodh,Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valë njëra me tjetrën, pra në ditën kur do të shkatrrohet penda,do të dalin nga qdo bregore me shpejtësi ,pastaj do të jet shumë afër koha kur do t'i fryeht surit sikurse thotë Allahu teala : " Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga qdo bregore me shpejtësi. Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e është momenti kur mbeten të shtangur sytë e atyre që nuk besuan (në ato qaste thonë) : "Të mjerët ne,vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (moment) ; por jo, është e vërtet se ishim zullumqarë të mëdhenj " (enbija 96-97).
    Shtrohet pyetja : Ku është kjo Pend ?
    Përgjigja : Ajo është në perendim , mirëpo askush nuk e di se ku gjindet saktësisht .Janë munduar disa prej Prijsëve të mëhershëm për gjetjen e saj, prej tyre ka qenë Harun bin Muhammed pra Harun err-Rrashid i cili i dërgoi njësin speciale në mënyr që të kërkonin vendi se ku gjindet penda dhe më pas ta lajmëronin atë kur të kthehen, shkuan prej një shteti në tjetrin ,prej një mbretërie në tjetrën dhe treguan se e kanë parë një pend të madhe prej hekuri dhe bakri e cila kishte derën e madhe, në derë kishte dry të madh ,kanë parë edhe qumësht e mjalt të mbetur pran pendës,gjithashtu kishte të ngjitur roje të mbretërve dhe se ajo ishte shumë e lart , pastaj u kthyen në vendin e tyre ,ndërsa udhëtimi ka zgjatur dy vite.
    Këtë ngjarje e tregon Ibni Kethiri Allahu e mëshiroftë në tefsir,porse nuk e tregon senedin,Allahu e di më së mirë për saktësin e kësaj.Ndërsa argument që tregon se penda është ndërtuar në mes dy kodrave janë ajetet e mëparshme sikur që është fjala e Allahut teala : " Dhe deri kur arriti mes dy kodrave " fjala që është përmendu në ajet " Sedejn " d.m.th dy kodra përball njëra tjetrës , pastaj thotë : "...e kur i nivelizoi ai me dy anët e kodrave.." (kehf-96).
    Përfundimisht themi se për ne nuk është me rëndësi ta dim saktësisht vendi se ku gjindet penda,ne qëndrojmë pas asaj që në ka lajmëruar Allahu teala për të dhe hadithet e vërteta,se penda e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve do të jetë derisa të vij caktimi i Allahut teala për shkatërrimin e saj dhe do të dalin Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët,mirëpo kjo do të ndodh afër kijametit sikurse thotë Allahu teala : ".....e kur të vjen caktimi i Zotit tim , Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt ". (Kur të vijë caktimi i Zotit , ose kur të dalin Je'xhuxh Me'xhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valë njëra me tjetrën.Dhe i fryhet Surit (për herë të dytë) e të gjithë ata i tubojmë." (kehf 98-99).


    Nuk ka mundësi askush nga njerëzit ta dij se ku gjindet penda

    Ndokush pyet : Si nuk ka mundësi ta dij askush nga njerëzit se ku gjindet penda saktësisht edhe pse ka përparuar dija dhe janë shpikur satelite ?!!!
    Përgjigja: Allahu teala kur dëshiron ndonjë gjë vetëm i thotë Bëhu dhe ajo bëhet , ndërsa prej caktimit të Allahut teala është se nuk ka mundësi ta dij askush vendin se ku gjindet penda ,derisa Allahu teala ti lejoj të dalin Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët .


    Dalja e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve

    Sa i përket mënyrës së daljes së Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve na ka lajmëruar Pejgamberi alejhi selam ku thotë : "Vërtet Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët qdo ditë e hapin një vrim në pend derisa të arrijn ti shohin rrezet e diellit,thotë njëri nga ata : Kthehuni e nesër do të vazhdojm ta hapim,ndërsa Allahu teala e mbyll dhe e bënë edhe më të fort se sa ka qenë,derisa të arrij koha e tyre dhe dëshiron Allahu që t'i kthej ata tek njerëzit , për pak sa nuk i shohin rrezet e diellit thotë njëri nga ata : Kthehuni dhe do të vazhdojm nesër Nëse don Allahu (inshaAllah) , kthehen të nesërmen dhe ajo është në atë gjendje që e kan lën,e hapin atë dhe dalin tek njerëzit, e pin ujin, ndërsa njerëzit fshehen në komponimet e tyre të fortifikuara,jexhuxhët pasi që të mbyssin shumë njerëz i gjuajn shigjetat e tyre në qiell dhe iu kthehen shigjetat me gjak,dhe thonë (Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët) : I mbytem banorët e tokës dhe i mundëm banorët e qiellit ! Pas kësaj Allahu qon në qafat e tyre nga një krimb me të cilin i mbyt ata..." (transmeton Imam Ahmedi,Ebu Davudi, dhe Hakimi ndërsa shejh Albani ka thënë se hadithi është i vërtet).,

    Sunneti nuk njeh paragjykim


    Kështu pra kur thotë njëri prej tyre Kthehuni dhe do të gropojm nesër Nëse don Allahu (inshaAllah) ....dalja e tyre është përshkak të kësaj fjale InshaAllah edhe pse kjo fjalë ka dalur nga goja e qafirit ,mirëpo ajo i ka bërë dobi atij dhe i ka ndihmuar në arritjen e qëllimit të tij, ndërsa muslimani harron të thotë InahAllah (Nëse don Allahu) dhe pastaj nuk i arrin qëllimet e tij. Tregon Pejgamberi aljehi selam për Sulejmanin alejhi selam ku thotë : " Ka thënë Sulejman bin Davud : Do të kem mërdhënje për një natë me njëqindë grat e mia dhe që të gjitha do ti lë me barrë në mënyr që (fëmit) të luftojn në rrugën e Allahut ,ndërsa shoku i tij i tha : Thuaj InshaAllah (nëse don Allahu),ndërsa ai (Sulejmani ) nuk tha inshaAllah ,bëri mardhënje me të gjitha grat e tij,mirëpo nuk mbetën shtatëzën përveq njërës dhe e cila e lindi një fëmij me të meta, pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muhammedit sikur të kishte thënë InshaAllah (nëse don Allahu) do të lindnin të gjitha fëmij të shëndosh."(transmeton Imama Ahmedi,Nesaiu dhe Muslimi)

