1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Kuriozitete [te shpejta]

Tema tek 'Kuriozitete' e hapur nga NBR, 9 Nëntor 2011.

View Users: View Users
  1. RroN+

    RroN+ Leitenant

    Anëtarësuar:
    6 Tetor 2013
    Postimet:
    372
    Pëlqime të marrura:
    0
    Maradona debutoi 16 vjet per kombtaren e Argjentines .
     
  2. RroN+

    RroN+ Leitenant

    Anëtarësuar:
    6 Tetor 2013
    Postimet:
    372
    Pëlqime të marrura:
    0
    Maradona debutoi 16 vjet per kombtaren e Argjentines .
     
  3. IZNOUGOOD -.-

    IZNOUGOOD -.- Kapiten

    Anëtarësuar:
    26 Nëntor 2013
    Postimet:
    156
    Pëlqime të marrura:
    0

    dikun rreth 95%
     
  4. IZNOUGOOD -.-

    IZNOUGOOD -.- Kapiten

    Anëtarësuar:
    26 Nëntor 2013
    Postimet:
    156
    Pëlqime të marrura:
    0

    dikun rreth 95%
     
  5. Kobe

    Kobe Gjeneral

    Anëtarësuar:
    27 Prill 2013
    Postimet:
    684
    Pëlqime të marrura:
    0
    Messi hat-rickun e pare ne karrieren e tije e beri kunder Real Madrid
     
  6. Kobe

    Kobe Gjeneral

    Anëtarësuar:
    27 Prill 2013
    Postimet:
    684
    Pëlqime të marrura:
    0
    Messi hat-rickun e pare ne karrieren e tije e beri kunder Real Madrid
     
  7. Baci GJOK

    Baci GJOK Guest

    [​IMG]

    Pishina më e madhe në botë gjendet në Kili. Ka 8 hektarë tokë. Është hapur më 2008-ën dhe deklaruar pishina më e madhe në botë dhe nga Guiness.
    Pishina është e projektuar nga Crystal Lagoons Corporation.
    Ndodhet në një peisazh prej ëndrre, me palma, rërë të bardhë dhe detin qe eshte dy hapa larg.
    Pishina eshte e thelle dhe e gjere (ne disa pika prek 35 metra) sa qe mund te levizni brenda saj dhe me varka te vogla.
     
  8. Baci GJOK

    Baci GJOK Guest

    [​IMG]

    Pishina më e madhe në botë gjendet në Kili. Ka 8 hektarë tokë. Është hapur më 2008-ën dhe deklaruar pishina më e madhe në botë dhe nga Guiness.
    Pishina është e projektuar nga Crystal Lagoons Corporation.
    Ndodhet në një peisazh prej ëndrre, me palma, rërë të bardhë dhe detin qe eshte dy hapa larg.
    Pishina eshte e thelle dhe e gjere (ne disa pika prek 35 metra) sa qe mund te levizni brenda saj dhe me varka te vogla.
     
  9. .fr0X

    .fr0X Leitenant

    Anëtarësuar:
    28 Nëntor 2010
    Postimet:
    448
    Pëlqime të marrura:
    0
    Si fillim u mendua qe bankomatet te kishin pin me 6 numra, por ata kane nga 4 pasi gruaja e shpikesit tha qe nuk mund ti mbante mend kaq shume numra.
     
  10. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Anëtarësuar:
    4 Tetor 2013
    Postimet:
    1,591
    Pëlqime të marrura:
    0
    Feja muslimane esht feja qe eshte duke u perhapur me shume se te gjithe religjionet tjera se bashku.
    Flamuri shqiptar eshte i vetmi ne bote qe ka ngyrat KUQ dhe ZI
    Shqiperia & Kosova jane te vetmet shtete ne bote qe gjate Luftes II boterore u shliruan me forcat e veta ushtarake
     
  11. HOAX'

    HOAX' Gjeneral

    Anëtarësuar:
    1 Gusht 2011
    Postimet:
    526
    Pëlqime të marrura:
    0
    qikjo e trreta mka shti me kesh :lol: :lol:
     
  12. HOAX'

    HOAX' Gjeneral

    Anëtarësuar:
    1 Gusht 2011
    Postimet:
    526
    Pëlqime të marrura:
    0
    Code:
    1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.
    
    2. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.
    
    3. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Anjshtanji deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.
    
    4. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.
    
    5. Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Klintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.
    
    6. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.
    
    7. Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.
    
    8. Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.
    
    9. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.
    
    10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.
    
    11. Si gruaja më e vogël në botë deri me sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Holandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg, ndërsa në moshën 19-vjeçare ajo arriti vetëm në 61 cm e gjatë.
    
    12. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.
    
    13. Pijanecët më të shumtë në botë janë në Irlandë. Çdo personi i takon të pijë mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, verë, birrë etj.
    
    14. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.
    
    15. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Çikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.
    
    16. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).
    
