1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

StoreDot mbush baterinë brenda disa sekondave

Tema tek 'IT Zone' e hapur nga M3FAT1 الله, 11 Janar 2015.

View Users: View Users
  1. M3FAT1 الله

    Anëtarësuar:
    24 Mars 2013
    Postimet:
    1,580
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    Telefonat e mençur gjithnjë po bëhen edhe më të mençur, por një gjë e tillë nuk po ndodh edhe me bateritë e tyre. Kjo po rezulton të jetë shumë e mërzitshme për të gjithë ata që qëndrojnë vazhdimisht afër murit me mbushësin e kyçur në pajisjen e tyre duke pritur që bateria e tyre të furnizohet me energji. Fatmirësisht, pritja e tyre duket se ka përfunduar.

    Një pajisje e mrekullueshme nga StoreDot është shfaqur në CES duke iu lejuar të mbushni baterinë e telefonit tuaj të mençur për më pak se një minutë. Kjo do të thotë që krijimi i kompanisë StoreDot është në gjendje që të mbush baterinë e një pajisje 100 herë më shpejtë sesa mbushësit e zakonshëm.

    Është vërtetë një teknologji madhështore që iu ndihmon të mënjanoni shqetësimin që ju kaplon gjatë mbushjes së telefonit tuaj të mençur. StoreDot ka punuar shumë për të krijuar këtë mbushës kaq të hollë dhe atraktiv që është shfaqur në CES, i cili është duke u mbajtur në Las Vegas.

    [​IMG]

    Megjithatë, edhe në këtë pajisje gjendet një disavantash. Telefonat e mençur aktual mund të nxehen shumë nga elektriciteti prej 40 amper që mbushësi përdorë për të furnizuar bateritë shpejtë me energji.

    Për të funksionuar ky mbushës, bateritë e së ardhmes duhet të krijohen nga molekulat organike të sintetizuara. Bisedimet për këto bateri të reja tashmë kanë filluar me kompanitë e mëdha të telefonave, dhe StoreDot shpreson që pajisja e tyre për mbushje të shpejtë do të bëhet realitet deri në vitin 2017, transmeton ITshqip.com.

    Mbushja e baterisë ndoshta nuk do të jetë joshëse apo magjepsëse, por fatkeqësisht është e nevojshme. Mbushja pa tela është një mënyrë shumë e mirë, por aktualisht ju ende duhet të vendosni telefonin tuaj një një pad të veçantë për të mbushur baterinë.

    [​IMG]

    Mbushja komplet pa tela mund të bëhet realitet shumë shpejtë, ndonëse Energous ka shfaqur një teknologji të re në CES të quajtur WattUp, që transmeton frekuenca të larta të sinjaleve RF. Kjo teknologji mund të mbush pajisjet përmes ajrit, që do të thotë se ju mund të mbushni pajisjen tuaj edhe nëse ajo gjendet në xhep.

    Mbushjen e telefonave pa tela nga teknologjia Qi ne e kemi prezantuar edhe më parë, por duket që kompania e madhe për përgatitjen e ushqimeve të shpejta, McDonalds është duke sjellur këtë teknologji në restorantet në Britani të Madhe.

    Kjo do të jetë e lehtë dhe e përshtatshme për të mbushur baterinë e telefonit të mençur kur jeni duke ngrënë ushqim në McDonalds. Sidoqoftë, sigurohuni nëse nuk keni të lëshuar ndonjë aplikacion fitnesi derisa mbushni pajisjen tuaj nën ato harqe të arta.

    Burimi : It Shqip
     
  2. inL.

    inL. Legend

    Anëtarësuar:
    10 Korrik 2011
    Postimet:
    1,459
    Pëlqime të marrura:
    0
    Mir osht veq pak larg deri 2017, po tash a i bojn kompanit e medha baterit me 'molekulat organike të sintetizuara'?...
     
  3. M3FAT1 الله

    Anëtarësuar:
    24 Mars 2013
    Postimet:
    1,580
    Pëlqime të marrura:
    0
    Them se do fillojn se shpejti,pasi edhe teknologjia asht tu avancu shum.
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]