1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

10 organizatat më të mëdha mafioze (FOTO LAJM)

Tema tek 'Kuriozitete' e hapur nga BAAM, 23 Mars 2012.

View Users: View Users
  1. BAAM

    BAAM Legend

    Anëtarësuar:
    22 Shtator 2010
    Postimet:
    3,112
    Pëlqime të marrura:
    0
    10 organizatat më të mëdha mafioze (FOTO LAJM)

    Historitë e tyre, si kanë lindur, vrasjet që kanë bërë, buja e tyre si edhe kush i mbështet. Si mafia më e rrezikshme cilësohet organizata më famshme në botë “Cosa Nostra”. Për këtë organizatë janë shkuar libra, bërë filma hollivudianë, shkruar me qindra artikuj, duke e kthyer këtë organizatë mafiozë në një mit.

    Në 20 grupet mafioze më të rrezikshme në botë është edhe “SACRA CORONA UNITA”. Kjo nuk është e vetmja organizatë mafioze në Pulia të Italisë, por pa asnjë dyshim është më e rëndësishmja dhe më e madhja. Selinë qendrore e ka në Pulia. Fillimet e saj i ka në vitet ‘80 dhe sot është organizimi më i fuqishëm.

    Përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtarë, kryesisht në provincën e Brindizit, Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies, për sa i përket territorit dhe aferave, por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmëri dhe egërsi të dukshme. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmente shqiptarësh. Ndërsa “COSA NOSTRA” italiane është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafies në Sicili.

    Shumë bosë italo-amerikanë, të burgosur në ShBA (si Lucky Luciano e Vito Genovese, sa për të thënë ndonjë emër), u kontaktuan nga CIA dhe u lanë të lirë në mënyrë që t’i siguronin mbështetje në Itali aleatëve. Nddësa “COSA NOSTRA” amerikane u themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye: Emigrimi në SHBA i një numri të madh italianësh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime, dhe për shkak se shumë mafiozë nga Sicilia për t’i shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Një rol të madh në largimin e tyre e pati Mori, prefekti i Palermos gjatë periudhës fashiste, i cili i persekutoi për një kohë të gjatë.

    Janë 5 familje në Amerikë që mbanin kontakte të ngushta me krerët në Itali: Familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy të fundit marrin pjesën me të madhe të fitimeve. Në këtë top-listë gjenden edhe tre organizata të tjera mafioze italiane, si “Camorra”, “Ndrangeta” dhe “Stidda”, duke pohuar edhe njëherë se Italia, ose më saktë Siccilia është vendi më “prodhimtar” për lindjen e mafioëve. Në këtë listë nuk kishin si të mungonin edhe organizatat mafioze ruse apo edhe ato kineze që kohët e fundit janë bërë shumë të fuqishme. /albeu.com/


    “COSA NOSTRA” italiane Është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafies në Sicili. Shumë bosë italo-amerikanë, të burgosur në ShBA (si Lucky Luciano e Vito Genovese, sa për të thënë ndonjë emër), u kontaktuan nga CIA dhe u lanë të lirë në mënyrë që t’i siguronin mbështetje në Itali aleatëve. Shefat historikë të “Cosa Nostra”-s siciliane kanë qenë Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano.
    [​IMG]

    “CAMORRA” Kjo organizatë është themeluar nga mesi shekullit XVI në Napoli. Fjala “Camorra” dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. Këto të dhëna i përkasin Mbretërisë së Napolit dhe datojnë më 1735. “La Camorra” aktualisht vepron në 111 vende (përfshirë këtu qytete dhe provinca). Struktura e saj është e ngjashme me atë të “Cosa Nostra”-s, ku çdo familje zotëron një zonë të caktuar. Fusha kryesore e veprimtarisë së saj është trafiku i drogës, falsifikimet, vënia e gjobave, trafiku i armëve, prostitucioni, rrëmbimet, etj. Shefat historikë të “Camorra”-s kanë qenë Karmine Alfieri dhe Rafaele Kutolo.
    [​IMG]


