1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Ajete dhe Hadithe

Tema tek 'Feja Islame' e hapur nga Tw1sta, 10 Qershor 2010.

View Users: View Users
  1. Tw1sta

    Tw1sta Antarë

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    5
    Pëlqime të marrura:
    0
    ketu mundeni me postu Ajete dhe Hadithe te ndryshme te pejgamberit s.a.v.s
     
  2. Tw1sta

    Tw1sta Antarë

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    5
    Pëlqime të marrura:
    0
    Transmetohet nga Ka'b ibn Malik r.a.se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: ''Dy ujq të uritur të cilët bien ndër dele nuk bëjnë më tepër dëm sesa lakmia e njeriut për pasuri dhe karrierë(autoritet) që i bën fesë së tij''.


    Ebu Hurejre rrëfen se Resulullahi aleji selam ka thënë;’’Kini kujdes nga paragjykimi sepse paragjykimi është gënjeshtra më e madhe. Mos hulumtoni gabimet e njëri tjetrit, mos spiunoni njëri tjetrin, mos kini zili njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit dhe mos e urreni njëri tjetrin, por bëhuni që të gjithë robër të Allahut, vëllezer midis vete, ashtu si ju ka urdhëruar... Buhariu dhe Muslimi.
     
  3. Tw1sta

    Tw1sta Antarë

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    5
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nga Ebu Hurejre r.a percillet se i Derguari i All-llahut s.a.v.s ka thene:"All-llahu i Madherishem thote:"Shperblimi i robit tim besimtar,kur t'ia marr te dashurin e tij nga banoret e kesaj bote,e ai bene durim per te duke llogaritur shperblim,eshte xheneti
    __________________


    Nga Ebu Hurejre, radijAll-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:Resulull-llahu, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

    " Ne çdo nyje te njeriut ka sadake çdo dite ne te cilen lind dielli; te pajtosh dy vete eshte sadake, te ndihmosh njeriun te hype ne kafshen e tij
    qe ta barte ose ta ngrite ne te furnizimin ( barren ) e tij eshte sadake. Fjala e mire eshte sadake. Cdo hap qe shpie kah namazi eshte sadake. Te shmangesh nga rruga pengesen eshte sadake'. "

    (Buhariu dhe Muslimi)
     
  4. doctorx.

    doctorx. Tetar

    Anëtarësuar:
    11 Qershor 2010
    Postimet:
    52
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ibn Umeri r.a. transmeton se Pejgamberi alejhis selam ka thënë : ’’ O muhaxhirun! Bëni kujdes nga pesë gjëra : nëse sprovoheni me to ose gjenden në mesin e tuaj,i kërkoj Allahut të mos i arrini : Nëse imoraliteti pëehapet në një shoqëri dhe nuk ekziston ndjenja e turpit për përhapjen e tij dhe përmendjen e tij ( njerëzit flasin rreth tij sikur asgjë e keqe të mos kishte ndodhur) mes tyre do të shfaqen sëmundje që nuk kanë egzistuar tek paraardhësit e tyre. Nëse masin mangut ata do t’i përfshijë varfëria,rezervat do t’u pakësohen dhe udhëheqësi i tyre do të jetë një zullumqar. Nëse nuk e paguajnë zekatin e detyaruar mbi pronën e tyre,do t’u ndalohen reshjet nga qielli dhe po të mos ishin shtazët nuk do të binte shi. Nëse ata deklarojnë shkëputjen e lidhjeve të tyre me Allahun dhe të Dërguarin e Tij,do të udhëhiqen nga një armik që do të jetë i huaj për ta dhe do t’u marrë një pjesë të pasurisë së tyre. Nëse udhëheqësi i tyre nuk udhëheqë sipas ligjeve të librit të Allahut, ata njerëz do të përfshihen nga lufta civile’’.

    ( Hadith Hasen; Sahih Ibn Maxhe 4019)



    Transmeton Ibn Maxhe,El Bezari dhe Bejhekiu.
     
  5. ps1kk'z.

    ps1kk'z. Ushtar

    Anëtarësuar:
    22 Qershor 2010
    Postimet:
    44
    Pëlqime të marrura:
    0
    Sprovimi sipas haditheve të pejgamberit, alejhi’s selam

    Sprovimi sipas haditheve të pejgamberit, alejhi’s selam


    "Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer në amshim!

    Edhe pse sprova ne fillim duket si diç, qe është kundër njeriut, diç, qe nuk i sjell te mira, megjithatë ne Islam puna qëndron me ndryshe. Ne Islam, nuk thuhet se sprova godet te keqin, jo ajo godet te mirin, madje edhe me shume se sa te keqin, ne mënyrë qe shpërblimi i tij te jete shumëfish me i madh. Mu për këtë, ne kemi vendosur qe te sjellim disa citate nga Sunneti qe flasin për sprovën.

    1. Kur te ndodhe ndonjë sprove lute Allahun qe fundi i saj te jete i mire. Transmeton Muslimi nga Ummu Seleme, e cila ka thënë:

    “سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ مَا مِنْ مُسْلِمٍ تُصِيبُهُ مُصِيبَةٌ فَيَقُولُ مَا أَمَرَهُ اللَّهُ { إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ }اللَّهُمَّ أْجُرْنِي فِي مُصِيبَتِي وَأَخْلِفْ لِي خَيْرًا مِنْهَا إِلَّا أَخْلَفَ اللَّهُ لَهُ خَيْرًا مِنْهَا قَالَتْ فَلَمَّا مَاتَ أَبُو سَلَمَةَ قُلْتُ أَيُّ الْمُسْلِمِينَ خَيْرٌ مِنْ أَبِي سَلَمَةَ أَوَّلُ بَيْتٍ هَاجَرَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ثُمَّ إِنِّي قُلْتُهَا فَأَخْلَفَ اللَّهُ لِي رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَتْ أَرْسَلَ إِلَيَّ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ حَاطِبَ بْنَ أَبِي بَلْتَعَةَ يَخْطُبُنِي لَهُ فَقُلْتُ إِنَّ لِي بِنْتًا وَأَنَا غَيُورٌ فَقَالَ أَمَّا ابْنَتُهَا فَنَدْعُو اللَّهَ أَنْ يُغْنِيَهَا عَنْهَا وَأَدْعُو اللَّهَ أَنْ يَذْهَبَ بِالْغَيْرَةِ

    E kam dëgjuar te dërguarin e Allahut duke thënë: Nuk ka musliman, te cilin e godet ndonjë fatkeqësi e ai thotë: Te Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi. O Zoti im! Me shpërble ne këtë fatkeqësi timen dhe pa saj me sjell me te mire, e te mos ia sjelle Allahu pas saj me te mire se ajo (sprove). Kur vdiq Ebu Seleme thashë: Cili musliman është me i mire se sa Ebu Seleme; shtëpia e pare qe migroi tek i dërguari i Allahut, pastaj unë thashë këtë (dua qe na mësoi Pejgamberi, alejhi’s selam), kështu qe Allahu ma dhuroi vet Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam (u martova me të). Tha: Pejgamberi e dërgoi tek unë Hatib b. Belteah qe te me fejoj për te. I thashë se kam një vajze te vogël dhe unë jam xheloze. Tha: Sa i përket vajzës se saj, e lusim Allahun qe ajo te mos ketë nevoje për te dhe e lus Allahun qe ta largoj xhelozinë e saj”.

    2. Sprova mjet për te vene besimin tënd ne peshore: nëse e prêt me besim do te gjesh shume te mira. Transmeton Tirmidhiu nga Ebu Musa el Esh’ariu:

    “أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ إِذَا مَاتَ وَلَدُ الْعَبْدِ قَالَ اللَّهُ لِمَلَائِكَتِهِ قَبَضْتُمْ وَلَدَ عَبْدِي فَيَقُولُونَ نَعَمْ فَيَقُولُ قَبَضْتُمْ ثَمَرَةَ فُؤَادِهِ فَيَقُولُونَ نَعَمْ فَيَقُولُ مَاذَا قَالَ عَبْدِي فَيَقُولُونَ حَمِدَكَ وَاسْتَرْجَعَ فَيَقُولُ اللَّهُ ابْنُوا لِعَبْدِي بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ وَسَمُّوهُ بَيْتَ الْحَمْدِ

    Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë: Kur t’i vdes njeriut fëmiu, Allahu iu thotë melaikeve: E morrët fëmiun e robit Tim? Thonë: Po. Thotë: E morrët frytin e zemrës se tij? Thonë: Po. Thotë: Çfarë tha robi Im? Thonë: Te falënderoi dhe u kthye kah Ti (duke thënë te Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi). Thotë Allahu: Ndërtojani robit Tim një shtëpi ne Xhennet dhe quajeni: Shtëpia e falënderimit”.

    (Shejh Albani ne Sahihu ve daifu’s suneni’t Tirmidhijj, nr: 1408 e ka cilësuar te mire-hasen)

    3. Nëse humb diç nga kjo dynja si shkak i ndonjë sprove prej Allahut, dije se tek Ai gjen gjene me te mire, Xhennet. Transmeton Buhariu nga Enes b. Maliku se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:

    “إِذَا ابْتَلَيْتُ عَبْدِي بِحَبِيبَتَيْهِ فَصَبَرَ عَوَّضْتُهُ مِنْهُمَا الْجَنَّةَ يُرِيدُ عَيْنَيْهِ

    Nëse e sprovoj robin Tim ne humbjen e dy te dashurave te tij (dy syve), do t’ia kompensoje me Xhennet”.

    4. Nese sprovohesh me te diç, ndërsa ti me pare ke qene i sinqerte dhe i rregullt ne kryerjen e ndonjë riti, atëherë Allahu do te dhuroje te mira sikurse kur ke qene i shëndoshë. Transmeton Buhariu nga Enes b. Maliku se:

    “أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ رَجَعَ مِنْ غَزْوَةِ تَبُوكَ فَدَنَا مِنْ الْمَدِينَةِ فَقَالَ إِنَّ بِالْمَدِينَةِ أَقْوَامًا مَا سِرْتُمْ مَسِيرًا وَلَا قَطَعْتُمْ وَادِيًا إِلَّا كَانُوا مَعَكُمْ قَالُوا يَا رَسُولَ اللَّهِ وَهُمْ بِالْمَدِينَةِ قَالَ وَهُمْ بِالْمَدِينَةِ حَبَسَهُمْ الْعُذْرُ

    Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam u kthye nga beteja e Tebukut, e kur u afrua afër Medinës tha: Vërtetë, ne Medine janë disa njerëz, qe nuk iu ka rene te ecni ndonjë distance apo te kaloni ndonjë lugine e te mos kenë qene me ju. Thane: O i dërguari i Allahut! Si mund te ndodhe kjo kur ata janë ne Medine?! Tha: I ka penguar ndonjë arsye e justifikueshme”.

    5. Nëse sprovohesh por ti nuk ndanë mendime te këqija për Allahun, dije se nëse vdes shkon ne Xhennet ndërsa nëse mbetesh gjalle, do te thotë shërohesh, do te kesh jete me te rehatshme se qe ke patur para sëmurjes.

    Transmeton Imam Maliku ne Muvet’ta nga Ata b. Jesari se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:

    “إِذَا مَرِضَ الْعَبْدُ بَعَثَ اللَّهُ تَعَالَى إِلَيْهِ مَلَكَيْنِ فَقَالَ انْظُرَا مَاذَا يَقُولُ لِعُوَّادِهِ فَإِنْ هُوَ إِذَا جَاءُوهُ حَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ رَفَعَا ذَلِكَ إِلَى اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ وَهُوَ أَعْلَمُ فَيَقُولُ لِعَبْدِي عَلَيَّ إِنْ تَوَفَّيْتُهُ أَنْ أُدْخِلَهُ الْجَنَّةَ وَإِنْ أَنَا شَفَيْتُهُ أَنْ أُبْدِلَ لَهُ لَحْمًا خَيْرًا مِنْ لَحْمِهِ وَدَمًا خَيْرًا مِنْ دَمِهِ وَأَنْ أُكَفِّرَ عَنْهُ سَيِّئَاتِهِ

    Kur te sëmuret njeriu, Allahu i Lartësuar ia dërgon dy meleke dhe iu thotë: Shikoni se çfarë iu thotë vizitoreve te tij. Nëse ai, kur t’i vijnë mysafiret, e falënderon Allahun dhe e lëvdon, ata e ngrisin këtë tek Allahu, edhe pse Ai e di. Thotë Allahu: Vërtet, do ia beje obligim vetes Sime qe nëse ia mare shpirtin ta fus ne Xhennet ndërsa nëse e shëroj t’ia ndërroj mishin me më te mire, gjakun me më te mire dhe t’ia shlyej mëkatet”.

    (Shejh Albani ne Silsiletu’s sahiha, 1/271 thotë: Hadithi është mursel me sened sahih)

    6. Sprova shkas për faljen e mëkateve. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Aisheja se Pejgamberi, alejhi’s slatu ve’s selam ka thënë:

    “مَا مِنْ مُصِيبَةٍ تُصِيبُ الْمُسْلِمَ إِلَّا كَفَّرَ اللَّهُ بِهَا عَنْهُ حَتَّى الشَّوْكَةِ يُشَاكُهَا

    Nuk ka sprove, e cila e godet besimtarin e te mos ia fale Allahu mëkatet për te, madje edhe ferra, qe i hyn ne këmbë”.

