1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Ajete dhe Hadithe

Tema tek 'Feja Islame' e hapur nga Tw1sta, 10 Qershor 2010.

View Users: View Users
  1. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ebu Hurerja r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:


    “Shenjat e hipokritit janë tre: kur flet gënjen, kur premton nuk e përmbush premtimin dhe kur i besohet një gjë e tradhëton atë.”

    (Buhariu dhe Muslimi)
     
  2. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Transmetohet nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Haritheja rob i liruar i Derguarit te All-llahut s.a.v.si dashur i tij dhe bir i te dashurit te tij r.a,se ka thene:"Vajza e Pejgamberit s.a.v.s me dergoi te (Alejhiselami) me porositi se djalin e ka te semure per vdekje,qe te vije tek ajo.Pejgamberi e kthen me selam dhe i thote:
    "Verete,e All-llahut eshte gjithcka qe merr dhe gjithcka qe jep dhe cdo gje te Ai eshte e afatizuar,andaj le te beje durim duke llogaritur shperblim me te tek All-llahu."Vajza e (Alejhiselamit) e dergoi perseri dhe i betohet qe te vije.(Alejhiselamit)u ngrite ne kembe e me te ishin:Sa'd ibn Ubade,Muadh ibn Xhebeli,Ubejd ibn Ka'b,Zejd ibn Thebit,dhe te tjer radija-llahu anhuma.Kur erdhi Pejgamberi vajza e tij ja dha femijen ne duar,ky e mori ne prehrin e vete,trupi i dridhej ndersa lotet i rredhni rreke.Sa'di tha:"C'eshte kjo o i Derguar i All-llahut (Pejgamberi) tha:Kjo eshte meshire qe e vendos All-llahu ne zemrat e roberve te tij."Kurse sipas nje transmetimi tjeter:"Ne zemrat e robrve te tij qe ai deshiron.Dhe nje mende,All-llahu bene meshir ndaj robrve te tij te meshirshem."
     
  3. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Transmeton Enesi r.a:"Pejgamberi s.a.v.s kaloi prane nje gruaje e cila qante mbi nje varr dhe i tha:"Friksoju Al-llahut dhe be durim."Gruaja i tha:"Largoju prej meje, sepse ty nuk te ka goditur fatkeqsia ime!"Ajo nuk e njihte te Derguarin.Kur i treguan se ai ishte Pejgamberi s.a.v.s ajo shpejtoni deri te dera e Pejgamberi s.a.v.s dhe,pasi nuk gjeti roje tek dera e hapi deren dhe tha:(O i Derguari i Al-llahut)"Une ty nuk te kame njohur."(Pejgamberi) tha:Durimi eshte ne goditjen e pare(sepse ateher eshte me se veshtiri)."


    Ne Sahihun e Muslimit qendron:"Gruaja qante per femijen e saj te(te vogel)."
     
  4. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nga Ebu Hurejre r.a percillet se i Derguari i All-llahut s.a.v.s ka thene:"All-llahu i Madherishem thote:"Shperblimi i robit tim besimtar,kur t'ia marr te dashurin e tij nga banoret e kesaj bote,e ai bene durim per te duke llogaritur shperblim,eshte xheneti
     
  5. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Transmetohet nga Aishja r.a se ajo e ka pyetur te Derguari e All-llahut s.a.v.s per murtajen (taun)dhe ai e ka lajmruar se:"Ajo eshte denim(adhab),qe All-llahu ia degone kujte te doje,kurse per besimtaret e ka berer meshire(rahmet).Nuk ka asnje robe qe gjendet ne vendin ku eshte hapur murtaja dhe qe qendron ne vendin e vet,duket duruar dhe llogaritur ne shperblimin e All-llahut(per durim)duket e ditur se asgje nuk do ta godas pervec asaj qe All-llahu ia ka percaktuar- e te mos e kete shperblimin e shehidit."
     