    17. Rekordin për gratë me peshë më të rëndë mban amerikania Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987 ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj, me 544 kg.
    
    18. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai SChool of Medicine në New York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.
    
    19. Binjakët më të rëndë në botë janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur me 1946 dhe që vdiq në vitin 1979) me të vëllanë Benny LLoyd, po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq në vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg.
    
    20. Si mamaja më e vjetër në botë deri më sot mbahet Rossana dalla Corte, e cila lindi më 18 qershor 1994, në moshën 63-vjeçare, një djalë.
    
    21. Sipas studimeve më të fundit, një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u ruajtur e qethur.
    
    22. Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.
    
    23. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.
    
    24. Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.
    
    25. Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të shohë jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.
    
    26. Vetëm mushkonjat femra pickojnë, ndërkohë që mushkonjat e seksit mashkull duan të “sorrollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.
    
    27. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Sipas dietologëve, është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.
    
    28. Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në të gjithë botën mendohet të jetë Franca. Madje kjo është shënuar edhe në rekordet Gines.
    
    29. Një shqiponjë mund ta shohë prenë e saj që 3000 metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.
    
    30. Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.
    
    31. Nga barku i vajzës 20-vjeçare nga Devoni Jugor, Angli, u nxor “topi” nga qimet e flokëve të saj të cilat i kishte gëlltitur. Ai ishte i rëndë 2,5 kg. Operimi u realizua në mars 1985.
    
    32. Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.
    
    33. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë. Kurse rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.
    
    34. Është vërtetuar që mundësia për të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Kur ndodh të gjithë njerëzit nuk duhet të kenë gjëra të hekurta në duar.
    
    35. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.
    
    36. Video-lojërat i bëjnë fëmijët e trashë dhe agresivë, ndërkohë që përdorimi i tepër i kompjuterit orar pa orar u dëmton atyre qetësinë nervore.
    
    37. Shtëpiaket tradhtojnë burrat virtualisht. Ato janë të kënaqura me aktivitetin e tyre fizik dhe kërkojnë nga “miku” i internetit kënaqësi shpirtërore.
    
    38. Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku Ancentus Akuku ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur.
    
    39. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.
    
    40. Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë në Amerikë filloi në vitin 1792. Në vitin 1800 presidenti dhe zonja John Adams ishin familja e parë që jetuan aty.
    
    41. Lotët është zbuluar se kanë efekt që të zhdukin bakteriet dhe të mbrojnë sytë nga infeksionet.
    
    42. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.
    
    43. Krokodili është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.
    
    44. Titaniku është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 tonë, me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin 1343 udhëtarë.
    
    45. Kënga më e gjatë në botën e muzikës mbahet himni sovjetik, i përbërë nga 65 strofa. Në maj të vitit 1987, një moderator kanadez mendoi ta shtonte himnin, i cili brenda pak javësh rekordi arriti në 689 strofa.
    
    46. Nga një operacion në tëmth që iu bë një pacienti në Londër, kirurgët hoqën afro 230530 gurë të vegjël nga tëmthi i tij me madhësi 1,5 deri 15 milimetra.
    
    47. Truri më i vjetër në botë është gjetur nga arkeologët në Torfmoor në Florida. Është gjendur truri i një 45-vjeçareje e cila kishte jetuar afërsisht 8000 vjet më parë.
    
    48. Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia” përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej dhe nga 230 000 rreshta.
    
    49. Syri i një struci është më madh se truri i tij, ndërkohë që në trurin e maceve ka më shumë se 32 muskuj.
    
    50. Është vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë
     
  13. HOAX'

    HOAX' Gjeneral

    Anëtarësuar:
    1 Gusht 2011
    Postimet:
    526
    Pëlqime të marrura:
    0
    Code:
    Fëmija amerikan Michael Kirni nga Pensakola e Floridës është më intelegjenti në rruzullin tokësor. Si gjashtëvjeqar mbaroi shkollimin e lartë, kurse si dhjetevjeqar mbrojti tezën e doktoraturës.
    
    Mjeti më i gjatë i udhetimit i prodhuar deri më tani në mbarë Botën, është treni “Arktik”. Ai është i gjatë 174 metra dhe ka 54 rrota.
    
    
    Akullnajat zënë sipërfaqe prej16.2 mil/km² ose 10.9% të sipërfaqës tokësore.
    
    
    Sa vjet i ka peshku mund të llogaritet duke ia numëruar unazat në verëzat e tij njësoj si ç`përcaktohet vjetërsia e drurit sipas rrathëve që i ka brenda trungut të tij.
    
    
    Për nga rezervat e kromit, Shqipëria radhitet ndër vendet e para në Botë.
    
    
    Gjatë një viti në Botë ndodhin 100.000 dridhje të tokës ose çdo pesë minuta.
    
    Në Kalabri në vitin 1784 është krijuar një qarje e gjatë 30 km.
    