    Nuk e di numrin e ushtris së Allahut askush tjetër përveq Tij

    Në dekadën e fundit do të jetë një shkallë e lartë e rekrutimit me Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët ,në kohën kur ata dalin dhe jetojnë do të bëjnë shkatërrime të mëdha ,do të shkojnë në detin Taberije dhe do ta pin ujin të tërin ,ndërsa kur të arrij i fundit nga ata tek deti do të thotë: Më parë në këtë vend ka pasur ujë.
    Transmeton En-Nevasi bin Seman RadijAllahu anhu se Pejgamberi alejhi selam ka thënë : " Allahu teala i ka shpallur Isait alejhi selam se Unë i kamë nxjerrur robërit e Mi të cilët nuk ka mundësi askush t'i mbyt,strehoi robërit (muslimanët) në kodër ,pastaj Allahu teala i dërgon Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët , ndërsa ata zbresin prej qdo bregore me shpejtësi , shkojnë në detin Taberije dhe e pin të tërë ujin , ndërsa kur të arrij i fundit nga ata tek deti thotë: Më parë në këtë vend ka pasur ujë ,kurse Isai alejhi selam dhe shokët e tij izolohen saqë koka e një demi për ta është më e mirë se sa një qindë dinar për ju sot,pastaj i luten Allahut Isai dhe shokët e tij,ndërsa Allahu qon nga një krimb në qafat e tyre (Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve) dhe i mbyt ata të gjithë për një herë,pastaj del Isai dhe shokët e tij në tokë dhe nuk gjejnë as një pëllëmb vend veqse është e mbushur (nga Je'xhuxhët e mbytur) dhe vie erë e keqe i luten Allahut Isai dhe shokët e tij ndërsa Allahu dërgon zogj të cilët i bartë ata (Je'xhuxhët) aty ku Allahu dëshiron. (Sahihu Muslim).
    Transmeton Imam Muslimi ku thotë se pasi Je'xhxuhët të thonë : Në këtë vend më parë ka pasur ujë ata vazhdojnë derisa të arrijn në malin Hamra i cili është në Palestin dhe thonë: I mbytem banorët e tokës ,ejani e ti mbysim banorët e qiellit,gjuajn me harkat e tyre në qiell,ndërsa Allahu ua kthen atyre shigjetat e ngjyrosura me gjak. (Sahih Muslim).
    Ndërsa transmeton Mahmuud bin Lebiid nga Seid el-Hudrijj se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi alejhi selam : " Do të dalin Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët sikurse na ka treguar Allahu teala " Nga qdo bregore me shpejtësi " ,dhe ua mësyjn njerzëve të cilët i dëbojn dhe i shjatërrojn,rrahin dhe malltretojnë,ata do ta pin të gjithë ujin që është në tokë ,saqë disa prej tyre kalojn afër një lumi dhe thonë " Vërtet këtu kishte ujë më parë " saqë nuk do të mbetet askush prej njerzëve, do t'i marrin të gjitha vendet dhe qytetet e tyre ,do të thotë njëri nga Je'xhuxhët " Ja pra këta janë banorët e tokës të cilët ii mbytem dhe i robëruam,pra e kryem qështjen tonë me ta,tash nuk na ka mbetur tjetër përpos që t'i mbysim banorët e qiellit,pastaj njëri prej tyre e nxjerr shigjetën e tij nga harku dhe e gjuan në qiell, dhe do t'i kthet shigjeta nga qielli e lyer me gjak,kjo do të jetë për ta sprov nga ana e Allahut,përderisa këta janë në këtë gjendje Allahu do ti dërgoj atyre krimba në qafat e tyre të cilët do ti mbysin ,në këtë kohë do të thonë muslimanët : A nuk ka ndojnë burrë që do ta sakrfikon jetën e tij ,të del dhe të shiqon se qka kanë bërë armiqët (Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët),del njëri nga burrat e muslimanëve duke llogaritur se ata do ta mbysin ate,kur ja i sheh Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët të mbytur njëri mbi tjetirn,pastaj thërret me një zë të lart O ju grumbulli i muslimanëve ju përgëzoj se Allahu teala na ka ndihmuar kundër arkimut tonë. (transmeton Imam Ahmedi).

    Bereqeti pas vdekjes së Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve

    Pas vdekjes së Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve shtohet siguria dhe bereqeti me lejen e Allahut teala.Sikurse transmeton En-Nevas bin Semaan në një hadith të gjatë për dexhallin,zbritjen e Isaut alejhi selam,daljen e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve në kohën e Isës alejhi selam dhe lutja që bënë Isau alejhi selam për shkatrrimin e tyre ,gjithashtu në këtë hadith thotë : " Pastaj Allahu lëshon shi i cili nuk le shtëpi dhe vendë pa pastruar ,saqë toka do të bëhet sikur të jetë pasqyr,pastaj Allahu i thotë tokës nxjirre bereqetin tënd,saqë të gjitha frytet do të jenë me bollëk të madhë,poashtu qumshti i një deveje do t'i mjaftoj njëqind mij njerzëve, kurse qumshti i një lope do ti mjaftoj një fisi dhe qumshti i një deleje do ti mjaftoj një grup njerzish " (transmeton Imam Muslimi) .
    Poashtu transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi alejhi selam ka thënë : " Të gjithë Pejgamberët janë vëllezër të një familje ,kurse nënat i kanë të ndryshme të gjithë e kanë një fe , unë jamë më meritori ndaj Isës birit të Merjemës,nase mes meje dhe atij nuk ka pasur pejgamber,dhe se ai do të zbres ,e Allahu në kohën e tij do të shkatrron dexhallin ,e më pas do të mbizotroj në tokë siguria,saqë Luani do ti ruaj Devet,kurse Tigri do ti ruaj Lopët, e Ujku do ti ruaj Delet,kurse fëmijët do të luajn me gjarpërinjë e ata nuk do ti dëmtojnë. "(transmeton Ahmedi kurse Ibni Haxhe ka thënë në Fet'h ka thënë se hadithi është i vërtet).
     
  4. doctorx.

    doctorx. Tetar

    Anëtarësuar:
    11 Qershor 2010
    Postimet:
    52
    Pëlqime të marrura:
    0
    Zjarri që i tubon njerëzit

    Kjo është shenja e fundit nga shenjat e mëdha të Kijametit, sepse Muhammedi alejhis-selam në hadithin e tij ku përmendi dhjetë shenjat e mëdha të Kijametit tha: “...dhe e fundit nga ato, është zjarri që del nga Jemeni, i cili i tubon njerëzit në vendtubimin e tyre (në mahsher).”

    Toka në të cilën do t’i tubojë njerëzit ky zjarr, është toka e Shamit (vendet e Shamit janë: Palestina, Siria, Jordania dhe Iraku).

    Transmetoi Ebu Dherri se Muhammedi alejhis-selam tha: “Shami është toka e tubimit dhe vendi i zgjerimit.”

