1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Siguria e dobët shkaktoi vjedhjen e 1 miliardë të dhënave

Tema tek 'IT Zone' e hapur nga BR3ACKER, 16 Shkurt 2015.

View Users: View Users
  1. BR3ACKER

    BR3ACKER ARDITKRASNIQI.net
    Staff Member Administrator

    Anëtarësuar:
    31 Janar 2011
    Postimet:
    8,084
    Pëlqime të marrura:
    59
    [​IMG]

    Hulumtimet e reja sugjerojnë që më shumë se 1 miliardë të dhëna të regjistruara janë vjedhur nga më shumë se 1.500 sulme individuale brenda vitit të kaluar.

    Të dhënat e fundit nga Gemalto, një kompani sigurie, tregon për një rritje të vazhdueshme vit pas viti si në shkeljen e korporatave ashtu edhe tek të dhënat e vjedhura.

    Shkelja e të dhënave u rrit për 49%, ndërkohë që vjedhja apo humbja e të dhënave të regjistruara u rrit për 78% ndaj vitit të kaluar.

    Siguria u bë shënjestër kryesore e vitit të kaluar pas sulmeve të profilit të lartë që ndodhën në banka dhe tek bizneset e vogla. Gjigandi bankar JPMorgan Chase dhe Target janë emëruar si hakimet më të mëdha në historinë e Shteteve të Bashkuara. Por shqetësimet mbi sigurinë e të dhënave nuk përfunduan me këto, pasi që javë më parë kompania për sigurim shëndetësor Anthem humbi mbi 80 milionë të dhëna si pasojë e një sulmi kibernetikë.

    “Ne jemi duke parë qartë një ndryshim në taktikat e sulmeve kibernetike , ku vjedhja e të dhënave personale po bëhet më e dendur sesa vjedhja e numrave të kredit kartelave,” tha Tsion Gonen, drejtori ekzekutiv në Gemalto, transmeton itShqip.com. “Këto lloje të sulmeve mund të çojnë në krijimin e ndërmarrjeve kriminale për falsifikim të identitetit,” shtoi Gonen.

    Ndërkohë, administrata e Obamës është duke luftuar kundër shkeljeve të të dhënave dhe vjedhjen e tyre. Të martën, qeveria paralajmëroi një qendër kundër kërcënimeve kibernetike me shpresën për të parandaluar sulmet e tilla.

    Presidenti pritet që të shpallë sonte një mënyrë të re për të ndihmuar bizneset private në mbrojtjen e të dhënave duke zvogëluar kështu sulmet kibernetike që po ndodhin vazhdimisht nëpër institucione të ndryshme.

    ITshqip
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]