1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Programet më të mira për mbrojtje nga viruset

Discussion in 'IT Zone' started by WesternNighT, 24/1/15.

View Users: View Users
  1. WesternNighT

    WesternNighT Leitenant

    Joined:
    28/12/12
    Messages:
    414
    Likes Received:
    0
    [​IMG]
    Nëse llogarisni programet kundër viruseve të ndryshme që ofrojnë kompani të vogla apo ato të mëdha, atëherë keni një numër të madh alternativash, por cilin program duhet ta zgjidhni për ta mbrojtur kompjuterin tuaj? Nëse fjala do ishte për të zgjedhur veturën që duhet blerë atëherë zgjedhjen do ta bënit duke bërë vozitje testuese me ato vetura, por të bëni testimin e programeve kundër viruseve të ndryshme në kompjuterin tuaj duke testuar me viruse të ndryshme, do të ishte një alternativë jo e mirë. Fatmirësisht, kemi kompani të ndryshme si ‘AV-Test Institute’,’ AV-Comparatives’, apo ‘Dennis Technology Labs’ të cilat bëjnë këto testime dhe rezultatet e këtyre testimeve i publikojnë për publikun e gjerë. Rezultatet e publikuara nga ‘AV-Test Institute’ ju ndihmojnë të zgjidhni programin e duhur për ta mbrojtur kompjuterin tuaj nga infektimi me viruse të ndryshme.

    Testimi

    Qëllimi kryesor i këtyre programeve është që ta mbrojnë kompjuterin tuaj nga infektimet me viruse të ndryshme. Studiuesit nga ‘AV-Test’ e sfidojnë secilin nga programet e testuara me nga dy lloje të viruseve. Njëri nga viruset i përket kategorisë së viruseve të pa publikuara më parë që në teknologji njihen si viruse ‘0-day’. Ndërsa virusi tjetër zgjidhet virusi i cili ka qenë më i përhapuri në muajin e fundit, para kohës së testimit.

    Secili program i testuar mund të marrë deri në 6 pikë për mbrojtje nga viruset, dhe tre nga programet e testuara kanë marrë pikët maksimale (6), Trend Micro, Avira dhe F-Secure. Ndërsa tetë programe tjera kanë marrë nga 5.5 pikë. Përsëri ky është një rezultat shumë i mirë, por shënon një rënie për Norton, Kaspersky apo Bitdefender që në testimin e kaluar kishin marrë pikët maksimale (6). Edhe Comodo që në testimin e kaluar kishte gjashtë pikë, kësaj radhe grumbulloi vetëm katër pikë.

    Funksionimi

    Nëse programi kundër viruseve e ngarkon tepër sistemin tuaj, dhe ju pengon që ta përdorni kompjuterin tuaj si duhet, atëherë me siguri se ju do ta ndaloni atë qoftë përkohësisht apo përgjithmonë. ‘AV-Test’ gjithashtu teston këto programe se si ndikojnë ato në funksionimin e kompjuterit tuaj. Pikët që programet kanë marrë në këtë testim janë nga 2.5 deri në ato maksimale 6. Nëntë nga këto programe grumbulluan 3.5 apo më pak pikë. Si zakonisht pikët maksimale (6) i morën Kaspersky dhe Bitdefender.

    Lajmërimet e rrejshme

    Programet kundër viruseve të cilat bllokojnë ueb faqe apo aplikacione që nuk do duhej bllokuar, nuk do duhej përdorur. Kështu që studiuesit nga ’AV-Test’ testuan secilin program me qindra ueb faqe apo aplikacione të rregullta, nëse do identifikoheshin në mënyrë të gabuar.

    Në rezultatet e publikuara nga ‘AV-Test’ shihet se shumë prej programeve kundër viruseve të ndryshme bëjnë identifikime të gabuara. Rezultatin më të tmerrshëm e kishte programi kinez Tencent që identifikoi 134 aplikacione të rregullta si aplikacione me përmbajtje virusesh. Pikët minimale në këtë (4) test i kishin Tencent dhe AhnLab.

    Fituesit e zakonshëm

    Si zakonisht listës i prinë Kaspersky dhe Bitdefender, por kësaj radhe me 0.5 pikë më pak se në testimin e kaluar. Trend Micro, gjithashtu pati rezultate të mira. Avira dhe Qihoo morën 17 nga 18 pikët e mundshme.

    Shpresojmë se këto rezultate do të ju ndihmojnë të zgjidhni programin e duhur për mbrojte të kompjuterit tuaj nga viruset e ndryshme.

    Burimi : itshqip
     
  2. VETRO

    VETRO Legend

    Joined:
    23/4/12
    Messages:
    1,075
    Likes Received:
    0
    Shum pun e mir
     
  3. inL.

    inL. Legend

    Joined:
    10/7/11
    Messages:
    1,459
    Likes Received:
    0
    Antiviruset me te mir: AHNLAB, TREND MICRO, F-SECURE bone dallimin tash avg, microsoft etj.
    Qfar emra qe kurr as 1 njeri si ka degju, qito faqe ma shum e bojn per me reklamu antivirusin e tyre ose te tjerve qe e sponzorojn.
     
  4. RiH

    RiH Hero

    Joined:
    23/11/12
    Messages:
    880
    Likes Received:
    0
    E qe de ku ka me Microsoftin o vlla ata vet I qesin kompjuterat e pe din kta ma mir ,anti virusa qe e perdorin 10-20 vet ma I miri nbot
     
  5. Dinnii

    Dinnii Legend

    Joined:
    5/10/13
    Messages:
    2,100
    Likes Received:
    1
    Microsoft Essential edhe Avira jan me te miret si per perdorim te lehte dhe perdorim te madh nga njerzit ;)

    Kto statiskika jan fallce
     
  6. LongHorn

    LongHorn The Chief
    Administrator

    Joined:
    10/6/10
    Messages:
    8,342
    Likes Received:
    57
    Kqyrni mir foton djem TrendMicro eshte me i mir me Avira dhe FSecure per muajin dhjetor 2014 jan dal me te mir se sa krejt lexoni posht 3pikat jan per shka sherbejn edhe numrin edhe kto sjan fake po eshte web zyrtar i testimeve qe i bon kjo eshte kompani vetem per kit pun

    po antivirus bazohet ne mbrojtje, perfomanc dhe stabilitet pa error en qito bazohet AV e jo thjesht veq me punu qaty se munet me pass AV qe punon po vetem Fake Alert edhe ta shem PC RAM tu marr

    Sa per dijeni edhe info TrendMicro eshte nje nder Antivirus e pare qe ka pass PC thjesht shkruje domain <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.antivirus.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.antivirus.com</a><!-- m -->.

    sa i perket Microsoft Essential eshte nje nder AV me te deshtuar qe ka tregu ka dhe tjer qe jan deshtim po Microsoft Essential eshte njeri nder ta, ky av eshte kon i mir vetem 4muaj e par masnej eshte ra si per perfomanca, fake alert, dhe mos sjellje te risis.
     

Share This Page

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]