1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

A ka jet mbas vdekjes

Tema tek 'Kuriozitete' e hapur nga HardNORTH, 9 Shkurt 2015.

View Users: View Users
  1. HardNORTH

    HardNORTH Major

    Anëtarësuar:
    24 Janar 2015
    Postimet:
    257
    Pëlqime të marrura:
    0
    Tema: A ka jet mbas vdekjes

    Një ekip i psikologëve dhe mjekëve në Universitetin e Berlinit kanë bërë të ditur se bazuar në eksperimentet klinike që ata kanë kryer, kanë arritur të dëshmojnë për ekzistencën e disa formave të jetës edhe pas vdekjes.
    Deri tek ky përfundim u arrit pas një studimi të bërë, ku janë bërë vëzhgime mjekësore në përvojat pranë vdekjes, duke bërë që pacientët e këtij eksperimenti të jenë të vdekur klinikisht për gati 20 minuta dhe përsëri janë sjellë në jetë.
    Ky proces kontrovers u bë për 944 vullnetarë të cilët morën pjesë në këtë eksperiment në këto katër vitet e fundit. Atyre iu injektuan përzierje të drogave të ndryshme duke përfshirë këtu edhe epinefrinë. Këto përzierjes drogash u lejonin pacientëve që të përjetonin një vdekje klinike dhe që të dilnin nga ajo gjendje pa asnjë pasojë. Pas injektimit të përzierjeve të drogave, pacientët rikuperoheshin pas 18 minutash dhe kjo gjë bëhej duke filtruar ozon në gjakun e tyre.
    Kohëzgjatja jashtëzakonisht e gjatë në këtë gjendje- vdekje klinike- është bërë e mundur kohëve të fundit falë zhvillimit të një makine të re kardiopulmore e quajtur AutoPulse. Kjo lloj pajisje është përdorur vitet e fundit për të rikthyer në jetë njerëzit që kishin vdekur para 40 minutave deri në një orë.
    Përvojat e pranë-vdekjes janë përmendur edhe në revista të ndryshme mjekësore edhe në të kaluarën, duke marrë për bazë halucinacionet, por se Doktor Ackermann dhe ekipi i tij, përkundrazi, konsiderojnë se pikërisht këto janë dëshmi se ka ekzistencë të jetës së përtejme dhe është një formë e dualizmit në mes mendjes dhe trupit.
    Ekipi i shkencëtarëve, i udhëhequr nga doktor Berthold Ackermann, ka monitoruar operacionet dhe kanë përpiluar dëshmitë e subjekteve, transmeton lajmi.net. Edhe pse ka disa ndryshime në këtë eksperiment nga individët e ndryshëm, të gjithë individët kanë pasur disa kujtime gjatë periudhës sa kanë qenë në vdekje klinike. Shumica prej tyre kanë përshkruar disa ndjesi shumë të ngjashme.
    Përjetimet më të shpeshta që kanë thënë se kanë përjetuar vullnetarët që kanë marë pjesë në këtë eksperiment kanë përfshirë ndjenjën e shkëputjes nga trupi i tyre, ndjenjën se po ngrihen në ajër, qetësinë totale, sigurinë, ngrohtësinë, përvojën e shpërbërjes absolute dhe praninë e një drite të madhe.
    Shkencëtarët thonë se ata janë të vetëdijshëm se shumë prej konkluzioneve që kanë arritur do të shokojnë shumë njerëz edhe pse besimet fetare të subjekteve të përfshira në këtë eksperiment nuk kanë paraqitur asnjë problem. Në të vërtetë, vullnetarët që kanë marrë pjesë në këtë eksperiment i kanë takuar besimeve të ndryshme fetare, si besimit të krishterë, atij islam, hebre por ka pasur edhe ateistë.
    “Unë e di se rezultatet tona mund të shqetësojnë besimet e shumë njerëzve”, thotë doktor Ackermann.
    “Por, në asnjë mënyrë, ne nuk kemi pasur për qëllim një gjë të tillë. Ne vetëm kemi dhënë përgjigje në pyetjen më të madhe të historisë së njerëzimit, kështu që unë shpresoj se këta njerëz që janë prekur të jenë në gjendje të na falin. Po, ka jetë pas vdekjes dhe kjo duket se vlen për të gjithë ne”, ka thënë doktori.

