1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Facebook lanson opsionin Amber për gjetjen e fëmijëve të hum

Tema tek 'IT Zone' e hapur nga inL., 14 Janar 2015.

View Users: View Users
  1. inL.

    inL. Legend

    Anëtarësuar:
    10 Korrik 2011
    Postimet:
    1,459
    Pëlqime të marrura:
    0
    Facebook lanson opsionin Amber për gjetjen e fëmijëve të humbur
    [​IMG]

    Dhe një herë tjetër Facebook po ja shpërblen më së miri besimin 1.35 miliard përdoruesve të këtij rrjeti social. Në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur (NCMEC), Facebook do të publikojë postime të shënjestruara që quhen Amber Alerts në kryefaqet e përdoruesve për të ndihmuar në këtë mënyrë gjetjen e fëmijëve të humbur.

    Këto mini postime mund të shpërndahen si nga faqja e Facebook ashtu si dhe nga aplikacion Facebook në smartfonë.

    Ato do të përfshijnë foto të fëmijëve të humbur dhe detaje të rëndësishme rreth tyre si përshkrimin fizik, emrin apo herën e fundit që është parë.

    Por sigurisht që ka disa kritere për këto publikime që vendosen nga zyra vendase e policisë. Individët e humbur që do të publikohen për ndihmë duhet të jenë deri në moshën 17 vjeç.

    Postimet do të publikohen në varësi të vendndodhjes gjeografike.

    Ndërkohë disa përdorues të Facebook në vitet e fundit kanë qenë me fat dhe kanë mundur të gjejnë përmes këtij rrjeti social prindërit e tyre biologjik apo familjarët e humbur.

    Por tani me lançimin e këtij opsioni të ri pritet që të shihen më shumë raste të tilla përmes platformës Facebook. /PCWorld Albanian/
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]