1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Çfarë është informacioni

Tema tek 'Kuriozitete' e hapur nga PRedaTor, 31 Dhjetor 2011.

View Users: View Users
  1. PRedaTor

    PRedaTor Leitenant

    Anëtarësuar:
    6 Qershor 2011
    Postimet:
    415
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]
    Çfarë është informacioni

    Ekziston një mënyrë praktike për të klasifikuar informacionet, thotë Luciano Floridi, autor i librit Information. A very short introduction (Universiteti i Oksfordit). Informacionet mund të jenë fjalët rreth, për ose si. Për shembull, shenjat e gishtërinjve mbi skenën e një krimi mund të na thonë se kush është vrasësi (informacion rreth diçkaje), mund të jenë të vlefshme gjithashtu për të zgjidhur rastin në fjalë (për diçka), si dhe të zbulojnë dinamikën e vrasjes (si u përgatit gjithçka).

    Muzika

    Një recetë kuzhine na tregon se “si” të përgatisim një pjatë, diçka “rreth” përbërësve që duhet të përdorim, si dhe ku ka lindur. Një fajl muzikor na tregon diçka “rreth” autorit dhe për ta dëgjuar duhet të përdorim një lexues “mp3”, i cili na intereson për të arritur te kënga që duam dhe pastaj të shijojmë muzikën (falë kodeve të fajlit).

    Përse informacioni gjendet kudo?

    Gazetat, librat, interneti, ADN-ja, një këngë, një yll: gjithçka është “informacion”.

    Në vitrinë…

    Çfarë është informacioni? Sipas teorive të fundit është komponenti thelbësor i gjithçkaje që ekziston, i cili mund të shndërrohet në të dhëna dhe bit. “Informacioni ka një aspekt të shumëfishtë”, thotë Luciano Floridi. “Mund të jetë një komponent i brendshëm i gjërave, ose një përshkrim i përgjithshëm i një lloji të caktuar gjërash”. Shembulli i tipit të parë është një objekt i ekspozuar në vitrinë (për shembull, një këmishë): ekspozimi në vitrinë jep informacione rreth ngjyrës, përbërjes, dhe nëse e blejmë, do të kemi në dorë pikërisht atë që pamë.

    …dhe në internet

    Një shembull i tipit të dytë mund të jetë e njëjta këmishë, por që shitet në internet. Në katalog mund të gjenden informacione të përgjithshme, por jo mbi cilësinë e shembullit të vetëm. Nëse vendosim ta blejmë atë këmishë, me siguri nuk është e njëjta e reklamuar në foto, por mund të gjendet ndonjë tjetër me të njëjtat karakteristika.

    Përse informacioni përbëhet nga shifrat “0” dhe “1”?

    Për matematikanin Claude Shannon (1916-2001), çdo informacion, edhe më i ndërlikuari, mund të komunikohet duke u përgjigjur me “po” ose “jo” një sërë pyetjeve. Për shembull, nëse duam të dimë përmes telefonit se nga ç’material përbëhet çanta e një shoqeje, mund ta imagjinojmë duke dëgjuar shpjegimet e saj, ose mund t’i bëjmë asaj një sërë pyetjesh që të përgjigjet me “po” ose “jo”: për shembull “A është e madhe?” “Ka rripa?”, “Lëkurë është?”, “Çfarë ngjyre ka?”... e kështu me radhë.

    Me shifra

    Sa më shumë pyetje të bëhen, aq më i saktë është informacioni. Në këtë mënyrë informacioni bëhet varg i “po”-ve dhe “jo”-ve. Në bazë të këtij mekanizmi informacioni mund të shndërrohet në një të dhënë matematikore, një varg i “0”-s (i “jo”-së) dhe “1”-shit (“po”-së), ose një sistem “shifrash”, që do të thotë numerik dhe “binar”, sepse bazohet në dy numra. Në këtë pikë informacioni mund të administrohet nga kompjuteri. Elementi bazë është biti. Në bazën e këtij koncepti funksionon e gjithë shoqëria e informacionit modern, që bazohet te kompjuterët.

    Çfarë është biti?

    Biti ka lindur nga bashkimi i dy fjalëve: dyjor dhe njësi: pra njësi binare. Ai tregon sasinë minimale të informacionit që shërben për të zgjedhur midis dy alternativave: për shembull përgjigjja që më jep shitësja kur pyes nëse një çantë është prej lëkure (“po” ose “jo”, që shndërrohen në “1” ose “0”).

    I matshëm

    Biti është një madhësi e matshme: çdo bit zë në një “mbajtëse” (dvd) një hapësirë (bajti, njësia e matjes së memories te një kompjuter, përmban 8 bit). Biti është përmbajtja e informacionit dhe nuk është gjithmonë konstant: për shembull përgjigjja “po” (1) e pyetjes “A jam gjallë?” dihej dhe nuk është aq interesante sa përgjigjja “po” e pyetjes “Nesër ka grevë?”.

