1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Malaysia Airlines sulmohet nga hakerët

Discussion in 'IT Zone' started by WesternNighT, 28/1/15.

View Users: View Users
  1. WesternNighT

    WesternNighT Leitenant

    Joined:
    28/12/12
    Messages:
    414
    Likes Received:
    0
    [​IMG]
    Grupi i hakerëve ‘Lizard Squad’, që kohë më parë rrëzoi rrjetet e shërbimeve të ‘Xbox Live’ dhe të ‘Playstation Network’, sot sulmoi ueb faqen e kompanisë së njohur ajrore ‘Malaysia Airlines’. Aktualisht nëse vizitoni ueb faqen e kompanisë ajrore do të lexoni shënimet që kanë lënë hakerët si ‘Ueb faqja është sulmuar nga Lizard Squad’ apo ‘404 Plane Not Found’ që i referohet aeroplanit të kësaj kompanie të humbur kohë më parë. Por ajo çfarë mbetet ende e paqartë është nëse vërtet grupi i hakerëve të ‘Lizard Squad’ kanë lidhje me shtetin islamik (ISIS), ngase në mesazhin që kanë lënë hakerët shkruan edhe ‘Cyber Caliphate’, mesazh që u përdorë edhe në sulmet e bëra ndaj llogarive të Komandës Qendrore Ushtarake Amerikane në Twitter dhe Youtube.

    Grupi i hakerëve përmes rrjetit social Twitter njoftoi se shumë shpejtë do të publikojë të dhëna nga serveri i kompanisë ajrore,transmeton itshqip.

    Mirëpo, në një njoftim të sapo publikuar nga ‘Malaysia Airlines’ thuhet se hakerët vetëm kanë ndërruar DNS serverët, dhe se serveri në të cilin gjendet ueb faqja nuk është prekur, prandaj asnjë e dhënë rreth klientëve të kompanisë nuk është në duart e hakerëve.

    Burimi :
    itshqip.com
     

Share This Page

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]