1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

[Analizë]Laptopët më të mirë për muajin korrik 2011

Tema tek 'IT Zone' e hapur nga CowyFite, 1 Gusht 2011.

View Users: View Users
  1. CowyFite

    CowyFite Legend

    Anëtarësuar:
    11 Qershor 2010
    Postimet:
    2,447
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    Laptopmag në një artikull të postuar në kuadër të portalit të saj ka prezantuar laptopët më të mirë për muajin korrik. Produktet e prezantuara aty zunë edhe vëmendjen tonë, dhe pavarësisht se ende nuk jemi afër sezonave të shpenzimeve për këtë pjesë të nevojave tona, asnjëherë nuk është vonë të gjeni një këshillë të mirë për një laptop që plotëson nevojat tuaja.

    Asus G74SX-A2

    Asus G74SX-A2 është një prej modeleve më të mira për muajin korrik. Laptopi veçohet me ekran Full HD, SSD dhe Blu-ray, ndërsa përveç kësaj ai ka edhe fuqi të jashtëzakonshme për një përvojë maksimale në argëtim.

    Të mirat: Performanca, Dizajni i bukur dhe i mprehtë, tastiera e mirë, temperatura e ulët pavarësisht performancës së lartë dhe kualiteti i lartë i zërimit me THX Software.

    Të këqijat: I rëndë edhe pse është DRU (Desktop Replacement Unit), nuk ka softuerë për ueb kamerë.

    Lexoni më shumë rreth Asus G74SX-A2 në analizën e përgatitur nga laptopmag.

    HP Pavilion dm4t

    HP Pavilion dm4t me një trup të aluminit, lexues të shenjave të gishtërinjve dhe bateri të fuqishme, ky laptop është një zgjidhje e shkëlqyer me një çmim të mirë.

    Të mirat: Dizajni i bukur dhe i qëndrueshëm nga alumini, kualiteti i mirë i zërimit, lexuesi i shenjave të gishtërinjve, jetëgjatësia e baterisë, teknologji e përmirësuar CoolSense, etj.

    Të këqijat: kartela grafike e dobët dhe opsionet e kufizuara të konfigurimit.

    Lexoni më shumë rreth HP Pavilion dm4t në analizën e përgatitur nga laptopmag.

    MacBook Air

    13 inçëshi është përmirësuar me një Core i5 edhe më të mirë, ka një tastierë të ndriçuar dhe përkrahje për Thunderbolt.

    Të mirat: Ekrani i ndritshëm dhe i mprehtë, tastiera e ndriçuar, performancë pothuajse e dyfishuar krahasuar me modelin e fundit, mbështetje për Thunderbolt, trackpad të fuqishëm, etj.

    Të këqijat: SD kartelat qëndrojnë jashtë kur vendosen në port.

    Lexoni më shumë rreth MacBook Air në analizën e përgatitur nga laptopmag.



    ThinkPad T420s ka një performancë të jashtëzakonshme, tastierë të shkëlqyer dhe ekran një rezolucioni të lartë, që asnjë 14 inçësh tjetër në këtë çmim nuk mund ta sfidojë.

    Të mirat: Dizajni i lehtë dhe i qëndrueshëm, Ekran me rezolucion të lartë, Performanca e fortë, Tastiera e shkëlqyer

    Të këqijat: jetëgjatësia e dobët e baterisë, zërimi jo cilësor, etj.

    Lexo më shumë rreth Lenovo ThinkPad T420s në analizën e përgatitur nga laptopmag.

    Marrur nga pcworldalbanian për eSportsKosova.com CowyFite
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]