    [​IMG]
     
  2. ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶

    Support

    Anëtarësuar:
    11 Nëntor 2012
    Postimet:
    1,644
    Pëlqime të marrura:
    0
    post shum me vler edhe interesant, spo di qka me than, gjeth kjo jet qe po bojna me perfundu me 0 sdoket e arsyeshme duke llogarit qe edhe seni ma i vogel nket bot e ka logjiken e vet.,
     
  3. HardNORTH

    HardNORTH Major

    Anëtarësuar:
    24 Janar 2015
    Postimet:
    257
    Pëlqime të marrura:
    0
    Vertet :( gjithqka e ka nje fund
     
  4. qirka

    qirka Major

    Anëtarësuar:
    3 Korrik 2010
    Postimet:
    338
    Pëlqime të marrura:
    0
    Rren o qe shka shkrun ne at faqe qe e kan shkru ket lajm:

    "Disclaimer
    World News Daily Report is a news and political satire web publication, which may or may not use real names, often in semi-real or mostly fictitious ways. All news articles contained within worldnewsdailyreport.com are fiction, and presumably fake news"

    Kta per me marr kliksa qesin lajme fake edhe jan tobligun me shkru disclaimer nfund qe krejt jan fake se ne gjygj i qesin me rrejt kshtu.
    Ky experiment ska existu kurr, kush din gjermanisht let kerkon ket experiment ne lidhje me universitetin e berlinit edhe e sheh qe ska pas ksi experimenti.

    Mos besoni qithqka qka shihni ninternet!!!

    P.s. A ban me dit ku e lexove kit lajm ti, se edhe zakonisht ktu ne forum duhet me qit linkin prej ku e ke kopju lajmin.
    Nashta naj faqe islamike naper fb qe qesin tuliqfar lajmi per mi fitu gjinen per veti.
     
  5. HardNORTH

    HardNORTH Major

    Anëtarësuar:
    24 Janar 2015
    Postimet:
    257
    Pëlqime të marrura:
    0
    @qirka ky lajm eshte nje shkenc e vertetume dhe e kam lexuar disa her nuk mund te besojm se ka jet mbas vdekjes
    Por kjo vertetim vlen per te gjithe ne ;)
    Dhe ndoshta edhe per ty ;)
    Nje njeri qe s'beson ne zot nuk eshte askushti dhe nuk e kam nxjerr per me marr klika ky postim eshte nje ver8im per te gjithe boten ashtu dhe per ty
     
  6. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Anëtarësuar:
    4 Tetor 2013
    Postimet:
    1,591
    Pëlqime të marrura:
    0
    na krejt e dim qe ka zot edhe e dime qe ka jet mbas vdekjes ama qeky lajm we e ke postu ti nuk esht i vertet kto eksperimente skan ndodh kurr.nese kan ndodh qysh po thu ti qit naj prove a naj fakt qe qekjo ka ndodh
     
  7. HardNORTH

    HardNORTH Major

    Anëtarësuar:
    24 Janar 2015
    Postimet:
    257
    Pëlqime të marrura:
    0
    @llekko una kete lajm e mora nga nje gazet dhe dosha qe ta ndaja me pjestaret e ver8 ne qofte se kjo nuk eshte e vertet una jua nxjerr me video
    Zoti eshte i madh dhe as njeri nuk e hedh posht gjithqka qe ka bere zoti per ne dhe neve jemi krijesat e saj
    Ne qofte se kjo qe kam dhene une nuk eshte e vertet qe vertetimi
    Youtube: <!-- m --><a class="postlink" href="https://www.youtube.com/watch?v=TF8k4gbPxNM" onclick="window.open(this.href);return false;">https://www.youtube.com/watch?v=TF8k4gbPxNM</a><!-- m -->
     
  8. Dinnii

    Dinnii Legend

    Anëtarësuar:
    5 Tetor 2013
    Postimet:
    2,100
    Pëlqime të marrura:
    1
    Pse a mos dashte me jetu ton jeten
    Imagjinoni me jetu sa te mujna mushet bota QR ski ka me hec PS tani mesin edhe do pleq ....
     
  9. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    po po ka ;) me qato ondrra fleni ju! HAHAHA
     
  10. HardNORTH

    HardNORTH Major

    Anëtarësuar:
    24 Janar 2015
    Postimet:
    257
    Pëlqime të marrura:
    0
    @iceboy ne nuk flejm me keto endrra eshte vetem nje kurozitet qe duhet te ngjohet ;)
    @Dini po pra me u mush gjith bota ske ka me hec ja QR :v dhe jet te pafundme ;) te rrin ne shtepia :v
     
  11. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Anëtarësuar:
    4 Tetor 2013
    Postimet:
    1,591
    Pëlqime të marrura:
    0
    o ja. u hanksha trut kush ju ka kallxu qysh ka me kon jeta pas vdekjes. a kallxon n qfar planeti a lind atje a qysh a najse a veq po ja futni.jeta n ahiret munet me kan veq ni iluzion por me rendsi esht qe ka me ndodh n qfardo mnyre.

