1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Smartphone-t më të mirë në botë

Discussion in 'Hapesira per Mobile' started by iceboy, 1/11/14.

View Users: View Users
  1. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Joined:
    15/6/10
    Messages:
    7,118
    Likes Received:
    2
    [​IMG]

    Meqe jemi edhe ne prag te festave, ndonje ide per nje dhurate aty ketu nuk do te ishte keq per asnjerin nga ne! Keshtu, ne kete artikull kemi perzgjedhur nje liste me TOP Smartphone-t me te mire ne bote, per te ju sjellur juve nje ide me shume se cilin te zgjidhni.


    #15 BlackBerry Passport

    [​IMG]


    Smartphone me i ri nga kompania BlackBerry, eshte BlackBerry Passport i cili i ngjan me te vertete nje pasaporte reale. Ai eshte i trashe dhe i gjere ne krahasim me Smartphone-t e tjere, nje dizajn me te cilin BlackBerry shpreson te qendroje jasht. Pajisja gjithashtu ka nje tastiere fizike, diçka e rralle ne ditet e sotme.

    Per fat te keq, rishikimet (reviews) qe i jane bere BlackBerry Passport kishin rezultate te pakenaqshme!

    Çmimi: 600 Dollare i zhbllokuar nga BlackBerry.



    #14 Amazon Fire phone

    [​IMG]


    Smartphone-i i pare i Amazon, Fire phone i cili beri goxha shume "buje" perpara se te lansohej ne Korrik te ketij viti. Pajisjen e ben interesante ekrani i saj me efekt 3D, por nuk i ka te njejtat aplikacione si iPhone apo Smartphone-t me Android.

    Çmimi: Duke filluar nga 450 dollare vetem tek AT&T



    #13 Nokia Lumia 1520

    [​IMG]


    Lumia 1520 eshte Phablet- i pare i bere ndonjehere me Windows Phone. Ai ka ekranin gjigand prej 6" (inç) i cili ju jep me shume hapesire per me shume aplikacione dhe Live Tiles ne home screen (ekran te pare). Nese ju pelqejne pajisjet me Windows Phone dhe deshironi nje ekran te madh, atehere kjo eshte zgjedhja me e mire.

    Çmimi: Rreth $585 vetem tek AT&T



    #12 HTC One M8 per Windows

    [​IMG]


    HTC One M8 per Windows eshte Smartphone me i mire me Sistemin Operativ Windows qe mund te blini. Ai ka shtepizen e mrekullueshme prej metali dhe Sistemin me te ri Operativ nga Microsoft, Windows Phone 8.1, i cili vjen me asistentin e shkelqyer virtual, Cortana.

    Pajisja per momentin eshte e disponueshme vetem tek Verizon, por do te vije edhe tek AT&T dhe T-Mobile nga fundi i ketij viti.

    Çmimi: Rreth 600 dollare vetem tek Verizon



    #11 iPhone 5S

    [​IMG]


    iPhone 5S i Apple mbase eshte nje vit me i vjeter se te tjeret ne liste, por eshte akoma nje telefon i mire, per me teper nese nuk doni nje ekran te madh. Nese doni nje pervoje te shkelqyer te iPhone me çmim te volitshem, merreni iPhone 5S. Megjithate, nese doni pervojen me te mire, atehere do ia vleje nese i shpenzoni 100$ me shume per te marre iPhone 6.

    Çmimi: Fillon tek 549$



    #10 LG G3

    [​IMG]


    Smartphone-i aktual i LG me performanca te larta, G3, ka ekranin me te mprehte qe mund te kete ndonje Smartphone ndonjehere. Ai gjithashtu eshte gjigand duke iu falenderuar ekranit 5,5". Kjo e ben G3 te duket me shume si nje Phablet se sa nje Smartphone standard.

    Eshte nje telefon i mire me Android, por LG i ka vendosur butonat e ndezjes dhe zerit ne anen e pasme, gje qe e ben goxha te veshtire pajisjen per perdorim.

    Çmimi: Rreth 599$



    #9 Google Nexus 5

    [​IMG]


    Megjithese Google tashme e prezantoi Smartphone-in e vet me te ri, Nexus 6, modeli i vitit te kaluar eshte akoma nje telefon i mire.
    Njesoj sikur se te gjitha pajisjet e Google, edhe Nexus 5 ka si Sistem Operimi versionin puro te Android, qe do te thote se nuk do te gjeni ndonje modifikim ne software. Ai gjithashtu i merr azhurnimet software-ike shume me shpejt se sa pajisjet tjera me Android. Por mbase pjesa me e mire eshte vlera. Nexus 5 mund ta merrni te zhbllokuar per gjysmen e çmimit te Smartphone-ve tjere qe jane ne krye.