    7. Çfarëdo e keqe qe te godet është ne favor tendin. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi’s slatu ve’s selam ka thënë:

    “مَا يُصِيبُ الْمُسْلِمَ مِنْ نَصَبٍ وَلَا وَصَبٍ وَلَا هَمٍّ وَلَا حُزْنٍ وَلَا أَذًى وَلَا غَمٍّ حَتَّى الشَّوْكَةِ يُشَاكُهَا إِلَّا كَفَّرَ اللَّهُ بِهَا مِنْ خَطَايَاهُ

    Nuk ndodhe ta godet muslimanin ndonjë lodhje, sëmundje (dhimbje) e përhershme, brenge, pikëllim, shqetësim, dert, madje edhe ferra, e cila i hyn ne këmbe, e te mos ia fale Allahu për te mëkatet”.

    8. Sprova, përveç qe t’i shlyen mëkatet, ajo t’i rrite gradat tek Allahu. Thotë Pejgamberi, alejhi’s slatu ve’s selam:

    “مَا يُصِيبُ الْمُؤْمِنَ مِنْ شَوْكَةٍ فَمَا فَوْقَهَا إِلَّا رَفَعَهُ اللَّهُ بِهَا دَرَجَةً أَوْ حَطَّ عَنْهُ بِهَا خَطِيئَةً

    Nuk ndodhe ta godas besimtarin ndonjë ferre, diç me e madhe apo edhe më të vogël, e te mos e ngrisë Allahu me te një grade dhe t’ia fal një mëkat”.

    9. Qëllimi nga sprova është qe njeriu te pastrohet tërësisht nga mëkatet, ne mënyrë qe kur te del para Allahut te jete i pastër nga njollat e mëkateve. Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi, alejhi’s slatu ve’s selam ka thënë:

    “لَا يَزَالُ الْبَلَاءُ بِالْمُؤْمِنِ أَوْ الْمُؤْمِنَةِ فِي جَسَدِهِ وَفِي مَالِهِ وَفِي وَلَدِهِ حَتَّى يَلْقَى اللَّهَ وَمَا عَلَيْهِ مِنْ خَطِيئَةٍ

    Vazhdon besimtari apo besimtarja me bela (fatkeqësi) ne trupin, pasurinë apo fëmijën e tij/saj, derisa ta takoje Allahun e te mos ketë asnjë mëkat“.

    (Ahmedi, Hakimi ne Mustedrek, ku edhe e cilëson hadithin si sahih sipas kushtit te Muslimit)

    10. Se sprova nuk është e keqe argumenton edhe fakti se te dërguarit e Allahut ishin ata, qe me se shumti sprovoheshin. Sa’d b. Ebi Vekkasi rrëfen se e ka pyetur Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam:

    “قُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ أَيُّ النَّاسِ أَشَدُّ بَلَاءً قَالَ الْأَنْبِيَاءُ ثُمَّ الْأَمْثَلُ فَالْأَمْثَلُ فَيُبْتَلَى الرَّجُلُ عَلَى حَسَبِ دِينِهِ فَإِنْ كَانَ دِينُهُ صُلْبًا اشْتَدَّ بَلَاؤُهُ وَإِنْ كَانَ فِي دِينِهِ رِقَّةٌ ابْتُلِيَ عَلَى حَسَبِ دِينِهِ فَمَا يَبْرَحُ الْبَلَاءُ بِالْعَبْدِ حَتَّى يَتْرُكَهُ يَمْشِي عَلَى الْأَرْضِ مَا عَلَيْهِ خَطِيئَةٌ

    Thashë: O i dërguari i Allahut! Kush sprovohet me se shumti nga njerëzit? Tha: Pejgamberët, pastaj me te mirët, e pastaj te mirët (e kështu me radhe). Njeriu sprovohet sipas fesë se tij; nëse është fetar i madh, sprova e tij është me e madhe ndërsa nëse është fetar i dobët, sprovohet sipas kësaj. Vazhdon sprova ta shoqërojë besimtarin derisa te ece mbi toke ndërsa nuk ka asnjë mëkat”.

    (Tirmidhiu dhe Ibni Maxhe. Shejh Albani ne Silsiletu’s sahiha, 1/225, ka thënë se hadithi ka sened te mire)

    Abdullah b. Mes’udi rrëfen:

    “دَخَلْتُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَهُوَ يُوعَكُ فَقُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنَّكَ لَتُوعَكُ وَعْكًا شَدِيدًا قَالَ أَجَلْ إِنِّي أُوعَكُ كَمَا يُوعَكُ رَجُلَانِ مِنْكُمْ قُلْتُ ذَلِكَ أَنَّ لَكَ أَجْرَيْنِ قَالَ أَجَلْ ذَلِكَ كَذَلِكَ مَا مِنْ مُسْلِمٍ يُصِيبُهُ أَذًى شَوْكَةٌ فَمَا فَوْقَهَا إِلَّا كَفَّرَ اللَّهُ بِهَا سَيِّئَاتِهِ كَمَا تَحُطُّ الشَّجَرَةُ وَرَقَهَا

    Hyra tek Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ndërsa ai kishte temperature. I thashë: O i dërguari i Allahut! Ti vërtet ke temperature te madhe. Tha: Po. Unë kam temperature aq sa mund te kenë (dhe ta durojnë) dy burra prej jush. Thashë: A është kjo për arsye se ti shpërblehesh dyfish? Tha: Po, kjo është kështu. Nuk ka mysliman qe shqetësohet me diç sa ferra qe i hyn ne këmbë e përpjete e te mos ia shlyej Allahu mëkatet, ashtu siç pemës i bien gjethet”. (Buhariu dhe Muslimi)

    Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Aisheja, nena e besimtareve, ka thënë:

    “ما رأيت الوجع أشد منه على رسول الله صلى الله عليه و آله و سلم

    Nuk kam pare te ketë patur ndokush dhimbje me te mëdha sesa i dërguari i Allahut”.

    11. Nëse Allahu ta ka shkruar ndonjë grade te larte, te cilën nuk ke arritur ta marrësh me vepra tua, te sprovon ne mënyrë qe ti ta arrish atë nëpërmjet durimit. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:

    “إن الرجل لتكون له الدرجة عند الله لا يبلغها بعمل حتى يبتلى فيبلغها بذلك

    Njeriu ndodhe ta ketë te caktuar ndonjë grade, te cilën nuk e arrin dot me vepra kështu qe sprovohet derisa ta arrije atë”. (Mexhmeu’z zevaid, It’hafu’l eshraf)

    12. Nëse humb diç, bë durim dhe dije se ai send qe e pate ka qene prej Allahut dhe se Allahu e ka marre atë.

    Imam Maliku transmeton nga El Kasim b. Muhammed se: Me pat vdekur një grua kështu qe erdhi Muhammed b. Ka’b el Kuredhiu te me ngushëllojë. Ai rrëfeu:

    “Tek izraelitet ishte një njeri i ditur dhe i devotshem. Ishte i martuar me një grua, qe e donte shume. Vdiq ajo ndërsa ky u pikëllua shume për te aq sa edhe e mbylli derën e shtëpisë dhe u largua nga njerëzit. Askush nuk shkonte tek ai.

    Dëgjoi një grua, e cila tha: Unë kam një kërkesë tek ai, qe nuk bën pa e pare atë personalisht. Shkuan njerëzit me te.

    Një njeri i tha atij: Ajo dëshiron te te pyes diç por siç duket është personale ngase dëshiron te te shoh. Shkuan njerëzit ndërsa ajo ende mbeti tek dera.

    Tha: Lejojeni qe te hyje!

    Hyri dhe i tha: Kam ardhur te te pyes për një stoli, te cilën e kam huazuar nga një fqinje imja. E kam bartur kohe te gjate ndërsa ajo tani e kërkon prej meje. A t’ia jap apo jo?

    Tha: Po, pasha Allahun, duhet t’ia japësh.

    Por ajo stoli ka qene tek unë për kohe te gjate pyeti prape gruaja?

    Tha: Kjo te bën edhe me shume te detyron për t’ia kthyer atë.

    Tha gruaja: Allahu te mëshiroftë! Atëherë si ti mërzitesh pe rate qe Allahu ta ka dhënë si hua e pastaj prape e ka marrur prej teje duke e ditur se Ai ka me shume te drejte ne te se sa ti?!

    Njeriu e kuptoi gabimin kështu qe kjo grua me këtë mençuri i beri doni atij”.

    13. Çdo sprove pas vdekjes se Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam është e lehte. Thënë me qarte, nuk ka sprove me te vështirë për ne se sa vdekja e Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam dhe ndarja fizike e tij prej nesh. Si jo, kur edhe vet pabesimtarët kane deklaruar se sikur ai te ishte gjalle, sot këto probleme te botes shume shpejt do t’i zgjidhte([1]).

    Ai, alejhi’s selam, ka thënë:

    “لِيُعَزِّ الْمُسْلِمِينَ فِي مَصَائِبِهِمْ الْمُصِيبَةُ بِي

    Muslimanët, ne fatkeqësitë e tyre le te ngushëllohen me fatkeqësinë (ndarjen) time (prej tyre)”.

    Ne koment te hadithit është thënë se çdo gjë, qe e godet njeriun e ka një zëvendësim për te ndërsa për ndarjen nga Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam nuk ka zëvendësim.

    13. Sprova shenje e dashurisë se Allahut ndaj robit.

    Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:

    “إِنَّ عِظَمَ الْجَزَاءِ مَعَ عِظَمِ الْبَلَاءِ وَإِنَّ اللَّهَ إِذَا أَحَبَّ قَوْمًا ابْتَلَاهُمْ فَمَنْ رَضِيَ فَلَهُ الرِّضَا وَمَنْ سَخِطَ فَلَهُ السَّخَطُ

    Vërtet, shpërblimi i madh është ne sprovën e madhe dhe se Allahu kur ta doje një popull, i sprovon. Kush pajton atij i takon kënaqësia ndërsa kush hidhërohet, atij i takon hidhërimi”.

    (Shejh Albani e ka cilësuar hasen. Shih Sahihu ve daifu suneni’t tirmidhijj, 5/396 )

    Po ashtu thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam

    “إن الله تعالى يقول : إذا ابتليت عبدا من عبادي مؤمنا ، فحمدني و صبر على ما ابتليته به ، فإنه يقوم من مضجعه ذلك كيوم ولدته أمه من الخطايا ، و يقول الرب للحفظة : إني أنا قيدت عبدي هذا و ابتليته ، فأجروا ( له ) من الأجر ما كنتم تجرون له قبل ذلك و هو صحيح

    Allahu thotë: Kur ta sprovoje ndonjë rob Timin besimtar, ndërsa ai me falënderon dhe bën durim ne atë, qe e kam sprovuar, ai ngritët nga shtrati i tij i pastër prej mëkateve sikur atë dite qe e ka falur nena e tij. Iu thotë Allahu melaikeve: Unë e kam penguar robin Tim këtë dhe e kam sprovuar andaj shpërblejeni ashtu siç e shpërblenit (shkruanit te mirat) sa ishte i shëndoshë“. (Shejh Albnai e ka cilësuar si hadith te mire, hasen. Silsiletus sahiha, 5/20)

    14. Sprovimi me diç, edhe nëse nuk te sjell shpërblime, megjithatë mëkatet t’i shlyen.

    Ebu Ma’mer el Ezdi rrëfen:

    “Kur ne dëgjonim diç nga Ibni Mes’udi qe nuk na pëlqente heshtnim derisa ai na e komentonte atë. Kështu një dite na tha se njeriu për sëmundje nuk ka shpërblim, kështu qe na erdhi shume rende, por pastaj ai e komentoi këtë e tha: por me te fshihen mëkatet, kështu qe kjo ne gëzoi dhe na pëlqeu”.

    Hakimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:

    إن العبد إذا مرض أوحى الله إلى ملائكته : يا ملائكتي أنا قيدت عبدي بقيد من قيودي ، فإن أقبضه أغفر له و إن أعافه فحينئذ يقعد و لا ذنب له

    Kur robi te sëmuret Allahu iu shpalle melaikeve: Oj melaiket e Mia! Unë e kam penguar robin Tim me një pengese kështu qe nëse ia marr shpirtin, Unë ia fali mëkatet e nëse e shëroj atëherë ai vazhdon jetën duke qene i pa mëkate “. (Transmeton Hakimi ndërsa Dhehebiu dhe Shejh Albani e konsiderojnë sahih, edhe pse Hafidhi e kishte konsideruar si te dobët)

    Ka thënë Atijje b. Kajsi:

    “U sëmur Ka’bi kështu qe e vizituan disa njerëz nga Damasku, te cilët it hane: Si je o babai i Is’hakut? Tha: Mire jam. Trup, qe ndëshkohet për shkak te mëkatit; nëse do Zoti i vet e ndëshkon e nëse do e mëshiron, e nëse e ringjall (shëndoshë), atëherë e ringjalle (shëndoshe) atë si krijim te ri, pa mëkate”.

    Ka thënë Seid b. Vehbi: “Shkuam me Selman Farisiun ta vizitojmë një burrë te Kendes. Tha Selmani: Kur muslimani te sprovohet, ajo sprove ia shlyen mëkatet e përparme ndërsa është shpresëdhënëse për pjesën e mbetur te jetës. Ndërsa kur pabesimtari te sprovohet, shembulli i tij është sikurse i devesë, e cila zgjidhet por nuk e di perse, dhe lidhet por nuk e di se perse u lidh”.



