1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Apple pre e sulmeve të hakerave ©

Tema tek 'Hapesira per Mobile' e hapur nga -M-, 28 Maj 2014.

View Users: View Users
  1. -M-

    -M- Super Moderator
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    28 Korrik 2011
    Postimet:
    7,441
    Pëlqime të marrura:
    2
    Apple është vënë në qendër të sulmeve nga hakerat të cilët kanë mundur të thyejnë sigurinë e sistemeve me të cilën operojnë iPhone dhe iPad.

    Problemet e para raportohen nga Australia ku përdorures të dy produkteve kryesore të kompanisë amerikane thonë se në një moment të caktuar pajisja “u është ngrirë” dhe më pas shfaqej një mesazh që i informonte se telefoni apo tableti i tyre ishte bllokuar nga një haker i identifikuar si Oleg Pliss. Në këmbim të rikthimit të pajisjes në gjendjen e mëparëshme, hakeri kërkon një pagesë të caktuar që varion nga 50 deri në 100 euro.



    [​IMG]

    Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, Oleg Pliss ka mundur të hyjë në sistem dhe të vendosë nën kontroll opsionin “Find My iPhone” (Gjej telefonin tim), një opsion i vendosur nga Apple për të bllokuar pajisjes e humbura, vjedhura apo grabitura.

    Në një tjetër sulm, një grup hakerash të identifikuar si "DoulciTeam" njoftojnë se janë në gjendje të “mashtrojnë pajisjet e bllokuara me iCloud” duke klonuar serverat e Apple.
    (GJBI)
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]