1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Në Brazil lind foshnja me dy koka

Discussion in 'Kuriozitete' started by destro, 25/12/11.

View Users: View Users
  1. destro

    destro V.I.P
    V.I.P

    Joined:
    5/4/11
    Messages:
    2,194
    Likes Received:
    0
    [​IMG]
    Sao Paolo, 21 Në Brazil është lindur një foshnje e gjinisë mashkullore me dy koka identike, por e shëndoshë dhe me funksionim normal të të gjitha organeve vitale. Djaloshi u soll në jetë me prerje cezariane të hënën në spitalin e qytetet Anzhas në veri të Brazilit.

    Për nënën 25 vjeçe, për të cilën ky ishte fëmija i katërt, lindja e foshnjës me dy koka ishte tronditje e vërtet, pasi për deformim kishte marrë vesh pak para lindjes.

    Drejtoresha e spitalit deklaroi për gazetën braziliane “O Povo” se anomalia është zbuluar vetëm disa minuta para lindjes dhe se atëherë mjekët morën vendim që lindja të bëhet me prerje cezariane, në mënyrë që të mos kërcënohet jeta e nënën dhe foshnjës së saj.

    “Ia dolëm të shpëtojmë nënën dhe foshnjën, gjë që ishte qëllimi yni parësor. Për ne ishte befasi e madhe kur zbuluam se foshnja ishte krejtësisht i shëndoshë”, tha ajo.

    Ky nuk është rasti i parë i tillë në Brazil. Në fillim të këtij viti, një grua 27 vjeçare nga shteti federal Paraibo i Brazilit ka lindur një foshnjë me dy koka, që vdiq vetëm disda orë pas lindjes.
    koha.net
     

Share This Page

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]