    “NDRANGETA” Kjo organizatë e ka selinë në Kalabri. Përbëhet nga 144 organizime me 5600 anëtarë. Ajo e realizon kontrollin e saj në territorin kalabrez falë lidhjeve mafioze të quajtura “Ndrine”. Ka një strukturë të dukshme horizontale, ekzistojnë lidhje të ngushta midis grupeve të ndryshme, por nuk ka një qendër drejtuese rajonale apo provinciale. “Ndrangeta” ka kryer dy vrasje të ashtuquajtura të mëdha, në gusht të vitit 1991 vrau prokurorin Skopeliti dhe më pas ish-presidentin e hekurudhave të Italisë, Ludoviko Ligato, si dhe cilësohet me karakter të dukshëm antishtet. Shefi historik i “Ndrageta”-s është konsideruar De Stefano.
    [​IMG]

    “SACRA CORONA UNITA” Nuk është e vetmja organizatë mafioze në Pulia të Italisë, por pa asnjë dyshim është më e rëndësishmja dhe më e madhja. Selinë qendrore e ka në Pulia. Fillimet e saj i ka në vitet ‘80 dhe sot është organizimi më i fuqishëm. Përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtarë, kryesisht në provincën e Brindizit, Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies, për sa i përket territorit dhe aferave, por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmëri dhe egërsi të dukshme. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmente shqiptarësh. “STIDDA”
    [​IMG]

    “NEOMENKLATURNAJA” Interpretimi i fenomeneve mafioze në Rusi do të duhej vendosur në një kontekst më të gjerë analizash mbi të ashtuquajturën “Nomenklaturnaja privatizacija” (kjo do të thotë privatizim në shërbim të nomenklaturës), falë së cilës, eksponentë të nomenklaturës së lartë dhe të mesme të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik kanë arritur, në pjesën më të madhe, që gjatë viteve të tatëpjetës dhe rrëzimit të regjimit komunist (1986-1992) të shndërrohen në kapitalistë dhe pronarë të rinj, nëpërmjet një veprimtarie bashkëpunimi për përvetësimin e burimeve financiare, shpesh në bashkëpunim me mafien e organizuar edhe jashtë Rusisë.
    [​IMG]

    “YAKUTSA” Çdo bandë mafioze në Japoni quhet “Yakutsa”, por drejtohet nga krerë të ndryshëm. Në traditën e saj spikasin rituale shumë të vjetra si shumë kohë para viteve ’90. Riti i Sakazukishiki-t, është ceremonia e pranimit të çdo anëtari të ri, i cili betohet për besnikëri dhe devotshmëri duke pirë sakë nga gota e kryetarit. Riti i Irezumi-t ose tatuazhi, i cili duke qenë se është i ndryshëm për çdo bandë, dëshmon përkatësinë e anëtarëve të bandave. Riti tjetër i organizatës mafioze japonezë “Yakutsa” është Yubitsume, e cila ka të bëjë me prerjen e gjymtyrëve të ndryshme të trupit. Në të tre këto ceremoni protagonistët janë oyabun, (kapo), kobun, (vartësit).
    [​IMG]


    “COSA NOSTRA” amerikane U themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye: Emigrimi në SHBA i një numri të madh italianësh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime, dhe për shkak se shumë mafiozë nga Sicilia për t’i shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Një rol të madh në largimin e tyre e pati Mori, prefekti i Palermos gjatë periudhës fashiste, i cili i persekutoi për një kohë të gjatë. Janë 5 familje në Amerikë që mbanin kontakte të ngushta me krerët në Itali: Familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy të fundit marrin pjesën me të madhe të fitimeve.
    [​IMG]

