1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Ja çfarë sjell qëndrimi i gjatë para kompjuterit ©

Tema tek 'IT Zone' e hapur nga -M-, 9 Maj 2014.

View Users: View Users
  1. -M-

    -M- Super Moderator
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    28 Korrik 2011
    Postimet:
    7,441
    Pëlqime të marrura:
    2
    Rezultatet e disa studimeve britanike kanë nxjerrë në pah se gjashtë nga dhjetë persona të moshuar nuk flenë mjaftueshëm si rezultat i shfrytëzimit të pajisjeve elektronike.

    Autorët e studimit thonë se kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Gjumi i pamjaftueshëm, nën shtatë orë në ditë te të moshuarit, shton gjasat për obezitet, sulme në zemër, diabet dhe kancer.

    “Drita e kaltër e atyre pajisjeve nxit prodhimin e melatoninës, një hormon i cili ndikon në gjumë, andaj është e rëndësishme t’i shmangni ato para fjetjes”, thotë Richard Wiseman nga Unvierstieti Hertfordshire.

    Ndërkohë, specialisti i syve Andy Hepworth thotë se “rrezet blu-violet janë shumë të rrezikshme dhe toksike për syrin” dhe shton se dëmtimi është edhe më i madh nëse ju shikoni pa mbyllur sytë shpesh dhe pa u shkëputur kohë pas kohe nga ekrani.

    “Brenda një periudhe të gjatë kohore kjo mund të dëmtojë sytë tuaj”, thotë ai.


    [​IMG]

    Ekranet dhe degjenerimi makular

    Ekspozimi i zgjatur në rrezet blu-violetë shton rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular, që në moshë të vonshme është shkaktari i humbjes së shikimit dhe për të cilin nuk ka metoda të shërimit.

    Ekspertët thonë se për dallim nga drita blu-e bronztë e cila i përshtatet orës biologjike, ajo blu-violet, të cilën e emetojnë ekranet, prish strukturën e gjumit dhe ndikon në gjendjen shpirtërore.

    “Edhe pse nuk e dimë nëse ekziston një lidhje e e drejtpërdrejt në mes të problemeve me shikimin, ka dëshmi të mjaftueshme laboratorike për efektin e tyre të dëmshëm”, shton Hepworth.

    Hulumtimi ka treguar se madje gjysma e të rriturve të cilët kalojnë rreth shtatë orë në ditë duke shikuar në ekrane, fillojnë të ndjehen të shqetësuar kur janë larg pajisjeve elektronike, për shembull nga telefonat e mençur.

    Hulumtimi po ashtu ka treguar se 55 për qind të personave të pyetur mendojnë se ndjenja e djegies së syve ka qenë ndikimi kryesor afatgjatë i lidhur me përdorimin e ekraneve.

    Rreziku nga depresioni

    Ekspertët thonë se këshilla është shumë e thjeshtë – rregullisht bëni pushime kurdo që keni punë me kompjuterin ose pajisjet tjera elektronike.

    Më herët një studim trevjeçar japonez kishte përcjellë 25 mijë persona dhe kishte treguar se qëndrimi para kompjuterit më shumë se pesë orë në ditë shton dukshëm rrezikun e vuajtjes nga depresionit.

    Hulumtuesit nga Universiteti Chiba kishin arritur në përfundim se punëdhënësit duhet ta kufizojnë kohën të cilën të punësuarit e kalojnë para ekraneve.

    “Rezultatet tregojnë se me qëllim të parandalimit të çrregullimeve mentale dhe çrregullimeve të gjumit, është mirë të kufizohet përdorimi i kompjuterit në më pak se pesë orë në ditë”, është shprehur lideri i studimit, Tetsuya Nakazawa.

    Studimi është publikuar në revistën shkencore American Journal of Industrial Medicine. (balkanweb)
     
  2. bekimua

    bekimua Legend

    Anëtarësuar:
    11 Mars 2012
    Postimet:
    1,643
    Pëlqime të marrura:
    0
    e na qe rrim 6 or pa nal hiq :p
     
  3. Kony

    Kony Moderator
    Moderator

    Anëtarësuar:
    5 Tetor 2012
    Postimet:
    2,109
    Pëlqime të marrura:
    1
    Ski me mujt me postu ktu ma hiq.
    If you know what I mean
     
  4. Kobe

    Kobe Gjeneral

    Anëtarësuar:
    27 Prill 2013
    Postimet:
    684
    Pëlqime të marrura:
    0
    Keq shume po na u ka bo si me hanger buk qdo dite :S
     
  5. GrOobY

    GrOobY Major

    Anëtarësuar:
    17 Prill 2012
    Postimet:
    288
    Pëlqime të marrura:
    0
    fol per veti ti :p un perveti +10 hahaha po nejse esht si puna e cigares edhe pse ka vizatime njerzt jon budall e prap e pijn (E njejta me pc'n)
     
  6. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    At'her njerzt qe punojn neper banka, zyre, neper venet ku ka t'bojn me IT, psh Network Administrator, Programmer, Web Designer etj... Pi bjen qe i paskan la durt? :eek: :shock:
     
  7. purge

    purge Legend

    Anëtarësuar:
    9 Korrik 2010
    Postimet:
    2,249
    Pëlqime të marrura:
    0
    mu demtu demtohen ama jo qekaq shum qysh pe bojn kta ,se ta garantoj shiptart e kosoves permi 80% rrin nditje ka 5 ,6 or para pc's me nis kshtu na ishim dek moti haha
     
  8. KIQ

    KIQ Legend

    Anëtarësuar:
    26 Nëntor 2012
    Postimet:
    1,590
    Pëlqime të marrura:
    0
    5 ose 6 o_O :eek: :eek: gabim je o vlla se pe marr veten shembull n1 tdites qona pi 1ve tash dej n5 tnates sflej ose n6 sa or pi bjen 18 or para pc qr :v
     
  9. TrippLe I.H

    TrippLe I.H Major

    Anëtarësuar:
    6 Mars 2014
    Postimet:
    339
    Pëlqime të marrura:
    0
    un +6 rrij e ku vjen per t flejt gjum sme zen gjumi :eek:
     
  10. sky

    sky Gjeneral

    Anëtarësuar:
    2 Tetor 2010
    Postimet:
    656
    Pëlqime të marrura:
    1
    Ngoni djem se qe 2 vjet pi baj sjam kan kne pari dhe i kom lan kto cs e pc veq ja un kisha dek ja mos thuj kto jan studime kota gjdo sen ka dam edhe buken qe e tepron bon zarar amo apet mir je haha nejse un perveti qetasht po flas un kom qendru ne pc 10 or pa u qu hiq tu lujt cm dhe mas msimit me shoqni internet cafe 3 or tmira kshtu qe kejt dita um ka shku veq pc amo qka kom vrejt prej ksaj pune qe gjdo nat hunt gjak um kan qit dhe me shendet jam kan ma i dopt kshtu qe mos e hupni kohen pldh shum me nejt pc dhe me cs se sen tybe ska prej ktyve me shendet je ma i dopt dhe hup koh pldh merrnu me ni pun qe ja sheh hajrin dhe mirri sa ma shum me sport. Ju Prsh
     
  11. chAmmpzz.~

    chAmmpzz.~ Legend

    Anëtarësuar:
    8 Gusht 2011
    Postimet:
    1,286
    Pëlqime të marrura:
    0
    -Nje studim që osht bere nga nje shkcentar viteve te fundit , edhe pse tash spo muj me gjet linkin , nqoftese e zbaton ma shpesh dmth qendrimin ndaj kompjuterit , ki mundsi me nejt me nje afat me te gjate .
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]