    Për njohjen e historisë së zhvillimit të tokës si “shkronja” themelore janë shkembinjtë.
    
    Humnera më e njohur në Botë është “Jean Brener” në Pirineje me thellësi
    1.535 m.
    
    Rrezatimi diellor duke kaluar nëpër atmosferë 15% absorbohet, 37% reflektohet dhe 48% arrin në sipërfaqe të tokës ku shndërrohet në energji të nxehtësisë.
    
    Ngjyra e bardhë 95% reflekton rrezet e Diellit dhe vetëm 5% absorbon (akumulon), ngjyra e zezë 95% absorbon, ndërsa vetem 5% reflekton.
    
    Po të mos ishin bakteriet, fletat e pyjeve dhe pemëve, për 10-15 vite do ta mbulonin sipërfaqen ku jeton njeriu dhe nuk do të kishte më jetë në tokë.
    
    Bima më e lartë që njifet deri më tani është një lloj I algëve të murme që quhet “Macrocistis”, që së bashku me degët dhe trupin arrin gjatësinë 400 metra.
    
    Piktura më e hershme e Gadishullit Ballkanik është ajo e Lepencës në rrethin e Vlorës (Shqipëri). Kjo tregon lashtësinë e popullit shqiptar.
    
    Në New York me ligj është e ndaluar larja e dritareve të larta. Kur dritaret bëhen të papastërta, shtëpiakja thërret ekipet e lartësive të dritareve, të cilat pajisen me mjete të posaçme.
    
    Syzet e Diellit I kanë futurë në modë yjet e filmit të Hollivudit, duke I ruajtur sytë nga dritat e studios.
    
    Në Kanada dimri I vitit 1925 ishte aq I madh, saqe u ngri edhe ujvara e Niagarës.
    
    Balena e kaltër (“Balaenoptera Muscus”), është kafsha më e madhe në Botë.
    Ajo ka një madhësi prej 33.6 metrash. Balenat, delfinët si dhe derrat e detit që me një emër quhen Cetacea, janë zhvilluar para 50 milion vjetësh.
    
    Në një familje amerikane e cila kishte pesë fëmije, të gjithë kremtonin ditëlindjen në të njetën ditë. Katarina (1952), Keroli (1953), Klaudia (1956), Sisilia (1961) dhe vëllai i tyre i vogël, që edhe ky kishte lindur në të njejtën datë (1966), me 20 shkurt.
    
    Bletët merren vesh njëra me tjetrën me gjuhën e valleve. Çdo lëvizje sado e lehtë, tregon një sinjalizim për lulet, ujin apo armikun që ka zbuluar.
    
    Vera e kuqe mund të ndihmoj për parandalimin e dhembjeve të zemrës.
    
    Njerëzit që pijnë çaj më shumë se kafe, janë më të mbrojtur nga disa lloj kanceresh, si i zorrëve, i stomakut, i melçisë etj.
    
    Kaktusi- është bima që rritet më ngadalë se bimët tjera. Gjatë vitit rritet
    1-2 cm. Kurse bima që rritet më së shpejti është Bambuja. Ajo gjatë 24 orëve rritet 5-6 centimetra.
    
    John Wisner nga Elbeni (SHBA), në një gjilpërë futi 230 fije të holla të mëndafshit të cilat mezi shihen me sy.
    
    Qyteti peruan Sero de Pasko gjendet në maje të maleve Ande dhe është vendbanimi më i lartë në Botë (në lartësi më të madhe mbidetare). Gjendet në lartesi 4.359 m mbi nivelin e detit.
    
    Bota për çdo vit shtohet për 80-90 milion njerëz, kurse dyfishohet në çdo 30-të vite.
    
    Libri më i vogël në Botë është një tregim për fëmijë I titulluar “Breti Plak”, i botuar në vitin 1985 në Skoci. Përmasat e këtij libri janë 1x1 cm.
    Këshillohet që për ta shfletuar të përdoret gjilpëra
    
    Shkenca ben nje tjeter hap perpara pasi shenohet rasti i pare i nje gruaje, e cila lind dy femije ne dy shtatezani te ndryshme nepermjet transplantit te vezoreve.
    
    Deri tani, ne bote kane lindur 9 femije nepermjet kesaj metode, por asnjehere me pare nje grua nuk kishte sjelle ne jete dy femije ne dy shtatezani.
    
    Ky rast eshte trajtuar nga revista “Human Reproduction” qe thekson se te dy femijet jane ne gjendje te mire shendetesore. Mamaja e dy femijeve eshte danezja Stinne Holm Bergholdt, e cila lindi vajzen ne shkurt te vitit 2007, por surpriza me e madhe per te erdhi ne shtator te vitit 2008 kur lindi edhe femija i dyte. 
     
  14. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    Kosova ka ma shum njerz me smartphone (iPhone & Samsung) sesa me leternjoftim!
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]