1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Ajete dhe Hadithe

Tema tek 'Feja Islame' e hapur nga Tw1sta, 10 Qershor 2010.

View Users: View Users
  1. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ishte njëhere Muhammedi SaAll-llahu Alejhi ve Selem duke ecur me Ebu Bekrin, ky i fundit e vështronte dhe mahnitej me bukurinë e tij dhe i tha: O i Dërguari i All-llahut sa i bukur je!
    -Ke të drejtë - iu pergjigj Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem.
    e degjoi kete bisede Ebu Xhehli dhe nje dite i thotë Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem: O Muhamed sa i shemtuar je.
    -Ke të drejtë - i pergjigjet Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem.

    Pasi merr vesh Ebu Bekri për këtë dialog i thotë të Dërguarit të All-llahut:
    O i derguar i All-llahut, kur unë te peyat se sa i bukur je, ti me the se kam te drejte dhe kur te tha Ebu Xhehli sesa i shëmtuar je po te njejten pergjigje i ktheve, si ka mundesi? Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem i pergjigjet:
    -PO është e vertetë, të verteten ju kam thënë të dyve, sepse unë jam si një pasqyre, dhe cdokush sheh tek unë atë që ka ne zemer. Ti me the se jam i bukur sepse zemra jote rrezaton mirësi dhe besim, ndersa ati iu duka i shëmtuar sepse nga zemra e tij buron e keqja dhe cmira..
     
  2. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nga Ibni Abbasi r.a.transmetohet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s.ka thënë:
    ''Kush vazhdimisht lutet për falje,All-llahu do t'i jap dalje nga çdo ngushticë,do ta lirojë nga çdo brengosje dhe do ta furnizojë nga nuk e llogarit''.
    (Transmeton Ebu Davudi]
     
  3. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ebu Dherre Gifari thotë se një ditë prej ditëve në vjeshtë, kishin dalë në rrugë bashkë me Resulull-llahun (salall-llahu alejhi ve selem) Gjethet binin. Nga një dru u thyen dy degë. Gjethet e tyre menjëherë u shkundën. Dhe më tha: "O Ebu Dherre! Kur muslimani fal namaz për kënaqësi të All-llahut, i hiqen (shkunden) gjynahet ashtu siç u shkundën gjethet e këtyre degëve". Këtë hadith e ka trasmetuar Imam Ahmedi.
     
  4. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Gjithashtu thotë Profeti Alejhi Selam: "Unë dhe umeti im në ditën e gjykimit do të jemi vrojtues dhe gjykues përmbi krijesat e Allahut në ditën e gjykimit dhe ne do të dëshmojmë kundër popullit të Nuhut a.s. dhe Lutit a.s., të popullit të Salihut, të popullit të Musait a.s. dhe të gjithë njerëzve që kanë ardhur para neve që Pejgamberët ju kanë ardh me shpallje dhe ia kanë kthye shpinën; ju do të jeni vrojtues, gjykues".

    Transmeton: Hadithi ceket nga Ibn Abi Hatimi. Dhe gjithashtu edhe nga Ibn Kethiri në librin e tefsirit vëllimi 1 faqe 196.
     
  5. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nga Ebu Hurerje r.a transmetohet se i Derguari alejhi selam ka thene:

    "Vertet feja eshte lehtesi, kushdo qe e veshtireson fene (me shtesa) ajo e ngadhenjen ate (duke e kthyer ne gjendje normale) andaj drejtohuni , afrohuni (njeri me tjetrin), dhe pergezoni , shfrytezoni dhe ndihmohuni ne ecje te mengjezit, te mbremjes dhe te pasdarkes (shfrytezoni lehtesimet fetare ne ibadete)."

    (Buhariu)
     
  6. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Transmeton Imam Ahmedi rahimehull-llah nga Ebu Mes'udi radijall-llahu anhu se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "All-llahu nuk e pranon namazin a atij i cili nuk e qetëson kurrizin duke qenë në ruku apo sexhde". Në një transmetim tjetër thotë: "Përderisa nuk e drejton shpinën në ruku dhe sexhde"
     