    Në një hadith tjetër Muhammedi alejhis-selam sqaroi se ky zjarr (vullkan i madh siç duket) nuk u lë vend njerëzve, kudo që ata ndalen ai i arrinë derisa të tubohen në vendet e Shamit.
    __________________________________________________________________________________
    Dalja e shtazës

    Kjo shtazë do të paraqitet në fund të kohës. Ajo është një nga mrekullitë e All-llahut dhe do të paraqitet kur të shtohen sherri dhe fesadi. Këtë shtaze All-llahu e përmendi në Kur’an, ku thotë: “E kur fjala (Ime) u bie atyre (njerëzve), Ne do t’u nxjerrim atyre një SHTAZË nga toka që do t’u flasë atyre (njerëzve): se, njëmend, njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet (dhe Kur’anin) Tona.” (En-Neml: 82)

    Ky pra është ajeti i Kur’anit që paralajmëroi daljen e asaj shtaze para Kijametit. Pa dyshim, kjo shtazë nuk është e ngjashme me shtazët që jemi mësuar t’i shohim, sepse kjo u flet njerëzve, i këshillon ata dhe u tregon se ata nuk besuan në argumentet dhe fjalët e Zotit.

    Në fillim të shenjave të Kijametit përmendëm hadithin ku Muhammedi alejhis-selam ceku dhjetë shenjat e mëdha të Kijametit, e në mesin e tyre ishte edhe “dalja e shtazës”.

    Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Buhariu nga Ebu Umame se Muhammedi alejhis-selam tha: “Do të dalë shtaza dhe do t’u vë shenja njerëzve në hundët e tyre, dhe jetojnë ata në mesin tuaj, dhe kur njeriu blenë deven pyetet. Nga kush e bleve? E thotë: E bleva nga një njeri me shenjë në hundë.”

    Transmetoi Talha nga Ibni Umeri, radiall-llahu anhu, në një hadith të gjatë, e tha: E përmendi Muhammedi alejhis-selam shtazën, e tha: “Ajo gjatë tërë kohës ka tri dalje. Njëherë ajo del larg në shkretëtirë (në fshatra të largëta) dhe ajo nuk përmendet në Mekke (nuk dëgjojnë për daljen e saj), fshehet një kohë të gjatë, pastaj del edhe njëherë dhe përmendet ajo në fshatra dhe në Mekke”.

    Tha Muhammedi alejhis-selam: “Pastaj, derisa njerëzit janë në xhamitë më të mëdha të Zotit, e më e ndaluara dhe më fisnikja në mesin e tyre El-Mesxhidul-Haram (Qabja), nuk është larg nga ata kur ajo fillon të pëllet mes ruknit dhe mekamit (brenda në Qabe) e shkund kokën e saj, e njerëzit ikin nga ajo në çdo anë, përveç një grupi të besimtarëve që e kishin të qartë se nuk mund t’i ikin All-llahut. Ajo fillon me ata dhe ua ndritë fytyrat e i bënë ato sikurse ylli ndriçues, pastaj fillon të lëvizë nëpër tokë, nuk mund ta zë atë ai që e kërkon dhe nuk i shpëton asaj ikësi, saqë njeriu lutet në namaz kundër saj e ajo i vjen mbrapa e i thotë: O filan, a tani falesh?! I afrohet ai asaj e i vë ajo atij një shenjë në fytyrën e tij, pastaj largohet. Njerëzit bëjnë tregti dhe shoqërohen në qytetet e tyre, njihet besimtari nga jobesimtari, e thonë: O besimtar, ma jep hakun tim..”

    Në disa hadithe përshkruhet se kjo shtazë është e krijuar nga pjesë të ndryshme të shtazëve.

    Sidoqoftë, neve na intereson se ajo është shenjë dhe mrekulli e All-llahut që do të paraqitet para Kijametit dhe se ajo do t'ua ndritë fytyrat besimtarëve dhe do t’u vë shenja të posaçme pabesimtarëve në hundë e do t’i lajmërojë njerëzit se ishin mohues të argumenteve të All-llahut.
    ____________________________________________________________________________________

    Zbritja e Isait alejhi selam

    Do të zbresë Isai alejhi selam kur muslimanët do t'i kaplojë një bela e madhe dhe kur Dexhali do të bëjë fesad nëpër tokë dhe mundohet t'i shkatërrojë besimtarët në përgjithësi. Atëherë zbret Isai alejhi selam te minarja e bardhë në lindje të Damaskut, derisa muslimanët janë të rreshtuar për faljen e namazit të sabahut.

    Transmeton Evs Ibni Evsi, se Muhamedi alejhi selam tha: "Zbret Isai alejhi selam te minarja e bardhë në lindje të Damaskut." Edhe në ditët tona ekziston kjo minare e bardhë në lindje të Damaskut. Në një hadith tjetër, që e transmeton Ebu Hurejra, thotë Muhamedi alejhi selam: "Nuk ka mes meje dhe Isait alejhi selam të Dërguar dhe ai do të zbresë. E kur ta shihni atë, njiheni: njeri mesatar (me gjatësi), anon nga ngjyra e kuqe dhe e bardhë, zbret mes dy qyteteve, duket koka e tij sikur pikon, por ajo nuk është e lagur." Pra, Isai alejhi selam zbret te minarja e bardhë në lindje të Damaskut derisa muslimanët përgatiten për luftë në kohën e faljes së sabahut e ai zbret dhe falet me ta, kurse imami është nga ai grup.
    Transmetohet nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi alejhi selam tha: "Një grup nga umeti im do të vazhdojë të luftojë për të vërtetën, ashtu të qartë, deri në Ditën e Kiametit." Po ashtu tha: "Zbret Isai alejhi selam, i biri i Merjemes, e i thotë emiri i tyre (muslimanëve): "Na e fal namazin", por ai i thotë: "Jo, ju jeni udhëheqës të njëri-tjetrit, ky është fisnikërim i Allahut për këtë umet."

    Isai alejhi selam do të gjykojë me Kuran dhe Sunet dhe do të veprojë sipas Kuranit dhe Sunetit. Isai alejhi selam pas zbritjes dhe faljes së namazit niset me ushtarët muslimanë në drejtim të Mesxhidul Aksas në Jerusalem, ku Dexhali ka rrethuar një grup muslimanësh.
    Transmeton Ebu Umame, se Muhamedi alejhi selam tha: "…Kur ai largohet, thotë Isai: "Hapeni derën (ku janë të rrethuar muslimanët)." E hapin atë dhe prapa saj është Dexhali me 70.000 hebrenj, të gjithë ata me shpata të ngritura dhe me mburoja. Kur ta shohë atë (Isain alejhi selam), Dexhali shkrihet sikurse kripa në ujë dhe lëshohet duke ikur. E kap atë (Isai alejhi selam) te dera lindore Lud (e Jerusalemit) dhe e vret e i shkatërron Allahu çifutët." Në një hadith tjetër, transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam pasi përmendi namazin e Isait alejhi selam me muslimanët dhe shkuarjen e tij në Jerusalem, tha: "…Kur armiku i Allahut e sheh atë, shkrihet sikurse kripa në ujë. E sikur Allahu ta lejojë, do të shkrihej në përgjithësi, por Allahu e vret atë me dorën e tij (Isait alejhi selam). Atëherë ua tregon gjakun e tij në bajonetën e tij."