    15. Njerëzit e mire gëzohen me sprove ashtu siç gëzohen me jete te lumtur, ngase ata e dine se e mira vjen pas saj. Seid el Hudrijji rrëfen:

    “وَضَعَ رَجُلٌ يَدَهُ عَلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ وَاللَّهِ مَا أُطِيقُ أَنْ أَضَعَ يَدِي عَلَيْكَ مِنْ شِدَّةِ حُمَّاكَ فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِنَّا مَعْشَرَ الْأَنْبِيَاءِ يُضَاعَفُ لَنَا الْبَلَاءُ كَمَا يُضَاعَفُ لَنَا الْأَجْرُ إِنْ كَانَ النَّبِيُّ مِنْ الْأَنْبِيَاءِ يُبْتَلَى بِالْقُمَّلِ حَتَّى يَقْتُلَهُ وَإِنْ كَانَ النَّبِيُّ مِنْ الْأَنْبِيَاءِ لَيُبْتَلَى بِالْفَقْرِ حَتَّى يَأْخُذَ الْعَبَاءَةَ فَيَخُونَهَا وَإِنْ كَانُوا لَيَفْرَحُونَ بِالْبَلَاءِ كَمَا تَفْرَحُونَ بِالرَّخَاءِ

    Një njeri e vuri dorën e tij ne Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam e tha: Pasha Allahun nuk kam mundësi ta le dorën time mbi ty nga ethet e shumta. Tha Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam: Ne pejgamberet kemi bela t dyfishte sikurse qe kemi shpërblim te dyfishte. Ka patur pejgamber qe është sprovuar nga morrat derisa e kane mbytur. Ka patur pejgamber qe është sprovuar me varfëri derisa ka marre mantelin, i ka bere xhepa (dhe e ka veshur), por ata gëzoheshin me shume me sprove sesa me jete luksoze“. (Ahmedi)

    16. Nëse sprovohesh me diç, nuk është mire te ankohesh tek njerëzit, por nëse e thua te me falënderim, atëherë ajo nuk është ankese.

    Ma’ruf el Kerhi ka thënë: “Allahu do ta sprovoj robin e Tij me sëmundje dhe dhimbje, ndërsa ai iu ankohet shokëve te tij. Ne këtë rast Allahu do t’i thotë: Pasha krenarinë dhe madhërinë Time! Unë me këto sëmundje dhe dhimbje nuk te kam sprovuar përveçse qe te te pastroj nga mëkatet andaj mos u anko!”.

    Ibni Mes’udi ka thënë: “Ankesa e shoqëruar me falënderim ndaj Allahut (si te thuhet p.sh: jam sprovuar me këtë sëmundje qofte madhëruar Allahu), kjo nuk i llogaritet ankese”.

    Një muhaxhir, shok i Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, kishte vizituar një te sëmurë dhe me atë rast i kishte thënë:

    “I sëmuri i ka katër gjera: ngritët lapsi prej tij (nuk llogaritet), i shkruhet shpërblimi sikurse kur ka qene i shëndoshë, sëmundja çdo mëkat nga nyejt e trupit ia heq, dhe nëse jeton, jeton i falur nga mëkatet ndërsa nëse vdes, i falen mëkatet. I sëmuri kur dëgjoi këto tha: O Zoti im! Unë ende jam i shtrire (sëmurë, andaj vepro sit e duash me mua)!”.

    17. Besimtarit, çka do qe i ndodhe është ne favor dhe te mire te tij.

    Transmeton Muslimi nga Suhejbi se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:

    “عَجَبًا لِأَمْرِ الْمُؤْمِنِ إِنَّ أَمْرَهُ كُلَّهُ خَيْرٌ وَلَيْسَ ذَاكَ لِأَحَدٍ إِلَّا لِلْمُؤْمِنِ إِنْ أَصَابَتْهُ سَرَّاءُ شَكَرَ فَكَانَ خَيْرًا لَهُ وَإِنْ أَصَابَتْهُ ضَرَّاءُ صَبَرَ فَكَانَ خَيْرًا لَهُ

    Çudi me punën e besimtarit, tere çështja e tij është e mire për te, dhe kjo nuk i takon askujt përveç besimtarit; nëse e godet diç e mire falënderon dhe kjo është e mire për te. Po kështu nëse e godet diç e keqe ai bën durim dhe është mire për te“.([2])

    Thuaj pra, o Allah çdo gjë që më ndodhë, të falenderoj !

    O Zot, na bënë prej DURIMTAREVE ...

    AMIN AMIN AMIN"



    Burimi i Lajmit : <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.forum-islamik.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.forum-islamik.com</a><!-- m -->
     
  6. ps1kk'z.

    ps1kk'z. Ushtar

    Anëtarësuar:
    22 Qershor 2010
    Postimet:
    44
    Pëlqime të marrura:
    0
    Hadith rreth pendimit

    Hadith rreth pendimit

    Muhamedit salallahu alejhi ue selem që transmeton imam
    Muslimi:

    “Allahu i Lartësuar shtrin dorën e Tij gjatë natës që të
    pranojë pendimin e mëkatarit të ditës dhe shtrin dorën e Ti gjatë ditës
    që t’i pranojë pendimin mëkatarit të natës derisa të perëndojë Dielli
    nga perëndimi.”
     
  7. ps1kk'z.

    ps1kk'z. Ushtar

    Anëtarësuar:
    22 Qershor 2010
    Postimet:
    44
    Pëlqime të marrura:
    0
    Banorja e Xhennetit

    Banorja e Xhennetit


    Banorja e Xhennetit
    Ata ibën Ebi Rebah ka thënë:

    Më tha një ditë Ibën Abasi:“A dëshiron të ta tregoj një grua që është nga banorët e xhenetit?”

    Unë i thash: “Po.”

    Ai tha: “Kjo grua e zezë është ajo!...” Erdhi në një rast te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, mua më bie të fikët (humbë vetëdijën) dhe gjatë asaj kohe më zbulohen pjesët e trupit , lute Allahun për mua!”

    I Dërguari thotë (Paqja dhe bekimi qofshin mbi të!) nëse do të bësh sabër (durim) dhe për ty do të jetë xheneti kompenzim, nëse dëshiron do të bëjë lutje që Allahu të të shëroj.”

    Ajo tha: Do të bëjë durim.

    Pas pak tha prap: “Unë (në ato momente) zbulohem, lute Allahun për mua të mos zbulohem!”
    Profeti (Paqja dhe bekimi qofshin mbi të!) bëri lutje për të që të mos zbulohet.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi

    Disa dobi nga hadithi.

    Prej dobive nga ky hadith mund të cekim:

    - Esenciale tek Allahu është devotshmëria e jo ngjyra apo çfarë kategorie i takon njeriu.

    -Nga hadithi nxjerrim vërtetimin e humbjes së vetëdijes e ajo është dy lloje:

    a) Humbja e vetëdijes për shkaqe natyrore (shkaku i sëmundjes)

    b) Humbje e vetëdijes për shkak të hyrjes së xhinit në trup.

    - Ajo që e brengoste atë grua ishte se i zbuloheshin pjesët e trupit.

    - Nga hadithi gjithashtu nxjerrim se i lejohet muslimanit të kërkojë nga dikush të bëjë lutje për të.

    - Nëse njeriun e godet një fatkeqësi e sprovim dhe bënë sabër me bindje në Allahun do të ketë shpërblim xhenetin. Allahu i Lartësuar thotë: “…ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë.”

    - Shohim se si bëri durim gruaja në këtë sprovim të vështirë, duke patur mundësi të zgjedhë, sepse e dinte çfarë do të thotë të kesh kompensim xhenetin.

    - Kjo botë nuk kishte vlerë në syrin e kësaj gruaje.

    -Kujdesi i kësaj gruaje të mos zbulohet edhe në ato momente kur humb vetëdijën.

    E ku është shembulli i kësaj gruaje sot kur femrat muslimane përkujdesen që të jenë pjesët e trupit të tyre sa më shumë të zbuluara dhe tërë këtë e bëjnë duke qenë në kulminacionin e vetëdijes.

    Kjo botë në syrin e kësaj gruaje ishte e pavlerë,sëmundja e parëndësishme, humbja e vetëdijës,mundimet gjatë momenteve të smundjes të gjitha këto ishin të parëndësishme në syrin e saj, por ajo që e mundonte më së shumti ishte zbulimi i pjesëve të trupit, prandaj edhe e meritoi xhenetin.

    Abdurrahman Suhejm
    Përktheu:Alaudin Abazi
    Burimi i Lajmit :www.forum-islamik.com
     
  8. ps1kk'z.

    ps1kk'z. Ushtar

    Anëtarësuar:
    22 Qershor 2010
    Postimet:
    44
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ti thua se e donë Pejgamberin!!!

    Ti thua se e donë Pejgamberin!!!

    Transmeton Aisha(radiallahu anha):

    Një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut, dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, unë të dua ty më shumë se veten time, dhe unë të dua më shumë se sa e dua familjen time, dhe unë të dua më shumë se sa i dua fëmijët e mijë. Kur jam në shtëpi dhe mendoj për ty, unë nuk kam mundësi ta qetësoj veten derisa të vijë dhe të shohë ty. Kur mendoj për vdekjen time dhe vdekjen tuaj, e di se kur ti të hysh në xhenet, ti do të ngritësh atje ku janë Pejgamberët. Por, nëse unë hyjë në xhenet, kamë frikë se a kam mundësi të shohë ty?"

    Kështu që i Dërguari i Allahut nuk ju përgjigj atij derisa Xhibrili ia zbriti atij: { E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata! } (en-Nisa: 69)

    ['Silsilat al-Ahadith as-Sahihah'; # 2933]

    Ibn Kethiri transmeton:

    Sumejrah prej fisit Dinar, kur lajmi i arriti asaj për humbjen që po e pësojnë muslimanët në Uhud u ngut për në fushëbetejë. Ata ia treguan trupin e vdekur të babait të saj, por ajo e injoroj atë. Ata ia treguan trupat e vdekur të burrit dhe djemve të saj, por ajo nuk i shikoj ata. Ajo vetëm vazhdoj të pyes çka ka ndodhur me Pejgamberin. Eventualisht, dikush e drejtoj atë tek Pejgamberi, kështu që ajo u hodh në tokë disa metra larg prej këmbëve të tij, dhe tha: "Të gjitha fatkeqësitë për mua nuk kanë kuptim, duke kuptuar se ti je gjallë, o i Dërguar i Allahut!"

    ['al-Bidayah wan-Nihayah'; 4/54]

    Ibn Kethiri gjithashtu transmeton:

    Pejgamberi e nisi një grup të mësuesve të Kuranit tek fisi Hudejl, me kërkesën e tyre. Mosbesimtarët e Hudejlit i tradhtuan mësuesit e tyre, dhe i mbytën shumicën prej tyre. Zejd bin Dathinah dhe Hubejbi iu dorëzuan Kurejshve, të cilët ishin armiq të muslimanëve. Ai ishin në prag të ekzekutimit të tij, duke qenë ai në trekëndëshin e varjes, Hubejb u pyet prej Ebu Sufjanit: "A kishe pas dëshirë që Muhamedi të ishte në vendin tënd, në mënyrë që ti të jesh me familjen tënde në Medine?"

    Hubejb ishte i befasuar, dhe u përgjigj: "Më parë pranoj të copëtohem në copa se sa të jetë Muhamedi në vendin tim. Unë nuk dëshiroj që asnjë thua i këmbës së tij të bekuar të lëndohet në shkëmbim me kthimin tim tek familja ime." Pastaj Hubejb u lut që Allahu të ja përcjell lutjen e tij për paqe dhe bekim për të Dërguarin e Tij, dhe ta informoj atë se ai i ka qëndruar besnik atij deri në vdekje.

    Pas kësaj Ebu Sufjani e komentoj: "Me të vërtet, kurrë nuk kam pa ndonjë njeri aq i dashur prej shokëve të tij siç e kam pa Muhamedin të dashur prej shokëve të tij."
    ['al-Bidayah wan-Nihayah'; 4/76]/sh.realiteti/

    Burimi i Lajmit : <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.forum-islamik.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.forum-islamik.com</a><!-- m -->
     
  9. ps1kk'z.

    ps1kk'z. Ushtar

    Anëtarësuar:
    22 Qershor 2010
    Postimet:
    44
    Pëlqime të marrura:
    0
    “Cilët njerëz.....

    “Cilët njerëz.....


    Nga Ebu Se'id el-Hudrij r.a. transmetohet se ka thënë: Erdhi

    një njeri te i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe tha: “Cilët njerëz

    janë më të vlefshëm?” Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “(Njeriu më i

    vlefshëm është) besimtari që lufton me shpirtin e pasurinë e tij në

    rrugën e All-llahut”. (Ai njeriu atëherë) ka thënë: “Pastaj kush?” Ka

    thënë: “Pastaj besimtari që në njërën prej luginave kodrinore e

    adhuron All-llahun, duke i braktisur njerëzit për shkak të sherrit të

    tij (që mund ta kaplojë prej tyre)”. (Muttefekun alejhi)

    706. Nga Sehl b. sa'di r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut

    s.a.v.s. ka thënë: “Qëndrimi njëditor në rrugën e All-llahut është më

    i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të. Një vend i juaj në Xhennet

    është më i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të. Qëndrimi

    njëmbrëmësh apo njëditor i robit në rrugën e All-llahut të Madhëruar

    është më i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të”. (Muttefekun alejhi)



    Nga Selmani r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar

    të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Qëndrimi njëditor

    apo njënatësh në fushëbetejë është më i mirë se agjërimi mujor dhe

    falja në të. Nëse luftëtari vdes në fushëbetejë, do të shpërblehet për

    veprat të cilat do t'i bënte gjatë luftës, dhe do të shpërblehet për

    punën e tij rreth furnizimit dhe do të sigurohet nga sprovat e varrit”.

