1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

10 rekordet Gines me te cuditshme ne bote nder vite

Tema tek 'Kuriozitete' e hapur nga dennzitO, 22 Shkurt 2015.

View Users: View Users
  1. dennzitO

    dennzitO Gjeneral

    Anëtarësuar:
    9 Korrik 2014
    Postimet:
    682
    Pëlqime të marrura:
    0
    Rekordet boterore janë të panumerta, edhe me të shumtë në numër personat që i mbajne ato. Jo më kot është krijuar libri “Guinness” i rekordeve botërore, ku çdo vit regjistron gjithçka të re dhe te paarritur më parë në çdo fushë të jetës.

    Njerëzit bëjnë gjithfarë çmendurish, prandaj kjo është një ndër temat më të gjëra në botë. Mbledhja e këtyre rekordeve është një sfide më vete. Ekzistojnë me qindra mijëra rekorde botërore të çuditshme dhe mahnitëse, dhe seleksionimi i tyre kërkon kohë dhe mundim.

    Për një rekord të vënë në botë, ekzistojnë me qindra të tjerë të padokumentuar. Revista “Neatorama” ka listuar 10 rekorde botërore më të çuditshme ndër vite, duke lënë prapa shumë të tjera. E mrekullueshme është makina më e madhe në botë, 4X4, i cili është fare normal, me përjashtim të gomave gjigande të perdorura nga ushtria amerikane në vitet ’50 për transport.

    1. Makina më e madhe në botë

    [​IMG]

    Ky mjet është ndërtuar nga Bob dhe Marilyn Chandler, nga st. Louis, Misuri. “Bigfoot #5” është krijuar në verën e vitit 1986, me qëllimin e vetëm për të shfrytëzuar rrotat e gjata “Firestone Tundra”. Fillimisht rrotat janë përdorur për trenin e tokës në Alaskë, nga ushtria amerikane në vitet ’50. Automjeti sot qëndron në muzeun në St. Louis.

    2. Aeroplani i vetëm dhe me i madh që është ngrënë Michel Lotito

    [​IMG]

    i njohur më mirë si Monsinjor Mangetout, apo “zoti që i ha të gjitha”, është një tip normal, me përjashtimin e vetëm se ha gjithçka, që nga metali dhe deri tek xhami. Ai është mbajtësi i rekordit për vaktin më të madh të ngrene ndonjëherë, një aeroplan “Cessna 150”. Muri i stomakut të tij është sa dyfishi i normales dhe prodhon një lëng që tret gjithçka.

    3. Mobilja më e shpejtë në botë

    [​IMG]

    Ky divan përveçse është i rehatshëm, është edhe i shpejtë, duke iu dërguar ku të doni ju. Mobilja konsiderohet një mjet i ligjshëm rrugor, pasi ka targe dhe mini motor. Është i pajisur me një mbulese leopardi, mbajtësen e picës në rolin e timonit, frena dore dhe një copë çokollate ku mund të zgjidhni katër marshet e mundshme dhe ka një shpejtësi prej 87 mph.

    4. Labirinti më i madh në botë

    [​IMG]

    Fermeri nga North Yorkshire, Tom Pearcy ka krijuar labirintin më të madh në botë, për ndër të 40-vjetorit te “Star Trek”. Labirinti, i cili ndodhet jashtë Jorkut, mbulon 32 akra, ekuivalenti i 15 fushave të futbollit. Është dizenjuar duke përdorur teknologjinë e sateliteve, që do të thote se shtegu ka një distance prej gjysmë metri.

    5. Lëkura më elastike në botë

    [​IMG]

    Lëkura më elastike në bote i përket Garry Turner nga Caistor, Lincolnshire, Angli. Ai tërhoqi lëkurën e barkut me një distancë prej 15.8 centimetrash duke u regjistruar kështu në librin “Guinness” të rekordeve. Garry vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur “Sindroma Elhers-Danlos”, një çrregullim i indeve lidhës që ndodhen poshtë lëkurës.

    6. Flluska e sapunit më e madhe në botë

    [​IMG]

    Sam Heath, i njohur me mirë si “Sam Sam, burri i flluskes”, vendosi rekordin botëror te më shumë personave të futur brenda një flluske të vetme. Sam perdori një shkop 7 metra të gjatë për të futur 19 persona brenda saj. Në të vërtetë të 19 personat ishin nxënës shkolle, megjithatë flluska është një ndër më të mëdhatë të krijuara ndonjëherë prej tij.

    7. Deti artificial më i madh në botë

    [​IMG]

    Kush nuk do ta donte një parajsë të tillë. Për fatin tonë të keq, parku ujor artificial ndodhet në një fushë në Miyzaski, Japoni. Ky park ujor i brendshëm ka një çati të palosshme dhe mot të kontrolluar. Gjithkush mund të shijojë rërën e nxehtë dhe ujin e freskët në shi apo dëborë.

    8. Kurnacja më e madhe në botë

    [​IMG]

    Hetty Green ishte një grua e pasur, një ndër më të pasurat në botë, për shkak se nuk shpenzonte asnjë para. Ajo nuk ngrohej kurrë dhe as përdorte ujë të ngrohtë. Vishte vetëm një fustan të zi, nuk i lante duart kurrë dhe hante byrekë që kushtonin 15 cent. Djali i saj i preu dhe këmbën pasi ajo vonoi trajtimin në kërkim të shëbimit shëndetësor falas.

    9. Mustaqet më të gjata në botë

    [​IMG]

    India ka shume çudi. Si të mos mjaftonin të tjerat, dy nder personat me mustaqet më të gjata janë indiane. Personi në të majtë është Kalyan Ramji Sain nga Sundarth, Indi, i cili s’e ka hequr mustaqen 3.39 metra që prej vitit 1976. Kurse mbajtësi i rekordit botëror, është Badamsinh Juëansinh Gurjar, mustaqja e të cilit është 4 metra e gjatë.

    10. Biskota më e madhe në botë

    [​IMG]

    Kompania “Immaculate Baking Co.” ka pjekur biskotën më të madhe në botë në vitin 2003. Embëlsira është rreth 30.5 metra në diameter dhe peshon 18160 kilograme. Kjo ëshë një foto e ëmbëlsirës e marrë nga 30 metra lartësi. Pika e kuqe në mes është një person që qëndron në qender të biskotes. Për prodhimin e saj janë përdorur me qindra kilogram çokollatë.
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]