    Isai alejhi selam do të jetojë në tokë dyzet vjet, siç transmetohet nga Ebi Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "…Qëndron ai (Isai alejhi selam) në tokë dyzet vjet, pastaj vdes dhe ia falin xhenazen e tij muslimanët."

    Në disa transmetime thuhet se ai do të martohet dhe do të varroset afër varrit të Ebu Bekrit dhe Muhamedit alejhi selam. Ky varrim pra do të bëhet në Xhamin e Muhamedit alejhi selam në Medinë. Isai alejhi selam do të vendosë në tokë ligjin islam (ligjin e Allahut), ai do t'i shkatërrojë të gjitha fetë dhe nuk pranon asnjë fe tjetër përveç Islamit dhe në kohën e tij do të mbretërojë bollëku, paqja dhe siguria.
    ____________________________________________________________________________________________
    Tymi Ed-Duhan

    Nga shenjat e mëdha të kiametit është tymi i cili do të mbulojë tokën.
    Thotë Allahu i Lartësuar: "Ti pra prite (vëzhgo) ditën kur qielli sjell një tym të qartë. Ai (tymi) i mbulon njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm." (Duhan:10-11)
    Ibn Kethiri duke e komentuar këtë ajet tha se kjo shenjë është afër kiametit dhe përmendi një hadith të transmetuar nga Malik El-Eshariu, i cili tha: "Tha i Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam: "Njëmend, Zoti juaj ju këshillon për tri gjëra: për tymin i cili besimtarin e kap si flama, kurse jobesimtarin e fryn, saqë i del ai nga çdo venddëgjim i tij. E dyta është shtaza, kurse e treta Dexhali."
    Imam Neveviu thotë se ky tym ua merr shpirtin jobesimtarëve, kurse besimtarin e kap si flama. Kjo shenjë do të ndodhë pak para Kiametit.
    ____________________________________________________________________________________________
    Lindja e Diellit nga perëndimi

    Thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: "…Në ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd , asnjë njeriu nuk i vlen besimi i tij nëse ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire." (En'am:158)
    Transmetoi Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "Ai që pendohet para se të lindë Dielli nga perëndimi, do t'ia falë Allahu atij. E, kur Dielli lind nga perëndimi, mbyllet dera e pendimit."

    Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "Nuk do të vijë kiameti para se të lindë Dielli nga perëndimi i tij. E, kur ai lind dhe njerëzit e shohin atë, besojnë të gjithë. Ai është momenti kur askujt besimi nuk i bën dobi nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka fituar asnjë të mirë në besimin e tij."
    Transmetohet nga Hudhejfe se tha: "E pyeta të Dërguarin e Allahut e i thashë: "O i Dërguari i Allahut! Cila është shenja e lindjes së Diellit nga perëndimi?" Tha Muhamedi alejhi selam: "Zgjat ajo natë derisa duket sa dy net, zgjohen atë natë ata që e kishin shprehi të faleshin dhe veprojnë sikurse vepronin më parë. Yjet nuk duken, janë fshehur nga vendet e tyre, pastaj ata bien e zgjohen përsëri për t'u falur, pastaj bien e zgjohen prapë dhe kështu derisa u lodhet trupi atyre dhe u duket ajo natë e gjatë. Atëherë njerëzit fillojnë të frikësohen që nuk gdhin e derisa presin lindjen e Diellit nga lindja e tij, kur, ai lind nga Perëndimi. Kur njerëzit e shohin, besojnë (të gjithë), por nuk u bën dobi besimi i tyre."

    Lindja e Diellit nga perëndimi, siç kuptohet nga këto tekste është realitet e jo siç mendojnë disa se kjo do të thotë se Perëndimi do të përparojë, kurse Lindja do të mbetet në errësirë etj. Ky është një çrregullim në sistemin diellor apo në Tokë, që do të ndodhë para kiametit. Allahu është për çdo gjë i fuqishëm.

    Pastaj do të bëhet shkatërrimi i Qabes me lejen e Allahut nga dora e etiopianit Dhus-Suvejkatenjit për arsye se çdo gjë do të shkatërrohet, edhe Qabja do të shkatërrohet para kiametit.
    Transmetoi Ibni Maxhe nga Hudhejfeja, se Muhamedi alejhi selam tha: "Do të fshihet Islami (nga mendja e njerëzve) sikurse fshihet stolia e rrobës, saqë nuk do të dihet se çka është agjërimi, namazi, kurbani, sadakaja dhe do të bartet Kurani në një natë dhe nuk do të mbetet në tokë nga ai asnjë ajet. Dhe mbesin disa grupe njerëzish e plaku i vjetër thotë: "I kemi takuar baballarët tanë duke thënë këtë fjalë "La ilahe ilallah" dhe ne e themi."

    Në një hadith që transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, Muhamedi alejhi selam thotë: "Nuk do të ndodhë Kiameti derisa në tokë thuhet: Allah, Allah."
    Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "Allahu do të dërgojë një erë nga Jemeni më të butë se mëndafshi; nuk do të lërë asnjë që në zemrën e tij ka iman sa pesha e një thërrmije pa ia marrë shpirtin."

    Para se të ndodhë kiameti, njerëzit që janë ende gjallë prej jobesimtarëve nënkuptohet që i kthehen adhurimit të idhujve dhe martesave në rrugë si shtazët.
     
  5. doctorx.

    doctorx. Tetar

    Anëtarësuar:
    11 Qershor 2010
    Postimet:
    52
    Pëlqime të marrura:
    0
    3 shafitjet e tokes

    Transmeton Muslimi nga Hudhejfe, se ky tha: Erdhi "Muhamedi alejhi selam te ne, derisa ne po përkujtonim njëri-tjetrin (këshillonim), e na tha: "Ç’jeni duke përkujtuar?" Thamë: "Po përkujtojmë Ditën e Kiametit." Tha Ai: "Ai (kiameti) nuk do të ndodhë para se të shihni dhjetë shenja." E i përmendi ato: tymi, Dexhali, shtaza, lindja e Diellit nga perëndimi, zbritja e Isait alejhi selam, je'xhuxhët dhe me'xhuxhët, tri shafitjet e tokës- një në lindje, një në perëndim dhe një në Gadishullin Arabik-, ndërsa e fundit nga ato është zjarri që del nga Jemeni, i cili i dëbon njerëzit në vendtubimin e tyre."

