1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Mbreterit e Rilindjes [Diskutime/Pyetje]

Tema tek 'Mbretëritë e Rilindjes' e hapur nga ArlindXh, 13 Qershor 2010.

View Users: View Users
  1. ArlindXh

    ArlindXh Legend

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    1,176
    Pëlqime të marrura:
    0
    se kishit qel hale boardin MMORPG edhe sdita ku me postu kit loj,vendosa me qit ktu e kur e qelni boardin MMORPG ja boni transfer

    Arberia e Skenderbeut loje online shqip

    Loja e pare online shqip e ambientuar ne 1458 ne Arberine e Skenderbeut, do fillosh si nje fshatar i thjeshte dhe nje dite ndoshta do mund te behesh dhe princ ose kapiten i ushtrise se Kastriotit. Kjo loje sjell tek ju jeten e vertete mesjetare te nje banori te arberise te asaj kohe.
    Arberia ka nevoj per ty, hordhite turke dhe mashtruesit venecian kercenojne vendin tend, bashkohu me ne dhe dili zot vatanit.
    Perjeto epoken e Skenderbeut ashtu sic nuk ta mer mendja, kjo eshte vetem maja e aisbergut shum gjera te tjera do i mesosh kur te bashkohesh me ne.
    Code:
    www.mbreteriterilindjes.com
     
  2. jazon

    jazon Legend

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    1,400
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: www.mbreteriterilindjes.com

    hej hej bloodseker u regjistrova e sene vene spo di as qa me bo mos o loja me parE? mos duhet me pagu najsen se sjom ka kuptoj sen po ksi a munesh mem ndihmu najsen qe merre edhe add <!-- e --><a href="mailto:beesfortt@msn.com">beesfortt@msn.com</a><!-- e --> tlutna:p nimom najsen:$ se shum po kom qef me lu qitu loj a :D.
     
  3. Rewind.

    Rewind. Toger

    Anëtarësuar:
    19 Qershor 2010
    Postimet:
    114
    Pëlqime të marrura:
    0
    un jom regjistru qitu shum moti kur u pat qel amo smu ka dok interesant edhe skom hi ma:S
     
  4. jazon

    jazon Legend

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    1,400
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re:

    mu pom doket interesont po spo di as qysh me lu shum e pshtjellt koka fshati , qyteti im , shpija sene vene

    po kerkoj ndihm per momentin^o)!
     
  5. LongHorn

    LongHorn The Chief
    Administrator

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    8,342
    Pëlqime të marrura:
    57
    Re: www.mbreteriterilindjes.com

    Strategji dhe keshilla per zhvillimin e personazhit te lojtareve ne nivelin 0


    Ndoshta deri tani keni lexu Guiden e pergjithshme te lojes dhe keni nje ide te pergjithshme se ku gjinden gjerat dhe per cfar sherbejne butonat e ndryshme ne loje.
    Ky shkrim me shume eshte i menduar si nje permbledhje e strategjive te suksesshme per avansim sa ma te shpejte ne loje sepse askush nuk do te qendroj me jave te tera level 0 ….

    Ne cofte se nuk e dini ende per te kaluar nivelin duhet te mbledhni 90 lek dhe ti keni 5 pike reputacioni. (2 duke punu ne kishe dhe 3 nga lojtaret tjere)

    Rregullat baze per kete etape te lojes (pra kalimit nga niveli 0 ne nivelin 1) jane:

    1. MOS HARXHO PARA KOT
    2. MOS HARXHO PARA KOT dhe
    3. MOS HARXHO PARA KOT!!!!

    Pra krejt cka duhet te besh ti tani eshte te kursesh sa me shume lek dhe te punosh sa me shume dhe une tani do t’ua tregoje metodat me te mira per te bere sa me shume lek per sa me kohe te shkurte.

    1. Puna


    Si level 0 punet me te mira dhe me fitimpruese per ju jane puna ne minjere dhe puna ne toka ku nuk kerkohen karakteristika.

