1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Kompanitë ajrore Europiane së shpejti do të ofrojnë shërb...

Tema tek 'IT Zone' e hapur nga WesternNighT, 16 Shkurt 2015.

View Users: View Users
  1. WesternNighT

    WesternNighT Leitenant

    Anëtarësuar:
    28 Dhjetor 2012
    Postimet:
    414
    Pëlqime të marrura:
    0
    Kompanitë ajrore Europiane së shpejti do të ofrojnë shërbimet e internetit edhe gjatë fluturimeve.
    [​IMG]
    Kompanitë ajrore Europiane po konkurrojnë njëra – tjetrën në ofrimin e shërbimit të internetit gjatë udhëtimeve komerciale. Ky sektor zotëron një potencial miliona dollarësh të ardhura përmes zbavitjes, ofrimit të shërbimeve dhe reklamimit.

    Në SHBA, 66 % e pasagjerëve të këtyre kompanive e kanë shansin për të aksesuar internetin gjatë një fluturimi krahasuar me 24 % në rang botëror.

    Në Europë një adoptim i tillë është shumë i vështirë duke pasur parasysh numrin e lartë të shteteve në kontinentit e reflektuar në operatorë të shumtë. Ndërsa shërbimet satelitore të internetit janë karakterizuar nga një kosto tejet e lartë. Por me shtimin e paisjeve satelitore në atmosferën tonë, detyrimisht jemi ballafaquar me një rënie të kostos. Me këtë barrierë e cila po dobësohet dita ditës, asgjë nuk do të pengojë kompanitë ajrore nga shfrytëzimi i çdo mundësie për të bërë para.

    Lufthansa, Air France, KLM dhe RyanAir janë disa nga kompanitë ajrore që ofrojnë Wi-Fi në bord gjatë udhëtimeve të shkurtra. Për më tepër, këto kompani përmes shërbimit të internetit në bord do të mund të reklamojnë restorante, hotele dhe dyqane. Realisht në asnjë vend të botës nuk mund të kesh të bësh me një grup njerëz ku të dish çdo gjë rreth tyre dhe çfarë kërkojnë sesa në një aeroplan duke ju ofruar reklamimin e duhur.

    Ky shërbim po kthehet në diçka bazike dhe e domosdoshme edhe gjatë udhëtimeve ajrore. Kostot e trafikut të të dhënave po bien me shpejtësi dhe janë pasagjerët ata që po bëjnë presion të vazhdueshëm ndaj kompanive ajrore për implementimin e shërbimit të internetit.

    Burimi: Pcworld.al
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]