1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Kujdes nga porositë e drejtpërdrejta në Twitter

Tema tek 'IT Zone' e hapur nga LaidBack, 19 Tetor 2014.

View Users: View Users
  1. LaidBack

    LaidBack Major

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    275
    Pëlqime të marrura:
    0
    Dërgimi i porosive të drejtpërdrejta në shërbimin për mikro-blogje dhe rrjetin për shoqërim onlin Twitter është një prej shtojcave me të cilën u është mundësuar përdoruesve të komunikojnë larg syve të publikut. Megjithatë, këtë shtojcë shpesh e shfrytëzojnë cyber-kriminelët për punët e tyre të pista.

    Nëse dy përdorues përcillen në mes veti në Twitter, ata në mes veti mund të shkëmbejnë porosi të drejtpërdrejta. Përmbajtjet e porosisë do t’i shohin ekskluzivisht përdoruesit të cilët komunikojnë në këtë mënyrë.

    Nëse llogarinë tuaj në Twitter e komprometon ndonjë aplikacion apo shtojcë e jashtme, shumë shpesh nga llogaria e përdoruesit fillojnë të vijnë porosi me përmbajtje të dyshuar, më së shpeshti me një lidhje të caktuar të interneti prapa së cilës fshihet shtojca dashakeqe e cila tenton të merr përsipër llogarinë e përdoruesit të ri.

    Kohëve të fundit në Twitter është paraqitur një dukuri e re e porosive të tilla të drejtpërdrejta me tekstin“You're on here?” dhe me lidhjen e shfaqur. Lidhja e drejton përdoruesin në faqen e internetit të emëruar “mhansenhome” me porosinë “someone posted on their blog about you”.

    Faqja e përmendur kërkon nga përdoruesi të kyçet me të dhënat e tij nga Twitter, me ç’rast edhe ajo llogari “e re” komprometohet.

    Edhe një herë ju këshillojmë, mos hapni lidhjet e internetit brenda porosive të drejtpërdrejta me përmbajtje të dyshuar sepse edhe llogaria juaj do të mund të jetë e radhës që komprometohet nga dashakeqët. /Telegrafi/
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]