    1.1 Per te marre pune ne minjere duhet te shkoni „jasht qytetit“, te hyni tek „punet“ dhe te klikoni tek fotografia e minjeres dhe ju automatikisht hyni ne pune e cila ju sjell 16 lek (8 te nesermen dhe 8 te diellen) . Me kete pune ju edhe principates i ndihmoni sepse principata te ardhurat e vetme momentalisht i ka nga miniera.

    1.2 Per pune ne fushe, hyni tek bashkia, pastaj klikoni tek ofertat e punes dhe shifni se mos ka ndonje pune e cila paguhet 16 lek e me shume dhe e cila nuk kerkon karakteristika (accune)

    1.3. Pasi qe ti keni mbledhe 90 lek ose me shume , dhe duke pase parasyshe qe i keni mbledhe 3 pike besimi nga lojtaret tjere tani duhet te punoni 2 dit ne kishe ne menyre qe t’i mbledhni 5 piket e nevojshme per avansim


    VEREJTJE:
    -Mos merrni pune me15 lek ne bashki sepse mundesh ne minjere te punosh per 16 lek
    - Mos preni dru ne mal sepse ju nuk keni pike force dhe nuk preni shume dru, prandaj edhe nuk e leverdise.

    2. Ushqimi


    Ti si lojtar i ri me siguri je i brengosur qe karakteri yt eshte i uritur dhe eshte „duke vdeke nga uria“ por po ju garantoj qe nuk keni aspak arsye per tu brengosur. Juve si lojtar i ri dhe pa pike karakteristikash nuk ju duhet ushqimi cdo dite. Ushqimi i perditshem ju duhet vetem lojtareve qe kan mbledhe pike karakteristikash sepse ata nese nuk hajne rregullisht i humbin ato.. Pra ju nuk keni cfare te humbisni nese nuk hani cdo dite prandaj:

    2.1. Mos hani cdo dit. Hani nje here ne 3 dite. Pra: Sot hani, neser e pasneser jo dhe pastaj prap hani dhe kshtu vazhdoni ciklin derisa nuk filloni te hani ushqime qe ju sjellin karakteristika. Me kete metode ju kurseni rreth 30 lek ne jave .

    2.2. Ushqimin me te lire mund te gjeni tek taverna „Hani i Lezhes“. Buka aty kushton vetem 6 lek prandaj mos bleni pa nevoje ne treg por shkoni tek taverna e bashkise.

    2.3. Mos hani asgje tjeter pervec Bukes dhe Misrit.


    3.Tregu


    Tregun mund ta shifni se si funksionon por nuk keni se cfare te bleni aty sepse asnje gje nuk ju duhet. Vetem ne rast se ne taverne nuk gjindet buke atehere mund te bleni buken ose misrin me te lire qe e gjeni aty.

    VEREJTJE:
    - Mos shitni mall ne treg mbi vlerat e lejuara nga bashkia. Gjithmone konsulltoni Cmimoren e bashkise per vlefta maksimale. Nese e theni ligjin dhe kapeni, atehere do pasojn gjoba te renda.

    4.Taverna


    Per te hyre ne taverne duhet ta perdorni versionin anglisht te lojes (apo gjermanisht,i talisht ose frengjisht)

    VEREJTJE:
    - Mos pini birra dhe mos qarrosni sepse vetem humbje kot e lekve eshte sidomos per nivelin 0

    5.Problematika e multiaccounteve (me shume se nje konto)


    Shume njerez shpesh fillojne te hapin konto te ndryshme dhe e fusin veten si sponsor ne menyre qe te marrin 10 lek per cdo lojtar , por kjo nuk eshte zgjidhje aspak e volitshme sepse administratoret do te akuzojne per multiaccount dhe kjo akuze rrezullton me denim me vdekje ne turren e druve (zhdukje te lojtarit). Prandaj gjithmone keni kujdes sepse nese administratoret verejne 2 lojtar qe kane nje IP te njejte ka rrezik qe te digjeni.


