1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Si te Instalojm Android me PlayStore ne PC

Tema tek 'PC - Tutoriale/Mesime' e hapur nga daNz:), 7 Korrik 2015.

View Users: View Users
  1. daNz:)

    daNz:) Legend

    Anëtarësuar:
    16 Shtator 2013
    Postimet:
    2,161
    Pëlqime të marrura:
    0
    Pershendetje !

    Në këtë udhëzim, ne do të kalojmë në hapat më të lehtë që na sjellin deri në instalimin e Android 4.4 KitKat në kompjuterët me Windows XP/Vista/7/8, së bashku me Google Play Store. Kur themi ‘më të lehtë’ nënkuptojmë që udhëzimet janë të përshtatshme për të gjithë ata që dinë të përdorin një mi/mouse, tastierë dhe shfletim në ueb.

    Për përdoruesit e avancuar kërkojmë që mos të dekurajohen nga numri i hapave pasi që kjo është bërë me qëllim që edhe përdoruesit me informata themelore të arrijnë të instalojnë në PC sistemin operativ mobil Android 4.4 KitKat.

    Instalo Android 4.4 KitKat me Play Store në PC (Windows XP,Vista,7/8)

    Hapi #1

    Në fillim, vizitoni uebfaqen BlueStacks dhe klikoni në butonin për të shkarkuar “App Player“.


    Hapi #2

    Pasi të klikoni në butonin e gjelbërt për shkarkim, ju do të ri-direktoheni në një faqe tjetër për të konfirmuar shkarkimin ku edhe instaluesi do të fillojë të shkarkohet.


    Hapi #3

    Pasi që shkarkimi të përfundojë, hapeni dosjen .exe dhe ndiqni udhëzimet për instalim në imazhet e paraqitura më poshtë. (Ju mund të ndërroni destinacionin e instalimit nëse dëshironi.)
    [​IMG]

    Hapi #4

    Instalimi mund të zgjatë disa minuta, varet nga performancat e kompjuterit. Nëse posedoni ndonjë PC të rangut mesatar atëherë ju nevojiten vetëm një ose dy minuta.

    Hapi #5

    Pasi që instalimi të përfundojë, aplikacioni BlueStacks do të fillojë automatikisht. Përsëri, kjo mund të merr pak kohë (varet nga perfomancat e PC-së).
    [​IMG]

    Hapi #6

    Tashmë, instalimi ka përfunduar dhe pamja më poshtë është ajo se qfarë do të shihni. Nëse prisni për pak kohë, BlueStacks do të shkarkojë automatikisht dosjet e nevojshme për të komunikuar plotësisht me dyqanin e aplikacioneve, por mund t’a bëni edhe vetë nëse nuk dëshironi të prisni.

    Thjeshtë klikoni në ndonjë ikonë të aplikacioneve.
    [​IMG]

    Hapi #7

    Pasi të klikoni në ikonën e ndonjë aplikacioni, një kuti që tregon për një gabim do të paraqitet, duke ju treguar që “dyqani” nuk është gjetur ende. Tani klikoni butonin OK dhe shkarkimi do të fillojë.
    [​IMG]

    Hapi #8

    Pasi që dosja e lartpërmendur do shkarkohet, kompjuteri yt do të fillojë instalimin e Android-it si dhe do të përmirësojë dhe optimizojë aplikacionet ekzistuese. Kjo është normale.
    [​IMG]

    Hapi #9

    Tashmë, përmirësimi ka përfunduar, dhe tani duhet të kyçeni në llogarinë tuaj në Google në mënyrë që të keni akses në shërbimet që ofron Google, përfshirë Play Store. Thjeshtë ndiqni hapat e mëposhtëm: Shkoni tek App apps > BlueStacks Settings > Advanced Setting > +Add Account.
    [​IMG]

    Hapi #10

    Nëse keni kaluar më parë në këtë hap me ndonjë pajisje me Android, atëherë tani ju vetëm duhet të zgjedhni që të krijoni një llogari në Google dhe pastaj shkruani të dhënat për t’u identifikuar.
    [​IMG]

    Hapi #11

    Tani, thuajse gjithçka ka përfunduar.

    Ju mund të filloni të shkarkoni aplikacionet që dëshironi. Është e thjeshtë, por aplikacioni i parë që shkarkoni do ju vendos në një proces tjetër të shkurtër. Për të gjetur një aplikacion, klikoni në butonin Search majtas në krye dhe shkruani emrin. Ne ju rekomandojmë të klikoni më pas tek butoni i Google Play Store (ky do të paraqitet poshtë rezultateve të kërkimit, gjithmonë përdorni atë dhe jo ndonjë ikonë tjetër që paraqitet).
    [​IMG]

    Hapi #12

    Ashtu siç e kemi cekur më lartë, tani do të filloj një proces tjetër i shkurtër. Thjeshtë klikoni Continue dhe shkruani të dhënat e llogarisë së Google-së përsëri.
    [​IMG]

    Hapi #13

    Këtu përfundon gjithçka! Klikoni Let’s go .
    [​IMG]


    Hapi #14

    Tani shërbimi nga Goolge, Play Store është në dispozicion dhe ju mund të shkarkoni aplikacione të ndryshme.
    [​IMG]
     
  2. AlbiniIT

    AlbiniIT Antarë

    Anëtarësuar:
    20 Nëntor 2015
    Postimet:
    9
    Pëlqime të marrura:
    0
    Shum Faleminderit
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]