    Shenjat e mëdha paraqiten njëra pas tjetrës, mirëpo ne nuk dimë për radhitjen konkrete të tyre sepse hadithet nuk cekin diçka të prerë për radhitjen e tyre, megjithatë ne po paraqesim një renditje të shenjave të mëdha të Kiametit sipas mendimit tonë personal, e Allahu e di më së miri. E, ajo renditje është kështu siç do t’i shihni ne vijim veç e veç çdo shenjë me hadithe dhe me komentime për secilën.

    1. Shafitja e parë e tokës në lindje
    2. Shafitja e dytë e tokës në perëndim
    3. Shafitja e tretë e tokës në Gadishullin Arabik

    Më parë përmendëm hadithin e Muhamedit alejhi selam se "Nuk do të ndodhë kiameti para se të shihni dhjetë shenja, e në mesin e tyre tri shafitje (të tokës): një në lindje, një në perëndim dhe një në Gadishullin Arabik".

    Transmeton Bukajretu, se e dëgjoi Muhamedin alejhi selam duke thënë: "O ju (që jeni të pranishëm), kur të dëgjoni se një ushtri u shafit këtu afër (Medinës), kiameti veç u afrua, atëherë."

    Ndoshta kjo është shafitja që do të ndodhë në Gadishullin Arabik. Edhe shafitjet e tjera të tokës, siç kuptohet nga ky hadith, do të ndodhin në vende të banuara dhe kjo si shkak i mëkateve njerëzore.
    Këto pra janë tri shafitje të mëdha të tokës për të cilat njerëzit do të flasin.
     
  6. doctorx.

    doctorx. Tetar

    Anëtarësuar:
    11 Qershor 2010
    Postimet:
    52
    Pëlqime të marrura:
    0
    BY ps1kz:


    Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Beraketuhu
    Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun(xhel-le xhelaluhu) . Prej Tij kërkojmë falje dhe udhëzim. Atë që Allahu(xhel-le xhelaluhu) e udhëzon s'ka kush e humb dhe atë që Ai e humb s'ka kush ta udhëzojë.Dëshmoj se s'ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut (xhel-le xhelaluhu), i Vetëm, i Pashok, siç dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij. Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut(xhel-le xhelaluhu) qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij.

    Besimtarë myslimanë!Kijeni drojë Allahun(xhel-le xhelaluhu) sinqerisht sepse me devotshmëri lehtësohen çështjet dhe me të largohen të këqijat dhe të rrezikshmet.

    Të nderuar besimtarë!


    Shenjat më të rëndësishme të vogla të Kijametit



    Në këtë artikull do të përmendim shenjat e vogla më të rëndësishme ,nuk do të japim ndonjë koment të veqantë vetëm aty ku është e patjetërsushme dhe për secilen shenjë të përmendur do të përmëndim edhe hadithin autentik më të cilin vërtetohet se këto shenja janë 100 % të vërteta .Qellimi i kësaj teme është pershkrimi i disa shenjave te vogla te Kijametit në menyrë qe njerëzit ta shohin dhe ta kuptojnë se jetojnë të kaluaren të tashmen dhe te ardhmen. Muhammedi s.a.v.s. tha: 'NJERËZIT JANË NË GJUMË, KUR TE VDESIN - ZGJOHEN'
    - Lexoni më vemëndje shenjat më të rëndësishme të vogla të Kijametit, All-llahu ju shperbleft.




    1. Kur robëresha të lindë zonjën e saj . Me këtë aludohet në pushtime të shumënumërta islame në të cilat do të këtë shumë robëresha të cilat do të lindin fëmijët e zotërinjëve të tyre, dhe të cilat, sikurse djemtë e baballarve të tyre, do të lirohen dhe nënshtrohen nënës së tyre e cila është robëreshë. Gjithashtu është e mundur që me këtë të aludohet në padëgjueshmërinë e fëmijëve ndaj prinderve, kështu që fëmija do të sillet ndaj nënës së tij sikur ndaj robëreshës. Të dyja komentime janë realizuar në jetën e përditshme .


    2. Kur të shohësh të zbathurit, të zhveshurit dhe barinjtë duke u ngritur në pallate. Kuptimi i hadithit 'të zbathurit, te zhveshurit dhe barinjtë' ne bazë të një hadithi është pyetur Muhamedi s.a.v.s se kush janë ata? E ai tha: ' Ata janë beduinet (fshataret)'.Kurse 'ngritja në pallate'paralajmron se njerëzit do ti ngrisin shtepitë e tyre, siq është rasti sot me ndertimin e pallateve e ndertesave te larta.


    3. Lënia e punëve atyre të cilët nuk janë të denjë për to. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: ' Kur punët i lihen atyre të cilët nuk janë të aftë për to, pritne Kijametin'.

    4. Zvoglimi i diturisë dhe përhapja e paditurisë. =>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotë: 'Para Kijametit do të përhapet padituria e do të humb dituria'.


    5. Shumë vrasje. =>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotë: ' Para dyerve të Kijametit do të ndodhë El-herexhi' e pyetën shoket e q'është El-herexhi? Pejgamberi tha: 'Vrasja , nuk them se ju do t'i vritni politeistet, por do të vritni njëri-tjetrin'.


    6. Pirja e verës (alkoolit) dhe emërtimi i saj me emra të ndryshëm. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Njerëzit e umetit tim do të pijnë verë ndersa do ta quajnë me emra të ndryshëm'.


    7. Përhapja e amoralitetit (Zinasë).


    8. Mëshkujt do të veshin rrobe të mëndafshta.


    9. Konsiderimi i instrumenteve muzikore si te lejueshme. =>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotë: 'Me siguri në umetin tim do të këtë të cilët do te lejojnë zinanë, mendafshin, verën dhe instrumentet muzikore'.


    10. Huazimi i këngëtarve


    11. Paraqitja e paturpësisë dhe të folurit e shfrenuar.


    12.Ndërprerja e lidhjeve farefisnore.


    13. Mashtrimet dhe akuzimi i të pafajshmit.


    14. Dhënia e besimit mashtruesit. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Prej shenjave të Kijametit është paturpësia dhe te folurit e shfrenuar, ndërprerja e lidhjeve farefisnore dhe mosbesimi ndaj të besueshmit dhe besimi ndaj mashtruesit'.


