1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Blackphone 2 mund të jetë telefoni më i sigurt në Botë

Tema tek 'Hapesira per Mobile' e hapur nga dennzitO, 4 Mars 2015.

View Users: View Users
  1. dennzitO

    dennzitO Gjeneral

    Anëtarësuar:
    9 Korrik 2014
    Postimet:
    682
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    “Për deri sa pjesa tjetër e tregut është duke shkuar në një rrugë me shkopa ‘selfie’ dhe ekrane të lakuara, ne po shkojmë një rrugë krejtësisht tjetër deri tek zemra e problemit, duke u marrë me qështjen e privatësisë dhe sigurisë,” tha Mike Janke pronari i kompanisë Silent Circle gjatë prezantimit të produktit të tyre të ri, telefonit të mençur dhe të sigurt Blackphone 2.

    Edhe pse telefoni nuk sjell ndonjë risi në dizajn, produkti vjen me karakteristika serioze që eksluzivisht kanë të bëjnë me sigurinë.

    Sa i përket pjesës harduerike, Blackphone 2 vjen një ekran 5 inç Full HD (nga jasht i mbrojtur me Gorilla Glass 3), punon me procesor 64-bit Qualcomm octa-core, i mbështetur në 3GB RAM.

    Ka bateri 3060mAh që mund t’i ndërrohet (me Quick Charge 2.0), gjithashtu përkrah memorien microSDXC me mundësi zgjerimi. Deri këtu asgjë e re, gjithçka me standard të kohës.

    Është ana softuerike e tij që e bën më interesant dhe më të veçant, si dhe ato 3GB RAM e rolin pozitiv të tyre. Edhe pse punon me Android, telefoni është i pajisur me PrivateOS 1.1 të kompanisë Silent Circle, enterprise-orientated, në një shtresë sigurie të lartë e cila gjendet në krye të listës së OS-it të kompanisë Google.

    Kjo i ofron përdoruesit një “hapsirë” UI (user interface), e cila i mbanë hapsirat e ndryshme të telefonit tuaj të ndara në zona dhe të enkriptuara.

    Në esencë ky sistem është një sistem virtual, duke i dhënë mundësi Blackphone 2 të punoj sikur të ishte në pajisje të ndara Brenda vetës së tij, bile duke ofruar kyçje (log-in) të ndryshme gjatë punës së secilit aplikacion apo servis.

    Kështu që ju mund ta rregulloni një hapsirë të përgjithshme (Enterprise Space) për dokumentet e juaja dhe për komunikim, një hapsirë personale (Private Space) për email-at privat apo fotografi të ndryshme, si dhe një hapsirë të heshtur (Silent Space) e cila i ngjanë shumë versionit “Incognito Mode” të Chrome-it.

    Secila hapsirë mund të mbushet me aplikacionin “Silent Suit” (Kostum i Heshtur), funksioni i së cilës veç spjegohet vetvetiu: Silent Text, Silent Contacts dhe Silent Phone, secila duke e mbajtur komunikimin të enkriptuar dhe të izoluar nga njëra-tjetra. Telefoni gjithashtu vjen e pajisur me Silent Store, e para në botë e këtij lloji i orientuar kah siguria e lartë dhe privatësia.

    “Jemi duke e zëvendësuar BlackBerry-in dhe nuk na bëhet vonë që zyrtarët e saj hedhin gjëra të kqia rreth nesh në Twitter. Do të dominojmë mbi ta,” tha specialisti i sigurisë në Silent Circle Mike Janke (ish ushtar i Navy Seal) gjatë prezentimit të sotshëm.

    Nëse Blackphone 2 arrinë ta mbajë sigurinë e premtuar në pajisjen e saj, padyshim që do ta mbush boshllëkun të cilën BlackBerry e ka kriju me dështimin e saj dëshprues në touchscreen të telefonave të mençur.

    Gjatë verës pritet të dal në treg Blackphone 2 që do të shitet me pakicë në çmim prej 629$.


    Burimi : iTSHQIP
     
  2. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    hajgare, a?
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]