    E vetmja dobesi: Kamera nuk eshte dhe aq e mire.

    Çmimi: 349$ i zhbllokuar nga Google ne tre ngjyra: E zeze, e bardh dhe e kuqe.



    #8 Sony Xperia Z3

    [​IMG]


    Smartphone-i TOP i Sony-t, Xperia Z3, eshte telefoni me i mire me Android i cili ka dalur kete vit. Ai ka nje ekran te mprehte me rezolucion 5,2", kameren e jashtezakonshme dhe eshte rezistent ndaj ujit.

    Çmimi: Rreth 630$



    #7 Samsung Galaxy S5

    [​IMG]


    Top Smartphone-i me i fundit i Samsung, Galaxy S5, eshte nje permiresim i thelle i atij te vitit te kaluar, Galaxy S4. Ne vend qe t'i ulte peshen pajisjes me nje grumbull te karakteristikave te panevojshme, Samsung esht perqendruar me shume ne permiresimin e gjerave qe njerezit i duan me se shumti. Galaxy S5 e ka ekranin me te mire qe eshte bere ndonjehere per ndonje Smartphone. Edhe kamera eshte goxha e mire gjithashtu.
    Por nese nuk ju pelqejne telefonat e prodhuar nga plastika, me siguri se duhet te shikoni per ndonje tjeter.

    Çmimi: Rreth 610$



    #6 OnePlus One

    [​IMG]


    Çka nese do te mund te merrnit nje Smartphone me ekran gjigand prej 5,5", software fantastik dhe specifikat e brendshme ne gjendje t'i bejne konkurrence te vertete Smartphone-ve tje tjere.

    Kjo eshte pikerisht ajo çfare StartUp-i kinez, OnePlus beri me Top Smartphone-in e vet me te ri, One. OnePlus One kushton vetem 300$ i zhbllokuar, i cili eshte shume me i lire se sa Smartphone-t e tjere premium si iPhone 5S apo Galaxy S5, te cilet mund te kushtojne 650$ ose me shume.

    Dobesia? Prodhuesit jane extremisht te kufizuar dhe juve ju duhet nje ftese nga dikush qe ka nje pajisje per te mundur ta beni porosine.

    Çmimi: 300$



    #5 Moto X

    [​IMG]


    Moto X i ri i Motorola-s i cili u lansua ne Shtator te ketij viti, eshte nje konkurrent i forte per telefonat me te mire me Android. I ngjajshem me Google Nexus 5, Moto X punon me nje Sistem Operativ Android afersisht ashtu te paster, qe do te thote ju i merrni azhurnimet software-ike shume me shpejt. Telefoni gjitahshtu duket vertete i bukur dhe ka ekranin 5,2".

    Çmimi: Rreth 500$



    #4 HTC One (M8)

    [​IMG]


    Top Smartphone-i i HTC, One (M8 ), eshte Smartphone me i mire me Android qe mund te blini. Sikur se origjinali, HTC One i ri i cili quhet M8, ka nje dizajn te mrekullueshem dhe nje konstruksion prej metali me kualitet te larte. Ai gjithashtu ka nje kamera te pasme extra e cila vepron si nje sensor i thellesise qe ju te mund t'i redaktoni fotografite me vone dhe ta ndryshoni perqendrimin (fokusin).

    Çmimi: Rreth 540$



    #3 Galaxy Note 4

    [​IMG]


    Galaxy Note 4 nga Samsung, eshte Smartphone-i me i mire qe kompania ka bere ndonjehere. Ai ka nje ekran fantastik prej 5,7", ekrani me i mire qe eshte perdorur ndonjehere ne ndonje Smartphone. Ai gjithashtu ka nje kornize prej metali perrreth kendeve, e cila e ben telefonin te ndihet shume me i forte se sa versioni paraprak. Nese deshironi nje telefon me madhezi te nje Tableti, respektivisht Phablet, Galaxy Note 4 eshte njeri nder TOP-Pajisjet qe ju duhet t'i konsideroni.

    Çmimi: Rreth 750$



    #2 iPhone 6 Plus

    [​IMG]


    Nese deshironi nje Phablet, iPhone 6Plus eshte me i miri qe mund te blini. Ndryshe nga Phablet-et e tjere te cilet mund te jene te trashe, jo te rehatshem ne dore dhe plastik, iPhone 6Plus eshte i holle, i mrekullueshem dhe i prodhuar nga metali. Nuk ndjehet sikur jeni duke zvarritur nje telefon gjinand perrreth jush.

