1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Hacktivity 2016 po afrohet

Tema tek 'IT Zone' e hapur nga BR3ACKER, 16 Maj 2016.

View Users: View Users
  1. BR3ACKER

    BR3ACKER ARDITKRASNIQI.net
    Staff Member Administrator

    Anëtarësuar:
    31 Janar 2011
    Postimet:
    8,084
    Pëlqime të marrura:
    59
    [​IMG]

    Më 21 dhe 22 Tetor, 2016 do të mbahet konferenca më e madhe e hakerëve në Evropën Qendrore dhe atë Lindore. Kjo konferencë e njohur me emrin Hacktivity edhe këtë vit do të mbahet në Budapest të Hungarisë. Gjatë dy ditëve sa do të zgjasë kjo konferencë do të ketë prezantime, seminare, lojëra, ndeja gjatë mbrëmjes, si dhe mbi 1000 pjesëmarrës hakerë nga gjithë bota.

    Hacktivity 2016, është konferenca e 13-të me radhë dhe kësi soji konsiderohet si konferenca më e vjetër dhe më e ndërkombëtarizuar jo vetëm në Hungari por në mbarë Evropën për fushën e IT sigurisë. Si edhe në konferencat e kaluara edhe në këtë konferencë do të ketë folës nga më të njohurit nga fusha e  IT sigurisë. Të arrish të prezantosh në këtë konferencë konsiderohet si arritje profesionale e ekspertëve nga fusha e IT sigurisë, prandaj është bërë tashmë traditë që folësit e interesuar për të prezantuar në konferencë të aplikojnë për tu përzgjedhur si folës. Këtë vit pritet që të ketë më tepër aplikues se sa në vitet e kaluara dhe nga shtete të ndryshme të cilët do ti nënshtrohen përzgjedhjes nga një juri profesionale

    [size=medium]Përveç folësve që do të përzgjidhen nga juria, ashtu edhe sikurse në konferencat e viteve të kaluara do të ketë folës të ftuar nga organizatorët, e të cilët janë persona nga më të njohurit nga fusha e IT Sigurisë.[/size]

    [size=medium][​IMG][/size]

    [size=medium][size=medium]Këtë vit folës kryesor në Hacktivity do të jetë Daniel Komaromy nga Hungaria i cili së bashku me kolegun e tij Nico Golde, ishin fitues të “Mobile Pwn2Own 2015“, duke thyer sigurinë e pajisjeve më të reja të lansuara nga Samsung (S6, S6 Edge dhe Note 4).
    [/size]
    [/size]

    Organizatorët do të publikojnë listën e folësve të tjerë gjatë javëve në vijim por duke ditur emrat e folësve që kanë folur në konferencat e mbajtura gjatë viteve të kaluara besojmë se edhe këtë vit kjo konferencë do të jetë e jashtëzakonshme dhe me folës nga më të njohurit nga fusha e IT Sigurisë, kështu që ky është një rast ideal për ekspertët dhe të a pasionuarit shqiptar të sigurisë kompjuterike, që të marrin pjesë në këtë konferencë kaq të njohur.


    [size=medium]Burimi: itshqip[/size]
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]