1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Zyrtare: Samsung Galaxy S4 prezantohet më 14 mars

Discussion in 'IT Zone' started by iceboy, 25/2/13.

View Users: View Users
  1. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Joined:
    15/6/10
    Messages:
    7,118
    Likes Received:
    2
    [​IMG]

    Samsung Galaxy S4 do të prezantohet edhe zyrtarisht në ngjarjen vjetore të kompanisë - Samsung Unpacked e cila mbahet në New York më 14 mars.
    Për ta promovuar ngjarjen, Samsung tashmë i ka dërguar ftesat tek pjesëmarrësit dhe në ndërkohë ka postuar fotografinë e mëposhtme në Twitter.


    Modeli më i ri i telefonit, Samsung Galaxy S4 do të lansohet në dy versione të ndryshme. Njëri prej versioneve do t’i kushtohet përdoruesve evropian dhe do të vijë me procesorin 8 core Exynos Octa 5, ndërsa tjetri do të dizajnohet për përdoruesit mobil amerikan dhe do të përmbajë procesorin quad core Samsung Exynos 5440.

    Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy S4 pritet të jenë të njëjta për të dyja kontinentet, duke përfshirë ekranin e ndjeshëm në prekje me 5 inç në teknologjinë AMOLED dhe rezolucionin me 1920 x 1080 piksel.

    Samsung Galaxy S4 sipas të gjitha gjasave do të posedojë kamerën e pasme me 13 mega-piksel dhe atë frontale me 2 mega-piksel, 2GB RAM dhe mundësinë e zgjedhjes së hapësirës së telefonit me 16GB, 32GB apo 64GB.

    Pritet që S4 të sjell inovacionet më të reja të një telefoni të mençur mobil, të cilat do të përfshijnë funksionet si teknologjinë e përcjelljes me sy, dhe kontrollin e pajisjes pa e prekur ekranin. Njëra ndër funksionet e reja thuhet se do të jetë edhe mundësia e përgjigjes së një telefonate pa e hapur fare telefonin, psh. përdoruesit e afrojnë telefonin në vesh, dhe telefoni hapet për thirrje. / Telegrafi /
     
  2. buta-

    buta- Legend

    Joined:
    27/7/11
    Messages:
    2,061
    Likes Received:
    0
    a ka nai foto se qysh doket ?
     
  3. iceboy

    iceboy Chicago Boss
    Super Moderator

    Joined:
    15/6/10
    Messages:
    7,118
    Likes Received:
    2
    s'po munesh me prit edhe 2 jav mi pa tamon qysh doket A ?
     
  4. London

    London Toger

    Joined:
    9/10/12
    Messages:
    134
    Likes Received:
    0
    @valdrin deri e pash edhe un zyrtarisht sma ka mer menja per veti e kom fjalen qe del nmars spom doket e logjikshme se S3 hala osht tu shit kogja mir sdi pse jon gut kaq shum e kjo e len mu nenkuptu qe me1here mas 3-4 mujve veres me dal edhe naj smart prej SAMSUNG
    kom menu qe veres dikur ka maji ko me dal S4 po sdi pse kaq heret hala jom tu qudit
    veq shpresoj qe ko me kon i jehshem edhe formen me pas ma elegante diqka S3 osht osht shum i mir po tash S4 me siguri ka me kon ma "katror"
     

Share This Page

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]