    Çmimi: Fillon tek 749$



    #1 iPhone 6

    [​IMG]


    Definitivisht (perfshire ketu edhe experiencen time personale me iPhone 6Plus), iPhone 6 eshte Smartphone-i me i mire. Vetem nese ju me te vertete pelqeni t'i perdorni Windows Phone-t ose Android-et, per ndryshe iPhone 6 duhet te jete zgjedhja juaj e pare.

    Pse? Sepse eshte perzierja me e mire e dizajnit, specifikave hardware-ike dhe perzgjedhjes se aplikacioneve. Apple gjithashtu me ne fund u barazua me konkurrentet e vet duke e rritur ekranin e iPhone 6. Tani ai eshte 4,7" nga 4" qe ishte tek iPhone 5S.

    Çmimi: Fillon tek 649$


    [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=h-ErA1w8Iy0[/youtube]



    Shkeputur nga BusinessInsider dhe perkthyer nga iceboy per eSportsKosova.com, Nentor 2014.
     
  2. insingi

    insingi Moderator
    Moderator

    Joined:
    23/3/11
    Messages:
    2,236
    Likes Received:
    1
    iPhone 6, defenitivisht legjend e 'Telefonav të mençur'
     
  3. fLicK

    fLicK Designer
    Designer

    Joined:
    2/3/13
    Messages:
    909
    Likes Received:
    1
    One Plus One m'ka pelqy shum per performanc e sene vene. Amo per ma estetik e kisha zgjedh iPhone 6, diqysh ma kompakt.
     
  4. M3FAT1 الله

    Joined:
    24/3/13
    Messages:
    1,580
    Likes Received:
    0
    Sony Xperia Z3 nje nder teknologjit e fundit fare.
     
  5. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Joined:
    15/6/10
    Messages:
    7,118
    Likes Received:
    2
    qysh e kom cek edhe aty, iPhone 6 osht ma i miri definitivisht! Une kom gabu qe e kom mar 6Plus! Nuk po thom "jom ngul", po isha kon ma i knaqun me 6! Sidoqoft, as ktina nuk i afrohet as1 plastik me android! :cool:
     
  6. Fidan

    Fidan Support
    Support

    Joined:
    4/10/13
    Messages:
    1,591
    Likes Received:
    0
    iOS n pergjithsi i bon punimet ma t mira n teknologji krejt i bon t thjeshta precize edhe t bukura e jo si kto tjerat qe veq shtin apps pldh qe gjysa sdin mi perdor edhe skan arsye (samsung sidomos)
    un per veti e perkrahi iphonin si veni i par n list
     
  7. ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶

    Support

    Joined:
    11/11/12
    Messages:
    1,644
    Likes Received:
    0
    paske perkthy shum mir, ktu koken te dhenat e mjaftushme nese don dikush me ble 1 smartphone.Pajtona me listen deri diku, veq se i ki harru "bonusat" :cool: (jan aty te ajo faqja).
     
  8. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Joined:
    15/6/10
    Messages:
    7,118
    Likes Received:
    2
    s'po di per çka e ki fjalen, veç pej telefonave Android sikur e kom thon gjith: Nexus osht 1shi! Une jom iPhone Fan, po me Nexus 5 e 6qi sidomos nuk ka! Vetem ky 6 pak i madh.. :?
     
  9. spar7~

    spar7~ Toger

    Joined:
    14/4/14
    Messages:
    117
    Likes Received:
    0
    iPhone 6 ma i mir edhe shum perfekt me pas 1

    Si 6 edhe 6 plus dyt te mir ama 6plus shum i madh
     
  10. ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶

    Support

    Joined:
    11/11/12
    Messages:
    1,644
    Likes Received:
    0
    e gjete vet se perqka esht fjala, nexus 6 is coming, un e pranoj:

    iphone 6>nexus 5>iphone 5s tani vijn telefonat tjer.

    Shpresoj qe nexus 6-qi ka me sjell diqka te re se gjith ajo madhsi nashta kan shti diqka special aty qe mi terhek perdorusit qashtu qysh pja bon apple.Zgjedhja ma e mir e tyne esht qe e kan bo iphone 6 me 5", tasht ka dal perfekt.Tasht du me ndrru telefonin e ktu mki dhan material te mjaftushem per me zgedh.Nashta kaloj iphone po problemin e vetem e kam me iOS edhe iCMIMET.Ma mir po pres pak.
     
  11. BENNk

    BENNk V.I.P
    V.I.P

    Joined:
    29/1/11
    Messages:
    1,595
    Likes Received:
    0
    Ajfoni osht per fukare sa me prek me gisht dicka pa butona, fal mema dhon ose e shes ose e gjuj n'berllog, me krahasu Ajfonin me Samsung osht sikur me krahasu Golf 2 me Mercedes
     

Share This Page

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]