    Shtimi i informacionit nga viti 1986 në 2007-n, duke përjashtuar ripërsëritjet

    1986
    88 GB
    Sasia e informacionit që transmetohet përmes telefonit, radios, internetit për çdo njeri (4,9 miliardë banorë) në vitin 1986. Kjo sasi informacioni është e barabartë me 18,7 dvd. Në total 432 eksibajt (miliarda gigabajt)
    538 MB
    Më saktë ¾ e një cd rom (cd rum) prej 700 MB: informacionet e ruajtura në “mbajtës” të ndryshëm (libra, hard disqe, Vhs, filma...) për çdo person në vitin 1986. Në total: 2,6 eksibajt
    2007
    283 GB
    Sasia e informacionit që transmetohet përmes telefonit, radios, internetit për çdo njeri (6,7 miliardë banorë) në vitin 2007. Kjo sasi informacioni është e barabartë me 60,3 dvd. Në total 1,9 zetabajt (miliarda gigabajt)
    44 MB
    Pothuajse 63 cd rom (cd rum) me 700 MB, sasia e informacionit e ruajtur për çdo person në vitin 2007. Në total: 295 eksibajt (miliarda gigabajt)

    Çfarë është informacioni në biologji?

    Ai që përcakton karakteristikat është informacioni gjenetik që përmban ADN-ja e një qenieje. Po ashtu është informacioni gjenetik së bashku me grupin e udhëzuesve, të pranishëm në kromozome, që drejtojnë zhvillimin e një individi nga konceptimi, deri në moshën madhore. Vetëm ADN-ja nuk mjafton për të shpjeguar një individ, jo vetëm sepse “zhvillohemi edhe falë shkëmbimit të informacioneve me mjedisin”, thotë Floridi, por edhe sepse në të njëjtën trashëgimi gjenetike ka më shumë informacion nga ç’na nevojitet, ose që nuk arrijmë ta kuptojmë.

    Përsëritje

    ADN-ja e njeriut përbëhet nga 3 miliardë çifte bazash, një tregues i vogël në krahasim me organizmat e tjerë, madje edhe ata më të vegjël: zhaba ka pothuajse 7 miliardë çifte bazash, ameba 670 miliardë. Po ashtu shumë sekuenca të ADN-së janë përsëritëse dhe nuk dihet përse. Te njeriu, të paktën 4/5 e gjeneve nuk përmbajnë informacione të vlefshme për zhvillimin ose të përcaktojnë tiparet karakteristike. Megjithatë duke e konsideruar ADN-në “aktive”, nuk mungojnë edhe surprizat: gjenoma jonë ka rreth 23 mijë gjene që janë në gjendje të kodifikojnë proteinat dhe nuk është më e ndërlikuar se ajo e “Arabidopsis”, një bimë me më shumë se 25 mijë gjene kodifikuese.

    3 miliardë çifte bazash: ADN-ja e njeriut
    7 miliardë çifte bazash: ADN-ja e zhabës
    670 miliardë çifte bazash: ADN-ja e amebës

    A ka vlerë informacioni?

    Po. “E drejta e autorit, patentat dhe sekretet industriale kanë aftësinë të krijojnë monopole të përkohshme të informacionit në avantazh të subjekteve që i bëjnë mjete fitimi”, thotë Floridi. Sipas të dhënave të WIPO (World Intellectual Property Organization) që janë publikuar në vitin 2008 dhe u referoheshin 110 vendeve, ishin 1,91 milionë në botë kërkesat për dhënien e patentave, 60% në SHBA, Japoni dhe Kinë; në vitin 1998 ishin 1,2 milionë.

    Kursimet

    “Vlera ekonomike e informacionit qëndron në domethënien e tij, pra sa i gatshëm është klienti të shpenzojë për të. Për shembull, sot për një gazetë, e cila na jep lajme që nuk i dimë, jemi të gatshëm të shpenzojmë 1 euro. Për gazetën e djeshme, që logjikisht ka lajme të vjetra, nuk do të shpenzonim asnjë qindarkë. Gjithashtu informacioni ka vlerë edhe në bazë të sasisë së burimeve që të ndihmon të kursesh: për të luajtur në bursë duhet të kemi shumë informacione, si për shembull të dimë të kryejmë veprimet, të njohim tregun, politikën etj. Këto mund t’i mësojmë vetë ose të kërkojmë ndihmën e ndonjë eksperti, i cili jep informacione, duke na kursyer punën dhe kohën e kërkimit”, nënvijëzon Floridi. Vetëm në fund do të mund të shohim frytet e punës sonë, që kemi bërë ose një investim të mirë duke ndjekur këshillat e dhëna nga eksperti.
     
  2. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Tem qe ja vlen me lexu..:)
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]