  6. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Transmetohet nga Enesi r.a qe thote:Se e ka degjuar te Derguarin e All-llahut s.a.v.s duket thene:All-llahu xh.sh thote::Nese robin Tim e sprovoj me dy te dashurit e tij (me humbjen e syve)e ai bene durim,do t'i kompenzoj me xhenet."
     
  7. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    NDALIMI I MALLKIMIT TE NJERIUT PERSONALISHT DHE SHTAZES.
    Marre nga: Rijadus Salihin (Imam Neveviu)

    Hadithi 1560:
    Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: Per njeriun e sinqerte nuk eshte e denje te jete mallkues. transmeton Muslimi

    Hadithi 1561:
    Nga Ebu Derdai r.a. transmetohet se ka thene i Derguari s.a.v.s.: Ata qe betohen dhe mallkojne shume, ne Diten e Gjykimit nuk mund te jene ndermjetes dhe deshmitare.

    Hadithi 1564:
    Nga Ebu Derdai r.a. transmetohet se ka thene i Derguari s.a.v.s.: Vertete mallkimi i njer robi ndaj diqkahit ngrihet ne qiell, e dyert e qiellit mbyllen nga ai, e pastaj mallkimi kthehet ne toke, por edhe dyert e tokes kthehen nga ai. Pastaj mallkimi kthehet djathtas e majtas dhe pasi nuk gjen vendqendrim, kthehet nga i mallkuari, nese edhe i meritueshem, por nese nuk e meriton mallkimin, atehere i kthehet mallkuesit
     
  8. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thene: Eshte pyetur i Derguari i Allahut, cila veper eshte me e vlefshme? Ka thene: Besimi ne Allahun dhe te Derguarin e Tij. I eshte thene: Pastaj cila eshte? Ka thene: Xhihadi ne rrugen e Allahut. I eshte thene: Pastaj cila eshte? Ka thene: Haxhxhi i pranuar
     
  9. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nga Abdullah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se ka thene: I Derguari i Allahut s.a.v.s. ka thene: Kush vritet ne mbrojtjen e pasurise se tij eshte deshmor
     
  10. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    e kishte pyetur një njeri Muhamedin a.s "Kur të përleshen dy muslimanë me shpatat e tyre (për ta mbytur njëri tjetrin), edhe mbytësi edhe i mbyturi janë për xhehenem".Atëherë i thashë:"O i Dërguari i Allahut, për mbytësin është e qartë, por përse edhe i mbyturi?"Pejgamberi atëherë i përgjigjet:"Sepse edhe i mbyturi ka dëshiruar ta mbysë shokun e vet"
    (Mutefekun alejhi, nga Ebu Bekrete Nufej i ibn el Harith eth Thekafijj)
     
  11. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Parimi: Jo tërë ajo çfarë dihet duhet të thuhet, jo tërë ajo çfarë thuhet duhet të përhapet
    Amr ibn Ebi Kurreh [rahimehullah] ka thënë:


    "Ndërsa ishte në Medinë, Hudhejfe, i hidhëruar, ua përmendi disa burrave nga sahabët disa gjëra të cilat i thoshte i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]. Burrat që i dëgjonin këto gjëra nga Hudhejfeja, më pas, shkonin te Selmani për t'i kallëzuar çfarë kishte thënë Hudhejfe.


    Selmani thoshte:
    - Hudhejfe di më mirë për atë çfarë flet -.

    Pastaj, ata ktheheshin te Hudhejfe dhe thoshin:
    - Në i përmendëm fjalët tua tek Selmani dhe ai as nuk i pohoi, as nuk i mohoi.

    Kështu, Hudhejfeja erdhi te Selmani, i cili gjendej në fermën e tij të perimeve, dhe tha:
    - O Selman, çfarë të pengoi të pohoje atë që kam dëgjuar nga i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]?