    (Muslimi)

    708. Nga Uthmani r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar

    të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Qëndrimi njëditor në rrugën

    e All-llahut është më i mirë se një mijë ditë tjera shtëpiake”.

    (Tirmidhiu thotë se ky është hadith hasen sahih)

    709. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut

    s.a.v.s. ka thënë: “Çdo i plagosur që është plagosur në rrugën e Allllahut

    do të vijë Ditën e Gjykimit duke i rrjedhë plaga e tij gjak:

    gjaku i plagës do të jetë në ngjyrë të gjakut kurse aroma e tij do të

    jetë aroma e miskut”. (Muttefekun alejhi)

    Burimi i Lajmit : <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.forum-islamik.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.forum-islamik.com</a><!-- w -->
     
  10. ps1kk'z.

    ps1kk'z. Ushtar

    Anëtarësuar:
    22 Qershor 2010
    Postimet:
    44
    Pëlqime të marrura:
    0
    “Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)


    Kjo histori është përmendur në suren el-Buruxh, në ajetet 4-9, ndërsa detajet e kësaj ngjarje i kemi të transmetuara nga i Dërguari i Allahut në “Sahihun” e Imam Muslimit.

    Allahu i Lartësuar thotë:

    وَالسَّمَاءِ ذَاتِ الْبُرُوجِ وَالْيَوْمِ الْمَوْعُودِ وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ قُتِلَ أَصْحَابُ الْأُخْدُودِ النَّارِ ذَاتِ الْوَقُودِ إِذْ هُمْ عَلَيْهَا قُعُودٌ وَهُمْ عَلَى مَا يَفْعَلُونَ بِالْمُؤْمِنِينَ شُهُودٌ وَمَا نَقَمُوا مِنْهُمْ إِلَّا أَنْ يُؤْمِنُوا بِاللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ إِنَّ الَّذِينَ فَتَنُوا الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ الْحَرِيقِ

    “Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut, zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse, kur rrinin ulur rreth tij, duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve! Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje.” (Buruxh, 4-9)

    “Njerëzit e Hendekut”: Vargu bën fjalë për një ngjarje që ka për protagonist një mbret çifut të Nexhranit, në veri të Jemenit, të quajtur Dhu Nuvas, i cili e quajti veten zot. Por ky u përball me një djalosh i cili e besoi Allahun një, duroi dhe sakrifikoi veten, duke bërë që tërë fshati të besojë.

    Atëherë le të mësojmë më tepër për këtë ngjarje nëpërmjet hadithit të raportuar në Muslim nëpërmjet Suhejbit, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, i cili ka treguar:

    كَانَ مَلِكٌ فيِمَنْ كَانَ قبْلَكُمْ، وَكَانَ لَهُ سَاحِرٌ، فَلَمَّا كَبِرَ قَالَ لِلْمَلِك: إِنِّي قَدْ كَبِرْتُ فَابعَثْ إِلَيَّ غُلاَمًا أُعَلِّمْهُ السِّحْرَ، فَبَعَثَ إِلَيْهِ غُلاَمًا يعَلِّمُهُ، وَكَانَ في طَريقِهِ إِذَا سَلَكَ رَاهِبٌ، فَقَعَدَ إِلَيْهِ وَسَمِعَ كَلاَمهُ فأَعْجَبهُ، وَكَانَ إِذَا أَتَى السَّاحِرَ مَرَّ بالرَّاهِب وَقَعَدَ إِلَيْه، فَإِذَا أَتَى السَّاحِرَ ضَرَبَهُ، فَشَكَا ذَلِكَ إِلَى الرَّاهِبِ فقال: إِذَا خَشِيتَ السَّاحِر فَقُلْ: حبَسَنِي أَهْلي، وَإِذَا خَشِيتَ أَهْلَكَ فَقُلْ: حَبَسَنِي السَّاحرُ. فَبيْنَمَا هُو عَلَى ذَلِكَ إذْ أتَى عَلَى دابَّةٍ عظِيمَة قدْ حَبَسَت النَّاس فقال: اليوْمَ أعْلَمُ السَّاحِرُ أفْضَل أم الرَّاهبُ أفْضلَ، فأخَذَ حجَرًا فقالَ: اللهُمَّ إنْ كان أمْرُ الرَّاهب أحَبَّ إلَيْكَ مِنْ أَمْرِ السَّاحِرِ فاقتُلْ هَذِهِ الدَّابَّة حتَّى يمْضِيَ النَّاسُ، فرَماها فقتَلَها ومَضى النَّاسُ، فأتَى الرَّاهب فأخبَرهُ، فقال لهُ الرَّاهبُ: أي بُنيَّ، أَنْتَ اليوْمَ أفْضلُ منِّي، قدْ بلَغَ مِنْ أمْركَ مَا أَرَى، وإِنَّكَ ستُبْتَلَى، فإنِ ابْتُليتَ فَلاَ تدُلَّ عليَّ، وكانَ الغُلامُ يبْرئُ الأكْمةَ والأبرصَ، ويدَاوي النَّاس مِنْ سائِرِ الأدوَاءِ. فَسَمعَ جلِيسٌ للملِكِ كانَ قدْ عمِي، فأتَاهُ بهداياَ كثيرَةٍ فقال: ما ها هنا لك أجْمَعُ إنْ أنْتَ شفَيْتني، فقال إنِّي لا أشفِي أحَدًا، إِنَّمَا يشْفِي الله تعَالى، فإنْ آمنْتَ بِاللَّهِ تعَالَى دعوْتُ الله فشَفاكَ، فآمَنَ باللَّه تعَالى فشفَاهُ اللَّهُ تَعَالَى، فأتَى المَلِكَ فجَلَس إليْهِ كما كانَ يجْلِسُ فقالَ لَهُ المَلكُ: منْ ردَّ علَيْك بصَرك؟ قال: ربِّي، قَالَ: ولكَ ربٌّ غيْرِي؟! قَالَ: رَبِّي وربُّكَ الله، فأَخَذَهُ فلَمْ يزلْ يُعذِّبُهُ حتَّى دلَّ عَلَى الغُلاَمِ فجيءَ بِالغُلاَمِ، فقال لهُ المَلكُ: أي بُنَيَّ، قدْ بَلَغَ منْ سِحْرِك مَا تبْرئُ الأكمَهَ والأبرَصَ وتَفْعلُ وَتفْعَلُ فقالَ: إِنَّي لا أشْفي أَحَدًا، إنَّما يشْفي الله تَعَالَى، فأخَذَهُ فَلَمْ يزَلْ يعذِّبُهُ حتَّى دلَّ عَلَى الرَّاهبِ، فجِيء بالرَّاهِبِ فقيل لَهُ: ارجَعْ عنْ دِينكَ، فأبَى، فدَعا بالمنْشَار فوُضِع المنْشَارُ في مفْرقِ رأْسِهِ، فشقَّهُ حتَّى وقَعَ شقَّاهُ، ثُمَّ جِيء بجَلِيسِ المَلكِ فقِيلَ لَهُ: ارجِعْ عنْ دينِكَ فأبَى، فوُضِعَ المنْشَارُ في مفْرِقِ رَأسِهِ، فشقَّهُ به حتَّى وقَع شقَّاهُ، ثُمَّ جيء بالغُلامِ فقِيل لَهُ: ارجِعْ عنْ دينِكَ، فأبَى، فدَفعَهُ إِلَى نَفَرٍ منْ أصْحابِهِ فقال: اذهبُوا بِهِ إِلَى جبَلِ كَذَا وكذَا فاصعدُوا بِهِ الجبلَ، فإذَا بلغتُمْ ذروتهُ فإنْ رجعَ عنْ دينِهِ وإِلاَّ فاطرَحوهُ، فذهبُوا به فصعدُوا بهِ الجَبَل فقال: اللَّهُمَّ اكفنِيهمْ بمَا شئْت، فرجَف بِهمُ الجَبَلُ فسَقطُوا، وجَاءَ يمْشي إِلَى المَلِكِ، فقالَ لَهُ المَلكُ: ما فَعَلَ أَصحَابكَ؟ فقالَ: كفانيهِمُ الله تعالَى، فدفعَهُ إِلَى نَفَرَ منْ أصْحَابِهِ فقال: اذهبُوا بِهِ فاحملُوه في قُرقُور وَتَوسَّطُوا بِهِ البحْرَ، فإنْ رَجَعَ عنْ دينِهِ وإلاَّ فَاقْذفُوهُ، فذَهبُوا بِهِ فقال: اللَّهُمَّ اكفنِيهمْ بمَا شِئْت، فانكَفَأَتْ بِهِمُ السَّفينةُ فغرِقوا، وجَاءَ يمْشِي إِلَى المَلِك، فقالَ لَهُ الملِكُ: ما فَعَلَ أَصحَابكَ؟ فقال: كفانِيهمُ الله تعالَى، فقالَ للمَلِكِ إنَّك لسْتَ بقَاتِلِي حتَّى تفْعلَ ما آمُركَ بِهِ، قال: ما هُوَ؟ قال: تجْمَعُ النَّاس في صَعيدٍ واحدٍ، وتصلُبُني عَلَى جذْعٍ، ثُمَّ خُذ سهْمًا مِنْ كنَانتِي، ثُمَّ ضعِ السَّهْمِ في كَبدِ القَوْسِ ثُمَّ قُل: بسْمِ اللَّهِ ربِّ الغُلاَمِ، ثُمَّ ارمِنِي، فإنَّكَ إذَا فَعَلْتَ ذَلِكَ قَتَلْتنِي. فجَمَع النَّاس في صَعيدٍ واحِدٍ، وصلَبَهُ عَلَى جذْعٍ، ثُمَّ أَخَذَ سهْمًا منْ كنَانَتِهِ، ثُمَّ وضَعَ السَّهمَ في كبدِ القَوْسِ، ثُمَّ قَالَ: بِسْم اللَّهِ رَبِّ الغُلامِ، ثُمَّ رمَاهُ فَوقَعَ السَّهمُ في صُدْغِهِ، فَوضَعَ يدَهُ في صُدْغِهِ فمَاتَ، فقَالَ النَّاسُ: آمَنَّا بِرَبِّ الغُلاَمِ، فَأُتِيَ المَلكُ فَقِيلُ لَهُ: أَرَأَيْت ما كُنْت تحْذَر قَدْ وَاللَّه نَزَلَ بِك حَذرُكَ، قدْ آمنَ النَّاسُ، فأَمَرَ بِالأخدُودِ بأفْوَاهِ السِّكك فخُدَّتَ، وَأضْرِمَ فِيها النيرانُ، وقالَ: مَنْ لَمْ يرْجَعْ عنْ دينِهِ فأقْحمُوهُ فِيهَا أوْ قيلَ لَهُ: اقْتَحمْ، ففعَلُوا حتَّى جَاءتِ امرَأَةٌ ومعَهَا صَبِيٌّ لهَا، فَتقَاعَسَت أنْ تَقعَ فِيهَا، فقال لَهَا الغُلاَمُ: يا أمَّاهْ، اصبرِي فَإِنَّكَ عَلَى الحَقِّ

    “Para jush, ishte një mbret dhe ai kishte një magjistar. Kur magjistari u moshua, i tha mbretit: “Unë jam shtyrë në moshë, më gjej një djalë që t’i mësoj atij magjinë.” Dhe mbreti i çoi atij një djalë për t’i mësuar magjinë. Djali, kur shkonte te magjistari, ulej te një murg që ishte në rrugë dhe dëgjonte fjalët e tij dhe filloi t’i pëlqente ato. Kështu, kur shkonte te magjistari, ai kalonte nga murgu dhe ulej me të, por kur shkonte te magjistari, ky e rrihte. Ai iu ankua për këtë murgut. Murgu i tha: “Sa herë që të kesh frikë nga magjistari thuaji atij “isha i zënë me njerëzit e mi”. Kur të kesh frikë nga njerëzit e tu, thuaju atyre “isha i zënë me magjistarin”. Në këtë mënyrë djali kaloi kështu (për një kohë).