  7. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

    “Për çdo nyje të njeriut, çdo ditë kur lind dielli, duhet dhënë sadaka. Nëse pajton dy veta, edhe kjo është sadaka, nëse dikujt i ndihmon që të hipë në kafshën e tij, ose i ndihmon që ta ngarkojë barrën në kafshën e tij (kalë ose deve), edhe kjo është sadaka, edhe fjala e mirë është sadaka, çdo hap që bën për të shkuar në namaz është sadaka, edhe largimi nga rruga e asaj që i pengon kalimtarët është sadaka.”
    (Muttefekun alejhi)
     
  8. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Sehl bin Sa’di, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, më trego për një punë, të cilën do ta bëj, që të më dojë Allahu dhe të më duan njerëzit.” I Dërguari i tha: “Mos e lakmo (bëhu zahid në) këtë botë, do të të dojë Allahu dhe mos lakmo atë që është te njerëzit, do të të duan njerëzit.” (Shënon Ibn Maxhe)
     
  9. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Transmeton Abdullah ibën Abasi se Resulullahi i ka thënë Muadh ibën Xhebelit kur e dërgoi në Jemen (për t’ua mësuar Islamin)


    “Vërtet, ti do të shkosh te një popull që janë ithtarë të librit ( të krishterë), kur të arrish atje, më së pari thirri të dëshmojnë se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguar i tij. Nëse ata të pasojnë në këtë, atëherë tregoju se Allahu ua ka bërë obligim pesë namaze gjatë ditës dhe natës. Nëse të pasojnë në këtë, atëherë tregoju se Allahu ua ka bërë obligim të japin zekatin, që u merret të pasurve nga ata dhe u shprëndahet të varfërve prej tyre. Nëse të pasojnë në këtë, atëherë ki kujdes në pasurinë e tyre që e konsiderojnë më me vlerë dhe e duan më shumë (gjatë marrjes së zekatit). Ruaju lutjes së atij që i bëhet zullum (padrejtë), për shkak se ndërmjet tij dhe Allahut nuk ka pengesë.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi
     
  10. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberit a.s. ka thënë:

    ''Keni kujdes, ruhuni nga zilija, sepse zilija i djeg punët e mira (thevabet) ashtu siç i djeg zjarri drunjtë.''
    (Transmetojnë Tirmidhiu.)
     
  11. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) në një rast ka thënë: “A e dini se çfarë është gibeti (përgojimi)”? Ata që ishin prezent thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Të përmendësh diçka për vëllain tend pët të cilën ai nuk ka dëshirë (e urren) të përmendet.” Dikush nga të pranishmit e pyeti: “E nëse kjo që e them për vëllain tim, është një cilësi që ai e ka?” Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) tha: “Nëse e thua atë që e ka, atëherë ti e ke përgojuar atë, e nëse e thua atë që nuk e ka, atëherë ti ke shpifur ndaj tij.” (Transmeton Muslimi)
     
  12. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nga Ajjad ibn Samit r.a. transmetohet se Muhammedi a.s. ka thënë:

    Më garantoni këto gjashtë gjëra, që t'ua garantoj Xhennetin:


    1. Kur të flitni, thoni të Vërtetën.

    2. Kur të premtoni zbatojeni Premtimin.

    3. Kur t'ju lihet diçka Emanet, çone në vend.

    4. Ruani Nderin tuaj nga Prostitucioni.

    5. Ruani Sytë tuaj nga të shikuarit Haram.

    6. Ruani Duart tuaja nga të bërit Keq.

    Transmeton Bejhakiu.
     
  13. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Prej Ibn Umerit thotë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut alejhi selam të thotë "Një njeri u fut në varr dhe i erdhën dy melekë dhe i thanë: Do të godasim. U tha: Përse do më godisni? Atëhere ata e goditën atë me një gaditje prej të cilës u mbush varri plot me zjarr dhe e lëshuan derisa erdhi në vete dhe i'u largua frika. U tha: Përse më goditët? I thanë: Ti ke falur një namaz dhe nuk ke qënë pastruar dhe ke kaluar pranë një njeriu që po i bëhej padrejtësi dhe nuk e ke ndihmuar". e transmeton taberani.
     