    - Vërtet, i dërguari i Allahut nganjëherë hidhërohej dhe u thoshte disa gjëra sahabëve. A nuk do të ndalesh derisa të mbjellësh dashuri në zemrat e njerëzve për disa njerëz dhe të mbjellësh urrejtje ndaj të tjerëve në zemrat e disa të tjerëve, deri në atë masë, saqë të ndahen e të përçahen? Ti e di që i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka mbajtur një fjalim dhe ka thënë:

    'Nëse, duke qenë i hidhëruar, e kam abuzuar apo mallkuar ndonjë nga Umeti im, atëherë unë jam një nga bijtë e Ademit [dmth njeri] dhe hidhërohem ashtu siç hidhërohen ata. Mirëpo, unë jam dërguar si mëshirë për krijimin, kështu që [O Allah] bëji ato [mallkime e abuzime] një bekim për ta në Ditën e Gjykimit'. Pra, pasha Allahun, ose do të ndalesh, ose, përndryshe, do t'i shkruaj Umerit -, e paralajmëroi Selmani.

    [Transmeton Ebu Daud, nr. 4657. Është vërtetuar nga el-Albani në es-Sahih, nr.1757]
     
  12. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    "Lutja e një njeriut musliman për vëllain e tij jo të pranishëm është e pranueshme.
    Te koka e lutësit është një ëngjëll i autorizuar,i cili kur lutësi kurdo qoftë bën një lutje në dobi të vëllait të tij,thotë:"Pranoje O Zot,Edhe Ty Të Qoftë Po Ashtu !"
    (Muslimi)
     
  13. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nga Ebu Hurejre, radijAll-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:Resulull-llahu, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

    " Ne çdo nyje te njeriut ka sadake çdo dite ne te cilen lind dielli; te pajtosh dy vete eshte sadake, te ndihmosh njeriun te hype ne kafshen e tij
    qe ta barte ose ta ngrite ne te furnizimin ( barren ) e tij eshte sadake. Fjala e mire eshte sadake. Cdo hap qe shpie kah namazi eshte sadake. Te shmangesh nga rruga pengesen eshte sadake'. "

    (Buhariu dhe Muslimi)
     
  14. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Na ka treguar Kutejbe b. Seidi, këtij Ismail b. Xha’feri duke transmetuar nga
    Abdullah b. Dinari, ky nga Ebu Salihu, ky nga Ebu Hhurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s.
    ka thënë:
    "Unë në krahasim me pejgamberët tjerë, jam sikur njeriu i cili ka ndërtuar një shtëpinë, e
    ka kryer dhe e ka zbukuruar porse i mungon në skaj një tullë. Njerëzit e kanë vizituar, iu
    ka pëlqyer, por thonë: ’Sikur ta kishte venduar edhe atë tullë.’ Pra unë jam ajo tullë, unë
    jam vula e pejgamberisë – tha (Muhammedi a.s.)."
    (Buhariu)
     
  15. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nga Ebu Dharr Xhundub ibn Zhunadeh dhe Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se i Derguari i Zotit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

    "Kije ndermend All-llahun kudo qe te jesh. Pas te keqes pason e mira, ajo do ta fshije te keqen. dhe edukoj njerzit me moral te mire. "

    ( Trasmeton Tirmidhiu, i cili thote: Ky eshte hadith hasen, kurse ne disa permbledhje te tjera eshte hadith sashih.)
     