    Një krijesë e madhe doli (në rrugë kryesore) dhe njerëzit nuk mund të kalonin. Djali thotë: “Sot do ta marr vesh nëse magjistari është më i mirë apo murgu.” Mori një gur dhe tha: “O Allah! Nëse veprat dhe sjelljet e murgut Ti i do më tepër se ato të magjistarit, vrite këtë krijesë, që njerëzit të kalojnë!” Pastaj e qëlloi me gur e ajo u vra dhe njerëzit kaluan. Djali shkoi te murgu dhe i tregoi atij për këtë. Murgu i tha: “Biri im! Sot ti je më mirë se unë, ti ke arritur atë që unë shoh! E ti do të vihesh në sprovë. Dhe nëse vihesh në sprovë, mos u trego për mua.” Djali vazhdoi të shëronte njerëz që vuanin nga verbëria (e lindur), lebra, sëmundje të lëkurës dhe sëmundje të tjera. Një oborrtar i verbër i mbretit dëgjoi për djalin, erdhi dhe i solli disa dhurata dhe tha: “Gjithë këto dhurata janë për ty, me kusht që ti të më shërosh.” Djali i tha: “Unë nuk kuroj kënd, është vetëm Allahu që shëron. Pra, nëse i beson Allahut dhe e lut Allahun, Ai do të të shërojë ty.” Ai e besoi Allahun dhe Allahu e shëroi. Më vonë oborrtari shkoi te mbreti dhe u ul në vendin ku ulej gjithnjë. Mbreti e pyeti: “Kush ta ka kthyer shikimin?” Oborrtari u përgjigj: “Zoti im (Allahu).” Mbreti i tha: ”A ka zot tjetër përveç meje?” Oborrtari u përgjigj: “Zoti im dhe Zoti yt është Allahu!” Mbreti e kapi dhe vazhdoi ta torturonte atë derisa i tregoi për djalin. Më pas sollën djalin. Mbreti i tha: “O djalë! A ka arritur dija jote dhe e magjisë në atë shkallë që ti shëron të lindurit e verbër, lebrosët, ata me sëmundje të lëkurës dhe bën kështu e ashtu?” Djali u përgjigj: “Unë nuk shëroj askënd. Është vetëm Allahu, Ai i cili vërtet shëron.” Pastaj mbreti e kapi atë dhe vazhdoi ta torturonte derisa ai tregoi për murgun. Kështu u soll murgu dhe (mbreti) i tha atij: “Hiq dorë nga feja jote!” Murgu nuk pranoi të mohonte fenë e tij. Pas kësaj, mbreti urdhëroi t’i sillnin një sharrë dhe ajo iu vu në mes të kokës dhe u sharrua derisa ra i prerë në dy pjesë. Pastaj u soll oborrtari dhe i tha atij: “Hiq dorë nga feja jote!” Oborrtari nuk pranoi të mohonte fenë e tij. Kështu atij iu vu sharra në mes të kokës dhe u sharrua derisa ra i ndarë në dy pjesë. Pastaj u soll djali dhe iu tha: “Hiq dorë nga feja jote!” Djali nuk pranoi ta mohonte fenë e tij. Kështu mbreti urdhëroi disa oborrtarë të tij ta çonin djalin në filan mal duke u thënë: “Ngjituni me gjithë të derisa të arrini në majë, pastaj shihni nëse ai e mohon fenë e tij (me të mirë), përndryshe hidheni atë poshtë që nga maja e malit.” Ata e morën, iu ngjitën malit e djali tha: “O Allah! Më shpëto mua prej tyre dhe çdo gjë që Ti të duash!”

    Mali u shkund dhe ata të gjithë ranë përdhe, ndërsa djali erdhi duke ecur te mbreti. Mbreti e pyeti se çfarë u bë me shoqëruesit e tij. Djali tha: “Allahu më ka shpëtuar prej tyre.” Pas kësaj mbreti urdhëroi disa nga oborrtarët e tij ta merrnin djalin në një barkë e ta çonin në mes të detit duke u thënë: “Pastaj shihni nëse ai e mohon fenë e tij (me të mirë), përndryshe hidheni në det.” Kështu ata e morën atë, ndërsa ai tha: “O Allah! Më shpëto mua prej tyre me çdo gjë që Ti të duash!” Kështu barka u përmbys dhe (të gjithë oborrtarët shoqëruesit) u fundosën. Pastaj djali erdhi te mbreti. Mbreti i tha: “Çfarë bënë shoqëruesit e tu?” Djali i tha: “Allahu më ka shpëtuar mua prej tyre.” Pastaj ai shtoi duke i thënë mbretit: “Ti nuk mund të ma marrësh jetën mua derisa të bësh çfarë të të urdhëroj unë.” Mbreti i tha “Çfarë (urdhri)?” Djali i tha: “Mblidhe të gjithë popullin në një rrafshnaltë dhe më lidh mua pas një trupi (peme), pastaj merr një shigjetë nga çanta ime, vendose në hark dhe thuaj: “Me Emrin e Allahut, Zotit të djalit!” Dhe më qëllo. Nëse e bën këtë, do të më vrasësh…”

    Mbreti e mblodhi popullin në një rrafshnaltë dhe e lidhi djalin pas peme, mori një shigjetë nga çanta e tij, e vendosi në hark dhe tha: “Me Emrin e Allahut, Zotit të djalit”, duke e lëshuar shigjetën. Shigjeta e qëlloi djalin mu në ballë. Djali vuri dorën në ballë, aty ku e goditi shigjeta dhe vdiq. Njerëzit thirrën: “Ne kemi besuar Zotin e djalit! Ne kemi besuar Zotin e djalit! Ne kemi besuar Zotin e djalit!” Vjen mbreti dhe i thanë (njerëzit e tij): “Kjo është ajo prej së cilës kishe frikë, për Allahun! Ajo gjë që ti frikësoheshe, të ka rënë përsëri. Njerëzit kanë besuar (Allahun).” Kështu, ai urdhëroi hapjen e hendeqeve në krye të rrugës dhe kjo u bë. Pastaj në ato hendeqe u ndez zjarr dhe mbreti urdhëroi që të hidhej brenda në hendeqe kushdo që nuk hiqte dorë nga feja e tij. Dhe kështu u bë. Kur vjen një grua me një foshnjë (në gji)… Ajo pothuajse u tërhoq nga hendeku, por foshnja foli: “O nënë! Ji e qetë, ti je në të vërtetën.” (Kështu ajo u hodh në hendekun me zjarr së bashku me fëmijën e saj për të qenë me martirët në kopshtet e begatë të xhenetit). (Sahih Muslim, hadithi nr. 7148)




    Mësime dhe porosi



    Ajetet dhe hadithi tregon ngjarjen e këtyre njerëzve që u sprovuan në fenë e tyre. Këta njerëz u dogjën në hendekun me zjarr, duke mos u kursyer gratë dhe fëmijët. Ishte një masakër e llojit më makabër. Këta u masakruan për arsyen se besuan Allahun, një dhe të vetëm. U sprovua edhe ajo grua me foshnjën në gji, në buzë të greminës. Iu dhimbs foshnja dhe u hamend. Allahu i Lartësuar ia dha fuqinë e të folurit foshnjës dhe e mbështeti duke i thënë: “O nënë! Duro se vërtet ti je në të vërtetën”, dhe më pas u hodh në hendekun e zjarrtë.

    Vërtet kjo është një pamje trishtuese, shokuese, që Kurani na e tregon dhe na lajmëron, por mbart shumë mësime dhe urtësi. A është dikush që mendon?

    Ajetet që flasin për këtë ngjarje tregojnë vetëm përfundimin e besimtarëve. Nuk na tregojnë edhe përfundimin e zullumqarëve që e bënë këtë krim. Këtu nuk tregohet për dënimin e mizorëve.

    Vallë, a kështu përfundon çështja? Grupi i besimtarëve e la këtë botë me vuajtje, dhimbje e djegie, kurse grupi mizor, autorët e këtij krimi shpëtuan?!

    Por ajetet flasin për një realitet të madh që ndodh në këtë gjithësi, se asgjë nuk ndodh pa diturinë e Allahut, por çdo gjë është nën sundimin e Tij. Për këtë vjen edhe komenti i qartë:

    وَمَا نَقَمُواْ مِنْهُمْ إِلاَّ أَن يُؤْمِنُواْ بِٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ ٱلَّذِى لَهُ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوٰتِ وَٱلأرْضِ

    “Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje.” (Buruxh, 8-9)

    I gjithë pushteti është i Allahut dhe Ai është Dëshmitar i çdo gjëje. Asgjë nuk ndodh pa dijen e Allahut.

    Por me të drejtë mund të pyesë dikush: Si është e mundur që dikush ta bëjë këtë krim dhe t’i ikë dënimit?

    Përgjigjja është se ata nuk kanë ikur nga përgjegjësia dhe dënimi. Mos harroni se vend dënimi nuk është vetëm toka, jeta nuk është vetëm në dynja. Përfundimi i vërtetë ende nuk ka ardhur, dënimi i vërtetë ende nuk është realizuar. Ajo që ka ndodhur është vetëm një pjesë e ngjarjes, kurse ajo tjetra dhe përfundimtarja është atje:

    إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُواْ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُواْ فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ ٱلْحَرِيقِ

    “Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i xhehenemit dhe dënimi me djegie.” (Buruxh, 10)

    Ata që i dogjën besimtarët do të digjen edhe ata, por kur dhe ku?!

    Në xhehenem, ata që i dogjën besimdrejtët do të digjen në xhehenem. Ka dallim të madh mes kësaj djegieje dhe asaj. Zjarrin e dynjasë e përdorin apo e ndezin njerëzit (krijesat), kurse zjarrin e ahiretit e ndez Krijuesi.

    وَلاَ تَحْسَبَنَّ ٱللَّهَ غَـٰفِلاً عَمَّا يَعْمَلُ ٱلظَّـٰلِمُونَ إِنَّمَا يُؤَخّرُهُمْ لِيَوْمٍ تَشْخَصُ فِيهِ ٱلابْصَـٰرُ .مُهْطِعِينَ مُقْنِعِى رُءوسِهِمْ لاَ يَرْتَدُّ إِلَيْهِمْ طَرْفُهُمْ وَأَفْئِدَتُهُمْ هَوَاء

    “Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në ditën kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin), dhe, duke vrapuar me kokë lart, nuk do të mund t’i lëvizin sytë, ndërsa zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri).” (Ibrahim, 42-43)

    E rëndësishme për besimtarin është bindja e thellë se ndëshkimi përfundimtar është në botën tjetër dhe të mos shqetësohen pse nuk po dënohen shumë kriminelë në këtë botë.

    Jeta, me të ëmblat dhe të hidhurat, nuk është qëllimi final, nuk është vlera kryesore. Fitorja nuk është vetëm në mundje, që duket dhe vërehet. Kjo është vetëm njëra formë.

    Por qëllimi final, vlera kryesore, fitorja më e madhe është kur ngadhënjen besimi mbi dhimbjen, fiton imani mbi sprovën. Në këtë ngjarje fituan shpirtrat e besimtarëve mbi frikën dhe vuajtjen.

    Të gjithë njerëzit vdesin nga shkaqe të ndryshme. Por të gjithë njerëzit nuk mund ta realizojnë këtë fitore, këtë pozitë, të çlirohen me këtë liri. Pa dyshim që kjo ishte zgjidhja e Allahut për të shpërblyer këtë grup fisnik.

    Sakrifikuan për fenë e Allahut edhe me trupat e tyre. Imani i tyre ishte i fortë, i paluhatshëm. Allahu ua lehtësoi gjendjet më të vështira me dritën e imanit edhe hendeku me zjarr u duk më i lehtë, dhimbjet i konsideruan rehati, vuajtjet dhe të qarat gëzim.

    Djaloshi i vogël vuan, disa herë përjeton vrasjen edhe më pas e do vdekjen dhe shkon pas saj si të shkojë në ndonjë gëzim. Djaloshi thirrës në rrugën e Allahut të Lartësuar mbartte mbi vete qëllimin e besimit të drejtë dhe udhëzimit të njerëzve në fe, në adhurimin e Allahut një. Ky djalosh përdor të gjitha metodat për udhëzim dhe gjëja e fundit që i mbeti ishte të sakrifikonte edhe më të shtrenjtën, jetën, vetëm e vetëm që të jetë faktor udhëzimi.

    Historia e shënoi këtë rast sakrifice duke e tregtuar edhe vetveten për hir të fjalës LA ILAHE IL ALL-LLAH.

    Të nderuar besimtarë dhe besimtare!

    Mësoni më tepër për artin e sakrificës.

    Deri në ngjarjen tjetër kuranore, përjetojeni faljen dhe mbrojtjen e Allahut.

    “I Lartësuar qofsh, O Zoti im! Ty të takon falënderimi, dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje. Kërkoj faljen Tënde dhe te Ti pendohem.”

    “O Zot, më fal dhe ma prano pendimin, se Ti je pranues i pendimit dhe falës.”



    Ulvi Fejzullahu

    Burimi i Lajmit : <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.forum-islamik.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.forum-islamik.com</a><!-- w -->
     
  11. p1zzDa

    p1zzDa Ushtar

    Anëtarësuar:
    14 Qershor 2010
    Postimet:
    22
    Pëlqime të marrura:
    0
    All-llahu ju shperbleft vllezer musliman per mundin qe jeni duke ber per fen e vetme te pranuar tek All-llahu s.v.t
    Gjithashtu edhe une jom prej vllezerve musliman qe i fali 5 kohe te namazit inshAllah All-llahu na bashkon ne xhenet

    Vetem deshta tju tregoj qe e kom nje faqe ne fcb bashk me disa vllazni qe bojm davet kush ka mundesi let te
    bashkohet me neve qe te msojm sa ma shum per Islam.
    <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.facebook.com/#!/pages/Iniciativa-Rinore-El-Muminun/115263995157404?ref=ts" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.facebook.com/#!/pages/Inicia ... 404?ref=ts</a><!-- m -->

    Es Selamun Alejkum Rahmetullahu We Berketuhu
     
  12. doctorx.

    doctorx. Tetar

    Anëtarësuar:
    11 Qershor 2010
    Postimet:
    52
    Pëlqime të marrura:
    0
    Pejgamberi s.a.v.s. na ka informuar për të ardhmen

    Disa nga hadithet sherif me anë të të cilave Resulullahu s.a.v.s. na ka informuar për të ardhmen:



    "Do të vijë një kohë në të cilën njerëzit do të mendojnë vetëm për paranë,nuk do të mendojnë për hallallet dhe haramet".(Buhariu).