    Nese i permbaheni rregullave per nje kohe shume te shkurt mund te kaloni ne level 1 dhe pastaj cdo gje fillon te behet me mire… Mos harroni dhe mos ngurroni te pyetni njerezit me me pervoje per ndihme dhe per gjera te paqarta sepse ne te gjithe ishim njehere fillestar dhe me gjith cejf ju ndihmojme.
     
  6. Besfortt.

    Besfortt. Hero

    Anëtarësuar:
    11 Qershor 2010
    Postimet:
    953
    Pëlqime të marrura:
    1
    Re: www.mbreteriterilindjes.com

    smu ka dokk shum intersontt veq kom hii kom kqyr qa esht edhe jom dal :A
     
  7. TCO,

    TCO, Guest

    Re: www.mbreteriterilindjes.com

    Jum kon i regjistrun sem doket interesant ma shum se CS ;)
     
  8. Lizardi

    Lizardi Legend

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    2,173
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: www.mbreteriterilindjes.com

    waaw shum i mir u knaqa
     
  9. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: www.mbreteriterilindjes.com

    lol..so shum interesant..:)
     
  10. ArlindXh

    ArlindXh Legend

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    1,176
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: www.mbreteriterilindjes.com

    mri.driki qysh e ki nick ne loj tregom ?
     
  11. LiridonMurati

    LiridonMurati Legend

    Anëtarësuar:
    12 Tetor 2011
    Postimet:
    2,717
    Pëlqime të marrura:
    0
    un e kom nick Liridoni qe 1 vjet e luj kit loj jam afer levelit 2 :)
     
  12. ArlindXh

    ArlindXh Legend

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    1,176
    Pëlqime të marrura:
    0
    N cilen familje je ?
     
  13. LiridonMurati

    LiridonMurati Legend

    Anëtarësuar:
    12 Tetor 2011
    Postimet:
    2,717
    Pëlqime të marrura:
    0
    Prej fillimit jom ne familjen Zenebisha tek Gjojku
     
  14. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: www.mbreteriterilindjes.com




    Sluj kit loj se sum pelqen shum veq blood nese don me lu 1 loj shum mat mir se kjo luje <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.runescape.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.runescape.com</a><!-- w --> drikistyle e kom acc..:)
     
  15. LiridonMurati

    LiridonMurati Legend

    Anëtarësuar:
    12 Tetor 2011
    Postimet:
    2,717
    Pëlqime të marrura:
    0
    Liridoni doli ne lv2 :) edhe jom tash furraxhi kush don buk kallxonem :lol:
     
  16. KARRIGAN

    KARRIGAN Hero

    Anëtarësuar:
    18 Tetor 2011
    Postimet:
    719
    Pëlqime të marrura:
    0
    Loj e mir te kokaaa
     
  17. ArlindXh

    ArlindXh Legend

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    1,176
    Pëlqime të marrura:
    0
    Arlind
    e kom emrin ne loj nese ki nevoj per ndihm diqka kontaktom me PM ne loj ose ktu.
     
  18. LiridonMurati

    LiridonMurati Legend

    Anëtarësuar:
    12 Tetor 2011
    Postimet:
    2,717
    Pëlqime të marrura:
    0
    Arlind urime u bere kryebashkiak :) suksese ishalla e qon lezhen perpara :D
     
  19. destroy

    destroy Kapiten

    Anëtarësuar:
    12 Qershor 2010
    Postimet:
    183
    Pëlqime të marrura:
    0
    edhe un po luj ket loj nivel 2 jom nick : destor , ,

    Urime arlind boti :D
     
  20. ReaLo

    ReaLo Legend

    Anëtarësuar:
    17 Nëntor 2011
    Postimet:
    1,000
    Pëlqime të marrura:
    0
    sdi qa hamami u ba boll po munohna me hi ne loj po i mshoj aty vazhdo tek loja veq po ma qet lexoj rregullat po i lexova i mshova tani verteto spom qet nloj hiq po veq pom riderecton apet qaty me i lexu rregullat apet po i mshoj vertetoj edhe apet sen . Ndihmoni dikush
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]