  16. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Na ka treguar Ebu Ma’meri, këtij Abdulvarithi, këtij Abdulazizi, i cili
    transmeton nga Enesi r.a., i cili ka thënë:
    "Një njeri ka qenë i krishterë dhe e pranoi Islamin. E mësoi suren El-Bekareh dhe Al
    Imran. I shkroi Pejgamberit s.a.v.s. dhe përsëri u kthye në krishterizëm dhe filloi të flasë:
    ’Muhammedi nuk din kurrgjë me përjashtim të asaj që ia kam shkruar unë.’
    Më vonë Allahu ia mori shpirtin dhe e varrosën, por të nesërmen toka e nxori jashtë.
    Njerëzit thanë:
    ‘Kjo është vepër e Muhammedit dhe e shokëve të tij. Pasiqë ai iku nga ata, ata e kanë
    nxjerrur dhe e kanë gjuajtur.’
    Përsëri e varrosën në varr më të thellë, mirëpo toka të nesërmen përsëri e nxori jashtë, ata
    përsëri thanë:
    ‘Kjo është vepër e Muhammedit dhe e shokëve të tij. E kanë nxjerrur shokun tonë sepse
    iku nga ata, andaj e kanë gjuajtur.’
    Ata edhe njëherë e varrosën, bile edhe më thellë, aq sa mundën. Mirëpo të nesërmen toka
    përsëri e nxori jashtë. Atëherë kuptuan se kjo nuk është punë e njeriut dhe e lanë jashtë."

    Transmeton Buhariu
     
  17. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Transmetohet nga Ebu Hurejra Abdurrahman ibn Sahr r.a. se i Dër*guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu nuk shikon në trupat tuaj e as në fizionomitë tuaja, por shikon në zemrat tua*ja.”
    (Transmeton Muslimi)
     
  18. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë;
    “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë;“Unë vërtet e di xhehenemlinë e fundit
    që do të dalë nga Xhehenemi dhe xhenetlinë e fundit që do të hyjë
    në të.
    Ky do të jetë njeriu që do të dalë nga zjarri duke u zvarritur,e All-llahu,pasi të zvarritet,do t’i thotë;‘Shko hy në Xhenet!’.
    Njeriu do të vijë deri te Xheneti dhe do t’i duket se është përplot dhe do të kthehet e do të thotë;‘O Krijues,unë e gjeta përplot!’All-llahu do t’i thotë këtij njeriu;‘Shko,dhe hy në Xhenet,vërtet në të ke vend ti sa dhjetë dynja’.
    Njeriu do të thotë:
    ‘Po më qesh dhe po tallesh me mua,ti që je Sundues?’
    Transmetuesi thotë;“Vërtet unë e kam parë të Dërguarin e All-llahut
    s.a.v.s. që ka qeshur aq sa i janë paraqitur dhëmballët.Pat thënë:
    “Ja,kjo është shkalla më e ulët e xhenetlisë.”
    (Muttefekun alejhi)
     
  19. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Na ka treguar Kutejbe b. Seidi, këtij Ismail b. Xha’feri duke transmetuar nga
    Abdullah b. Dinari, ky nga Ebu Salihu, ky nga Ebu Hhurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s.
    ka thënë:
    "Unë në krahasim me pejgamberët tjerë, jam sikur njeriu i cili ka ndërtuar një shtëpinë, e
    ka kryer dhe e ka zbukuruar porse i mungon në skaj një tullë. Njerëzit e kanë vizituar, iu
    ka pëlqyer, por thonë: ’Sikur ta kishte venduar edhe atë tullë.’ Pra unë jam ajo tullë, unë
    jam vula e pejgamberisë – tha (Muhammedi a.s.)."
    (Buhariu)
     
  20. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Abdullah ibn Amr ibn Asi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Do të ketë në fund të umetit tim disa burra të cilët do të hipin në shala të cilat i përngjajnë mjeteve transportuese (komode), do të zbresin para dyerve të xhamisë, (me) gratë e tyre janë të veshura, mirëpo të zhveshura, në kokat e tyre do të kenë (model flokësh) sikurse gungat e deveve të thata (dobëta). Mallkojini ato sepse ato janë të mallkuara. Sikur të kishte pas jush ndonjë popull prej popujve do t’i shërbenin grat tuaja grave të tyre ashtu sikurse po ju shërbejnë juve gratë e popujve para jush.” Imam Ahmedi në Musnedin e tij nr. 7083 dhe Ahmed Shakir ka thënë se hadithi është sahih 12/36.
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]