    15. Paraqitja e vdekjeve të papritura të njerëzit. => Hadith- Muhamedi s.a.v.s thotë: 'Para Kijametit shtohen vdekjet e rastit ( si p.sh pika në zemër ).


    16. Kalimi përskaj xhamie e moskryerja e namazit në to. =>Hadith-Muhamedi.s.a.v.s. thotë: '…Dhe kur të kaloni përskaj xhamive dhe kur të paraqiten vdekjet e papritura'. Pritne Kijametin.


    17. Lufta ndërmjet dy ushtrive muslimane, thirrja e të cilëve do të jetë e njëjtë. => Koment : Kjo ka të bëjë me përleshjen e njohur ndërmjet Aliut dhe Muaviut.


    18. Paraqitja e televizionit dhe shkurtimi i kohës . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Nuk do të vij Dita e Kijametit para se të hyj në qdo shtëpi një trazirë(fitne)'. Shumë dijëtar e identifikuan këtë me televizionin , sepse është pothuajse e vetmja gjë qe ka hyrë në qdo shtepi dhe rreziku i tij kunder qdo vlere njerezore është i qartë , edhe pse nga ai ka dobi por sherri është shumë me i madh se sa hajri. Kjo nuk ka te bëjë me vetë televizionin , sepse ai është vetem një gjë e ngurt , por ka te bëjë me programet qe emetohen në te. Sa i perket shkurtimit të kohës - Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Nuk do të ndodh Kijameti para se të shkurtohet koha , një vit në të do të jetë sa një muaj , një muaj sa një javë , një javë sa një orë dhe një orë sa një ndezje e zjarrit…'. Koment: Shkurtimin e kohës , sipas komentimit të shumë dijetarëve , ka për qellim kalimin e një largësie te madhe për një kohë te shkurt , siq ndodh në kohën tonë me shpikjen e automjeteve , aeroplaneve etj ,. Prandaj ne ketë menyrë edhe e përshkroj Muhammedi s.a.v.s.


    19. Shumë tërmete . => Koment : Seizmologet Egjiptian pohojnë se toka ka ardhur në gjëndjen e dridhjeve të pandërprera.


    20. Paraqitja e shumë çrregullimeve dhe përhapja e së keqes. =>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotë: 'Nuk do të vijë Kijameti derisa nuk tërhiqet dituria, përhapen tërmetet, paraqiten çrregullime dhe të shtohen vrasjet'.


    21. Bashkimi i popujve kundër muslimanëve sikur një grup i njerëzve kur tubohen rreth enës me ushqim.
    => Hadith: Muhamedi s.a.v.s, thotë 'Gati janë popujt t'ju rrethojnë ashtu siq rrethohen ngrënësit rreth pjates.' Tha njeri: A pse jemi pak atë ditë? Tha: Ju atë ditë jeni shumë, por jeni sikur shkuma e detit.Do ta nxjerr All-llahu nga zemrat e armiqve tuaj frikën nga ju, dhe do fuse ne zemrat tuaja dobësinë'.Tha njëri: E q'është dobësia? Pejgamberi tha: 'DASHURIA PËR JETË DHE URREJTJA E VDEKJES'. Në një hadith tjeter thuhet: '…dhe urrejtja e luftës në rrugen e All-llahut'.


    22. Kërkimi i diturisë nga njerëzit e papjekur, të cilët nuk janë të udhëzuar mirë në shkencë. =>Koment : Do të pyeten dhe do të japin përgjigjëje pa njohuri dhe kështu do të lakojnë nga rruga e drejtë edhe të tjerët dhe do t'i çojnë në humbje. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Një prej shenjave të Kijametit është kërkimi i diturisë nga të papjekurit'.


    23. Paraqitja e lakuriqësisë të gratë , kështu që do të mbulojnë një pjes të trupit , ndërsa pjesën tjetër do të zbulojnë, apo do të veshin rrobe të ngushta dhe të tejdukshme . =>Koment : Keshtu që ky veprim do të jet shumë fatal për shumë njerëz pasi që si pasoj e veshjeve të tilla do të shkojnë rrugës se prostitucionit.


    24. I marri do të zë vend të nderuar dhe do të kujdeset për punët e interesit të përgjithshëm . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Para Kijametit do të këtë kohë të mashtrimeve, kur do të akuzohen të besueshmit ndërsa rrenacakut do t'i bëhët nder. Gjykimin do të sjellë Ruvejda.' Sahabët pyeten:'Kush është Ruvejda ?' I Dërguari u përgjigj: Ai është i marri i cili sjellë vendim për punët e përgjithshme'.


    25. Selami do të jetë vetëm për të njohurin, pra selam do t'i jepet vetëm atij i cili është i njohur . => Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Një prej parashenjave të Kijametit është që njeriu të përshëndet me selam vetëm atë të cilin e njeh'. =>Koment : Dhe nuk është e preferueshme të ipet Selami më shkurtes siq jan (s.a./- Slm/- Slm Alm/- Selam.etj) të cilat këto përdoren tek muslimanet andaj Selamin jepe si Selam dhe ktheje si Selam, Selamu Alejkum / Alejkum Selam dhe asesi më shkurtesa.


    26. Nuk do të ketë kujdes për furnizimin hallall. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Do të vijë koha në të cilën njeriu nuk do të këtë kujdes për mallin, nafakën të cilën e ka arritur , a është ne menyrë hallall apo jo'.


    27. Përhapja e përgjithshme e gënjeshtrës.


    28. Afërsia e çarshive (tregjeve) me çka tregohet në përhapjen e tregtisë. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: '…Përhapja e gënjeshtrës, shkurtimi i kohës dhe afërsia e çarshive'.


    29.Devetë dhe shtëpit do t'i shfrytëzojnë shejtanët . =>Koment : Që do të thotë se njeriu do të ngarendë devenë të cilën do ta pasojë tjetra e cila nuk është për t'i grahur e as që do t'i ndihmojë atij që ka nevojë për të, dhe shejtani do ta ngarendë. Gjithashtu ,njeriu do të blejë një shtëpi jo që ka nevojë për banim dhe me vite do të jetë e zbrazur dhe shejtanët do ta banojnë.
    =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Shtëpitë dhe devetë do të jenë të përgaditura për shejtanët'.


    30. Garat për ngritjen e xhamive dhe për hijeshin e tyre .=>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotë: 'Nuk do të vij Kijameti derisa njerëzit nuk garojnë në ndërtimin e xhamive'.


    31. Dëshira e madhe për të parë ëndërr Muhamedin.s.a.v.s. =>Koment ndërsa kjo do të jetë një kohë e çrregullimeve të përgjithshme dhe largimi prej fesë.
    =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Do të vijë koha kur dikush do të dëshirojë të më shohë në ëndërr më shumë se sa që e do pasurinë dhe familjen e tij'.