    FAMILJA E “MAFIES SË ZEZË”, SHBA U krijua nga Demetrius Flenory dhe vëllai i tij, Terry. Kjo bandë e filloi aktivitetin e saj kriminal duke shitur doza të vogla kokaine në rrugët e Detroitit gjatë viteve ’80 dhe përfundimisht u zhvillua brenda gjithë vendit dhe jashtë SHBA-së. Investigimi dyvjeçar i federalëve konkluduan se anëtarësimi i saj është gjithëpërfshirës. Banda ka marr goditjen e saj më të madhe në vitin 2005, ku gjatë një aksioni të DEA (strukturë policore amerikane) u arrestuan 30 persona që dyshohej të ishin pjesë e “Familjes së Mafias së Zezë”, si dhe një sasi prej 9.5 kilogramë heroinë, dhe 10 milionë dollarë.
    [​IMG]

    MAFIA TURKE Është quajtur si një organizatë kriminale shumë e fuqishme. Mafia turke ka pasur në kontroll një pjesë të madhe të trafikut të heroinës në të gjithë botën. Mafia turke disa herë ka qenë bashkëpunëtore me mafian ruse, dhe pak me mafian italian. Ashtu si organizatat simotra edhe mafia turke operonte më tepër në trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe të “mishit të bardhë”, siç njihet në gjuhën e mafias. Madje sipas disa raporteve, vetëm tetë vjet më parë në Stamboll operonin nga organizata e mafies turke 200 gangsterë. Kontrolli i mafias turke arrinte deri në lindjen e mesme, dhe disa herë edhe deri në vendet aziatike.
    [​IMG]

    “MAFIA IRLANDEZE” Banda irlandeze është një nga organizatat më të vjetra kriminale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka ekzistuar që nga fillimi i shekullit të 19 deri në ditët e sotme. Origjina e saj ishte në lagjen amerikanë të irlandezëve, dhe më pas banda irlandeze u përhap në të gjitha qytetet kryesore të Amerikës, duke përfshirë Boston, Neë Yorl, Çikago, Neë Orleans, Filadelfia dhe Atlantik Siti. Gjithashtu aktiviteti i saj ishte shtrirë edhe në Kanada e quajtur si banda e vdekjes së Montrealtit. Ajo ishte bota e krimit. Historia e mafies irlandeze përfshin edhe qytetet e Irlandës, Anglisë dhe Skocisë.
    [​IMG]
     
  2. LoteXxX

    LoteXxX Legend

    Anëtarësuar:
    19 Prill 2011
    Postimet:
    1,376
    Pëlqime të marrura:
    0
    NCNCNC t'KISHA PAS MUNDSI :p KREJTVE QETYNVE MAFIAVE FAMILJEN JAU KISHA Q* A ? ama t'KISHA pas Mundsi :p :p :W:W:W


    KTA SA TKA JET VEQ MA SHUM KAN ME KAN.... PAPUNSI E MADHE SDIN QKA BON NJERI BRE :p SKA QKA ME BO PER 1BUK dEL e MYT NJERIN .
     
  3. snoop dogg

    snoop dogg Tetar

    Anëtarësuar:
    23 Mars 2012
    Postimet:
    55
    Pëlqime të marrura:
    0
    GoodJob! cosanostra 4 ever veq rust rrezik ;p
     
  4. stich

    stich Pro Gamer
    Pro Gamer

    Anëtarësuar:
    6 Dhjetor 2011
    Postimet:
    862
    Pëlqime të marrura:
    0
    Camorra osht edhe film, teper jet trrezikshme bojn kta mafiashat.
    Cosa Nostra kings ok ?
     
  5. Mister-X

    Mister-X Legend

    Anëtarësuar:
    11 Qershor 2010
    Postimet:
    1,604
    Pëlqime të marrura:
    0
    Cosa Nostra ma shum influenc kan pas ne USA
     
  6. LiRcH3

    LiRcH3 Legend

    Anëtarësuar:
    3 Prill 2011
    Postimet:
    1,135
    Pëlqime të marrura:
    0
    cosa nostra kta jon bossa me jau jep doren :D
     
  7. akson007

    akson007 Legend

    Anëtarësuar:
    27 Shtator 2011
    Postimet:
    1,050
    Pëlqime të marrura:
    0
    enver hoxha MAFIAASHI MA I MADH AHHAHAAHAHHAHAHA
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]