1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

5 Aplikacionet Android më të mira për zëvendësim tastature

Discussion in 'Hapesira per Mobile' started by MARCIAL, 18/8/13.

View Users: View Users
  1. MARCIAL

    MARCIAL Moderator
    Moderator

    Joined:
    4/12/12
    Messages:
    2,110
    Likes Received:
    1
    A ju ka ndodhur ndonjëherë që të mërziteni dhe të ndjeni vështirësi gjatë shkrimit në tastierën e pajisjes tuaj Android? Në qoftë se po atëherë do të ishte mirë që të konsideronit ndonjë prej aplikacioneve të mëposhtme për të instaluar tastiera të veçanta në pajisjen tuaj që lehtësojnë shkrimin dhe e bëjnë këtë proces shumë më të shpejtë se më parë.

    [​IMG]

    1. Google Keyboard është një aplikacion “i mençur” që mundëson shkrimin e tekstit shumë lehtë. Butoni i hapësirës midis fjalëve nuk është i nevojshëm pasi mjafton të ndalosh pak dhe lihet automatikisht vendi i hapësirës. Mund të mbani shënime edhe thjesht duke folur. Ky aplikacion është shumë i sofistikuar për njohjen e fjalëve dhe për parashikimin e fjalës së ardhshme.

    [​IMG]

    2. Swiftkey konsiderohet aktualisht si aplikacioni më i mirë i tastierës për Android pasi ofron mënyrën më të thjeshtë për shkrimin e tekstit sa më shpejt. Ky aplikacion mundëson parashikimin e fjalëve deri në 60 gjuhë të ndryshme. Swiftkey qëndron në krye të listës së aplikacioneve me pagesë. Përdoruesit kanë mundësi ta provojnë atë pa pagesë vetëm për 1 muaj.

    [​IMG]

    3. Go Keyboard mundëson shkrimin e teksteve më shpejt se zakonisht pasi suporton opsionin e parashikimit të fjalës së ardhshme. Aplikacioni ofrohet për përdoruesit në versione të ndryshme dizajni dhe është më i përshtatshëm për tabletët.

    [​IMG]

    4. TouchPal konsiderohet si parashikuesi më i mirë i kontekstit dhe kjo e bën atë një tastierë që lehtëson shumë punën e përdoruesit.

    [​IMG]

    5. A.I. type keyboard me teknologjinë e korrigjimit automatik mundëson shkrimin më të lehtë dhe më të shpejtë të fjalëve.

    [​IMG]

    Këto ishin disa prej alternativave, tani është në dorën tuaj të përzgjidhni më të përshtatshmin për pajisjen tuaj me sistem Android.


    • Burimi: PCWorld Albanian
     
  2. LND.

    LND. Legend

    Joined:
    16/3/12
    Messages:
    1,389
    Likes Received:
    0
    Re: 5 Aplikacionet Android më të mira për zëvendësim tastatu

    Krejt tmira jon veq edhe Anysoft keyboard (ASK) sosht i keq :D
     

Share This Page

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]