    32. Përhapja e mosrespektit ndaj njerëzve dhe veprimi shumë i vogël të veprave për ahiret.


    33. Përhapja e koprracisë. =>Koment- Kështu që të gjithë do të jenë dorështrënguar në atë që e kanë. Pasaniku do të jëtë koprrac në pasurinë e tij, dijetari në diturin e tij , ndersa prodhuesi ne atë qe e prodhon .=> Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Puna do të zvogëlohet, ndërsa do të shtohet koprracia'. .


    34. Vrasja e ndërsjellë pa kurfarë shkaku . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, do të vijë koha kur vrasësi nuk do të dijë se për çka ka vrarë, ndërsa i vrari për çka është i vrarë'.


    35. Pasuria shoqërore do t'i nënshtrohet grabitjes, dhe njerëzit nuk do të ngurrojnë nga plaçkitja dhe fshehja e asaj pasurie.


    36. Humbja e besimit.


    37. Pakujdesia e njerëzve ndaj dispozitave të fesë.


    38. Nënshtrimi i njeriut ndaj gruas së tij, ndërsa padëgjueshmëria ndaj nënës.


    39. Sjellja e vrazhdë ndaj babait, ndërsa mirësjellja ndaj shokut.


    40. Ngritja e zërave në xhami.


    41. Prijësi i një populli të jetë më i mjeruari , ndërsa më i prishuri në mesin e tyre të jetë me autoritet.


    42.Respektimi i njeriut për shkak të frikës nga e keqja e tij, e jo për shkak të meritës dhe fisnikërisë së tij. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Kur profiti të ndryshojë, besimi të humbë , zekati sikur dënim, kur njeriu ti nënshtrohet gruas së tij, ndersa i ashper ndaj babait të tij , kur të ngriten zërat në xhami dhe prijësi i popullit të jetë më i mjerueshmi, dhe më autoritativi të jetë më i prishuri, kur njeriu respektohet për shkak të frikës nga e keqja e tij, kur të pihen pije alkoolike dhe kur të veshet mëndafshi, kur të porositen këngëtare dhe instrumenete muzikore, dhe kur të fundit e këtij umeti t;i mallkojnë ata të mëparshmit.Atëherë njerëzit le të presin një erë te kuqe , deformime ose poshtërime, ngjarje të cilat do të pasojnë njëra tjetrën, ashtu siç mbërthehet ajo që është e varguar në varg kur ajo të ndërpritet'.


    43. Policia e kohës se fundit e cila rrah dhe keqtrajton qytetaret. => Hadith-Muhammedi s.a.v.s. thotë: ' Do te ketë në kohen e fundit njerëz që me vete mbajnë kamxhikë të ngjajshem me bishtin e lopes, dalin ata në hidhërimin e All-llahut (ndaj tyre).'



    44. Epërsi do t'i jepet njeriut në prirjen e namazit për shkak të zërit të mirë qoftë ai më pak i ditur dhe më pak i vlefshëm në mesin e njerëzve prezent.


    45. Blerjen e pozitës, pra ardhjen në pozitë nëpërmjet ryshfetit.


    46. Derdhja e madhe gjakut. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Ngutuni për vepra të mira para se të ndodhin gjashtë gjëra sundimi i të marrëve , policia e shumtë, shitja e pushtetit , derdhja shumë e lehtë e gjakut , nderprerja e lidhjeve farefisnore dhe turma e të rinjëve të cilët nga këndimi i Kur'anit do të mbajn koncerte .Do të zgjedhet njëri prej tyre i cili do t'u këdojnë melodikisht pa marrë parasysh që më së dobëti njeh rregullat e fikhut'.


    47. Gruaja të marrë pjesë bashkë me burrin e saj në punët e tregtisë. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Para Kijametit njerëzit do të përshendesin me selam vetëm ata që i njohin , do të përhapet tregtia dhe gruaja do të marrë pjesë në tregti me burrin e saj.


    48. Shumësia e shkrimit dhe përhapja e tij .


    49. Femija është i pamëshirshëm.


    50. Shiu te jetë i nxehtë.


    51. Kërkimi i diturisë jo për shkak të fesë, por për të fituar pozitë apo pasuri.


    52. Paraqitja e automobilëve. =>Hadith- Kjo është diçka shumë e mahnitshme për të cilën na ka lajmëruar – Muhamedi s.a.v.s. ku ka thënë: 'Para fundit të jetës së umetit tim, do të këtë njerëz të cilët do të voziten ne ulëse komode ngjashëm me ato të shtepisë. Do te vijnë ashtu para derës së xhamisë,ndersa gratë do t'i kenë të zhveshura .


    53. Paraqitja e luksit dhe jetës komode në mesin e muslimanëve . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Kur umeti im të mburret dhe kur t'u shërbejn bijtë e mbretërve persianë dhe bizantinë , e keqja do të sundojë mbi ta të cilët janë të mirë .


    54. Do të ngritet mashtrimi, ndersa ndershmëria do të nënqmohet . =>Koment- Në të vërtetë , do të respektohen e nderohen mëkatarët ,ndërsa nënçmohen njerëzit bujarë.


    55. Do t'i thuhet njeriut 'Sa kokëfortë qe je, i dërmuar dhe mendjelehtë!
    =>Koment- Në zemrën e tij nuk do të ketë një thërrmi imani.


    56. Të dëshiruarit e vdekjes për shkak të sprovave të medha. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Nuk do të vijë Kijameti derisa njëriu nuk kalon përskaj varrit të njeriut tjëtër duke thënë : Sikur të isha në vendin e tij!'.


    57. Bllokada apo sanksionet e vendosura Irakut , te cilit do ti pamundësohet ushqimi dhe ndihma.


    58. Bllokada e Shamit (Palestina , Jordani ,Siria) =>Koment- Po ashtu do t'u pamundësohet ushqimi dhe ndihma .Këto dy shenjat e përmëndura më lartë janë gjërat më interesante për të cilat na ka paralajmruar Muhamedi.a.s. ndërsa do të ndodhin para fundit të ekzistimit të kësaj bote. Bllokada e Irakut, pastaj e Palestinës vërtetojn fjalet e Muhamedit s.a.v.s. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: ' Do të vij koha kur banorët e Irakut nuk do të mund të mbërrijnë as te malli e as të paraja ,' 'Prej nga kështu ?'-Pyetëm. Ai na u përgjigj: 'Nga të huajt joarabë të cilët do ta bëjnë këtë!' Pastaj tha 'Do te vij koha kur banorët e Shamit nuk do të mund të mbërrijnë as te paratë e as te malli.' 'Prej nga keshtu'?' –pyetëm? Pejgamberi tha : 'Nga bizantinasit' .