    "Ryshveti do të jepet nën emrin dhuratë,do të vriten njerëz të pafajshëm për një kërcenim".(Imam Gazali).



    "Do të dalin gënjeshtarë që do të thonë se janë pejgamberë,nuk ka pejgamberë tjerë pas meje".(Mishkat).



    "Kur të thuhet një hadith i imi,"do të thonë Resulullahu muk ka thënë kështu,prandaj shihni Kur`anin!"do të më bëjnë gënjeshtar".(Ebu Ja`la)."



    "Do të dalin njerëz që do të thonë,nuk pranoj dëshmi tjetër përveç Kur`anit".(Ebu Daut).



    "Ajetet që kanë zbritur për kafirët do t`i përdorin si dëshmi për të poshtëruar muslimanët".(Ibn Omeri).



    "Synneti do të duket i keq si bid`at,bid`ati do të pelqehet si synneti,ai që ndjek synnetin do të duket i çuditshëm,do të ngelet vetëm.Ai që bënë bid`at do të ketë shumë shokë".(Shira).



    "Ata që do të vijnë më pas,do të fajsojnë dijetarët për padituri".(Ibn Asakir).



    "Nuk do të mbeten më dijetarë feje,injorantët do të mbahën për dijetarë,do të marrin vendime pa qenë të përgjegjshëm,do të mundohen t`i nxjerrin të gjithë nga rruga e drejtë".(Buhariu).



    "Në xhami do të falën më tepër se 1000 veta,mes tyre nuk do të ketë asnjë besimtarë".(Dejlani).



    "Dijetarët e fesë do të marrin vendime sipas dëshirës së popullit,hallallit do t`i thonë haram,haramit hallall,do ta përziejnë fenë me tregtinë,do ta bëjnë atë mjet përfitimi".(Dejlani).



    "Njeriu fenë dhe përsonalitetin e tij do ta mbajë në këmbë vetëm me anën e parasë,kush nuk ka ar ose argjend(para),nuk do të ketë qetësi".(Taberani).



    "Në haxh prijësi do të shkojë për shetitje,të pasurit për tregti,të varfërit për të lypur,punonjësit e fesë do të shkojnë sa për tu dukur".(Hatib).



    "Bota do të prishet,të ndjekësh rregullat e fesë do të jetë po aq e vështirë sa të mbash zjarrë në dorë".(Hakim).



    "Çdo shekull do të jetë më i keq se ai që ka lënë prapa,kështu do të vazhdojë të prishet gjithmonë deri në Ditën e Kijametit".(Hadika).



    "I gjithë shqetësimi i njeriut do të jetë ushqimi,nderi i tij malli,kibla e tij ferma,feja e tij paraja".(Sulemi).



    "Do të pushtohet Stambolli .Sa komandant i mirë ai që do ta pushtojë,sa ushtarë të mirë ushtarët e tij".(Hakimi,Imam Ahmedi,Imam Sujuti).



    "O Osman!Ti do të bëhesh halife,do të duan të ta heqin këmishën e prijësit,mos e hiq kurrë!Atë ditë do të jesh agjërueshëm,do të bësh iftar pranë meje".(Hakim).



    "Muzika do të pëhapet kudo,forcat e ruajtjës së rendit do të shtohen".(Bejheki).



    "Njerëzit do të bëhën shumë manjakë pas pastërtisë,do t`i vënë aq shumë rëndësi sa do t`i kalojnë edhe caqet e fesë".(Ebu Daut).



    "Do të dalin pije alkoolike me emra të ndryshëm,do të quhen hallall".(Imam Ahmet).



    "Rritjes së qenit do t`i jepet më shumë rëndësi sesa rritjes së fëmijës".(Hakim).



    "N.q.s. shtohën gratë e këqija dhe përhapet zinaja në popull,njerëzit do të mbetën nën ndikimin e disa sëmundjeve ngjitëse të panjohura më parë.N.q.s bëhet hile në matje ose në peshë do të ketë vështirësi jetese".(Bejheki).



    "Do të shtohet anarkia dhe vdekja".(Ibn Maxhe).



    "Do të ngrihen në dëtyrë të paaftët".(Buhariu).



    "I pasuri do të respektohet vetëm prej pasurisë së tij,do të përhapet zinaja,do të shtohën fëmijët e paligjshëm.Nuk do të respektohën të moshuarit dhe nuk do të tregohet mëshirë ndaj të vegjëlve.Ujku do të vihet prijës i deleve".(Hakim).



    "Nuk do të bjerë Kijameti pa u quajtur homoseksualizmi i lejuar nga feja".(Dejlani).



    "Nuk do të bjerë Kijameti pa u shtuar tërmetet,mosmarrveshjet dhe krimet".(Buhariu).



    "Nuk do të bjerë Kijameti pa u bërë të këqinjtë të plotëfuqishëm".(Tirmidhiu).



    "Njerëzit do të bëjnë marrëdhënie me gratë buzë rrugës".(Hakim).



    (Hadith sherif)

    <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.forum-islamik.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.forum-islamik.com</a><!-- w -->
     
  13. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Hadithe të zgjedhura....

    --------------------------------------------------------------------------------

    Pasha Zotin, nuk ka krijuar Allahu ndonjë besimtar e të ketë dëgjuar për mua e të mos më dojë..!

    Thotë Ebu Hurejrah: Nëna ime ishte politeiste (mushrike), e thirrësha çdo herë atë ne islam, por ajo refuzonte, derisa një herë e thirra atë e ajo më tha diç të urrejtur për Pejgamberin a.s..
    Shkova te Pejgamberi a.s. duke qajtur, i tregova për këtë dhe kërkova prej tij që të lutet për të (nënën time).

    Tha a.s.:O Allah,udhëzoje nënën e Ebu Hurejres! Dola prej Pejgamberit a.s. që të shkoj për ta përgëzuar atë dhe arrita në shtëpi. Dera ishte e mbyllur, dëgjova ujin të rrjedhte dhe ia dëgjova zërin e saj duke më thënë: Qëndro aty! Pas pak u hap dera dhe ajo shpejtoi me shpejtësi drejt mbulesës dhe tha: "Dëshmoj që nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij!

    Tha Ebu Hurerjra: Shkova tek Pejgamberi a.s. duke qajtur prej gëzimit, sikur qava nga pikllimi dhe i tregova për këtë Pejgamberit a.s.
    Pastaj i thash: Lute Allahun që të më bëj të dashur mua dhe nënën time prej robëve të tij besimtar!
    Tha a.s.: "O Allah, bëne të dashur këtë robin tënd dhe nënën e tij tek robët e Tu besimtarë dhe bëni besimtarët të dashur tek këta dy.
    Disa hadithe lidhur me pastërtin:


    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë:“Kur të zgjohet dikush nga ju nga gjumi le të pastrojë duart e tij tre herë para se t’i fusë duart në enë, ngse nuk e di ku e kanë kalurë natën duart e tij”(mutefekun alejhi).

    Transmeton ebu hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Mos të urinoj dikush nga ju në ujin e palëvizshëm që nuk rrjedhë e pastaj të pastrohet në të” (mutefekun alejhi).
    Ndërsa në transmetim tjetër: “ mos të pastrohet dikush nga ju në ujin e palëvizshëm duke qenë xhunub”

    Transmeton ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërgauari i allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Nëse miza bie në enën e ndonjërit nga ju le ta fundose, pastaj le ta nxjerrë sepse në njërën anë të krahut ka shërimin ndërsa në tjetërn ka smundjen” (transmeton Buhariu).

    Shpjegim:
    Në këto hadithe ka disa norma që kanë të bëjnë me ujin dhe rregulla me të cilat muslimani duhet të veprojë me to për ta ruajtur pastërtin e ujit.

    Dobitë:

    -Ndalimi i futjes së dorës në enë pas zgjuarjes nga gjumi dhe para larjes së duarve tri herë.

    -Ndalesa e urinimit në ujin e palëvizshëm ose pastrimi nga papastërtia (pas mardhënjeve intime) në të.

    -Pastërtia e mizës dhe nuk e bënë të papastërt ujin në të cilin ka rënë.

    Ishte njëhere Muhammedi SaAll-llahu Alejhi ve Selem duke ecur me Ebu Bekrin, ky i fundit e vështronte dhe mahnitej me bukurinë e tij dhe i tha: O i Dërguari i All-llahut sa i bukur je!
    -Ke të drejtë - iu pergjigj Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem.
    e degjoi kete bisede Ebu Xhehli dhe nje dite i thotë Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem: O Muhamed sa i shemtuar je.
    -Ke të drejtë - i pergjigjet Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem.

    Pasi merr vesh Ebu Bekri për këtë dialog i thotë të Dërguarit të All-llahut:
    O i derguar i All-llahut, kur unë te peyat se sa i bukur je, ti me the se kam te drejte dhe kur te tha Ebu Xhehli sesa i shëmtuar je po te njejten pergjigje i ktheve, si ka mundesi? Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem i pergjigjet:
    -PO është e vertetë, të verteten ju kam thënë të dyve, sepse unë jam si një pasqyre, dhe cdokush sheh tek unë atë që ka ne zemer. Ti me the se jam i bukur sepse zemra jote rrezaton mirësi dhe besim, ndersa ati iu duka i shëmtuar sepse nga zemra e tij buron e keqja dhe cmira...
    Na ka treguar Muhammed b. Ar’are, këtij i ka treguar Shu’be, ky nga Zejdi, i cili ka thënë:

    "E kam pyetur Ebu Vailin për murxhitë, e ai tha: Më ka treguar Abdullahu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
    ‘Ta turpërosh (ofendosh) muslimanin është mëkat, ndërsa ta mbysësh atë është mosbesim (kufër)’."

    Na ka treguar Museddedi, këtij i kishte treguar Ismail b. Ibrahimi, këtij Ebu Hajjan et-Tejmiu, ky nga Ebu Zur’a, e ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thënë:
    "Një ditë Pejgamberi s.a.v.s. doli në mesin e njerëzve; iu afrua atij një njeri dhe e pyeti:

    ‘Çka është besimi (imani)?’

    ’Besim (iman) është të besosh Allahun, melekët e Tij, takimin me Të (në Ditën e Kijametit), të besosh pejgamberët e Tij dhe ringjalljen.’ – u përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).


    ’Po, çka është Islami?’ – pyeti ai.

    ‘Islami është ta adhurosh Allahun, të mos i përshkruash shok Atij, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe të agjërosh Ramazanin.’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.

    ‘Po, çka është mirësia (ihsani)?’ – pyeti ai.

    ‘Ta adhurosh Allahun sikur e sheh Atë. Nëse ti nuk e sheh Atë, Ai padyshim të sheh ty.’ – u përgjigj.


    ‘Kur do të jetë Dita e Kijametit?’ – pyeti njeriu.

    Lidhur me këtë pyetje Pejgamberi s.a.v.s. tha:

    ‘I pyeturi nuk është në dijeni më të madhe për këtë çështje se pyetësi. Vetëm po të tregoj ty për shenjat e tij: kur robëresha të lind pronarin (d.m.th. zotëriun) e saj; kur barinjtë e deveve zeshkane me mburrje do të shtyhen në ndërtimin e pallatit. Ajo (Dita e Kijametit) është një nga pesë fshehtësitë që nuk i askush, përveç Allahut xh.sh.’

    Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. citoi ajetin e Kur’anit:

    "Vërtet që Allahu! Vetëm tek Ai është dija e Orës (e Çastit të Fundit, Kijametit)..." (Lukman: 34).

    Pastaj njeriu u nis të shkojë, (e Pejgamberi s.a.v.s.) tha:

    ’Kthejeni atë!’

    Meqë ata nuk e panë më atë (sepse u flak para syve të tyre), Pejgamberi s.a.v.s. tha:

    ’Ai është Xhibrili a.s., ka ardhë t’ua mësojë njerëzve fenë e tyre’."


    Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: "E gjithë kjo është pjesë e besimit (imanit)."
    Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, ky nga Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga babai i tij, ky nga Aishah r.a., e cila transmeton se Harith b. Hishami r.a. e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:

    "O Resulullah, si të vjen ty Shpallja (Vahji)?’

    Pejgamberi s.a.v.s. i qe përgjigjur:

    ‘Herë-herë më vjen si tingujt e ziles. Kjo për mua është mënyra më e vështirë e Shpalljes, e më ndërpritet pasi ta kem mbajtur në mend atë që më është thënë. Dhe, herë-herë meleku (Xhibril) më paraqitet në formë njeriu. Ai më flet dhe unë e mbaj në mend atë që më thotë.’

    Aishah r.a. është shprehur kështu:
    ’E kam parë atë (Pejgamberin s.a.v.s.) duke i zbritur atij Shpallja në ditët shumë të ftohta dhe kur i ndërpritej (Shpallja), vërtet, ballin ende e kishte qull me djersë’."




    Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Urve b. Zubejri, ky nga Aishah r.a., e cila ka thënë:


    "Kur Pejgamberi s.a.v.s. për herë të parë ka filluar ta marrë Shpalljen, ishin ato ëndrra të mira që i përjetonte në gjumë. Nuk ka pasur ndonjë ëndërr që nuk do t’i dilte qartë si agimi i mëngjesit. Pastaj ai u dashurua në vetmi. Vetmohej në shpellën Hira dhe aty ruhej (nga gabimet) dhe lutej me net të tëra, para se të zbriste te familja e tij që të furnizohej me ushqim për këtë qëllim. Pastaj kthehej te Hatixheja dhe furnizohej si më parë. (Kështu veproi) derisa i erdhi E VËRTETA kur ai ndodhej në shpellën Hira.


