1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Apple dyfishon sasinë për aplikacion në App Store në 4GB

Tema tek 'Hapesira per Mobile' e hapur nga dennzitO, 13 Shkurt 2015.

View Users: View Users
  1. dennzitO

    dennzitO Gjeneral

    Anëtarësuar:
    9 Korrik 2014
    Postimet:
    682
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    Qysh në ditët e para të hapjes së dyqanit Apple App Store në vitin 2008, kompania ka ofruar një sasi të limituar tek zhvilluesit prej 2GB për aplikacion, por nga tani gjërat kanë ndryshuar. Apple iu lejon zhvilluesve të paraqesin aplikacione me sasi deri në 4GB, sasi e cila është dyfishuar nga ajo maksimale për aplikacion që ishte më parë. Arsyja për këtë rritje qëndron tek lojërat e reja për iOS që kanë filluar të vijnë me sasi gjithnjë më të mëdha.

    Apple ende ofron vetëm 100MB për dërgimin e aplikacioneve brenda lidhjeve telefonike, ndërsa për lidhje me Wi-Fi ky limit nuk vlen. Me rritjen e sasisë së aplikacioneve, përdoruesit e telefonave iPhone dhe tabletave iPad duhet të jenë më të kujdesshëm duke shikuar më shpesh hapësirën e tyre të limituar, veçanërisht përdoruesit që posedojnë modelin 16GB.

    Rritja e sasisë për aplikacion në 4GB do iu ofrojë zhvilluesve më shumë hapësirë për të ofruar një eksperiencë më të pasur tek përdoruesit.



    Burimi : itSHQIP
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]