1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Top 10 vendet me te ftohta ne Toke

Tema tek 'Kuriozitete' e hapur nga dennzitO, 21 Shkurt 2015.

View Users: View Users
  1. dennzitO

    dennzitO Gjeneral

    Anëtarësuar:
    9 Korrik 2014
    Postimet:
    682
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ka shumë vende ekstreme në botë, disa prej tyre më ekstreme sesa të tjerat. Ashtu sikurse ka vende me temperatura mjaft të larta, ka gjithashtu vende me tempraturat shumë të ftohta. Ky artikull përshkruan vendet me temperaturën më të ulët në Tokë padyshim më të ftohtat. Nuk do ta besoni por temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë është shënuar-89,2 ° C, në stacionin kërkimor rus në Vostok, Antarkidë, më 21 korrik të 1983.

    10. Rogers Pass - Montana, SHBA

    [​IMG]

    Rogers Pass ngrihet 5610 metra mbi nivelin e detit dhe është i vendosur në ndarjen kontinentale, në shtetin amerikan të Montanës. Rogers Pass është vend i temperaturës më të ftohtë të regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 20 janar të 1954, temperatura në këtë vend u shënua -57 ° C, më e ulta, e cila është regjistruar gjatë një valë të ashpër të të ftohtit.

    9. Fort Selkirk - Yukon, Kanada

    [​IMG]

    Fort Selkirk është një ish njësi tregtare në Yukon të Kanadasë. Në 1950 ky vend u braktis për shkak të kushteve ekstreme të të ftohtit. Ajo tani është e banuar përsëri dhe është e arritshme vetëm nga ajri pas nuk ka askes apo rrugë nga toka. Shumica e vizitorëve arrijnë atje me anije ose aeroplan.Muaji më i ftohtë është janari dhe temperatura më e ulët është -58.9 ° C.

    8. Prospect Creek - Alaskë

    [​IMG]

    Prospect Creek është një qytet shumë i vogël, 290 kilometra në veri të Fairbanks dhe 40 kilometra në juglindje të Bettles së sotme, në Alaskë. Ky vend ka një lloj moti nën-arktik, që do të thotë se dimri mund të zgjasë për një periudhë të gjatë kohore dhe verërat janë shumë të shkurtëra. Kushtet e motit janë edhe më të rënda tani në këtë periudhë , kështu që zona është më pak e banuar. Temperatura rekord më e ulët është regjistruar -62 ° C.

    7. Snag – Yukon, Kanada

    [​IMG]

    Snag është një fshat i vogël, i vendosur përgjatë autostradës 25 kilometra në jug të Beaver Creek, Yukon, Kanada. Moti është i ftohtë dhe me ngrica, muaji më i ftohtë është janari dhe temperatura më e ulët është regjistruar -63° C.

    6. Eismitte - Grenlandë

    [​IMG]

    Emri Eismitte nga gjermanishtja në shqip do të thotë “qëndra e akullt”. Ky vend është në anën e brendshme të arktikut të Grenlandës, duke qënë se ka akull kudo , është quajtur me të drejtë si kryeqendra e akullt.Temperatura më e ulët e regjistruara është -64.9 ° C.

    5. North Ice - Grenlandë

    [​IMG]

    North Ice ishte një stacion hulumtim britanik në Grenlandën e Veriut. Ky është vendi i pestë më i ftohtë në botë. Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë është -66 °C.

    4. Verkhoyansk- Rusi

    [​IMG]

    Verkhoyansk është një vend i njohur në Rusi për temperatura jashtëzakonisht të ulëta të dimrit. Është një ndër vendet me dallimet më të mëdha të temperaturës në verë dhe dimër, në Tokë. Verkhoyansk është një nga vendet që konsiderohen si poli verior më i ftohtë. Temperatura më e ulët e regjistruar atje, në shkurt 1892, ishte -69,8 ° C.

    3. Oymyakon - Rusi

    [​IMG]

    Me një klimë ekstreme subarktike, Oymyakon është i njohur si një nga vendet më të ftohta dhe që është i ngrirë gjithmonë. Në 1924, shkencëtari rus Sergej Sarychev regjistroi temperaturën më të ulët, -71,2 ° C, në stacion e motit në Oymyakon. Kjo është temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në një vend të banuar në Tokë.

    2. Stacioni Plateau – Antarktidë

    [​IMG]

    Pas Vostok, vendi i dyti më i ftohtë në tokë është Plateau, një stacion hulumtimesh joaktiv. Muaji më i ftohtë është korriku, me temperaturën më të ulët të regjistruar, -84 °C.

    1.Vostok – Antarktidë

    [​IMG]

    Vostok është një stacion hulumtim rus në antarktik. Ky stacion ndodhet në polin jugor të Antarktidës. Muaji më i ftohtë është gushti, ku temperatura më e ulët e matur është -89,2 ° C.
     
  2. Dinnii

    Dinnii Legend

    Anëtarësuar:
    5 Tetor 2013
    Postimet:
    2,100
    Pëlqime të marrura:
    1
    5. North Ice - Grenlandë Koka SupeR
    [​IMG]
     
  3. LongNiGhT^

    LongNiGhT^ Ushtar

    Anëtarësuar:
    17 Shkurt 2015
    Postimet:
    29
    Pëlqime të marrura:
    0
    HAHA SHUM TOPIC ME VLER PER MU
    5. North Ice - Grenlandë pom pelqen diqka aty bora e akull me tklater :D shum e Bukur
     
  4. inL.

    inL. Legend

    Anëtarësuar:
    10 Korrik 2011
    Postimet:
    1,459
    Pëlqime të marrura:
    0
    Mlujti qiky ven :A
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]