    iceboy sipas teje nuk ka jet mas vdekjes a? a ka naj vertetim shkencor qe e mohon at sen? smunet me pas kurr se hala su dal as ska me dal kurr naj ligj shkencor qe i mohon parimet islame ama parimet e verteta islame jo tulifare qe shpiken qdo dite
     
  12. HardNORTH

    HardNORTH Major

    Anëtarësuar:
    24 Janar 2015
    Postimet:
    257
    Pëlqime të marrura:
    0
    @llekko shume mire e the ne qofte se keni ndonje gje me kurozitetin tim dhe nuk ju bon pershtypje mund te behet dhe lock e move ;)
     
  13. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    mos i bo 333 poste ren se kurgjo ma shum se SPAM nuk je tu bo! Edhe hera e fundit qe shkrun me asi fjel qen e maca se nuk jom shok i joti i klases 5 une! Kqyr me kon po fol, qysh po fol!

    E sa i perket temes, nuk diskutoj me juve une per kto sene, se ju duhet mi lexu librat e shkolles e mi permirsu notat n'ditar! Keni kohe me u marr me kto sene...
     
  14. qirka

    qirka Major

    Anëtarësuar:
    3 Korrik 2010
    Postimet:
    338
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ti spo dike me lexu o vlla? Une as nuk thash qe ska jet mas vdekjes, as nuk thash qe ska zot. Thjesht tkallxova qe lajmi FAKE/RREN osht! Ti ndaq beso ndaq mos beso, Lajmi osht fake, ky experiment su ba kurr, edhe as qe egziston naj professor me emer Berthold Ackermann ne universitetin e berlinit.

    Ka gjys viti qe ka dal ky lajm kqyrja daten <!-- m --><a class="postlink" href="http://worldnewsdailyreport.com/german-scientists-prove-there-is-life-after-death/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://worldnewsdailyreport.com/german- ... ter-death/</a><!-- m -->
    Edhe qysh kallxova ma heret nkit faqe 100% rrena qesin, faqe satiresh eshte, vet e pranojn aty qe rrena jan per mu mbrojt prej gjygjit, hin lexo disclaimer.

    As lock e as move ska nevoj, ti veq duhet me editu postin tend te par e me pranu aty qe lajmi fake osht se qishtu kush e lexon sikur ti mashtrohet dhe menon qe pernime koka ky experiment.

    Nqofse dush me diskutu ktu a ka jet mas vdekjes a jo, hulumto ma shum mos ja nis me lajme trrena qe i ke marr kamos, tani diskutojm.

    Lexo me vemendje tjeter her.
     
  15. HardNORTH

    HardNORTH Major

    Anëtarësuar:
    24 Janar 2015
    Postimet:
    257
    Pëlqime të marrura:
    0
    @iceboy e para punes una sjam ne klas te 5
    dhe e 2 punes mund te largohesh ne qofte se do nuk esht me kusht qe te rrish ketu ;)
    FLM

    @qirka mir me <3 une e nxorra si form kurioziteti mos te keqkuptohemi :)
     
  16. MaTr1X

    MaTr1X Gjeneral

    Anëtarësuar:
    17 Mars 2011
    Postimet:
    524
    Pëlqime të marrura:
    0
    Qata Nuk thojna ka Vdek po "Ka ndrru Jet"
     
  17. HardNORTH

    HardNORTH Major

    Anëtarësuar:
    24 Janar 2015
    Postimet:
    257
    Pëlqime të marrura:
    0
    @MaTr1X pytja ishte a ka jet mbas vdekjes se ka ndrru jet e dim neve ;)
     
  18. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Anëtarësuar:
    4 Tetor 2013
    Postimet:
    1,591
    Pëlqime të marrura:
    0
    e qka pi bjen me nrru jet ? nime spo dishe me perdor trunin po lene kit teme ma sjena na qe merrem me kto sene ka kush merret.shijone jeten ju mos e lodhni kryt fort per kto sene
     
  19. HardNORTH

    HardNORTH Major

    Anëtarësuar:
    24 Janar 2015
    Postimet:
    257
    Pëlqime të marrura:
    0
    @llekko mir e ki per zotin ka njerez te tjer qe merren me qit gjo ;)
     
  20. LongNiGhT

    LongNiGhT Ushtar

    Anëtarësuar:
    7 Shkurt 2015
    Postimet:
    26
    Pëlqime të marrura:
    0
    Me endra po valla :D
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]