  14. triplex

    triplex Leitenant

    Anëtarësuar:
    15 Tetor 2010
    Postimet:
    408
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut,ka thënë:
    “Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën atij padrejtësi e as nuk e lë në baltë. Ai që gjendet në nevojë të vëllait të tij, All-llahu do t'i gjendet në nevojën e tij. Ai që e çliron një barrë nga muslimani, All-llahu do ta çlirojë nga ai një barrë nga barrat e ahiretit. Ai që e mbulon një musliman (e nuk ia zbulon të metat ose fshehtësitë sh.k.) All-llahu do ta mbulojë atë Ditën e Kijametit.”
    (Muttefekun alejhi)
     
  15. Twista

    Twista Antarë

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    10
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ebu Hurejra r.a. e ka dëgjuar të Dërguarin duke thënë: “Çfarë mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të papastërti?” Të pranishmit thanë: “Nuk do të mbetej asnjë papastërti.” Pejgamberi s.a.v.s. atëherë tha: “Ky është shembulli ...i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet.”(Muttefekun alejhi)

    Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Me tre All-llahu nuk do të flasë në Ditën e Gjykimit, nuk do t’ua falë e as s’do t’i mbrojë me rahmetin e Tij. Për ta është caktuar dënim i rëndë e i dhembshëm. Ata janë: plaku që bën zina; sunduesi që gënjen (dhe e mashtron popullin) dhe ...i varfëri që është mendjemadh.”
     
  16. camIcaazzee.

    camIcaazzee. Reshter

    Anëtarësuar:
    14 Shtator 2010
    Postimet:
    68
    Pëlqime të marrura:
    0
    Transmetohet se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka than qe nese e don nje njeri per hir t'Allahut ather duhet me i tregu ati sepse ka ardhur nje her nje sahabi the ka than o i derguar i Allahut un e dua filanin e ka pyt pejgamberi s.a.v.s a i ke tregu filanit qe e don ka than ai sahabi jo i ka than pejgamberi s.a.v.s ather shko dhe tregoj !
     
  17. Twista

    Twista Antarë

    Anëtarësuar:
    10 Qershor 2010
    Postimet:
    10
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nga Ebu Seid dhe nga Ebu Hurejret r. anhuma transmetohet se
    i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur banorët e Xhenetit të
    hyjnë në Xhenet, një thirrës do të thërrasë: “Vërtet ju është dhënë
    jeta dhe mos vdisni kurrë. Juve ju është dhënë shëndeti dhe kurrë
    mos u sëmurni. Juve ju është dhënë rinia dhe ju kurrë nuk do të
    ...plakeni. Juve ju është dhënë kënaqësia dhe ju kurrë nuk do të
    arrini në mjerim dhe të keqe!”
    (Transmeton Muslimi)


    Me e mire eshte kerkimi i diturise sesa namazi nafile,se me namaz nafile i ben dobi vetem vetes,e me kerkim te diturise me dituri,edhe tjerve
     
  18. caYa

    caYa Antarë

    Anëtarësuar:
    17 Gusht 2011
    Postimet:
    10
    Pëlqime të marrura:
    0
    10 ajete nga Kaptina El-Enfal, lexuar nga une (test).

    <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=g84v5sFOVnA" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=g84v5sFOVnA</a><!-- m -->" onclick="window.open(this.href);return false;
     
  19. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Xhabir bin Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu e mëshiroftë njeriun zemërgjerë kur shet, kur blen dhe kur i kërkohet diçka.” (Shënon Buhariu).

    Çfarë përfitohet nga hadithi:
    - Vërtetimi i mëshirës, veti e Allahut të Lartësuar.
    - Islami inkurajon punën dhe nxit për tregti.
    - Zemërgjerësia gjatë shitblerjes është prej virtyteve për të cilat nxit Islami.
    - Muslimani duhet të sillet me të tjerët, ashtu siç dëshiron që të tjerët të sillen me të.
    - Nxitja në shikimin e rrethanave të njerëzve dhe durimi ndaj tyre.
    - Zemërgjerësia ndaj të tjerëve, sidomos gjatë shitblerjes, është prej shkaqeve të fitimit të mëshirës së Allahut të Lartësuar.
     
  20. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson.” (Shënon Tirmidhiu)

    Çfarë përfitohet nga hadithi:
    - Islami nxit për moral të lartë.
    - Islami udhëzon në atë që i bën të lumtur njerëzit në këtë dhe në botën tjetër.
    - Muslimani nuk është njeri i bezdisshëm dhe ngatërrestar.
    - Mosndërhyrja në çështjet e të tjerëve është shpëtim për muslimanin, ngase ndërhyrja në to e fut atë në çështje problematike.
    - Këshillimi, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja nuk konsiderohet nga ndërhyrja në çështjet e të tjerëve.
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]