1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Capela dos Ossos, kishëza e frikshme prej eshtrave (foto)

Tema tek 'Kuriozitete' e hapur nga iceboy, 9 Prill 2015.

View Users: View Users
  1. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    [​IMG]

    Capela dos Ossos është pjesë e kishës më të madhe Setog Francis, e ndërtuar nga françeskanët në fund të shekullit të 16-të. Ngjashëm me disa kishëza të tjera prej eshtrave të njeriut edhe kjo është e ndërtuar për shkak të problemeve me numrin e madh të varrezave.

    Deri në shekullin e 16-të kishte 43 varreza përreth qytetit Evora, në Portugali, të cilat kishin zënë një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës. Duke mos dashur t’i dënojnë shpirtrat e të varrosurve me zjarrin e përjetshëm, murgjit kishin vendosur ta ndërtojnë një kishëz dhe në të t’i vendosin eshtrat e të vdekurve.

    [​IMG]

    Mirëpo, në vend se t’i vendosin eshtrat prapa dyerve të mbyllura, murgjit kishin vendosur t’i përdorin ato për “dekorimin” e kishëzës. Ata kishin menduar se në këtë mënyrë do t’i ofronin Evoras, një qytet ky i njohur për pasurinë e tij në fillim të shekullit 16-të, një vend të dobishëm për të reflektuar mbi përkohshmërinë e gjërave materiale.

    Mbi derën e kishëzës ata shkruan edhe një porosi: “Nos ossos que estamos aqui, Pelos vossos esperamos”, ose: “Ne eshtrat që jemi këtu, eshtrat tuaja do t’i presim”.

    [​IMG]

    Me eshtrat e rreth 5.000 kufomave kjo kishëz duket e frikshme. Ndërsa skenat më bezdisëse është ajo e dy kufomave të terura të varura në mur, ku njëra prej tyre është e një fëmije.

    Në një arkivol të vogël të bardhë anash altarit janë edhe eshtrat e tre murgjve françeskan të cilët e themeluan kishën në shekullin e 13-të.

    Në fund të kishëzës, mbi altar, mund të lexohen edhe frazat latine të tilla si: “Unë do të vdes në dritë” dhe “Dita kur të vdes është më e mirë se dita kur jam lindur”.

    Burimi: NGJYRA.COM

    [​IMG]

    [​IMG]

    [​IMG]

    [​IMG]

    [​IMG]

    [​IMG]

    [​IMG]
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]