1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Ky eshte lumi me i bukur ne bote!

Tema tek 'Kuriozitete' e hapur nga dennzitO, 27 Shkurt 2015.

View Users: View Users
  1. dennzitO

    dennzitO Gjeneral

    Anëtarësuar:
    9 Korrik 2014
    Postimet:
    682
    Pëlqime të marrura:
    0
    I njohur si lumi më i bukur në botë “Lumi me pesë ngjyra” ndodhet në Kolumbi dhe cilësohet si një çudi e vërtetë biologjike. Në pjesën më të madhe të vitit është i papërshkueshëm për shkak të rrymave të rrëmbyeshëm dhe thuhet se është lumi që rrjedh nga parajsa për shkak të bukurisë së tij.


    [​IMG]

    [​IMG]

    Zakonisht lumi është quajtur më shumë emra si “Lumi pesë ngjyrësh”, “Lumi që të dërgon në Parajsë”, “Lumi më i bukur në botë”, për shkak të ngjyrave të tij mahnitëse. Gjendet në Kolumbi dhe është një lum tejet i bukur. Njihet me emrin Cano Cristales dhe ka katër ngjyra, përfshirë të verdhën, të gjelbërten, të kaltërtën, të zezën dhe në mënyrë të veçantë dominon e kuqja.

    [​IMG]


    Lumi Cano Cristales është konsideruar si një ndër lumenjtë më të bukur në botë. Ujërat spektakolare të tij janë kthyer në një kaleidoskop gjyrash në sajë të bimëve të ujërave të ëmbla të njohura si “clavigera macarenia”, emër i marrë nga Sierra de la Macarena, një varg malor në jug të kryeqytetit Bogota.
    Gjatë kohës së shkurtër mes sezonit të lagësht dhe të thatë, nga korriku deri në nëntor, së bashku me myshkun, bimët ujore dhe koralet, bimët e kuqe kapen pas shkëmbinjëve përgjatë gjithë lumit 62-milje të gjatë dhe ndihmon në krijimin e një bashkimi ngjyrash nën sipërfaqen e ujit.

    Formimi gjeologjik i lumit është i pasur me sediment dhe shkëmbinjtë janë rreth 1.2 miliardë vite të vjetër. Megjithatë, për një periudhë të shkurtër kohe çdo vit, lumi vjen në jetë në një shpërthim të gjallë të ngjyrave.


    [​IMG]


    [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=xQrqil2BRqw[/youtube]

    Vendi i lumit u mbyll në mënyrë efektive për turistët për disa vite për shkak të veprimtarisë guerile në rajon së bashku me shqetësimet për ndikimin e trafikut turistik të parregulluar.Ajo u rihap për vizitorët në vitin 2009, dhe sot ka disa agjenci kolumbiane turistike që i të marrin vizitorët nga një turne për udhëzim të zonës.
     
  2. El Padrino

    El Padrino Major

    Anëtarësuar:
    2 Nëntor 2014
    Postimet:
    327
    Pëlqime të marrura:
    0
    qfar mrekullie, pos aj Nalt qe e ka kriju.

    jom njeri qe kom qef me vizitu qesi senesh tbukra mej pa me sy.. kysmet 1plan e kom mas moshes 23vjeqe gjithqysh ksi sene me vizitu knaqsi shpirtrore o bree!
     
  3. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Anëtarësuar:
    4 Tetor 2013
    Postimet:
    1,591
    Pëlqime të marrura:
    0
    mashallah qfar vendesh t bukura sidomos ky te fotoja e fundit
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]