1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

10 qytetet me te bukura ne bote 2014

Tema tek 'Kuriozitete' e hapur nga dennzitO, 22 Janar 2015.

View Users: View Users
  1. dennzitO

    dennzitO Gjeneral

    Anëtarësuar:
    9 Korrik 2014
    Postimet:
    682
    Pëlqime të marrura:
    0
    Lexuesit e revistës së udhetimeve “Travel and Leisure” kanë votuar për 10 qytetet me te bukura ne bote per 2014, që nga Japonia, Turqia, Italia dhe SHBA. Në sa prej tyre keni qenë . Travel and Leisure ka zbuluar fituesit e “zgjedhjes së lexuesve”. Këtë vit kjo magazinë ka pasur më shumë se asnjëherë lexues dhe votues. Më shumë se 1.3 milion persona kanë votuar për 10 qytetet më të bukura në botë duke i radhitur në mënyrë të habitshme.

    1.Kioto (Kyoto), Japoni Qyteti japonez Kyoto është shpallur si destinacioni më i preferuar për turistët nga e gjithë bota. Ky klasifikim realizohet çdo vit nga revista Travel+Leisure.

    [​IMG]

    2.Charleston, Karolina e Jugut, SHBA Charleston është qyteti i 3-të më i madh në shtetin amerikan të Karolinës së Jugut me zona të përfshira në rrethet Berkeley, Charleston, dhe Dorchester. Qyteti është konsideruar si një nga qytetet më të mëdha industrialë të shtetit dhe është qendër e madhe e shitjes me pakicë. Ndërkohë që është renditur si një ndër qytetet më të bukura në botë, me arkitekturën mahnitëse dhe vendet e vecanta që ofron.

    [​IMG]

    3.Firence, Itali Kryeqyteti i rajonit të bukur të Toskanës në Italinë Qendrore, Firence, njihet për rolin e tij në nxjerrjen e Europës nga Mesjeta në periudhën e Rilindjes. Mbetet një qytet që i dedikohet stilit, madhështisë dhe bukurisë dhe për udhëtarët ka aq shumë për të përjetuar. Duomo di Firenze – Simboli i qytetit (Firence njihet me emrin “Firenze” në italisht), kjo katedrale e bukur përfaqëson një përzierje unike bukurie, ekstravagance dhe prakticiteti të Rilindjes. Një mrekulli inxhinierike, kubeja e kuqe e katedrales ka qenë më e madhja prej të gjitha katedraleve që ishin ndërtuar deri atëherë, pa përdorimin e mbështetëseve, të cilat konsideroheshin të shëmtuara dhe të vrazhda nga arkitektët italianë të asaj kohe.

    [​IMG]

    4. Siem Reap, Kamboxhia Ndërsa shumë vijnë për të parë qytetin mahnitës të lashtë të Angkor Wat, Siem Reap ofron ushqime të shijshme dhe vibrimin bohemian në kohë, që e bëjnë atë një destinacion të denjë më vete.

    [​IMG]

    5.Rome, Itali Fjalën “të gjitha rrugët të cojnë në Romë” do e vërtetoni dhe praktikisht nëse shikoni nga qendra e qytetit. Ka shumë arsye që kryeqyteti italian është një nga më të bukurit në Evropë, e disa prej tyre janë: Koloseumi, Panteoni, Tregu Trajan dhe Forumi Romak. Fansat e historisë, në Romë mund të përjetojnë Perandorinë e lashtë Romake, gjurmët e së cilës gjindet në tërë Romën e sotme. Të ecesh përrreth Romës është si të eksplorosh muzeum më të madh ne botë të hapur.

    [​IMG]

    6.Stamboll, Turqi është me padyshimi qyteti ku takohet lindja dhe perëndimi. Nga xhamitë monumentale tek marketet plot jetë, Stambolli është qyteti që mund të mburret për mijëvjeçarë e tij të historisë dhe vazhdon të jetë më i rëndësishem më shumë se kurrë.

    [​IMG]

    7. Sevilje (Seville), Spanjë është margaritari i kurorës së Spanjës mbretërore dhe vizitorët mund të magjepsen në rrugët e ngushta të qytetit nën lulëzimin e portokalleve, kështjellat dhe disa nga baret më legjendare të tapas (ushqim tradicional spanjoll).

    [​IMG]

    8.Barcelone, Spanjë
    Është padyshim xhevaihiri më i shndritshëm në vijën bregdetare të Mesdheut. Me ndërtesat e saj futuriste në horizont, qyteti nuk i ka humbur trashëgimitë dhe rrënjët tipike iberike. E pagëzuar si Hirushja e Evropës, Barcelona mban në shpinë qindra vite histori mbresëlënëse. Në ditet tona, qyteti rradhitet mes destinacioneve më të kërkuara në Evropë.

    [​IMG]

    9.Mexico City, Meksikë Mexico City është një kaos i lezetshëm i pamjeve, tingujve dhe ngjyrave. Shtëpi e mbi 20 milion njerëzve, qyteti ofron arkitekturë të bukur koloniale, rrënojat aty pranë dhe disa ushqime të mira.

    [​IMG]

    10.New Orleans, SHBA
    New Orleans është qyteti i xhazit dhe i kulturës Creole. Një qytet i këndshëm për tu vizituar. New Orleans është ai lloj vendi që mund ti bëjë të gjitha ambiciet tuaja të ikin dhe të zëvendësohet nga dëshira për të qëndruar në të. Ju mund ta vizitoni parkun e mrekullueshëm, ku dhe të merrni qetësinë që ju ofron kjo pjesë e qytetit si dhe të shihni shtëpitë karakteristike të qytetit.

    [​IMG]

    Burimi ; ACP
     
  2. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Anëtarësuar:
    4 Tetor 2013
    Postimet:
    1,591
    Pëlqime të marrura:
    0
    Perpos Kioto edhe Firences asnjo so ka ma mush synin
     
  3. dennzitO

    dennzitO Gjeneral

    Anëtarësuar:
    9 Korrik 2014
    Postimet:
    682
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nese nuk e ki pa hala Romen edhe Siem Reap atehere thu qishtu :D
     
  4. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Anëtarësuar:
    4 Tetor 2013
    Postimet:
    1,591
    Pëlqime të marrura:
    0
    Roma qeshtu si n foto veq 1% t qytetit esht se ke pa ti pjesen ma t madhe t qytetit me lagje t varfna e kjo siem reap a qa esht kjo mas pari as qytet po m doket skoka,kjo ma shum si "qytet" muze i kohrave t lashta kjo nuk duhet me hi n ket kategori hiq
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]