1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Facebook-u ndër vite

Tema tek 'IT Zone' e hapur nga sky, 28 Janar 2013.

View Users: View Users
  1. sky

    sky Gjeneral

    Anëtarësuar:
    2 Tetor 2010
    Postimet:
    656
    Pëlqime të marrura:
    1
    Facebook-u ka bërë një rrugë të gjatë nga viti 2004 deri sot. Në këtë slider do t’ju paraqesim një vështrim në kohë të disa prej dizajnëve më të njohura të rrjetit social më të madh në botë. (PCWorld Albanian)


    2004: Welcome to thefacebook.com


    Një pamje e ditëve të para të Facebook-ut, para se të kishte 1 miliard përdorues të regjistruar, rrjeti i dedikohej vetëm studentëve të Harvard-it.
    [​IMG]

    2005: Profili origjinal në Facebook

    Profili në Facebook në vitin 2005 (atëherë kur njerëzit mund ta specifikonin se po kërkonin thjesht "Random play.")
    [​IMG]

    2006: Profili i Mark Zuckerberg

    2006 ishte viti i ndryshimeve të mëdha në aspektin e dizajnit. U shtua furnizuesi i lajmeve në faqen kryesore të përdoruesit si dhe një mini furnizues në profil.
    [​IMG]

    2008: Faqja kryesore e Facebook-ut

    Faqja që u uron mirëseardhjen vizitorëve në vitin 2008.
    [​IMG]

    2009: Faqja kryesore e Facebook-ut

    Në 2009-n, furnizuesi i lajmeve u zëvendësua me një Real-Time Stream. Facebook-u fillon të pyesë përdoruesit "What's on your mind?" duke i nxitur të shkruajnë statuse apo postime të reja
    [​IMG]

    2010: Profilet pësojnë ndryshim të madh

    Facebook-u bën sërish ndryshime me profilet në vitin 2010.
    [​IMG]

    2010: Facebook Pages

    Ju pëlqente Lady Gaga? Bëjini "Like" në Facebook. Në vitin 2010, kompanitë dhe njerëzit e famshëm mund t’i ftonin klientët apo fansat të lidheshin me ta në Facebook.
    [​IMG]

    2011: Ticker

    Në vitin 2011 furnizuesi në kohë reale i aktiviteteve të miqve u shtua në faqen kryesore.
    [​IMG]

    2011: Video Chat

    Në 2011-n Facebook-u aktivizoi video calling.
    [​IMG]

    2011: Hello Timeline!

    Në 2011-n, rrjeti social filloi të hiqte konceptin e “murit” dhe të prezantonte Timeline. “Tregoni historinë e jetës suaj” ishte motoja.
    [​IMG]

    2011: Facebook subscribe

    Facebook-u aktivizoi shërbimin subscribe në vitin 2011, duke i lejuar përdoruesit të shihnin postimet publike të njerëzve të tjerë. Tani opsioni njihet me emrin "follow”.
    [​IMG]

    2012: Facebook\'s App Center

    Për të kënaqur audiencën mobile gjithmonë e në rritje, në vitin 2012 Facebook lançoi App Center. App Center kishte fillimisht rreth 500 aplikacione, veçanërisht lojëra.
    [​IMG]

    2012: Facebook blen Instagram

    Në pranverën e vitit 2012, Facebook bleu faqen e ndarjes së fotove Instagram për një miliard dollarë. Zuckerberg e quajti një "një pikë të rëndësishme për Facebook-un."
    [​IMG]

    2013: Graph Search

    Në fillim të këtij viti, Facebook prezantoi graph search. I ashtuquajturi “kërkim social”, e bën më të lehtë gjetjen e informacioneve mbi miqtë e më gjerë.
    [​IMG]

    (PCWorld Albanian)
     
  2. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    ka ec shum fb... E maj n'men qysh o' kon en 2008 (2009 mi thon ma mir se me 31 Dhjetor 2008 e kom qel une) ka pas shum pak funksione sene, po qe prap na ka terhek me hi n'to! Ky me 1 fjel ka bo revolucion sa i perket jetes virtuale pe thom kshtu, ka bo revolucion t'madh!
     
  3. MrSuicide

    MrSuicide Gjeneral

    Anëtarësuar:
    25 Gusht 2011
    Postimet:
    600
    Pëlqime të marrura:
    0
    hahahaha 2004 :|

    [edit]iceboy: 1 dit ban per SPAM![/edit]
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]