    59. Vdekja e Muhamedit.s.a.v.s.


    60. Qlirimi i Kudsit. =>Koment- Kjo ka ndodhë gjatë halifatit te Omerit.r.a. dhe do të ndodh prapë



    61. Vdekja masovike nga epidemia e murtajës dhe prej semundjeve tjera ngjitëse. =>Koment- Sikur epidemia e mortajes gjatë kohës se halifatit te Omerit.r.a. në vendin Amvas dhe gjatë luftrave botërore.Vdekja nga epidemit e ndryshme d.m.th që edhe sot jan prezente siq e dim te gjithë.


    62. Paraqitja e qmimeve të larta . =>Koment- Njeriut në vend që t'i jepen 100 i jepen 300 euro p.sh. ndersa ai mbetet i pakënaqur .


    63. Turbullira e cila do të hyjë në çdo shtëpi arabe dhe jo arabe . =>Siç është televizioni dhe instrumentet muzikore .


    64. Armëpushimi dhe marrëveshja që do të vendoset ndërmjet nesh dhe bizantineve (Evropa dhe Amerika). =>Koment-Kjo është shenja e fundit e vogël sepse do të paraqitet menjëherë pas betejës së dunit të përgjakshme .




    Marrë nga Librat:
    1.FUNDI I BOTËS ARDHJA E IMAM MEHDIUT - Autor 'EMIN MUHAMED XHEMALUDIN'
    2.SHENJAT E KIJAMETIT DHE PARALAJMËRIMET PROFETIKE - Autor 'OSMAN ABAZI'


    Përgaditen:
    Berat Shatri & Besa Haxhiu - Skenderaj-Kosovë

    =>Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Beraketuhu<=

    Burimi i Lajmit : <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.forum-islamik.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.forum-islamik.com</a><!-- m -->
     
  7. aNgeL

    aNgeL Ushtar

    Anëtarësuar:
    1 Korrik 2010
    Postimet:
    36
    Pëlqime të marrura:
    0
    nje prej shenjave tte kijametit esht kur ne bot do te ket aq shum qati apo kulme te shtepijave sa qe nje mace do te arrij te shkoj ku te doj duke ecur mbi to

    shenjë e kijametit esht edhe ateher kur to ta mbuloj bari shkretetiren e sahares

    zoti ju mbroft o vllazen musliman !
     
  8. Beharex//.

    Beharex//. Antarë

    Anëtarësuar:
    8 Gusht 2010
    Postimet:
    19
    Pëlqime të marrura:
    0
    zoti ju mbroft juve edhe gjith muslimanve allah me xhenet amin !!
     
  9. LeGionarY

    LeGionarY Antarë

    Anëtarësuar:
    26 Shtator 2010
    Postimet:
    5
    Pëlqime të marrura:
    0
    Amin Ju Mbroft Allahu I Madherishem
     
  10. VENHAR.SH

    VENHAR.SH Kapiten

    Anëtarësuar:
    31 Gusht 2010
    Postimet:
    222
    Pëlqime të marrura:
    0
    krejt shenjat e kijametit qe i theksut ju krejt jan aktuale !
     
  11. dazzeLL ;

    dazzeLL ; Antarë

    Anëtarësuar:
    17 Qershor 2010
    Postimet:
    12
    Pëlqime të marrura:
    0
    ALL-LLAH ju ndihmoft tgjithve BESIMTARVE MUSLIMAN vllazen boni tmira nket bot bini ALL-LLAHUT SEXHDE boni DUA se shenjat e vogla tkijametit ja kan nis mu paraqit INSHALLAH ndihma ALL-LLAHIT We Selam Alejkum VLLAZEN te dashtum !
     
  12. withstyle

    withstyle Tuesday
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    11 Korrik 2010
    Postimet:
    5,501
    Pëlqime të marrura:
    0
    Allahu ju shperbleft o djem per kto shkrime Kur'anore!Besoj qe ne kemi nevoj shume per to pasi qe duhet ta njohim me shume fene tone,fene me te bukur,me te paster ne bote qe vetem 1 Zot ka ditur ta krijoje dhe per kete ka zbritur edhe librin e shenjt!
     
  13. uranglobal

    uranglobal Legend

    Anëtarësuar:
    10 Shtator 2010
    Postimet:
    5,062
    Pëlqime të marrura:
    0
     
  14. AuloN-

    AuloN- Gjeneral

    Anëtarësuar:
    7 Dhjetor 2010
    Postimet:
    661
    Pëlqime të marrura:
    0
    Allahu Ekber , te gjitha keto jan te verteta.
     
  15. sLaapsh()T

    sLaapsh()T Legend

    Anëtarësuar:
    16 Shtator 2010
    Postimet:
    1,133
    Pëlqime të marrura:
    0
    Allahu ju shperbleft o djem per kto shkrime Kur'anore!Besoj qe ne kemi nevoj shume per to pasi qe duhet ta njohim me shume fene tone,fene me te bukur,me te paster ne bote qe vetem 1 Zot ka ditur ta krijoje dhe per kete ka zbritur edhe librin e shenjt!
     
  16. SannctuM;

    SannctuM; Legend

    Anëtarësuar:
    19 Maj 2011
    Postimet:
    1,472
    Pëlqime të marrura:
    0
    allahu ju shperbleft per kto shkrimee se 1 zot osht
     
  17. razzOr-.

    razzOr-. Legend

    Anëtarësuar:
    1 Maj 2011
    Postimet:
    1,637
    Pëlqime të marrura:
    0
    wllezer musliman sa jem n`kit bot osht mir me u pendu para se me u ba von
    kijameti dot ndodh ni dit edhe at dit nuk e din kerkush pos allahut
    andaj ma mir pendohuni per gjynahet qe i keni ba sa nuk esht von
    ALLAHU JU SHPERBLEFT ALLAHU JU RUJT
     
  18. WTF^.- 4Fun

    WTF^.- 4Fun Kapiten

    Anëtarësuar:
    30 Qershor 2011
    Postimet:
    173
    Pëlqime të marrura:
    0
    Zoti te Shperbleft.
     
  19. 4LBBiG.

    4LBBiG. Super Moderator
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    23 Qershor 2010
    Postimet:
    4,485
    Pëlqime të marrura:
    0
    O djem krejt cka na nevojitet esht ni LA ILAHE IL-ALLAH ka te sillmi.
     
  20. ArminVanBuuren

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    272
    Pëlqime të marrura:
    0
    edhe juve gjithashtu :)
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]