1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Microsoft sot i jep fund mbështetjes për Windows 7

Tema tek 'IT Zone' e hapur nga inL., 13 Janar 2015.

View Users: View Users
  1. inL.

    inL. Legend

    Anëtarësuar:
    10 Korrik 2011
    Postimet:
    1,459
    Pëlqime të marrura:
    0
    Microsoft sot i jep fund mbështetjes teknike në Windows 7


    Për fat jo të mirë për disa përdorues: sot është 13 janar 2015, dhe kjo do të thotë se mbështetja teknike për Windows 7 ka përfunduar. Por kjo nuk do të thotë se kompjuteri juaj do të bëhet jo funksional, por Microsoft nuk do të ofrojë më ndihmë dhe mbështetje falas nëse ju përballeni me probleme në Windows 7. As veçori të reja nuk do të ketë më.

    Microsoft ka përqendruar të gjitha forcat për ti kaluar përdoruesit në sistemin operativ Windows 8. Ndërsa alternativa e vetme që ka mbetur krahas Windows 8 është pritja gjersa sa të mbërrijë Windows 10 nga fundi i këtij viti.

    Windows 7 është në shitje që nga 2009. Është shitur në më shumë se 100 milion kopje brenda 6 muajve dhe akoma mbetet mjaft popullor. Është më stabil si paraardhësi Windows Vista dhe më shumë i rehatshëm se pasardhësi Windows 8 i cili solli një ridizenjim radikal. Windows 7 gjendet në funksion në gjysmën e të gjithë kompjuterëve të botës.

    Duke filluar që nga dita e sotme Windows 7 nuk ka mbështetjen falas, por vetëm mbështetjen e vazhduar e cila e thënë ndryshe përkthehet në vazhdimësinë e përditësimeve të sigurisë gjer më 2020 ku Microsoft do ti thotë lamtumirë përgjithmonë sistemit operativ.

    Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë, Microsoft do të vazhdojë të arnojë vrimat e sigurisë prandaj nëse keni një kompjuter Windows 7 në funksion mos u frikësoni nga një sulmi hakerash. Gjenerata e ardhshme e sistemit operativ të Microsoft është Windows 10. Kompania planifikuar një njoftim për sistemin operativ pas javë me 21 janar.

    [​IMG]

    Burimi: PCWORLDAL
     
  2. BR3ACKER

    BR3ACKER ARDITKRASNIQI.net
    Staff Member Administrator

    Anëtarësuar:
    31 Janar 2011
    Postimet:
    8,084
    Pëlqime të marrura:
    59
    haha a mos kem pas najher problem me W7, qe kem kerku n`microsoft a?



    Teknologjia veq po hyp, un ala formatizoj Windows XP, me update me krejt nrregull !
     
  3. inL.

    inL. Legend

    Anëtarësuar:
    10 Korrik 2011
    Postimet:
    1,459
    Pëlqime të marrura:
    0
    Po edhe une formatizoj, po kishe ma kta nuk ndihmojn rreth windows7, tash per qdo dit e kan njet me qel ka 1 windows tri, nestra si tqohesh nmengjes windows 11-shi ka me dal :p
     
  4. BR3ACKER

    BR3ACKER ARDITKRASNIQI.net
    Staff Member Administrator

    Anëtarësuar:
    31 Janar 2011
    Postimet:
    8,084
    Pëlqime të marrura:
    59
    nmromje 12 :p,


    haha shum keq valla qishtu teknologjin sbon me hup, se shqiptart skan pare per W7
     
  5. ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶

    Support

    Anëtarësuar:
    11 Nëntor 2012
    Postimet:
    1,644
    Pëlqime të marrura:
    0
    gjoma 1 shqiptar qe ka ble windows 7 ?
     
  6. Kony

    Kony Moderator
    Moderator

    Anëtarësuar:
    5 Tetor 2012
    Postimet:
    2,109
    Pëlqime të marrura:
    1
    :lol: :lol: :lol:
    Shum e vertet
    Shumica ja e shkarkojn me shti ne usb me instalu ja kur e kane ble pc ka ardh me 7sh te instalum se kur shqiptari e merr vesh qe ka bile 1% shanc falas me marr diqka qe o me pare ja e merr fal ja hiq
     
  7. RiH

    RiH Hero

    Anëtarësuar:
    23 Nëntor 2012
    Postimet:
    880
    Pëlqime të marrura:
    0
    Shyqyr tash sdalin ato update posht qdo or se sen nuk bojshin
     
  8. purge

    purge Legend

    Anëtarësuar:
    9 Korrik 2010
    Postimet:
    2,249
    Pëlqime të marrura:
    0
    per mu win 8 , edhe win 8.1 jon deshtak , thjesht windows 7 o windowsi ma i mir najhere qe e ka publiku microsofti shpresoj qe edhe win 10tshi me kan i mir diqka si ky
     
  9. ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶

    Support

    Anëtarësuar:
    11 Nëntor 2012
    Postimet:
    1,644
    Pëlqime të marrura:
    0
    qashtu si 7 veq ma i mir
    [​IMG]
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]