1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

You Tube mbush 10 vjet:Ja pesë videot më të shikuara (Video)

Tema tek 'IT Zone' e hapur nga WesternNighT, 16 Shkurt 2015.

View Users: View Users
  1. WesternNighT

    WesternNighT Leitenant

    Anëtarësuar:
    28 Dhjetor 2012
    Postimet:
    414
    Pëlqime të marrura:
    0
    [​IMG]
    Nga një mbledhës videosh amatore të udhëtimeve apo maceve, në një media botërore që godet te muzika dhe televizioni.
    Ka bërë që të lindin profesione të reja të lidhura me rrjetin, fenomene dhe personazhe që janë kthyer në hite.

    Ka dokumentuar çështje të kronikës në të gjithë botën, një mjet për të shpërndarë ide, shpesh është vënë në shënjestër nga qeveritë diktatoriale.

    Ka mbushur 10 vjet “YouTube”, platforma e videove më popullore në botë që vetëm 2 vjet më parë tërhoqi vëmendjen e mbi 1 miliard vizitorëve unikë në një muaj duke arritur kështu Facebook.

    “YouTube” u themelua në 14 shkurt 2005 nga tre ish-punonjës të “PayPal”, Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim dhe që ia shitën Google, vetëm 21 muaj më pas për 1,65 miliard dollarë.

    Pas këtij vrulli videosh që hidhen sot, do të mbahet mend edhe video e parë që është titulluar:
    “Unë në Kopshtin Zoologjik” dhe që është filmuar përpara kafazit të elefantëve në kopshtin zoologjik të San Diego nga një nga themeluesit. Ajo që i shumëfishoi videot ishin përdoruesit. Platforma u bë edhe më e përdorur me daljen e smartfonëve, raporton lapsi.al.

    Popullariteti i YouTube është gjithmonë në rritje. Është i disponueshëm në 61 gjuhë të botës dhe në 75 vende. Në një minutë hidhen aty 300 orë video. Por në këto 10 vjet cilat janë videot më të klikuara në You Tube. Klasifikimi është ky:

    5. “Party rock anthem” nga LMFAO (782.000.871 shikime)

    4. “On the floor” nga Jennifer Lopez (795.823.561 shikime)

    3. “Charlie bit my finger again” (805.647.371 shikime)

    2. “Baby” nga Justin Bieber (1.117.930.006 shikime)

    1. “Gangnam Style” nga Psy (2.157.653.352 shikim)

    [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=pIOOwhmkoLo[/youtube]
    [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=t4H_Zoh7G5A[/youtube]
    [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=_OBlgSz8sSM[/youtube]
    [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=tITkm-sBHH8[/youtube]
    [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=9bZkp7q19f0[/youtube]

    Burimi : Telegrafi
     
  2. M3FAT1 الله

    Anëtarësuar:
    24 Mars 2013
    Postimet:
    1,580
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: You Tube mbush 10 vjet:Ja pesë videot më të shikuara (Vi

    Pershendetje !

    Para se te postoni nje teme shikoni se cfare shkruani ne ate teme,keni shkruar 3 here te njejten teme,ju lutem shikoni,edhe perpiquni gjithmone te krijoni tema vete jo ti merrni ato te gatshme fill prej telegrafit.

    Tema u rregulla.

    Faleminderit !
     
  3. WesternNighT

    WesternNighT Leitenant

    Anëtarësuar:
    28 Dhjetor 2012
    Postimet:
    414
    Pëlqime të marrura:
    0
    Re: You Tube mbush 10 vjet:Ja pesë videot më të shikuara (Vi

    E kam shikuar por qe jam habitur me linket duke i rregullu mfalni
    Flm per rregullimin
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]