1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Instalo Windows-10 ne smartphone

Tema tek 'IT Zone' e hapur nga LiRIM;, 7 Korrik 2015.

View Users: View Users
  1. LiRIM;

    LiRIM; Ushtar

    Anëtarësuar:
    1 Korrik 2015
    Postimet:
    39
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ja sesi të instaloni versionet eksperimentale të Windows 10-tës për smartfonët.
    [​IMG]
    Microsoft ka bërë të disponueshëm një aplikacion quajtur Windows Insider i cili bën të mundur instalimin dhe testimin e Windows 10-tës për telefonët.

    Ky aplikacion është i disponueshëm që në muajin Shkurt ku edhe mbërriti ndërtimi i parë i Windows 10-tës për telefonët. Kemi marrë goxha feedback në lidhje me instalimin e Windows 10-tës në telefonët, të cilën do ta shpjegojmë në këtë artikull.

    Në të vërtetë këto versione të Windows 10-tës për telefonët janë eksperimentale dhe fazë beta. Microsoft i ka bërë të disponueshëm për të gjithë këto versione eksperiementale ku mjafton të shkarkohet aplikacioni Windows Insider dhe të ndiqen proçedurat e instalimit.

    Hapi i parë:Fillimisht drejtohuni për në aplikacionin Store dhe kërkoni për Windows Insider.
    [​IMG]
    Hapi i dytë:Pasi të jetë instaluar navigoni tek menuja e aplikacioneve dhe hapeni atë. Do të shfaqet një pamje si ajo që kemi paraqitur mëposhtë.
    [​IMG]
    [​IMG]
    Hapi i tretë:Klikoni “Get Preview Builds” ku do të shfaqet një tjetër seksion që të përzgjidhni nëse doni të abonoheni tek përditësimet e shpejta ose tek të ngadaltat. Duhet të dini diçka që të abonuarit në “Fast Ring” do të marrin një ndërtim të ri të Windows 10-tës çdo muaj ndërsa ato në “Slow Ring” një periudhë kohore prej 2-3 muajsh. Natyrisht që ndërtimet që vinë përmes “Fast Ring” do të jenë me probleme dhe më pak stabile se ato “Slow Ring”.
    [​IMG]
    [​IMG]
    Hapi i Katërt:Konfirmoni përzgjedhjen tuaj dhe më pasj telefoni do të restartohet. Kërkimin për përditësimet e reja ose mund ta bëni manualisht në moment ose do të shfaqet pas një ore në formën e një njoftimi.
    [​IMG]
    [​IMG]
    Version përfundimtar dhe zyrtar i Windows 10-tës për telefonët mendohet të vijë nga vjeshta e këtij viti. Gjithashtu Microsoft më parë kishte lajmëruar përdoruesit se këto ndërtime të Windows 10 Mobile do të përmirësoheshin ndjeshëm gjatë muajit Korrik ku kompania do të debutojë zyrtarisht edhe Windows 10-tën për desktop.

    [info]Burimi: pcworld.al[/info]
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]