1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Siguria e PC-së, si të aktivizoni Windows Defender në Window

Tema tek 'PC - Tutoriale/Mesime' e hapur nga sky, 17 Dhjetor 2012.

View Users: View Users
  1. sky

    sky Gjeneral

    Anëtarësuar:
    2 Tetor 2010
    Postimet:
    656
    Pëlqime të marrura:
    1
    Ashtu si çdo version i ri Windows, edhe Windows 8 është një sistem operativ më i sigurt se paraardhësi i tij, për shkak të tre përmirësimeve kryesore: optimizim më të mirë UEFI Secure Boot, shtimi i filtrave SmartScreen, si dhe versioni më i fundit i Windows Defender, e cila ju mbron tashmë ndaj të gjitha llojet e maluerëve, pra, jo vetëm spyware-ve.

    Megjithatë, Windows Defender-i i ri nuk ecën shumë për prodhuesit e kompjuterëve, pasi ata fitojnë më tepër duke instaluar versione trial të suitave si McAfee, Norton etj.

    Prandaj, Microsoft-i ka bërë një lëshim të vogël: prodhuesit e kompjuterëve mund ta çaktivizojnë Windows Defender për të shtuar në to zgjidhje alternative për sigurinë. Kështu që Windows 8 nuk e aktivizon automatikisht Windows Defender.

    Me fjalë të tjera, sistemi juaj mund të jetë më i predispozuar ndaj gjithë kodeve dashakeqëse në net. Fatmirësisht, ekziston opsioni për ta aktivizuar Windows Defender në Windows 8. Ja se si ta bëni:

    [​IMG]

    Shkoni fillimisht në “Start screen” dhe shkruani “Windows Defender”. Pasi të jetë gjetur, klikoni ikonën dhe në ekran do të shfaqet dritarja e tij. Nëse është i çaktivizuar do të shihni plot ngjyra të kuqe, si në foton më poshtë, përfshi edhe mesazhin paralajmërues “At risk”.

    Klikoni në tab-in e Settings. Sigurohuni që është zgjedhur “Real-time protection” në anën e majtë dhe më pas zgjidhni edhe kutizën ngjitur që shkruan “Turn on real-time protection (recommended).” Në fund, klikoni “Save Changes”.

    [​IMG]

    Sapo të jetë aktivizuar, nuk do ta shihni më mesazhin e frikshëm “At risk” , ngjyrat kthehen në jeshile dhe statusi i programit bëhet “PC Status: Protected.” Megjithatë, nuk keni mbaruar ende

    Ka edhe disa hapa të tjerë që duhet të ndërmerrni para se PC-ja juaj të jetë i mbrojtur plotësisht ndaj maluerëve. Klikoni tab-in Update më pas klikoni butonin e madh me shkrimin “Update” në mes për të shkarkuar përditësimet e fundit kundër maluerëve.

    Hapni tab-in Home dhe zgjidhni butonin “Full” në listën Scan Options. E vetmja gjë që ju mbetet të bëni është të skanoni sistemin përmes Scan Now. (PCWorld Albanian)

    [​IMG]

    [kujdes]Per ata qe kan Windows 8[/kujdes]
     
  2. LiridonMurati

    LiridonMurati Legend

    Anëtarësuar:
    12 Tetor 2011
    Postimet:
    2,717
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Siguria e PC-së, si të aktivizoni Windows Defender në Wi

    super te koka , si mse koka njejt .
     
  3. FTS

    FTS Gjeneral

    Anëtarësuar:
    15 Dhjetor 2012
    Postimet:
    687
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: Siguria e PC-së, si të aktivizoni Windows Defender në Wi

     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]