1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Moto E do të vijë me Android 5.0 dhe rrjet 4G për vetëm 99$

Tema tek 'Hapesira per Mobile' e hapur nga WesternNighT, 12 Shkurt 2015.

View Users: View Users
  1. WesternNighT

    WesternNighT Leitenant

    Anëtarësuar:
    28 Dhjetor 2012
    Postimet:
    414
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]
    Të gjithë ata që janë duke menduar ta blejnë telefonin e tyre të parë të mençur e kanë një opsion shumë të mirë të cilin mund ta zgjedhin.
    Dhe tani kur edhe tek ne ka arritur rrjeti 4G, ju me siguri se do të donit që telefoni juaj ta mbështeste këtë rrjet të shpejtë mobil.
    Për kërkesat tuaja, Motorola do ta ketë modelin e mirë dhe të lirë, Moto E, që do të jetë edicion i këtij viti, dhe për më tepër, do të jetë edhe me versionin e fundit të Android, 5.0 Lollipop.

    Moto E është ndër telefonat e rinj të Motorola që mund të blihet për një çmim të përballueshëm prej rreth 100 dollarëve, pa kontratë me operatorët.

    Sipas një listimi në Best Buy, Moto E do të jetë në dispozicion për aq pak sa 99,99 dollarë, dhe në këtë çmim përfshihet edhe memoria e brendshme me 8GB, procesori me 1.2 GHz quad-core Qualcomm Snapdragon, ekrani me diagonalen prej 4.5-inç, rezolucioni me 540 x 960 piksel; 1 GB RAM; 5 MP kamera kryesore dhe kamera e përparme me 0.3 MP, përveç tjerash.​

     
  2. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    Re: Moto E do të vijë me Android 5.0 dhe rrjet 4G për vetëm

    e keqja n'ket mes osht qe nuk e ki n'EU...
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]