1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

VALA fillon me 3G dhe 4G

Tema tek 'IT Zone' e hapur nga iceboy, 25 Nëntor 2014.

View Users: View Users
  1. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    [​IMG]

    VALA nga sot fillon operimin me teknologjinë 3G/4G, e cila është pjesë e strategjisë së investimeve në rrjetet me brez të gjerë duke u mundësuar të gjithë konsumatorëve ofrimin e shërbimeve të internetit të shpejtë në telefonat mobil dhe pajisjet tjera mobile.
    PTK tërë planin e saj të biznesit për vitin 2014 dhe vitet e mëtutjeshme, e ka orientuar drejt përmirësimit dhe zgjerimit të portfolios së shërbimeve të një niveli shumë të lartë.


    Prezantimin e fillimit zyrtar të projektit më të madh të PTK-së, 3G/4G e ka bërë u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Mehdi Latifaj, drejtori i VALA-s, Valon Zhuniqi si dhe u.d. i drejtorit të Telekomit, Xhevdet Ahmeti.

    “Kjo është edhe një storie suksesi për PTK-në. Me këtë projekt kapital, PTK jo vetëm që synon rritjen, zhvillimin dhe afarizmin edhe më të mirë teknonologjik dhe financiar, por do të përmbush në këtë mënyrë edhe misionin dhe vizionin për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese kurdo dhe kudo që ato kërkohen nga konsumatori dhe atë me çmime të krahasueshme në treg”, ka bërë të ditur u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Mehdi Latifaj në një konferencë për shtyp duke folur rreth nisjes së ofrimit të shërbimeve komerciale 3G/4G.

    Sipas tij me implementimin e këtyre teknologjive brezëgjëra, konsumatorëve të operatorit më të madh në vend, VALA u mundësohet shfletim i shpejt i internetit kudo ku ata lëvizin duke u siguruar komunikim multimedial dhe të pa penguar.

    Investimet në infrastrukturën e rrjetit 3G/LTE për të ofruar shërbime mobile brezgjera të internetit për konsumatorët e VALA-s, tashmë janë finalizuar me sukses të plotë në saje të një angazhimi të madh që nënkupton punë të një spektri të gjerë teknologjik dhe me një përfshirje të madhe të një numri të ekspertëve si nga PTK e po ashtu edhe nga kontraktorët aktual.

    “Ky investim i PTK-së është një kthesë e madhe e zhvillimit të kompanisë si lider në ofrimin e shërbimeve telekomunikuese në vend. Ky shërbim i ri do të jetë shumë funksional dhe cilësor dhe gjithashtu do të jetë shumë i kapshëm për xhepin e konsumatorëve tanë”, ka thënë u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së.

    Nga ky shërbim do të përfitojnë rreth 1 milion konsumatorë të VALA-s duke i qëndruar besnik synimit që konsumatorët të jenë sa më të kënaqur me produktet dhe shërbimet e PTK-së.

    VALA ka bërë testimet e fundit në rrjetin e saj për ofrimin e shërbimeve brezgjera. Fillimisht me teknologjinë 3G është i mbuluar rajoni i Prishtinës dhe me gjerë duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Me një dinamikë të shtuar po punohet në zgjerimin e mbulueshmërisë në dy drejtime drejt Vushtrrisë dhe Mitrovicës si dhe Ferizajt dhe Gjilanit, përderisa paralelisht po punohet edhe në regjionin e Prizrenit, Gjakovës, Suharekës duke synuar integrimin edhe të kësaj pjese në shërbimin 3G dhe shumë shpejt dhe atë 4G/LTE.

    Nga ana e tij, drejtori i VALA-s ka pohuar se ky shërbim është duke u pritur shumë nga konsumatorët, edhe për faktin se do të jetë më kualitativ dhe konkurrues me operatorët tjerë.

    “Teknologjia e cila do të përdoret për këtë shërbim është pjesë e zhvillimeve të fundit teknologjike dhe me krenari mund të themi se shumë pak operatorë botëror e kanë këtë teknologji, por më e rëndësishmja është që kjo do të ofrohet për bizneset, institucionet e ndryshme dhe konsumatorët individual në Kosovë”, ka theksuar Valon Zhuniqi, drejtor i VALA-s.

    Përveç investimeve në teknologji të reja, të cilat do të sjellin mundësi jashtëzakonisht të larta për shkëmbim shumë të shpejtë të të dhënave, PTK ka në plan edhe investimet në rrjetat optike dhe shtrirjen e tyre anekënd Kosovës. Projekti i zgjerimit të rrjetave është duke u bazuar në teknologjinë GPON, proces ky i cili fillimisht është i orientuar në 7 lokacione.

    Në kuadër të projekteve kapitale si pjesë e planit të biznesit të PTK-së, aktualisht janë mëse 140 nënprojekte të ndara në teknologjitë e reja 3G/LTE, GPON, lidhje të BTS me fije optike, avancim të infrastrukturës së proceseve të biznesit, përmirësim të infrastrukturës energjetike, përmirësim të cilësisë së shërbimit, shërbime të reja, infrastrukturë të IT-së dhe përgatitje të infrastrukturës për migrim në kodin e ri shtetëror.

    Investimet e PTK-së për vitin 2014 dhe 2015 do të tejkalojnë shumën prej 100 Milion Euro.


    Burimi: Gazeta Express
     
  2. ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶

    Support

    Anëtarësuar:
    11 Nëntor 2012
    Postimet:
    1,644
    Pëlqime të marrura:
    0
    Qfar qmime jan, mos ka njohuri naj kush ?
     
  3. purge

    purge Legend

    Anëtarësuar:
    9 Korrik 2010
    Postimet:
    2,249
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]

    definitivizhst posta ma e fort per 3g sesa ipko qe faktet 12 mb posta (Y) , hajra e kish postu nfb tvet qeto .
     
  4. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Anëtarësuar:
    15 Qershor 2010
    Postimet:
    7,118
    Pëlqime të marrura:
    2
    Edhe ato me iPhone 4 testi! Se iPhone i ka antenat ma t'dobta edhe ka ma pak per rrjet se sa LG G3!
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]