    I erdhi meleku dhe i tha: ‘Ikre’, d.m.th. ‘Lexo, mëso!’

    ’Nuk di të lexoj’ – iu përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).

    ’Më mori’, - tha ai (Muhammedi a.s.) – ‘dhe më shtrëngoi aq sa më kaploi mundimi, e pastaj më lëshoi dhe më tha: ’Ikre’, d.m.th. ’Lexo, mëso!’

    ’Nuk di të lexoj,’ – ’i thashë, e ai (Xhibrili) më mori edhe për herë të dytë më shtrëngoi derisa më kapi mundimi, pastaj më lëshoi dhe më tha:

    "Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Ka krijuar njeriun nga Alak (copë gjaku e mpiksur në mitrën e nënës). Lexo! Dhe Zoti yt është më i Begati Dhurues." (Al ‘Alak: 1-3).

    Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. u kthye, e duke iu dridhur zemra (nga frika), hyri te Hatixhe b. Huvejlidi r.a. të cilës i tha: ‘Më mbuloni! Më mbuloni!’ E mbuluan derisa i kaloi frika. Pasi ia tregoi ndodhinë Hatixhes, tha: ‘Po frikohem!’ ndërkaq Hatixheja ia ktheu: ‘Jo, për Zotin, kurrsesi! Allahu nuk të turpëron dhe nuk të lëshon ty asnjëherë, sepse ti i viziton të afërmit, po u ndihmon jetimëve dhe atyre që nuk janë të aftë, u jep të varfërve, je mikpritës dhe po u ndihmon atyre të cilët e mbrojnë të vërtetën.’
    Atëherë Hatixheja e çoi te djali i mixhës së vet, Vereka b. Neufel b. Esed b. Abdi Uzza. Ky njeri e kishte pranuar krishterimin në kohën e xhahilijetit. E dinte mirë shkrim-leximin hebrej dhe përshkruante (transkriptonte) nga Inxhili në gjuhën hebreje, atë që Allahu xh.sh. donte të shkruhej. Ishte plak i këputur (shumë i moshuar) dhe, vërtet, ishte verbuar.
    Hatixheja i tha (Verekës):
    ‘O djal i xhaxhait, dëgjo diç nga djali i vëllait tënd!’
    Vereka i tha (Muhammedit a.s.):
    ‘O djal i vëllait tim, ç’është ajo që ke parë?’
    Pejgamberi s.a.v.s. ia shpjegoi Verekës ndodhinë që e kishte përjetuar, e Vereka i tha:
    ‘Ai është Namusi, të cilin Allahu ia dërgoi Musait. Ah, ta kisha fatin të isha i ri në ditët e thirrjes sate. Ah, ta kisha fatin të isha gjallë kur populli yt do të dëbojë.’
    ‘A thua do të më dëbojë? – pyeti (Pejgamberi s.a.v.s.).
    ‘Po’ – tha ai – ‘sepse asnjëherë askush nuk ka sjellur diç t ngjashme si ti, e që nuk është sulmuar. Po të jem gjallë, do të ndihmoj ty sa të mundem.’
    Nuk kaloi shumë pas kësaj e Vereka vdiç. Edhe Shpallja për një kohë pushoi.
    Nga Ebu Hurejre r.a. përci*llet se Pej*gam*be*ri s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar është xheloz. Xhelozia e All-llahut vjen në shprehje kur njeriu i bën ato vepra të cilat i ka ndaluar All-llahu”. (Muttefekun alejhi)


    Nga Ebu Hurejre r.a. përci*llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nga e mira e Islamit të njeriut është lënia e asaj nga ajo që nuk i intereson”. (Hadith hasen. Trans*me*ton Tirmidhiu dhe të tjerët)

    Trans*me*tohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Vërtet ju i bëni disa punë të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kurse ne në kohën e Të Dërguarit të All-lla*hut s.a.v.s. i numëronim dhe kon*sideronim prej ga*bimeve (mëkat*eve) më të mëdha”. (Buhariu)
    Pejgamber alejhi selam ka thanë:

    "Besimi i përkryer përbëhet nga gjashtëdhjetë e sa degë (pjesë). Edhe turpi është pjesë e besimit (imanit)."


    Gjithashtu me një hadith tjeter sahi Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem thotë:

    "Kush edukohet nga burimet e Pejgamberëve [alejhimusselam] nuk do të dobësohet dhe as që do të humb shpresën. Ai do të mbetet krenar në fenë e tij, i përqëndruar si kodrat, durimtar i cili pret shpërblim nga Allahu, Zoti i tij."


    Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] çdoherë kur fillonte fjalimin e tij thoshte:

    “Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, punët më të këqija janë ato të shpikurat (në fe), e çdo shpikje është humbje.” Ka edhe shumë hadithe në këtë temë.
    Pra, e kemi obligim t'ua tërheqim vërejtjen njerëzve nga kjo vepër, t'i largojmë prej saj dhe t'i këshillojmë për përqëndrim në sunetin e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe për largim prej asaj që e kundërshton sunnetin. Nga Aisheja r.anha thuhet: “Pej*gam*be*ri s.a.v.s. ishte duke ngrënë ushqim me gjashtë shokët e vet. Erdhi një beduin dhe e hëngri ushqimin me dy kafshata. Pej*gam*be*ri s.a.v.s. u tha shokëve të vet: “Ja pra ky sikur ta kishte emërtuar (me bismil-lah) do t’u kishte mjaftuar edhe juve (ushqimi i tij)”. (Tirmidhiu thotë: hadith hasen sahih)


    Umer ibnu Ebi Selem r.anhuma thotë: “Isha fëmijë dhe nën mbikëqyrjen e Pej*gam*be*rit s.a.v.s. në shtëpinë e tij. Njëherë, para se t’ia fillojmë ushqimit, zgjata dorën në një enë të ush*qimit, por Pej*gam*be*ri s.a.v.s. më tha: “Djalosh, thuaj ‘Bismil-lah’, përmende emrin e All-llahut, ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes”. (Muttefekun alejhi)

    Safvan bin Assal r.a. tre*gon: “Një çifut i thotë shokut të vet: Eja me mua te ky Pej*gam*ber, dhe shkuam ke i Dërguari i All-llahut dhe e pyetëm për shpjegimin e ajeteve (nëntë mrekullive të mëdha të All-llahut), ndërsa trans*me*tuesi pasi e ka përmendur hadi*thin për ato ajete, thotë: “Në fund të dy e puthën dorën dhe këmbën e Pej*gam*be*rit s.a.v.s. dhe thanë: dësh*mojmë se ti je i Dër*guari i All-llahut”. (Tirmidhiu dhe të tje*rët me sened të vërtetë)
    Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, ky nga Shu’be, ky nga Abdullah b. Ebu Seferi dhe Ismaili, këta nga Sha’biu, ky nga Abdullah b. Amri r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:

    "Musliman i vërtetë është ai, që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë muslimanët e tjerë, kurse shpërngulës (muhaxhir) i vërtetë është ai, i cili e largon atë që Allahu xh.sh. e ka ndaluar."



    15. Na ka treguar Ja’kub b. Ibraihimi, këtij Ibni Ulejje, ky transmeton nga Abdu-l-Aziz b. Suhejbi, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s (sipas një senedi tjetër): Na ka treguar Ademi, ky nga Katade, ky nga Enesi, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:

    "Asnjë nga ju nuk do të jetë besimtar (i mirë) derisa unë nuk do të jem më i dashur te ai se prindët e tij, fëmija i tij dhe njerëzia përgjithësisht".



    Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtë e kishte njoftuar Shu’ajbi, këtë Ebu Zinadi, këtë A’rexhi, e këtë Ebu Hurejre, i cili ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

    "Kush e kalon Natën e Kadrit duke bërë ibadet dhe duke llogaritur (vetëm në shpërblimin e Allahut), do t’i falen gabimet e bëra më parë."
    Ibrahimi transmeton nga Salih b. Kejsani dhe Ibni Shihabi, kanë thënë, kurse Urve transmeton nga Humrani:

    "Pasi Uthmani mori abdest, tha:

    ‘Dëgjoni! Do t’ju tregoj një hadith – e po të mos kishte ndonjë ajet, unë nuk do t’ua tregoja juve (hadithin). E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:

    ’Çdonjërit, që në mënyrë të rregullt merr abdest dhe fal namazin, do t’i falen gabimet (gjynahet) gjatë kohës në mes abdestit dhe namazit përkatës, derisa të falë atë namaz’."
    Na ka treguar Muhammed b. Sinani, këtij i kishte treguar Fulejhu, e sipas një vargu tjetër të transmetuesve, më ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, këtij Muhammed b. Fulejhu, këtij babai i vet, këtij Hilal b. Aliu, ky nga Ata b. Jesari, ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka thënë:

    "Derisa Pejgamberi s.a.v.s. në një rast ishte duke folur para popullit, erdh një beduin dhe pyeti:


    ‘Kur do të jetë Çasti i Kijametit?’

    Pejgamberi s.a.v.s., megjithatë, vazhdoi të flasë. Disa njerëz (të pranishëm aty) thanë se Pejgamberi s.a.v.s. e dëgjoi se çka e pyeti ai, por nuk i pëlqeu ajo që e pyeti, kurse disa të tjerë thanë se Pejgamberi s.a.v.s. nuk e dëgjoi fare.

    Kur Pejgamberi s.a.v.s. e mbaroi fjalimin e tij, si duket, pyeti:

    ‘Ku është ai që, mendoj se pyeti për Çastin e Kijametit?’

    ‘Ja, unë o Resulullah’ – u përgjigj beduini.

    ‘Momentin e Kijametit prite, kur të zhduket siguria’ – u përgjigj.

    ‘Si do të shkatërrohet?’ – ishte pyetja tjetër.

    ‘Kur t’i besohet detyra atij që nuk është për të i aftë dhe kompetent, prite Ditën e Kijametit’ – tha (Pejgamberi s.a.v.s.)."


    Haadithi nr.59 te Sahih´ ul ´Buhari
    Ebu Hurejre transmetoi se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë:"Ju ka ardhur juve Ramazani, muaj i bekuar. Allahu e ka bërë detyrë për ju agjërimin e tij. Në të hapen dyert e Xhenetit, dyert e Xhehenemit mbyllen dhe shejtanët lidhen me zinxhirë. Allahut i përket një natë në të, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kushdo që pengohet nga e mira e saj, atëherë ai është privuar."


    Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i Luftës së Bedrit thuhet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kush dëshiron dhe kërkon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet". (Muslimi)


    . Nga Ebu Hurejre r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Nga e mira e Islamit të njeriut është lënia e asaj nga ajo që nuk i intereson". (Hadith hasen. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët)
     
  14. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Es selamun aleikum ue rahmetulla

    Hadhithe mbi rendesien e selamit.

    I dërguari ka thënë: “Obligimet e muslimanit ndaj vëllait të tij janë pesë: kthimi i selamit, thënia e fjalës ‘Allahu të mëshiroftë’ ndaj atij që teshtin e thotë ’falënderimi i qoftë Allahut’, përgjigjja ndaj ftesës, vizita e të sëmurit dhe përcjellja e kufomës’. Shënon Muslimi.

    Është uaxhib (obligim) i atij që i jepet selam ta kthejë, duke zbatuar urdhrin e të dërguarit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ku Ebu Seid el Huderi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë: “Kini kujdes nga të ndenjurit nëpër rrugë!” Të pranishmit i thanë: “O i dërguar i Allahut, janë momente që patjetër duhet sikur bisedojmë në to.” Atëherë u tha: “Atëherë, jepini të drejtën e saj!’ E cila është e drejta e saj, o i dërguar i Allahut? – e pyetën. Ulja e shikimit, largimi i të këqijave, kthimi i selamit dhe urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, -u tha. Shënon Buhariu dhe Muslimi.


    Fatkeqësitë e pastrojnë besimtarin nga mëkatet

    Ebu Seid Huderiu dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se e kanë dëgjuar Resulullahun (salallahu alejhi ue selem) të ketë thënë: “Nuk goditet besimtari me ndonjë vuajtje, shqetësim, sëmundje dhe pikëllim, derisa edhe nëse ndonjë brengë e brengosë e që Allahu me të mos t’ia shlyejë me të mëkatet”. Shënon Muslimi
     
  15. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Es-Selamu Alejkum.All-llahu ju shperbleft vellezer per keto hadithe te zgjedhura..

    Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “ruhuni nga supozimi sepse supozimi është fjala më e rrejshme. Mos hulumtoni as mos përgjoni të metat mes jush, mos keni zili, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos urreni njëri tjetrin por bëhuni robër të Allahut të vëllazëruar.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Abdullah ibën Mes’udi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “nuk hyn në Xhennet ai që në zemrën e tij ka sa një grimcë mendjemadhësie. Një njeri tha: ndonjëri dëshiron që rrobet e tij dhe këpucët e tij të jenë të bukura. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: Allahu është i bukur dhe e don bukurinë kurse mendjedhamësia është mospranimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.” (Muslimi)

    Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “nuk është i fuqishëm ai që ka fuqi trupore, i fuqishëm është ai që frenon veten kur zemërohet” (Buhariu dhe Muslimi)
     
  16. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Es-Selamu Alejkum..

    Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i Luftës së Bedrit thuhet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kush dëshiron dhe kërkon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet". (Muslimi)

    Nga Ebu Abs Abdurrahman b. Xhebri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Robi që pluros këmbët e tij në rrugen e All-llahut, nuk do të përfshihet me zjarr!”

    ''O njerëz,mos e dëshironi përleshjen me armikun,por luteni All-llahun për shëndet!E kur të përlesheni me armikun,atëherë bëhuni të qëndrueshëm dhe dijeni se Xhenneti është nën hijen e shaptave''.Pastaj Pejgamberi,paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të ,tha:''O Zoti im,që je Shpallës i Librit,Lëvizës i reve dhe Mundës i aleatëve,mundi ata dhe na ndihmo neve ndaj tyre!''
     
  17. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    HADITHE

    1.Ai qe do te jetoj prej jush pas meje ka per te pare mosmarrveshje,kundershtime te medha,ndaj permbajuni sunnetit tim,dhe sunnetit te prijesve te drejt dhe te udhezuar.

    2.Kapuni pas xhemmatit dhe keni kujdes,percarjen se shejtani eshte me afer,nje te vetmuari dhe ai eshte me larg nda dy persona.Kush kerkon xhennetin le ti permbahet xhematit.

    3.Nga Ebu Jahja Suhejb ibn Sinan r.a percillet se I Derguari I ALlahut s.a.v.s ka thene: E cuditshme eshte ceshtja e besimtarit.Ceshtja e tij eshte krejt mire per te dhe nuk eshte e till per askend tjeter.Nese besimtarin e godet gezimi,ai e falenderon Allahun xh.sh,e kjo I sjell dobi kurse nese e godet e keqja ,ai ben durim adaj edhe kjo I sjell dobi. (Muslimi).

    4.Mjafton per nje person qe te jet genjeshtar,ajo te cilen e tregon vetem qe ta ket ndegjuar.

    5. Nga |Ebu Hurejre r.a percillet se i Derduari I Allahut s.a.v.s ka thene: ALlahu I Madherishem thot: Shperblimi I robit tim besimtar kur te ja merr te dashurin e tij nga banoret e kesaj bote,ai ben durim, per te duke llogaritur shperblim,eshte xhenneti.(Buhariu)

    6.Nga Ebu Seid dhe Ebu Hurejre r.a percilelt se Pejgamberi a.s ka thene: Cka do qe e godet muslimanin,qoft lodhje pikellim,brenge,hidherim,mundim,nga semundje e fatkeqsi,mandje edhe te shpuarit e therres me cilen do prej ketyre.Allahu ja shlyen mekatet e tij.( Muttefekun alejhi).

    7.Nga Ebu Hurejre r.a percillet se Muhammedi a.s ka thene:Kujt deshiron Allahu ti jep te mira,do te sprovohet nga Ai (ne trup,ne pasuri apo ne dashuri).

    8.Po mos te ishin jahudit nuk do te ishte prishur mishu ,dhe sikur most ishte Hava ,kurr gruaja nuk do te kishe genjy burrin e saj (Buhariu)

    9.Me te dalluarit prej tyre ne xhahiljet do te jene me te dadhuarit ne Islam nese vetedijesohen (e provojne Islamin ) .(Muttefekun Alejhi )

    10.Vertete kjo bote eshte e embel dhe terheqese dhe vertete Allahu juve net e ju ka be zevendes ,Ai ju veshtron si veproni ,andaj ruajni grave ,sepse vertete fitneja e pare e beni isrlaileve pershkak te grave (Muslim ).
     
  18. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Es-Selamu Alejkum.All-llahu te shperbleft vella ZawaZaki per keto hadithe..

    ----------------------
    Prej Ebu Hurejres r.a. trensmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Ndani ushqimin(të varfërve)-Përshëndetni njëri tjetrin me selam-Mbani kontakte të mira me farefisin tuaj-Falni namaz natën kur njerëzit flejnë-Do të hyni në Xhennet të sigurt duke mos u frikësuar dhe do tju përshëndesin Melekët me selam.

    Nga Ebu Hurejre r.a. trensmetohet se pejgamberi a.s ka thënë:
    -Kush beson All-llahun dhe Ditën e gjykimit,le ta nderojë mysafirin
    -Kush beson All-llahun dhe ditën e gjykimit,le të mbajë lidhje të mira me farfisin.
    -Kush beson All-llahun dhe ditën e gjykimit le të thotë fjalë të dobishme ose le të heshtë.
     
  19. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ky hadith eshte marr nga libri i Dijetarit Ibn Kaj-jim (r.a)


    Me titull 'el-vabilu-Saj-jib'

    Thot Ibn Kajimi (r.a)
    Na kete hadith madheshtor me pozit te loart qe duhet qdo musliman ta mesoj permendesh.

    Do ta permendi te terin per shkok te perfitimit qe nxjerrim nga ky hadith dhe per dobit qe krijesat kan nga ky hadith....

    Ky eshte Hadithi i seid Ibn Musej-jibit nga AbduRrahman Ibn Semurah ibn Xhundub i cili thot.

    Doli nje dite prej diteve Pejgamberi(alejhi salatu ve selam) e ne ishim te kopshti i suffes ne medin.U ngrit ne kembe dhe tha:'Me te vertet une mbram e pash nje enderr te habitshme.

    (1) Pash nje person nga Umeti (populli) im te cilit iu prezantua Meleku i vdekjes per tia marr shpirtin,por i erdhi (ndiham)atij miresjellja e tij ndaj prinderve dhe elargpj Melekun e vdekjes prej tij...
    (2) Pash nje person nga Umeti im qe ishte perfshir nga denimi i Varrit..E i erdhi atij (ndihma)Abdesi qe ai kishtemarr dhe e shpetoj ate nga ai denim...
    (3)Pash nje person nga Umeti im qe e friksoin shejtanet..E i erdh atij (ndihma) Permendja e Allahut dhe i largoi shejtanet prej tij....
    (4)Pash njer person nga Umeti im qe e frikesonin Melaiket e Denimit..Ei erdhi atij (ndihma) namazi i tij dhe e shpetoi nga duart e tyre......
    (5)Pash nje person nga Umeti im qe e kishte perveluar.. Sa her qe bante ti afrohej ndonje pellgu me uje...largohej prej tij e u pengonete..E i erdhi atij (ndihma) Agjerimi i Ramazanit qe ai kishte bere dhe e gostitin me uje sa qe ai e shuan etjen qe e kishte kapluar......
    (6) Pash nje person nga Umeti im e i pash Pejgamberet ulur neper grupe (mexhlise),sabante tu afrohej ky person ndonje mexhlisi prej ketyre mexhliseve...largohej prej tyre u pengonte...E i vjen (ndihma) atij Gusuli(pastrimi) i marr nga Xhunubllaku(papastertia) e marrin per dore dhe e ulin pran meje mexhlisin tim...
    (7) Pash nje person nga Umeti im qe perpara tij ishte erresira prapa tij ishte erresira nga e djathta e tij ishte erresir nga e majta e tij ishte erresir siper tij erresir e poshtij erresir.E ai rrinte i shashtisur (nuk dinte te levizte)nga te ikte..E i vjen (ndihma) Atij Haxhilleku e Umreja qe ai kishte kryer dhe e nxjerrin ate prej errsires ne drite...
    (8)pash nje person nga Umeti im qe me duart e tij i ruhej flakeve te zjarrit e prushit..E i vjen (ndihma)atij Sadakaja(lemosha) e dhene e behet penges midis tij e zjarrit dhe bahet mbulesa mbi koken e tij....
    (9) Pash nje person nga Umeti im qe i fliste besimtarve e ata nuk i flisnin atij..E i vjen (ndiham) atij Lidhja farefisit (akrabalaku) e i thot besimtarve:O besimtar ky njeri ishte qe e ka lidhur farefisin e tij me vizita te ngrohta ..E i flasin ati Besimtaret dhe e takojn e ai i takon ata......
    (10) Pash nje person nga Umeti im qe e friksonin Zebanijet(melaiket e zjarrit),E i erdh (ndihma) atij Urdherimi per te mir e ndalimi nga e keqja qe ai kishte bere ne dynja..dhe e vendosin tek Melaiket e meshires....
    (11) Pash nje person ngo Umeti im te gjunjezuar,Midis tij e Zotit Kishte pengesa.E i vjen (ndihma) atij Morali i mir, e merr per dore dhe fut ne audiencen e Allahut...
    (12) pash ne person nga Umeti im qe kur i zbret libir i vjen nga ana e majt e tij..E i vjen (ndihma) atij frikesimi i tij nga Allahu dhe e marre Librin dhe e vendos nga ana e djath e tij...
    (13) Pash nje person nga Umeti im te cilit iu paksua peshorja e puneve te mira..E i vijn atij(ndihma)femijet(pasardhesit e tij)qe ai i kishte edukuar mir(si duhet) dhe ja rendojn peshoren e tij...
    (14)Pash nje person nga Umeti im qe qendronte ne kembe buz zjarrit te xhehenemit..E i vjen (ndihma) atij pejetimi i Frikes se Allahut(dridhjet e zemres se tij)..DHe e shpetojn ate nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugen perne Parajs...
    (15) Pash njer person nga Umeti im te hidhet ne zjarr..E i vjen atij (ndihma) Loti qe e kishte derdhur nga Frika prej Allahut dhe e shpeton ate nga Zjarri....
    (16) Pash njer person nga Umeti im qe ishte ne kembe ne Uren e Siratit , e dridhej si gjethe e palmes nga stuhija e fort.. E i vjen atij (ndihma)Mendimi i mir qe ai ka pasur per Allahun dhe i qetson dridhjet, e ai vazhdon ne qesi rruges per ne gjenet ...
    (17) Pash njer person nga Umeti im qe zvarritej mbi Uren e Siratit...nganjher ecte ne kembe e nganjeher binte nganjeher ecte kemba dorazi e nganjeher kacavirrej...E i vjen atij (ndihma) Salavatet qe ai ka rene mbi mua , dhe e qojne (ketuse spo muj me kuptu qka po shenon)A"ojA ne kembe te drejtuar dhe shpetojne ate....
    (18) Pash nje person nga Umeti im ad arrin deri tek portat e XHenetit.. e dyert e saj i mbyllen pa lene ate te futet ne xhenet...E i vjen atij (ndihma)deshmija 'La ilahe il-la Allah' Nuk ka Zot te vertet perveq Allahut (Nuk ka Zot qe meriton te adhurohet perveq Allahut) dhe ja hapin dyert dhe ai futet ne xhenet...



    E transmeton kete hadith hafiz Ebu Musa el-Medenij-j ne librin e tij 'Tergib fa hisalel munxhij-jeh ve terhib minelhilal el-merdij-jeh' e libri i tij e kandertuar ne baz te shpjegimit te ketij Hadithi e ka thene per kete Hadith...'Ky Hadith eshte Hasen xhiden..(Shum i mir) e transmetoi nga Seid ibn Musej-jib ,Amr ibn Azer,Alij ibn Zejd ibn Xhud'an dhe Hilal ebu Xhebeleh....

    Ka qene Shejhu Islamit ibn Tejmij-jeh (Allahu e mshiroft) qe e Madheshtonte shume kete Hadith e me ka ardhur mua prej tij se ai ka Thane Argumentet e vertetsis jane te dukshme pere kete Hdith.

    Kaq ishte ajo qe thot Ibn Kajim per kete Hadith ..\

    Ishte kan Mir me smu Hadithin Permendesh InshaAllah...
     
  20. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    11.Njeriu me I mire eshte ai qe jeton gjate dhe ben vepra te mira.

    12.”Mos I pergjani jehudeve ! Ata nuk luten as me papuqe as me meste .”
    Mos I pergjani jehudeve dhe krishtereve !Ata nuk ngjesin kane.

    13.Ne diten e gjykimit njerzit do te ringjadhen te zbathur , te zhveshur dhe te pa ber sunet. Ajsha I tha: O I Derguari I Allahut A meshkujt dhe veprat bashke,te shikojm en njeri tjetrin ?Tha pejgamberi a.s.:Oj Ajshe gjendja do te jete shume me e veshtire se sa ti preokupoj nje gje e tille .

    14.Shembulli I pese namazeve eshte si shembulli I nje lumi qe rrjedh shume para deres se ndonjerit prej jush net e cilin pastrohet cdo dite nga pese here .

    15.Secili nga ju xhenneti eshte me afert se sa lidhesja e mbatheses se tij e poashtu edhe xhehennemi.

    16.Cili mekat eshte me I madh se mos rrespektimi I urdhnave te Allahut dhe te drejtave te Tij, dhenja perparsi urdherave dhe te drejtave te tjeter kujt para urdherave dhe te drejtave te Tij!?

    17.Nuk do te hyj ne xhennet ai qe ne zemren e tij ka nje therrmi mendjemadhesi.(muslimi)

    18.I gjihte ummeti im do te hyje ne xhenent perveq atij qe rrefuzon.Kush me nenshtrohet do te hyj ne xhenent,kush nuk me nenshtrohet ai ka rrefuzuar.(buhari)

    19.Allahu krenohet ne namazin me xhemat.

    20.Tre persona jan nen mbrojtjen e Allahut: njeriu I cili eshte nisur ne njeren nga xhemit,njeriu I cili eshte nisur si luftar ne rrug te ALlahut,dhe njeriu qe eshte nisur per ne haxh.(sahihul xhami)
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]