1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Google Play tani ka më shumë aplikacione se App Store

Discussion in 'IT Zone' started by WesternNighT, 26/1/15.

View Users: View Users
  1. WesternNighT

    WesternNighT Leitenant

    Joined:
    28/12/12
    Messages:
    414
    Likes Received:
    0
    [​IMG]
    Numri i aplikacioneve në Google Play Store u rrit më shumë se 50%, duke mposhtur edhe dyqanin e kompanisë Apple, App Store, për herë të parë.

    Shifrat e fundit vijnë nga appFigures, një shërbim që monitoron të dhënat e mijëra aplikacioneve që përdoren në platforma mobile. Sipas këtij raporti, të tri dyqanet e aplikacioneve si Android, iOS dhe Amazon Appstore pësuan rritje të madhe, por Google kishte shifra dukshëm më të larta.
    [​IMG]
    Po ashtu, edhe kompania App Annie tregoi që Google Play Store ka në të vërtetë më shumë aplikacione sesa iOS App Store. Bazuar në kompaninë, Google Play ka afër 300.000 aplikacione më shumë sesa iOS App Store, që është një diferencë për 17%, transmeton ITshqip.com.

    appFigures nuk tregon arsyet që kanë dërguar dyqanin Play Store në një numër kaq të madh aplikacionesh, por kuptohet që platforma Android është më tërheqëse për zhvilluesit pasi që vazhdon ende të ketë një pjesë më të madhe të tregut sesa iOS. Gjithashtu, Google ka bërë më të lehtë krijimin e aplikacioneve të reja dhe nuk i vendos zhvilluesit në procese afatgjate ashtu sikur Apple.

    Megjithatë, duhet theksuar se zhvilluesit në iOS fitojnë më shumë para sesa ata në Android. Edhe pse shkarkimet në Android janë 60% më të larta sesa në Apple, zhvilluesit në iOS vazhdojnë ende të fitojnë 60% më shumë para.

    [copyright=http://itshqip.com/]ITshqip[/copyright]
     

Share This Page

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]