1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Kompjuteri i parë ''Eniac''

Tema tek 'Kuriozitete' e hapur nga psyman, 18 Nëntor 2013.

View Users: View Users
  1. psyman

    psyman Major

    Anëtarësuar:
    5 Mars 2013
    Postimet:
    256
    Pëlqime të marrura:
    0
    Në bazë të interesimit të madh për zhvillimin e teknologjisë dhe përparimin e saj gjatë këtyre viteve, na shtynë të mendojmë për hapat e parë dhe arritjet e teknologjisë. Si fillim i zbulimeve të mëdha për zvillimin e teknologjisë që në botën anglisht-folëse referohej si “Shkencë kompjuterike” dhe në Evropë si “Informatikë”, si një mjet kryesorë i komunikimit në dy hapësira dhe kohë, dhe një ndër zbulimet kryesore njihej si “Kompjuteri i parë elektronik me qëllim të përgjithshëm digjital i quajtur ENIAC (the Electronic Numerical Integrator and Computer)-(Integrimi elektronik Numerik i të Dhënave në Kompjtuer)”. Për shkak të nevojave të mëdha të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), që ishin në kërkim të një makine e cila do ti shërbente për nevoja ushtarake, ata filluan kërkimin e personave të cilët ishin në gjendje për ta ndërtuar një gjë të tillë. Artikulimi i parë i qartë se çfarë ishte një programues është dhënë në fund të vitit 1940 nga Herman Goldstine dhe John L. von Neumann në një seri vëllime, ku këto vëllime shërbyen si tekstet kryesore në dispozicion për programe të kompjuterëve së paku deri në fillim të viteve 1950. Ata vazhduan të kryejnë llogaritjet për ushtrinë deri në 1955, për probleme të tilla si parashikimi i motit, tunelet aerodinamike, projektimet dhe studimet e rrezeve kozmike.
    Publikimi i kompjuterit ENIAC
    Duke shqyrtuar zhvillimin e ENIAC-ut për një periudhë tre-vjeçare, ne do të shikojmë tani se si kjo arritje inxhinierike është bërë publike në shkurt të vitit 1946, dhe si ka ndikuar në përceptimin e publikut për kompjuterët. Me deklarimin zyrtar të përfundimit të luftës, Departamenti i Luftës mori vendim për të bërë publike punën që u krye në fshehtësi gjatë luftës, për të zhvilluar Kalkulatorë me shpejtësi të lartë. Pra e shtunë, 14 shkurt 1946, shtypi u ftua në Shkollën për Inxhinieri "Moore" në Filadelfia për zbulimin publik të ENIAC-ut.
    Përbërja e kompjuteriat ENIAC
    Nga standardet e sotme, ENIAC ishte një përbindësh me 18.000 tuba të Vakumit (pesë herë më shumë se çdo pajisje e mëparshme), dhe ishte Prototip në krahasim me shumicën e kompjuterëve të tjerë, ENIAC peshonte 30 Ton, dhe me një hapsirë 1.500 m2, kishte 70.000 rezistorë, 10.000 kondenzatorë, 1500 relays (rele), 6000 çelësa manual, pothuajse 5 milion nyje të ngjitura të dorës(dorëza punuese), dhe kishin konsumuar 174.000 Wat energji elektrike, përmbante në vete një numër shumë të madhë të kabllove për lidhje dhe me kosto rreth 5,000,000 $ (Dollarë).
    ENIAC kishte dy lloje të qarqeve elektronike:
    Qarqet numerike për ruajtje dhe kalkulim
    Përpunimi i sinjaleve elektrike që përfaqësojnë numrat dhe qarqet e programimit për kontrollin e komunikimit në mes të pjesëve të ndryshme të makinës.
    Pjesa më e madhe e njësive kishte dy lloj të qarqeve, me përjashtim të programuesit Master ku njësia e filluar përbëhej vetëm nga qarqet e programimit, dhe të gjitha njësitë duhej të ishin programuar në nivel lokal. Pjesa më me rëndësi në ENIAC ishtë pjesa qendrore, ku programimi kryhej në atë pjesë. ENIAC ka qenë në gjendje për të bërë dallimin midis vargjeve të programit duke e shqyrtuar madhësinë e një rezultati numerik. Si hapat kryesorë të llogaritjes së ENIAC-ut ishin:
    Inicimi paraprak Set-Up
    Rritja dhe
    Llogaritja e fshirjes


    [​IMG]

    More: http://en.wikipedia.org/wiki/ENIAC
     
  2. 4LBBiG.

    4LBBiG. Super Moderator
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    23 Qershor 2010
    Postimet:
    4,485
    Pëlqime të marrura:
    0
    Lajmi nuk esht i plote, i pakuptushem s`pe dim as per cka e ki fjalen. Permirso edhe shtoja naj foto ose e qova n`shport.
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]